Bleona Matës Archives - Albeu.com

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin e saj, ishte tema e kësaj të hëne në emisionin Opinion në TV Klan.

Pas 16 vitesh, nëna e saj, Bukurie Mata, rikujtoi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, momentet e fundit para se e bija të zhdukej pa lënë gjurmë.

Sipas saj, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të pasdites së 22 majit, kur Bleona po luante me bashkëmoshataret pranë një dyqani në fshat.

Ajo rrëfen se vajza e xhaxhait të Bleonës, Qamilja, e mori me vete me pretekstin për të shkuar në mal.

“22 maj, ditë e shtunë, edhe me orë e mbaj mend. Ishte ora 5:40 e pasdites, kur vajza luante me shoqet para dyqanit. Qamilja ishte organizuar të merrte një grep dhe ai ‘grep’ u bë shkaku për zhdukjen e Bleonës”, kujton Bukurie Mata me sytë e përlotur.

Sipas dëshmisë së nënës, Qamilja, e cila në atë kohë ishte 17-vjeçe, ishte e afërme e familjes (vajza e xhaxhait të Bleonës) dhe e mori Bleonën së bashku me pesë vajza të tjera më të rritura, për t’u ngjitur në mal pa dijeninë e saj.

Bukurie Mata, thotë se vajzat pasi u kthyen nga mali, pretenduan se kishin qenë duke ngrënë drekë, edhe pse në fakt ishte pasdite.

Sipas saj, ato ishin ngjitur rreth 20 minuta më lart në mal së bashku me vajzën e vogël.

Ajo kujton gjithashtu, momentin kur familjarët nisën të kuptonin se diçka nuk shkonte. Ishte halla e Bleonës e cila e kishte telefonuar për ta pyetur nëse mbesa ishte kthyer në shtëpi. Menjëherë ata i ishin futur kërkimeve.

“800 veta kemi qenë në mal, i tërë fshati. Gra, burra, fëmijë… të gjithë”, kujton mamaja e Bleonës, por policinë e kishin telefonuar vetëm pas orës 23:00, kur vetë nuk mundën ta gjenin të voglën.

Megjithatë, pavarësisht kërkimeve, Bleona nuk u gjet kurrë. Nëna e saj shprehet se pas 16 vitesh ende nuk ka hequr dorë nga kërkimi për të bijën, ndërsa frika e saj është se vajza mund të jetë nxjerrë jashtë vendit. Sipas saj, në të njëjtën ditë inaugurohej edhe Tuneli i Kalimashit, çka mund të ketë lehtësuar lëvizjen drejt kufirit./Opinion.al

The post Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve appeared first on Albeu.com.