bjellorusia Archives - Albeu.com

Bjellorusia i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit Kino-Ruse të Shangait
Bjellorusia iu bashkua sot zyrtarisht Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), e cila u themelua nga Rusia dhe Kina për të trajtuar çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Presidenti rus Vladimir Putin, homologu i tij kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë shtetërorë nënshkruan dokumentet për pranimin e Bjellorusisë në samitin e SCO-së në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, i cili kryeson SCO-në këtë vit, uroi liderin bjellorus Alexander Lukashenko, i cili konsiderohet si diktatori i fundit i Evropës.

Putin zhvilloi bisedime me disa krerë shtetesh, përfshirë Xi, pas mbërritjes së tij dje në Astana.

Sipas televizionit shtetëror kinez, Xi e siguroi edhe një herë Putinin në takimin e tyre dypalësh se do të vazhdojë të punojë drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.

Xi rikonfirmoi bashkëpunimin e Kinës me Rusinë, e cila pushtoi Ukrainën fqinje mbi dy vjet më parë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i përshkroi bisedimet me Kinën si shumë të suksesshme.

“Të dyja palët ranë dakord se negociatat në konfliktin për Ukrainën nuk kishin kuptim pa Rusinë”, tha Peskov në televizionin shtetëror rus.

Rusia nuk u ftua në samitin e paqes të iniciuar nga Ukraina në Zvicër në mes të qershorit. Kina, e cila ka paraqitur planin e saj të paqes për t’i dhënë fund luftës, gjithashtu nuk mori pjesë në takim.

Sipas Kremlinit, Putini diskutoi gjithashtu luftën e Ukrainës në Astana me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka vepruar vazhdimisht si ndërmjetës.

Erdogan ftoi sërish Putinin për të vizituar Turqinë. Turqia aktualisht nuk është anëtare e SCO-s.

The post Bjellorusia i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit Kino-Ruse të Shangait appeared first on Albeu.com.

BE-ja ashpërson sanksionet ndaj Bjellorusisë
Shtetet e Bashkimit Evropian u pajtuan për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë për shkak të luftës në Ukrainë, me qëllim që t’i lidhin sanksionet më shumë me masat që shënjestrojnë Rusinë, në përpjekje për të frenuar shmangien e sanksioneve, thanë zyrtarët. “Ambasadorët e BE-së u pajtuan në parim për paketën e re të sanksioneve që shënjestron Bjellorusinë”, njoftoi Belgjika, shtet që aktualisht udhëheq presidencën e BE-së.

“Kjo paketë do të forcojë masat tona në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, përfshirë luftimin e shmangies së sanksioneve”, u tha në njoftim.

BE-ja e ka sanksionuar Qeverinë e liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, aleat i ngushtë i Kremlinit, për shkak se ai ka lejuar që shteti i tij të përdoret për nisjen e pushtimit rus të Ukrainës.

Afrimi i sanksioneve ndaj Bjellorusisë me ato të vendosura ndaj Moskës shihet si thelbësore për të ndaluar që mallrat e ndaluara të shkojnë në Rusi, sikurse janë mikroçipat, të cilët mund të përdoren në fushëbetejë në Ukrainë. Zyrtarët në Bruksel kanë ndaluar dërgimin e mallrave nga BE-ja në Rusi.

“Bjellorusia më nuk duhet të shërbejë si rrugë për shmangien e sanksioneve tona kundër Rusisë. Me këtë paketë, ne do të rrisim presionin ndaj dy shteteve dhe do t’i bëjmë sanksionet tona kundër Rusisë më efektive”, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Tuitter.

Edhe para nises së pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja kishte vendosur runde sanksione ndaj Qeverisë së Lukashenkas për shkak të shtypjes së protestave. Deri më tani, blloku po ashtu ka vendosur 14 paketa sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës.

The post BE-ja ashpërson sanksionet ndaj Bjellorusisë appeared first on Albeu.com.

Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë të shtunën se Polonia është duke punuar në forcimin e komplet kufirit të saj lindor, pasi shteti po përballet me atë që e ka quajtur “një luftë hibride” në rritje, me migrimet ilegalë nga Bjellorusia.

Tusku nuk ka dhënë detaje rreth veprimeve të planifikuara, apo se sa mjete janë ndarë për këtë qëllim, por ka deklaruar se kur bëhet fjalë për sigurinë e Polonisë “nuk do të ketë kufij”, raporton Reuters.

