Blerim gashani Archives - Albeu.com

FIFA Talent Academy Kosova” nis rrugëtimin për zbulimin dhe formësimin e brezit të ri të futbollit
<html><head></head><body>

Prishtina është bërë pjesë e një projekti të rëndësishëm ndërkombëtar për zhvillimin e futbollit të moshave, me inaugurimin zyrtar të “FIFA Talent Academy Kosova”. Akademia është krijuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIFA-n dhe synon të identifikojë, formojë e avancojë talentet e rinj.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të FIFA-s, drejtues të FFK-së, zyrtarë të institucioneve të Republikës së Kosovës, trajnerë, prindër, futbollistë e futbolliste të reja, si dhe figura të njohura të futbollit kosovar, përfshirë pjesëtarë të gjeneratës së artë.

Ky projekt shihet si një investim konkret në të ardhmen e futbollit në Kosovë. Përmes akademisë, fëmijëve u krijohen mundësi të zhvillohen në kushte profesionale dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e cilësoi inaugurimin si një ngjarje me rëndësi historike, duke vënë në dukje mbështetjen e FIFA-s për FFK-në dhe besimin në potencialin e futbollit kosovar.

Sipas tij, qëllimi i akademisë është të formojë futbollistë dhe futbolliste të rinj, të cilët në të ardhmen mund të përfaqësojnë Kombëtaren e Kosovës dhe klubet kosovare në arenën ndërkombëtare.

“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën për faktin që sot në po inaugurohet ‘FIFA Academy’, e cila do të nxjerrë futbollistë dhe futbolliste tek këto troje, tek ky vend, të cilët një ditë sigurisht ndonjëri prej këtyre futbollistëve dhe futbollisteve do ta veshë fanellën e kombëtares sonë të Republikës së Kosovës”, tha Ademi.

Ai shprehu bindjen se akademia do të prodhojë talente që mund t’i bashkohen gjeneratës së artë të futbollit kosovar, pra futbollistëve që kanë lënë gjurmë në historinë e këtij sporti në vend.

Ademi theksoi se Kosova ka një pozicion të veçantë në programin e FIFA-s. Sipas tij, “FIFA Academy” në Kosovë është e para në rajon dhe Ballkan, e treta në Evropë dhe e 15-ta në botë, në kuadër të 211 federatave anëtare të FIFA-s.

Presidenti i FFK-së e konsideroi këtë renditje si një tregues të besimit që FIFA ka te federata dhe te kapaciteti i Kosovës për të zhvilluar futbollistë të rinj.

Ai pranoi se vendi është përballur ndër vite me vështirësi në infrastrukturë dhe në kushtet e punës, por nënvizoi se Kosova disponon një potencial të jashtëzakonshëm njerëzor.

“Për fatin e mirë ne e kemi talentin, për çka na kanë lakmi pothuajse të gjithë, sepse fëmijët tanë janë fëmijët më të shëndoshë, më të bukur dhe më të përkushtuar në botë”, tha Ademi.

Një pjesë të veçantë të mesazhit të tij ai ua kushtoi prindërve, të cilët i falënderoi për përkushtimin në edukimin dhe mbështetjen e fëmijëve. Ademi sqaroi se akademia nuk synon vetëm përmirësimin e aftësive sportive, por edhe edukimin përmes disiplinës, bashkëpunimit dhe respektit.

Fëmijët që janë pjesë e akademisë vijnë nga klubet e Kosovës, ndaj Ademi e vlerësoi punën e tyre si një shtyllë kryesore të zhvillimit të futbollit në vend.

Ai tha se paraqitjet e klubeve në garat evropiane dhe puna e tyre me grupmoshat kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të futbollit kosovar.

Ademi shprehu mirënjohje për FIFA-n dhe drejtuesit e saj, duke përmendur presidentin Gianni Infantino, shefin e zhvillimit Arsène Wenger dhe drejtorin për Evropën, Elkhan Mammadov. Falënderime iu drejtuan gjithashtu përfaqësuesve të FIFA-s dhe stafit teknik të angazhuar në ndërtimin e akademisë.

