blen Archives - Albeu.com

Vuçiq paralajmëron shtim të raketave kineze dhe blerje avionësh luftarakë, Rexhepi ngre alarmin për pasojat në rajon
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se Serbia “do ta rrisë numrin” e raketave kineze CM-400 dhe, njëkohësisht, do të sigurojë edhe avionë të rinj ushtarakë.

Këto deklarata ai i dha gjatë një stërvitjeje ushtarake dhe prezantimit të armatimit të Ushtrisë së Serbisë. Aktiviteti u mbajt më 28 qershor në aeroportin ushtarak në Batajnicë, pranë Beogradit, si edhe në poligonin Pasulanske Livade në Serbinë qendrore, në kuadër të festës shtetërore dhe fetare të Vidovdanit.

Në një prononcim për “Bota sot”, ish-hetuesi Agim Rexhepi vlerëson se njoftimet e Vuçiqit për armatim të ri nuk duhet të trajtohen si një proces i zakonshëm modernizimi, por si një zhvillim që kërkon shqetësim dhe vigjilencë, sidomos në dritën e sulmit në Banjskë.

Sipas Rexhepit, Serbia po e vazhdon kursin e militarizimit dhe po mban gjallë një retorikë kërcënuese, prandaj këto lëvizje duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për shtimin e arsenalit ushtarak, përfshirë raketat kineze CM-400 dhe blerjen e avionëve të rinj luftarakë, nuk mund të shihen si një zhvillim i izoluar teknik apo si modernizim i zakonshëm i ushtrisë. Kur këto deklarata vijnë nga një shtet që ende refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, që vazhdon retorikën kërcënuese ndaj fqinjëve dhe që nuk ka dhënë përgjegjësi për sulmin terrorist të Banjskës në shtator të vitit 2023, atëherë ato përbëjnë një arsye legjitime për vigjilencë dhe shqetësim.

Kosova nuk udhëhiqet nga frika, por nga analiza e fakteve. Faktet tregojnë se Serbia, në vend që të ndërtojë besim përmes dialogut dhe bashkëpunimit rajonal, vazhdon të investojë në militarizim dhe në retorikë që shpesh synon demonstrimin e forcës. Askush nuk mund të harrojë se në Banjskë pamë një sulm të organizuar mirë, me armatim të rëndë dhe strukturë paramilitare, i cili dëshmoi se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës nuk janë vetëm teorike, por kanë marrë formë konkrete.

Prandaj, kur pas atij episodi dëgjohen paralajmërime për shtim të raketave dhe avancim të kapaciteteve ushtarake, është krejt normale që institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë t’i analizojnë me seriozitet. Problemi nuk është vetëm posedimi i armëve, por mënyra se si ato shoqërohen me një diskurs politik që shpesh prodhon tensione dhe synon presion ndaj fqinjëve”, thotë ai.

Rexhepi thekson më tej se afrimi ushtarak i Serbisë me Kinën sjell një element të ri rreziku për Ballkanin, pasi Beogradi po zgjeron lidhjet me aktorë jashtë orientimit euroatlantik.

Ai nënvizon se një zhvillim i tillë ngre pikëpyetje serioze për stabilitetin në rajon.

“Bashkëpunimi ushtarak i Serbisë me Kinën paraqet gjithashtu një dimension të ri të sigurisë në Ballkan. Në një kohë kur shumica e vendeve të rajonit kanë orientim euroatlantik dhe investojnë në ndërveprueshmëri me NATO-n, Serbia po zgjeron bashkëpunimin ushtarak me aktorë që kanë interesa gjeopolitike të ndryshme nga ato të Bashkimit Evropian dhe Aleancës Atlantike. Kjo krijon shqetësime jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin rajonal.

Megjithatë, Serbia duhet ta kuptojë se koha kur mund të ushtrohej presion ushtarak ndaj Kosovës ka përfunduar. Kosova sot është shtet me institucione funksionale të sigurisë, me një polici profesionale, me një Forcë të Sigurisë që po zhvillohet sipas standardeve të NATO-s dhe, mbi të gjitha, me mbështetjen e palëkundur të aleatëve strategjikë, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR”, deklaron ai.

Në fund, Rexhepi shprehet se Qeveria e Kosovës nuk është nxitëse e konflikteve, por as nuk pranon cenimin e sovranitetit dhe të rendit kushtetues, duke vepruar në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht pas sulmit në Banjskë.