“Kufiri Polako-Bjellorus është një vend unik për shkak të presionit të emigracionit të paligjshëm. Në fakt, kemi të bëjmë me një luftë hibride që po përparon”, ka thënë kryeministri teksa vizitoi kufirin dhe takoi ushtarë dhe roje.

“Dua që të mos ketë dyshime – një shtet me qëllime agresive në rritje ndaj Polonisë, si Bjellorusia, është duke e organizuar këtë praktikë në kufirin polak”, ka shtuar ai.

Qeveria e mëparshme e Polonisë dhe Bashkimi Evropian akuzuan Bjellorusinë në vitin 2021 për orkestrimin e një fluksi emigrantësh për të bërë presion ndaj BE-së mbi sanksionet që vendosi ndaj Minskut. Mirëpo Bjellorusia mohoi akuzat.

Përpjekjet për të kaluar kufirin kanë vazhduar që atëherë, me shifra të luhatshme në varësi të motit. Roja kufitare polake thotë se aktualisht ka rreth 300 përpjekje për të kaluar ilegalisht në ditë.

Tensionet ndërmjet fqinjëve janë rritur pasi aleati Bjellorus, Rusia, nisi pushtimin e Ukrainës.

Tusku ka thënë se përforcimet e reja do të bëhen rreth “tërësisht kufirit lindor” që prek po ashtu kufijtë me Ukrainën dhe Rusinë.

“Nuk është vetëm kufiri i brendshëm polak por edhe kufi evropian. Prandaj, nuk kam dyshim se e gjithë Evropa do të duhet të investojë në sigurinë e saj, duke investuar në kufirin lindor të Polonisë dhe në sigurinë e kufijve tanë”, ka deklaruar Tusk.

The post Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor appeared first on Albeu.com.

Një ditë pas njoftimit të Rusisë, Bjellorusia fillon stërvitjet bërthamore
Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore, të cilat aleatja e saj e ngushtë, Rusia, i zhvendosi atje kohë më parë.

Ushtrimet ushtarake të Bjellorusisë filluan vetëm një ditë pasi Rusia njoftoi se synon të kryejë stërvitje të ngjashme për simulimin e përdorimit të armëve bërthamore të fushëbetejës, si përgjigje ndaj deklaratave të zyrtarëve perëndimorë, për të cilat thotë se janë shenjë se Perëndimi mund të përfshihet më shumë në luftën në Ukrainë.

Kjo ishte hera e parë që Moska ka njoftuar publikisht për një ushtrim të tillë.

Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin, tha se një njësit i raketave me rreze të mesme veprimi, Iskander, dhe një skuadrilje e avionëve luftarakë, Su-25, do të marrin pjesë në stërvitje.

Këto stërvitje nisën gjithashtu në ditën kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri betimin për mandatin e tij të pestë të martën, duke u zotuar për garantimin e sigurisë së Rusisë.

Vitin e kaluar, Rusia i zhvendosi disa armë të veta taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila kufizohet gjithashtu edhe me Ukrainën dhe anëtaret e NATO-s, Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, mbështetet në lidhjet e ngushta me Rusisë dhe e ka ofrur vendin e vet si terren strategjik për luftën në Ukrainë.

Moska ka nënvizuar se armët taktike bërthamore të zhvendosura në Bjellorusi mbesin nën kontrollin ushtarak të Rusisë.

Zhvendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila ndan një vijë kufitare prej 1.084 kilometrash me Ukrainën, do t’ia mundësonte raketave dhe avionëve luftarakë rusë ta arrijnë cakun e tyre të mundshëm atje me më shumë lehtësi dhe shpejtësi, nëse Moska vendos t’i përdorë ato.

Gjithashtu ia mundëson Rusisë t’i godasë më lehtë disa aleatë të NATO-s në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.

Për dallim nga raketat interkontinentale balistike bërthamore, të cilat mund të shkatërrojnë qytete të tëra, armët taktike bërthamore, të dizajnuara për t’u përdorur kundër trupave në fushëbeteja, janë më pak të fuqishme./rel

The post Një ditë pas njoftimit të Rusisë, Bjellorusia fillon stërvitjet bërthamore appeared first on Albeu.com.

