bledar maksuti Archives - Albeu.com

“Bën pjesë në certifikatën familjare”, si u shkarkua prokurori Bledar Maksuti për arsyen e pazakontë
Prokurori dhe pedagogu Bledar Maksuti u shkarkua nga detyra më 16 prill 2021, ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njohu më parë rrethanat paradoksale të procesit të tij të vetingut.

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, Maksuti u ndëshkua për deklarim të pasaktë, të paplotë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, kursimeve dhe të ardhurave të krijuara kryesisht prej babait të tij të ndjerë, i cili kishte punuar si avokat dhe noter pas viteve ’90.

Trupi gjykues i Komisionit, i kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Lulzim Hamitaj kanë votuar unanimisht për shkarkimin e Maksutit, ndërkohë që në një mendim paralel, Zhegu arsyetoi se subjekti nuk duhej penalizuar për një apartament të blerë përpara se ai të fillonte detyrën si prokuror.

Prokurori Bledar Maksuti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe u kualifikua si i aftë në kriterin e aftësive profesionale.

Ai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtronte funksionin e prokurorit prej vitit 2008.

Siç u evidentua gjatë seancës dëgjimore se ‘dukej si një proces vetingu ndaj babait të ndjerë’, në vendimin e arsyetuar analizohet më së shumti mbi të ardhurat e të atit që kanë shërbyer për krijimin e pasurive, si dhe për dhënien e disa huave nga ana e tij. Kjo, pasi subjekti figuron në të njëjtën certifikatë familjare me prindërit dhe këta të fundit janë konsideruar si persona të lidhur.

Në vendim thuhet se prokurori Maksuti nuk arriti të provojë se ai dhe familjarët e tij kishin të ardhura të mjaftueshme për për blerjen një apartamenti me sipërfaqe 133.4 m2 në Tiranë vitin 2004 kundrejt vlerës 60 mijë euro dhe 100% në pronësinë e të atit. Si burim krijimi për këtë pasuri, subjekti ka deklaruar të ardhurat e përbashkëta familjare, më së shumti tё babait si noter dhe avokat, si dhe nga shitja e dy apartamenteve tё tjera nё Peshkopi dhe Tiranё.

Gjithashtu, Komisioni konstaton se ai nuk arriti dot të provojë ligjshmërinë e të ardhurave që kanë shërbyer për depozitimin e një shume 2.7 milionë lekë nga ana e babait në fillim të vitit 2017 në llogarinë e tij të pensionit, si dhe të një llogarie kursimi dyemërore me nënën.

Maksuti ka deklaruar se nuk ka pasur të drejta pronësie mbi vlerën 2.7 milionë lekë të mbajtur cash nga i ati në banesë dhe për pasojë nuk ka pasur interesa pasurore. Gjithashtu, subjekti ka pretenduar se babai i tij nuk ka pasur detyrimin e deklarimit në DPV-të vjetore.

Komisioni i ka vlerësuar të pabazuara shpjegimet e Maksutit dhe konstaton se, edhe nëse i ati do të kishte disponuar gjendje cash ndër vite, nuk ka pasur mundësi të kursente shumën 2.7 milionë lekë.

“Në lidhje me të drejta reale apo të pronësisë Komisioni vlerëson se konstatimi i subjektit është i drejtë, por ndërkohë babai i tij është në përbërjen e certifikatës familjare dhe, për rrjedhojë, konsiderohet person i lidhur”, vlerëson KPK.

Maksuti ka pretenduar se nuk ka pasur të drejta reale apo interes pasuror mbi llogarinë dyemërore dhe se shuma e gjendur aty ka pasur burim një llogari të mëparshme të nënës dhe kursimet nga të ardhurat e babait.

Duke e konsideruar nënën person të lidhur, Komisioni konkludon se subjekti dhe familjarët e tij nuk kanë pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për krijimin e llogarisë së kursimit.

Mungesë burimesh të ligjshme është evidentuar edhe për gjendjen cash si trung familjar në shumën 1.4 milionë lekë; huadhëniet e babait për dy të afërm në shumën totale 6 milionë lekë, si dhe për blerjen e një garazhi po nga babai i tij.

Moskonsiderimi i vlerës së shitjes së një automjeti në vitin 2009, pasi nuk është pasqyruar saktë mënyra e përfitimit, ka sjellë balanca negative edhe për blerjen e dy makinave të tjera, si burim i të cilave është deklaruar shuma e përfituar nga shitja autoveturës së mëparshme.

Komisioni konstaton se mjeti i shitur në vitin 2009 është dhuruar dhe nuk është blerë në vitin 2001. Pretendimet e subjektit se kontrata e dhurimit ishte nënshkruar nga i ati, pasi do të kryente një shërbim për shitësin e këtij mjeti, nuk janë vlerësuar bindëse nga trupi gjykues. KPK shprehet se shpjegimet mund të jenë reale, por nuk janë mbështetur në prova. Gjithashtu, ka rezultuar se nuk janë paguar detyrimet tatimore për vlerën e përfituar nga shitja.