Sipas tij, paqja në rajon nuk ndërtohet me armatosje, por me njohje reciproke dhe me respekt për shtetet. Ai shton se për sa kohë Serbia i jep më shumë përparësi forcimit ushtarak sesa krijimit të besimit politik, do të vazhdojë të shkaktojë shqetësim në rajon, ndërsa Kosova do të vijojë forcimin e sigurisë në koordinim me aleatët.

“Qeveria e Kosovës ka dëshmuar se nuk provokon konflikte, por nuk toleron as cenimin e rendit kushtetues dhe të sovranitetit të vendit. Reagimi profesional i institucioneve pas sulmit në Banjskë tregoi se shteti është i aftë të mbrojë territorin dhe qytetarët e tij, duke vepruar në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Paqja në Ballkan nuk ndërtohet me gara armatimi, por me njohje reciproke, respektim të sovranitetit dhe përgjegjësi për aktet e dhunës. Për aq kohë sa Serbia investon më shumë në demonstrimin e fuqisë ushtarake sesa në ndërtimin e besimit politik, do të vazhdojë të prodhojë shqetësime të arsyeshme për fqinjët e saj.

Kosova do të vazhdojë të investojë në siguri, në koordinim me aleatët e saj, jo për të kërcënuar askënd, por për të garantuar që askush të mos guxojë ta kërcënojë lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Kjo është rruga e një shteti demokratik dhe përgjegjës, në kontrast me retorikën e militarizimit që dëgjohet periodikisht nga Beogradi” – përfundoi ai për “Bota sot”.

The post Vuçiq paralajmëron shtim të raketave kineze dhe blerje avionësh luftarakë, Rexhepi ngre alarmin për pasojat në rajon appeared first on Albeu.com.

Djali i Kristiano Ronaldos i bën dhuratë vetes një Lamborghini
Djali 15-vjeçar i Kristiano Ronaldos, ka blerë një makinë të tipit Lamborghini Urus S. Ky automjet ka kushtuar jo pak por plot 265 mijë euro.

Kristiano Ronaldo Zhunior, duhet të presë moshën 18-vjeçare gjithsesi, për të respektuar rregullat në Arabinë Saudite.

Djaloshi i sulmuesit portugez ka përse të gëzohet, pasi do zotërojë Lamborghinin në fjalë, me këtë të fundit që përshpejton nga 0 në 100 km/orë në vetëm 3.5 sekonda dhe mund ta ruajë ritmin e saj të zjarrtë deri në 305 km/orë.

“Makina e parë”- shkruan ai në rrjetet sociale, teksa ka publikuar foton e Lamborghinit.

The post Djali i Kristiano Ronaldos i bën dhuratë vetes një Lamborghini appeared first on Albeu.com.

Zv/kryeministrja angleze përdori paratë e djalit të sëmurë për të blerë apartament
Zëvendëskryeministrja britanike, Angela Rayner, ndodhet në qendër të një skandali të madh që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi etikën dhe integritetin e saj politik, pasi ka rezultuar se ka përdorur £160,000 nga një fond-trust i ngritur për djalin e saj me aftësi të kufizuara për të blerë një apartament luksoz buzë detit në Hove, me vlerë £800,000.

Trusti ishte krijuar në vitin 2020, pas një procesi të gjatë ligjor 11-vjeçar kundër Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë (NHS), që përfundoi me një kompensim financiar për djalin e Rayner, i cili lindi para kohe në vitin 2008 dhe mbeti me pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë verbëri dhe nevoja të veçanta edukimi.

Fëmija, i cili peshoi më pak se një paund në lindje, u mbajt në jetë përmes trajtimit intensiv për gjashtë muaj në një spital në Manchester, pasi kishte pësuar gjakderdhje të rëndë në tru.

Nëna e tij ka treguar në të kaluarën se vetëm ndërhyrja e një mamie, pas një diagnoze të gabuar nga një mjek që i kishte thënë se kishte humbur fëmijën, shpëtoi jetën e të birit.

Në janar 2025, Rayner shiti pjesën e saj të mbetur në shtëpinë familjare në Ashton-under-Lyne – 25 për qind e pronës – për £162,500, duke e kaluar atë në trustin e djalit të saj.

Paratë e marra nga kjo shitje u përdorën si kapar për blerjen e apartamentit në Hove, për të cilin ajo gjithashtu mori një kredi prej £650,000.

Rayner e ka justifikuar këtë vendim, duke thënë se donte të siguronte që djali i saj të kishte stabilitet në shtëpinë familjare, që ishte përshtatur për nevojat e tij të veçanta.