Në përfundim të fjalës, presidenti i FFK-së i nxiti akademistët e rinj të shfrytëzojnë mundësinë dhe të punojnë për t’u bërë pjesë e gjeneratave të ardhshme të arta të Kosovës.

“Jeni akademistët e parë të një akademie, madje jo vetëm në Kosovë, por të një akademie të parë në rajonin tonë. Prandaj sigurisht që jeni të artë qysh tash”, tha Ademi.

Ministri në detyrë i Sportit i Republikës së Kosovës, Blerim Gashani, e përshëndeti hapjen e akademisë si një zhvillim të rëndësishëm jo vetëm për futbollin, por për sportin kosovar në përgjithësi.

Gashani tha se projekti paraqet një investim në potencialin e të rinjve, në profesionalizimin e sportit dhe në krijimin e mundësive që talentet e Kosovës të zhvillohen sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

“Kjo akademi është një hap përpara në zhvillimin e futbollit dhe përfaqëson një investim në potencialin e të rinjve tanë, në profesionalizmin e sportit dhe në krijimin e mundësive që talentët e Kosovës të zhvillohen sipas standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha ai.

Ministri përgëzoi FFK-në dhe FIFA-n për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti.

Ai rikujtoi se Akademia e Talentëve të FIFA-s në Prishtinë ka qenë funksionale që nga fillimi i këtij viti dhe se inaugurimi zyrtar dëshmon për krijimin e një sistemi gjithnjë e më të strukturuar për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve.

Gashani e vlerësoi si të rëndësishëm faktin që Kosova është përfshirë në vizionin e FIFA-s për zhvillimin e talenteve në mbarë botën. Ai tha se synimi duhet të jetë që çdo fëmijë i talentuar, pavarësisht vendbanimit në Kosovë, të ketë mundësi të identifikohet, të zhvillohet dhe të mbështetet nga një sistem profesional.

Sipas tij, bashkëpunimi mes institucioneve, federatave sportive dhe organizatave ndërkombëtare, si FIFA, është i domosdoshëm për ndërtimin e strukturave të qëndrueshme dhe arritjen e rezultateve afatgjata.

Duke iu drejtuar futbollistëve dhe futbollisteve të rinj, Gashani u kërkoi të punojnë me përkushtim, të respektojnë trajnerët dhe bashkëlojtarët dhe të mos kufizohen në synimet e tyre.

“Kosova mund të jetë një vend i vogël, por talenti dhe ëndrrat e të rinjve tanë nuk kanë kufij”, tha ai.

Gashani shtoi se përgjegjësia e institucioneve është të krijojnë kushtet dhe mundësitë, ndërsa të rinjtë duhet t’i shndërrojnë ato në sukses përmes punës, disiplinës dhe përkushtimit.

Konsulenti teknik rajonal i FIFA-s, Tomas Danilevicius, vlerësoi punën e FFK-së gjatë dy viteve të fundit në kuadër të Talent Development Scheme.

Ai tha se, vetëm dy vjet pas përfshirjes së Kosovës në program, vendi ka arritur të krijojë mundësi për zhvillimin e talenteve të rinj dhe ka fituar një rol të veçantë në Evropë e në botë.

“Mund të themi se sot, në vitin 2026, vetëm dy vjet më vonë, mund të jemi krenarë se të gjithë djemtë dhe vajzat në Kosovë do ta kenë mundësinë të zhvillohen. Siç e përmendi edhe presidenti Ademi, kjo është akademia e tretë e këtij lloji në Evropë dhe e 15-ta në botë. Por, zoti President, do të thosha se Kosova është e para në Evropë që e ka akademinë edhe për djem edhe për vajza”, tha ai.

Danilevicius theksoi se përfshirja e të dyja gjinive e bën këtë një moment me rëndësi për të gjithë futbollin kosovar, pasi zgjeron mundësitë e zhvillimit të talenteve.