Mungesë burimesh janë gjetur edhe në krijimin e një llogarie në emër të tij dhe bashkëshortes, si burim krijimi së të cilës janë deklaruar të ardhura nga prindërit e bashkëshortes para martese dhe shuma parash të grumbulluara për lindjen e fëmijëve. Sipas KPK-së, edhe pse është provuar se prindërit e bashkëshotes kanë pasur të ardhura të konsiderueshme për të justifikuar shumën e dhënë, subjekti nuk ka depozituar dokumentacion për të provuar pagesën e detyrimeve tatimore lidhur me këto burime financiare.

Sipas KPK, gjatë hetimit administrativ nuk u arrit të provoheshin të gjitha të ardhurat për krijimin e pasurive gjatë periudhës 1993-2008, para se subjekti të fillonte detyrën si prokuror dhe se ai dhe babai nuk kanë deklaruar saktë të ardhurat e krijuara në vitet 1993-2000.

Në vendim thuhet se, edhe nëse vlerësimi do ishte kryer i veçuar, sërish do të rezultonte me balancë negative, pasi edhe pasuritë që zotëron subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë si burime të ardhurat e prindërve.

Nga analiza financiare përfundimtare është konkluduar balancë negative në shumën 9.3 milionë lekë.

Mendimi paralel për apartamentin

Komisioni është ndarë lidhur me konkluzionin për apartamentin me sipërfaqe 133.4 m2 në Tiranë, të blerë në vitin 2004, që përbënë pasurinë kryesore të paluajtshme të familjes Maksuti. Dy anëtarët në shumicë, relatorja Genta Tafa(Bungo) dhe anëtari Lulzim Hamitaj konsiderojnë se mungesa e burimeve të ligjshme është shkarkuese, pavarësisht se të ardhurat për blerjen janë krijuar nga prindërit.

“Komisioni vlerëson se pavarësisht faktit se subjekti nuk ka të drejta reale mbi këtë apartament, për sa kohë që babai i tij është person i lidhur, në kuptim të nenit 3/13 të ligjit nr. 84/2016, pasi bën pjesë në certifikatën familjare të tij, ai ka detyrimin ligjor për të provuar burimin e ligjshëm të të ardhurave të babait për blerjen e pasurisë apartament,” argumenton trupi gjykues dhe konkludon se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë për burimet që kanë shërbyer për blerjen e këtij apartamenti.

Kryesuesja Suela Zhegu në pakicë vlerëson ndryshe për këtë pasuri, megjithëse shprehet se ka votuar për shkarkimin e Maksutit.

Duke iu referuar dokumentacionit të administruar në dosje, Zhegu evidenton se apartamenti është blerë nga babai në vitin 2004, me burim kryesisht të ardhurat nga puna e tij, si noter dhe avokat, vite përpara se subjekti të emërohej në detyrën e prokurorit, si dhe me të ardhurat nga shitja e dy apartamenteve tё tjerë, të ndodhur nё Peshkopi dhe Tiranё.

Ajo vlerëson se në këtë situatë marrin rëndësi faktet se Maksuti është emëruar në detyrën e prokurorit 3 vjet pasi babai e ka blerë këtë apartament; se i ati i ka përfituar këto të ardhura në një kohë të hershme ku subjekti ishte fëmijë dhe se i ndjeri atëherë nuk e gëzonte statusin e personit të lidhur në kuptim të ligjit të vetingut.

Sipas Zhegut, këto konstatime dhe nisur nga fakti se babai nuk jeton më, e vendosin subjektin në e rivlerësimit në pamundësi objektive për të provuar plotësisht burimet e ligjshme.

“Ndryshe nga sa ka konkluduar shumica e trupit gjykues… pamjaftueshmëria e burimeve të ligjshme të prindërve për blerjen e kësaj pasurie, nuk duhet të ngarkojë me përgjegjësi disiplinore subjektin e rivlerësimit, për shkak se krijimi i të ardhurave që kanë shërbyer për blerjen e apartamentit nga babai, i takojnë një periudhe të hershme, përpara se subjekti të merrte detyrën e prokurorit,” përfundon Zhegu. /BIRN/

The post “Bën pjesë në certifikatën familjare”, si u shkarkua prokurori Bledar Maksuti për arsyen e pazakontë appeared first on Albeu.com.

Prokurori Bledar Maksuti u shkarkua për pasurinë e babait të ndjerë, Xhafaj e pranon: Mund të bëhen gabime
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj komentoi në “Log.” në ABC, reformën në Drejtësi duke thënë se është një proces i gjatë dhe i arrirë. Ndërkohë Xhafaj u pyet lidhur me shkarkimin e Prokurorit Bledar Maksuti nga ana e KPK edhe pse nuk kishin gjetur asnjë shkelje gjatë vlerësimit të aftësive profesionale apo kontrollit të figurës, madje as tek pasuria e tij personale.