Megjithatë, problemi ligjor nuk qëndron vetëm te burimi i fondeve. Rayner përballet me akuza për shmangie të pagesës së taksave, pasi ajo ka paguar vetëm £30,000 në taksën e pronës (stamp duty), ndërkohë që, sipas rregullave të tatimeve në Britani, për një pronë të dytë duhet të kishte paguar £70,000.

Fillimisht, ajo deklaroi se kishte vepruar në përputhje me këshillat ligjore që kishte marrë, por pasi gazeta The Telegraph zbuloi të dhënat dhe i solli ato në vëmendjen publike, Rayner pranoi se kishte bërë një gabim dhe se tani po punon për të rregulluar situatën në bashkëpunim me HMRC, autoriteti tatimor britanik.

Sipas burimeve të afërta me të, Rayner kishte marrë tre këshilla të ndara nga ekspertë të ligjit për trustet dhe një përmbarues, të cilët të gjithë e kishin informuar se ajo nuk i nënshtrohej taksës shtesë.

Megjithatë, pasi skandali doli në dritë, ajo kontaktoi një jurist të njohur tatimor, Jonathan Peacock KC, i cili i konfirmoi se ajo kishte pasur detyrim ligjor për të paguar shumën e plotë të taksës si për një pronë të dytë.

Burime pranë saj kanë sugjeruar gjithashtu se po të kishte pritur disa muaj deri në ditëlindjen e 18-të të djalit të saj, ajo nuk do të ishte detyruar të paguante taksën shtesë, pasi prona do t’i kishte kaluar tërësisht në pronësi të tij dhe nuk do të ishte më e lidhur me të personalisht.

Në një deklaratë publike, Rayner tha se; “jeta familjare është shpesh e ndërlikuar”, dhe se vendimi për të kaluar pronësinë te trusti i djalit kishte qenë në të mirë të fëmijës, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti në vitin 2023.

Ajo shpjegoi se kishte ndjekur një marrëveshje të quajtur “nesting”, në të cilën fëmijët qëndrojnë në shtëpinë familjare ndërsa prindërit alternohen për të jetuar aty.

Zëvendëskryeministrja britanike theksoi gjithashtu se; e kishte referuar vetveten te Këshilltari i Pavarur për Standardet Ministrore dhe se do të bashkëpunonte plotësisht për hetimin, duke ofruar çdo dokument apo informacion të kërkuar.

Ajo u shpreh: “Çdo vendim që kam marrë është udhëhequr nga interesi më i mirë i fëmijëve të mi. Më vjen thellësisht keq për këtë gabim. Jam e përkushtuar që ta zgjidh plotësisht këtë çështje dhe të tregoj transparencën që kërkohet nga shërbimi publik”.

Nga ana tjetër, Stockport NHS Foundation Trust, institucioni ku lindi djali i Rayner, ka refuzuar të japë detaje për çështjen e kompensimit apo ndonjë dënim disiplinor ndaj stafit mjekësor, duke e cilësuar çështjen si konfidenciale dhe private.

Skandali ka shkaktuar valë reagimesh në opinionin publik dhe në radhët e politikës britanike, ku shumë e kanë cilësuar rastin si një test të rëndësishëm për besueshmërinë e lidershipit të Partisë Laburiste dhe për standardet që kërkohen nga zyrtarët e lartë të shtetit./The Telegraph

The post Zv/kryeministrja angleze përdori paratë e djalit të sëmurë për të blerë apartament appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Gruaja e të ndjerit Steve Jobs blen shtëpinë më të shtrenjtë në San Francisko
Shtëpia më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në San Francisko, sapo u ble për rreth 70 milionë dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 43.5 milionë dollarësh, të qytetit bregdetar.

Laurene Powell Jobs, themeluese dhe presidente e organizatës filantropike Emerson Collective dhe gruaja e bashkëthemeluesit të ndjerë të Apple, Steve Jobs , ishte blerësja e banesës trekatëshe.

Shtëpia ndodhet pranë Parkut historik Presidio në lagjen e lakmuar të Pacific Heights, Kaliforni.

Pavarësisht çmimit tetë shifror, Powell Jobs thuhet se bëri një pazar të mirë për pronën. Pronarët e mëparshëm, trashëgimtarja miliardere Sloan Lindemann Barnett dhe burri i saj, Roger Barnett, CEO i kompanisë ushqimore Shaklee, fillimisht donin më shumë se 100 milionë dollarë.