Ai e cilësoi akademinë si rezultat të bashkëpunimit mes FIFA-s dhe FFK-së, por edhe si pikën e parë të një procesi që pritet të japë rezultate të rëndësishme në vitet e ardhshme.

Sipas Danilevicius, synimi është që “FIFA Talent Academy Kosova” të shndërrohet në një pikë referimi për rajonin dhe përvojat e saj të mund të shërbejnë si model për federatat e tjera të Ballkanit.

Konsulenti teknik falënderoi prindërit, trajnerët dhe futbollistët e rinj. Ai u uroi këtyre të fundit një të ardhme të ndritur dhe shprehu dëshirën që brezi i ri të arrijë më shumë se gjenerata e artë e futbollit kosovar.

“Dita e inaugurimit është e rëndësishme, por e ardhmja pritet të jetë edhe më e mirë”, tha Danilevicius.

Përfaqësuesi i FIFA-s përgjegjës për Kosovën, Arnar Vidarsson, foli për fazat e ardhshme të Talent Development Scheme në vend.

Ai e përshkroi inaugurimin si një ditë krenarie për FFK-në, por nënvizoi se ajo që është bërë deri tani përbën vetëm fillimin e një procesi më të gjerë.

Vidarsson bëri të ditur se gjatë muajve në vijim projekti do të kalojë në një fazë të re, ku teknologjia do të përdoret për identifikimin dhe monitorimin e talenteve.

Sipas tij, ka nisur përgatitja për vendosjen e kamerave video, të cilat do të regjistrojnë stërvitjet dhe ndeshjet e futbollistëve e futbollisteve pjesëmarrës në projekt.

Të dhënat e mbledhura do të shërbejnë për hartimin e një strategjie më të avancuar të zbulimit të talenteve dhe për ndërtimin e programeve të edukimit të trajnerëve.

Ai përmendi edhe fillimin e kursit për UEFA Pro Licence në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një tjetër zhvillim të rëndësishëm për rritjen profesionale të futbollit në vend.

Vidarsson vlerësoi punën e përbashkët të FIFA-s dhe FFK-së, përfshirë punëtoritë e organizuara gjatë muajve të fundit për forcimin e mëtejshëm të partneritetit.

Gjatë vizitave në Kosovë, ai tha se ka vërejtur se talenti nuk kufizohet vetëm te futbollistët, por është i pranishëm edhe në strukturat që punojnë në këtë sport.

“Çfarë duam të krijojmë me këtë projekt është të trajnojmë më të mirët me më të mirët dhe kjo është diçka që po e shohim këtu në Kosovë”, tha ai.

Përgjegjësi i FIFA-s për Kosovën falënderoi presidentin e FFK-së, Agim Ademi, për lidershipin dhe vizionin e tij në nisjen e projektit. Ai përmendi edhe sekretarin e përgjithshëm Markus Weidner, trajnerin Rainer Kraft dhe të gjithë stafin teknik që punon çdo ditë me futbollistët dhe futbollistet.

Vidarsson i përgëzoi të gjithë për inaugurimin dhe deklaroi se e ardhmja e futbollit në Kosovë është shumë e ndritur. Sipas tij, protagonistët kryesorë të kësaj ngjarjeje janë djemtë dhe vajzat që do të jenë pjesë e akademisë.

Me hapjen e “FIFA Talent Academy Kosova”, futbolli i moshave në vend hyn në një etapë të re zhvillimi. FFK dhe FIFA synojnë që përmes këtij projekti talentet e reja të kenë qasje në një sistem të organizuar për identifikim, zhvillim dhe monitorim, duke ndërtuar një bazë më të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Ceremonia u shoqërua edhe me një program artistik, gjatë të cilit interpretoi kori i fëmijëve “Okarina”. Pas përfundimit të saj, futbollistët dhe futbollistet e reja, si protagonistët kryesorë të projektit, iu drejtuan fushës për të vazhduar stërvitjen dhe rrugëtimin e tyre.

