black hawk Archives - Albeu.com

50 vjet nga krijimi, Baza Ajrore e Gjadrit rikthehet në funksion për fluturimin e helikopterëve Black Hawk
Në 50-vjetorin e krijimit të saj, Baza Ajrore e Gjadrit ka rifilluar funksionimin e saj, duke pritur për herë të parë fluturimin e helikopterit të ri UH-60 Black Hawk në pistën e saj, pjesë e modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare.

Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë rast, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ferdinant Dimo, theksoi rëndësinë historike të kësaj baze. “Kjo datë shënon krijimin e një prej objekteve më të rëndësishme për mbrojtjen e asaj kohe. Në këtë bazë kanë punuar me përkushtim ushtarakë, pilotë dhe teknikë, duke realizuar detyrat e fluturimit dhe duke shërbyer larg familjeve të tyre për mbrojtjen e vendit. Sot, kur konceptet e sigurisë janë zhvilluar, rivitalizimi i bazës do të ofrojë infrastrukturë të re për trajnimet e ekuipazheve fluturuese të helikopterëve dhe për trajnimin bazik të pilotëve të rinj,” u shpreh gjeneral Dimo.

50 vite me parë, dy pilotë nga aeroporti i Rinasit, Haki Jupasi dhe Serafin Shegani, u ulën për herë të parë në pistën e sapondërtuar të aerodromit të Gjadrit me avionët supersonic MIG-19 dhe MIG-21. Pas 50 vjetësh, kjo bazë është bërë operative për fluturimin e helikopterëve më të rinj dhe më modernë të Forcës Ajrore.

Në ceremoni morën pjesë edhe personeli trajnues amerikan për helikopterët Black Hawk, duke reflektuar bashkëpunimin ndërkombëtar në zhvillimin e kapaciteteve ajrore të vendit.

https://www.facebook.com/share/r/BuqYmQW2wCzZD6rD/

The post 50 vjet nga krijimi, Baza Ajrore e Gjadrit rikthehet në funksion për fluturimin e helikopterëve Black Hawk appeared first on Albeu.com.

Mbërrijnë dy helikopterët ”Black Hawk”, ambasada e SHBA-së: Krenar për partneritetin me Shqipërinë
Dy helikopterë ‘Black Hawk’, të cilësuar si më të mirët në botë kanë mbërritur në Shqipëri ditën e sotme.

Lajmin e bën me dije ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në facebook, ku theksohet se helikopterët e rinj të mbërritur nga SHBA do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë.

Njoftimi i ambasadës së SHBA-së:

Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë.

Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.

Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.

The post Mbërrijnë dy helikopterët ”Black Hawk”, ambasada e SHBA-së: Krenar për partneritetin me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

“Bishat” amerikane vijnë në shtator, çfarë po përgatitet në Farkë
Ministria e Mbrojtjes synon që të ndërtojë një hangar të ri për strehimin e helikopterëve UH60 BLACK HAWK që mbërrijnë këtë shtator nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto helikopterë do të strehohen në bazën ajrore të Farkës. Për këtë tashmë është hapur një procedurë prokurimi me një fond limit mbi 407 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë euro. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën janë dhënë detajet teknike të projektimit.

“Bazuar në skicat orientuese, pjesë e Detyrës së Projektimit, janë ruajtur të pacënuara pozicionet dhe sipërfaqet e Ambienteve. Hapësira e Hangarit pajiset me vincurë e cila operon në 50% të sipërfaqes së Hangarit Largësia e ganxhës së vincurës nga dyshemeja e Hangarit është 8.0 m.

Hapësirat e dedikuara për stacionimin e mjeteve fluturues, konform Detyrës së Projektimit, janë pozicionuar në distancë prej 3.0 m nga njëra tjetra dhe nga pengesat vertikale në ambient, konkretisht kolonat metalike.

Ambientet: Laborator, Workshop dhe Pajisje të Hangarit, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me hapësirën nën vincurë gjë që lehtëson aktivitetin në këto ambiente.

Pozicionimi i daljeve të emergjencës është sipas skicave orientuese, pjesë e Detyrës së Projektimit.

Korridoret e emergjencës janë 2.30 m të gjera, bazuar në rekomandimet e inxhinierit MKZ në lidhje me mbrojtjen pasive nga zjarri. Lartësia e katit përdhe të pjesës dykatëshe është 4.80 m, referuar skicave orientuese, pjesë e Detyrës së Projektimit”, sqarohet në raportin teknik që shoqëron procedurën.

Helikopterët Black Hawk

Shtimi në forcën ajrore të Shqipërisë edhe me dy Black Hawk, helikopterët kryesorë të përdorur në ushtrinë amerikane u bë i ditur pak kohë më parë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Helikopteri me shumë funksione BLACK HAWK shërben me ushtrinë amerikane dhe forcat e armatosura të 34 vendeve të tjera në mbarë botën.

Gjatë 40 viteve të fundit, është përdorur brenda dhe jashtë zonave të panumërta luftarake për të ofruar dhe nxjerrë trupa, për të shpëtuar jetë si një platformë MEDEVAC ose për evakuimin e viktimave, për të ofruar furnizime kritike për trupat, për të ofruar furnizime emergjente gjatë fatkeqësive natyrore dhe të kryejë misione si zjarrfikës ajror dhe patrullues kufitar.

Më shumë se 4000 avionë BLACK HAWK të të gjitha llojeve janë në shërbim sot në mbarë botën. Ushtria e SHBA është operatori më i madh me 2,135 avionë të caktuar H-60. I njëjti avion i shitur ndërkombëtarisht direkt nga Sikorsky merr përcaktimin S-70.

The post “Bishat” amerikane vijnë në shtator, çfarë po përgatitet në Farkë appeared first on Albeu.com.