Ish kreu i Komisioni të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, ka pranuar se trupa e gjykimit mund të ketë bërë gabim për rastin në fjalë, por edhe për raste të tjera. Megjithatë sipas tij kjo nuk do të thotë se procesi i vettingut ka dështuar.

Xhafaj: Edhe një herë. Nuk e di as rastin e këtij as për zotin Maksuti dhe as për Dvoranin. Nuk jam për ti gjykuar. Unë nuk e njoh. Se duhet të lexosh një dosje. E them që mund të ketë raste të veçanta që në gjykimin tim apo të dikujt tjetër nuk është vepruar në mënyrën e duhur. Qoftë kur janë konfirmuar qoftë edhe kur nuk janë konfirmuar në detyrë. Por e para edhe gabime mund të ketë. Është normale në të gjithë këtë proces vlerësimi. Pa dyshim që ka edhe të tilla raste dhe nuk mund ta mohoj. Por janë të veçanta dhe sporadike sa nuk e prishin imazhin e atij procesi dhe vërtetësinë apo kredibilitetin. Se mund të ketë një e dy raste nuk mund ta barazojmë të gjithë Reformën. Edhe ata që gjykojnë mund të ketë në raste të veçanta gjykime subjektive. Por aty kalohet në tre shkallë, e komisionit të posaçëm, i monitorimit dhe KPA. Janë tre shkallë vlerësimi. Nëse në këto tre shkallë vendoset një lloj. Nëse do kemi dy tre gabime nuk e përgjithësojmë të gjithë procesin.”

KPK nuk ka gjetur asnjë shkelje gjatë vlerësimit të aftësive profesionale apo kontrollit të figurës, madje as tek pasuria e tij, por në fund ka vendosur për shkarkimin e prokurorit Bledar Maksuti. Vendimi u shpall më 14 prill, ndërsa më parë Maksuti ishte në seancë dëgjimore para KPK-së kur ndër të tjera u tha se në fakt, nuk ishte bërë vlerësimi i pasurisë së tij, por të babait të ndjerë, i cili ka punuar si avokat.

KPK theksoi se ka gjetur dy mospërputhje në deklarimin e pasurisë së familjes së prokurorit, pasi i jetonte me babain, gjë që duket se ka mjaftuar për të dhënë një vendim kundër tij.

Maksuti ishte prokurori që zbuloi në kohë rekord vrasësit e Behar Sofisë një muaj më parë, e cila u krye në mes të kryeqytetit.

The post Prokurori Bledar Maksuti u shkarkua për pasurinë e babait të ndjerë, Xhafaj e pranon: Mund të bëhen gabime appeared first on Albeu.com.

Zbuloi vrasësit e Behar Sofisë, asnjë problem gjatë punës, megjithatë KPK vendos shkarkimin e prokurorit Bledar Maksuti
KPK nuk ka gjetur asnjë shkelje gjatë vlerësimit të aftësive profesionale apo kontrollit të figurës, madje as tek pasuria e tij, por në fund ka vendosur për shkarkimin e prokurorit Bledar Maksuti. Vendimi u shpall sot, ndërsa një javë më parë Maksuti ishte në seancë dëgjimore para KPK-së kur ndër të tjera u tha se në fakt, nuk ishte bërë vlerësimi i pasurisë së tij, por të babait të ndjerë, i cili ka punuar si avokat.

KPK theksoi se ka gjetur dy mospërputhje në deklarimin e pasurisë së familjes së prokurorit, pasi i jetonte me babain, gjë që duket se ka mjaftuar për të dhënë një vendim kundër tij.

Maksuti është prokurori që zbuloi në kohë rekord vrasësit e Behar Sofisë një muaj më parë, e cila u krye në mes të kryeqytetit.

Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008.

Në seancën e së premtes, ai u përball me gjetjet për pasaktësi në deklarime si dhe mungesa të burimeve financiare –të cilat lidheshin në të gjitha rastet me të ardhurat, shpenzimet dhe transaksionet e kryera nga babai i tij.

Prokurori Maksuti tha në seancë se ka qenë në një trung familjar me të atin dhe se kanë jetuar gjithmonë bashkë. Ai këmbënguli se apartamenti i vetëm që zotëron familja është krijuar me të ardhurat e ligjshme të babait të tij.

“Mund të ketë pasaktësi, por gjithçka është deklaruar në mënyrë të vërtetë,” tha ai një javë më parë.

Prokurori Bledar Maksuti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Procesi i vetingut u krye nga trupa e drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitaj. /albeu.com/

The post Zbuloi vrasësit e Behar Sofisë, asnjë problem gjatë punës, megjithatë KPK vendos shkarkimin e prokurorit Bledar Maksuti appeared first on Albeu.com.