</body></html>

The post FIFA Talent Academy Kosova” nis rrugëtimin për zbulimin dhe formësimin e brezit të ri të futbollit appeared first on Albeu.com.

Delegacioni i Serbisë largohet nga salla gjatë prezantimit të Kosovës për Prishtina 2030
<html><head></head><body>

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) ecurinë e përgatitjeve të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Gjatë raportimit, ai foli për punën e zhvilluar deri tani dhe rezultatet e arritura në kuadër të përgatitjeve për këtë ngjarje të rëndësishme sportive ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare u njohën me hapat e ndërmarrë nga Kosova përmes materialeve vizuale, statistikave dhe të dhënave konkrete lidhur me organizimin e Lojërave.

Raportimi u zhvillua në kuadër të agjendës së rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së, ku vendet nikoqire paraqesin përparimin dhe zhvillimet në përgatitje të edicioneve të ardhshme të Lojërave Mesdhetare.

Gjatë prezantimit ndodhi edhe një incident diplomatik. Delegacioni i Serbisë u largua nga salla në shenjë proteste dhe kundërshtimi, teksa po paraqiteshin përgatitjet e Kosovës për Prishtina 2030.

Megjithatë, largimi i delegacionit serb nuk e ndërpreu raportimin. Prezantimi vijoi dhe ekipi përgjegjës për organizimin e Prishtina 2030 paraqiti progresin e bërë deri më tani.

Kosova synon që gjatë katër viteve të ardhshme të përfundojë përgatitjet infrastrukturore dhe organizative, në mënyrë që të jetë gati për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030. /Kosovapress/

</body></html>

The post Delegacioni i Serbisë largohet nga salla gjatë prezantimit të Kosovës për Prishtina 2030 appeared first on Albeu.com.

Ministri Blerim Gashani përgëzon Gresa Bakraçin për arritjet: Kosova krenohet me kampionen e saj
Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka shprehur vlerësim të lartë për të arriturat e atletes nga Kosova, Gresa Bakraçi, e cila po vazhdon të spikasë në skenën ndërkombëtare me paraqitje të jashtëzakonshme.

Në një postim të tij, ai bëri të ditur se ka pasur kënaqësinë të takohet me kampionen kosovare, duke nënvizuar se rezultatet e saj pasqyrojnë përkushtimin, disiplinën dhe krenarinë që sportistët e Kosovës po e përfaqësojnë jashtë vendit.

Gashani kujtoi se Bakraçi është shpallur nënkampione në Kampionatin Evropian të Shteteve në zhvillim, të mbajtur në Monako, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e saj elitar në atletikë.

“Në orët e para të mëngjesit, dita nisi me një nga ato takime që të kujtojnë pse sporti është më shumë se garë, është krenari, disiplinë dhe identitet kombëtar.

Me kënaqësi të veçantë takova kampionen tonë, atleten Gresa Bakraçi, e cila vazhdon të shkruajë histori për sportin e Kosovës me suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

Në Kampionatin Evropian të Shteteve në zhvillim në Monako, ajo u shpall nënkampione, duke konfirmuar nivelin e saj elitar në atletikë. Në Kampionatin Ballkanik në Volos, ajo fitoi 2 herë titullin nënkampione ballkanike dhe vendosi rekord shtetëror në 5000 metra, duke e bërë këtë paraqitje, një nga më të veçantat e saj. Ndërsa në “Challenge Meeting” në Celje, Slloveni, u shpall kampione dhe theu edhe një herë rekordin shtetëror në 1 milje.

Gresa Bakraçi po vazhdon të mbetet një nga figurat më të suksesshme të atletikës kosovare dhe një frymëzim i vërtetë për gjeneratat e reja.

Suksese të mëtejshme kampione!

Kosova është krenare me ty”, shkroi ai.

The post Ministri Blerim Gashani përgëzon Gresa Bakraçin për arritjet: Kosova krenohet me kampionen e saj appeared first on Albeu.com.