Në vitin 2011, çifti shpenzoi 33 milionë dollarë për shtëpinë, e cila daton që nga viti 1916. Detajet e njohura publikisht për vendbanimin janë të pakta, pasi transaksioni ndodhi jashtë tregut, por dihet se shtëpia shtrihej rreth 17,300 metra katrorë dhe kishte shtatë banja kur ajo u kap nga Barnetts, të cilët thuhet se kanë bërë rinovime të plota në vend gjatë qëndrimit të tyre 13-vjeçar.

Duket se Powell Jobs, është në një investim me pasuritë të paluajtshme. Vetëm muajin e kaluar, filantropja shpenzoi 94 milionë dollarë në një pronë në Malibu.

Parcela ujore prej katër hektarësh, është pjesë e pasurisë gjithnjë në zgjerim të Powell Jobs në zonën e Paradise Cove.

Duke përfshirë blerjen e saj më të fundit në Malibu, Powell Jobs ka shpenzuar 172 milionë dollarë në katër parcela fqinje në dekadën e fundit.

The post FOTO/ Gruaja e të ndjerit Steve Jobs blen shtëpinë më të shtrenjtë në San Francisko appeared first on Albeu.com.

Spitali Amerikan blen klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup
Klinika Zhan Mitrev është bere pjesë e rrjetit spitalor “Amerikan”, sipas mediave te Maqedonisë së Veriut. Partneriteti me Spitalin Amerikan do ti mundësojë klinikës të zgjerojë aktivitetet e saj dhe të rrise standardet në mjekësi në Maqedoni në një nivel edhe më të lartë.

“Ky partneritet strategjik është një mbështetje e projektit tashmë të nisur për të shndërruar Klinikën Zhan Mitrev në një qendër mjekësore rajonale. Në këtë mënyrë, ne bëhemi financiarisht më të fortë për t’u rritur më shpejt dhe për t’u zhvilluar në një qendër të vërtetë rajonale me ofrim të shërbimeve shëndetësore me standarde shumë më të larta.

Sipas marrëveshjes, Dr. Zhan Mitrev, sikurse edhe më parë, do të vazhdojë të udhëheqë gjithë operacionin e transformimit të Klinikës në qendër rajonale ku do të trajnohet dhe zhvillohet staf i ri i mjekëve në fushën e kardiokirurgjisë si dhe aktiviteteve tjera.

Do të mundësohet një bashkëpunim më i madh me ekspertë nga jashtë, dhe njohuritë tona do të përdoren për qendrat mjekësore në pronësi të Fondit Holandez, që nënkupton zgjerimin e aktivitetit të Klinikës Zhan Mitrev në nivel rajonal”, deklarohet nga Klinika “Zhan Mitrev”.

Spitali Amerikan është themeluar në vitin 2006 si i pari spital privat ne vend.

Spitali Amerikan ka në përbërjen e vet fondin i investimeve Southeast Europe Equity Fund II (SEEF II), një fond i themeluar në Mars 2006 si rezultat i financimit të përbashkët të investitoreve institucionale nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Agjencisë së investimeve të qeverisë Amerikane OPIC (Overseas Private Investment Corporation)

Spitali Amerikan është pioner i zhvillimeve të investimeve shëndetësor në vend, gjithnjë inovator.

Transplanti i veshkave, transplanti i mëlcisë, Qendra e Kardiologjisë që trajton infarktet akute të miokardit 24 orë 7 ditë të javës, kirurgjitë e zemrës të paaplikuara më parë në Shqipëri, qendra e parë private e hemodializës në vend, trajtimet me lazer në oftalmologji, kirurgjia plastike dhe rikonstruktive, implanti i parë koklear, radiologjia e avancuar në nivelin më të lartë teknologjik si dhe kirurgjia konservative, kanë qenë vetëm disa nga risitë e Spitalit Amerikan.

Fondi SEEF II pas sukseseve të njëpasnjëshme zgjeron aktivitetin e tij Jo vetëm me disa degë në Shqipëri e në  Kosovë por dhe me investime në Rumani e Bullgari.

Tashmë, Spitali Amerikan është bërë sinonim i ofrimit të shërbimit cilësor të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, rajon e më gjerë.

Spitali Amerikan ofron shërbim gjithëpërfshirës me elitat mjekësore jo vetëm me mjekë shqiptar, por dhe specialistët më të mirë të huaj nga e gjithë bota. /albeu.com

The post Spitali Amerikan blen klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup appeared first on Albeu.com.