DW: Pas rritjes së numrit të emigrantëve fshihet Bjellorusia dhe Rusia
Kryeministri i landit të Tyringjisë, Bodo Ramelow pranon se janë në “limite” për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve. Kurse ministri i Brendshëm i landit, Maeier flet për përdorim të migracionit si mjet presioni.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të refugjatëve në landin e tij Tyringji, kryeministri Bodo Ramelow ëshrë shprehur i shqetësuar.”Landi dhe komunat janë në limit”, tha politikani i majtë për gazetën “Rhenische Post”. Qendra e parë e pranimit të refugjatëve në Suhl ka kohë që pranon më shumë njerëz se sa ka kapacitete. “Normalisht aty duhet të qëndrojnë 800 vetë, por janë ndërkohë mbi 1000. Dhe vazhdojmë të kemi një fluks të fortë.”

Kërkesat e Unionit konservator për të korcuar kontrollet në kufijtë gjermanë janë refuzuar nga kryeministri i landit të Tyringjisë, Ramelow. Zona Shengen, ku nuk ka kontrolle të rregullta në kufi, duhet të jetë ende në fuqi. “Nuk sjell asgjë të nxjerrësh policinë në pyllin e Tyringjisë për qëllime promovimi.” Shumë më tepër duhet që brenda Europës të funksionojë sistemi i solidaritetit. “Dhe të gjithë ata që janë këtu, duhet që pas tre muajsh të kenë një leje pune, me qëllim që të kujdesen për veten dhe duhet.” Me këtë merr fund edhe “përralla e kërcënimit nga refugjatët.”

Fushatë e qëllimshme nga Bjellorusia dhe Rusia?

Kurse ministri i Brendshëm i landit të Tyringjisë, Georg Maier (SPD) akuzoi Rusinë dhe Bjellorusinë, se po instrumentalizojnë çështjen e refugjatëvve për të rritur presionin ndaj Gjermanisë. “Pas rritjes së numrit të migrantëve që vijnë përmes Europës Lindore fshihet një fushatë e qëllimshme e Rusisë dhe Bjellorusisë”, tha Maier për gazetat e grupit mediatik, “Funkegruppe”. Politikani socialdemokrat është shprehur, se “autokratët në Moskë dhe Minsk duan të destabilizojnë Gjermaninë, dhe përdorin migracionin si mjet presioni.”

Autoritetet gjermane kanë përcaktuar, se migrantët si ata nga Siria dhe Turqia fluturojnë në Rusi dhe pastaj vijnë të organizuar në Bjellorusi dhe përmes kësaj në Poloni dhe Gjermani. “Kaq shumë njerëz brenda një kohe kaq të shkurtër mund të vijnë vetëm të organizuar, nga diktatura si Bjellorusia apo autokraci si Rusia.” Maier e quajti këtë “instrumentalizim të qëllimshëm të migracionit nga shtete si Rusia”.

The post DW: Pas rritjes së numrit të emigrantëve fshihet Bjellorusia dhe Rusia appeared first on Albeu.com.

Polonia mohon se ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë
Polonia mohoi se një helikopter ushtarak i saj ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, duke i cilësuar pretendimet e Minskut si “gënjeshtra dhe provokim” në kohën kur tensionet midis shteteve fqinje janë përshkallëzuar.

Raportet midis Minskut dhe Varshavës, të ngrira për vite të tëra, janë në një pikë të ulët që kur lideri autoritar bjellorus Aylasandr Lukashenka lejoi Moskën që të përdorë territorin e shtetit të tij për të nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Bjellorusia pretendoi se incidenti ndodhi në rajonin Grodno, që gjendet në kufirin mes dy shteteve, i gjatë pothuajse 400 kilometra.

“Ka gënjeshtra dhe provokime nga ana e Bjellorusisë”, tha Jacek Goryszewski, zëdhënës i komandës operacione të forcave të armatosura të Polonisë.

“Definitivisht nuk ka pasur një shkelje të tillë. Kjo bazohet edhe në mesazhet e dërguara nga piloti dhe nga të dhënat e sistemit të radarit”, tha ai për AFP-në.

Shërbimi kufitar i Bjellorusisë i publikoi pretendimet në kanalin në Telegram, duke bashkëngjitur edhe një video ku pretendohet se shfaqet helikopteri duke fluturuar në territorin bjellorus.

“Një helikopter ushtarak i Polonisë, i llojit Mi-24, kaloi kufirin shtetëror në një lartësi jashtëzakonisht të ulët, fluturoi deri në 1.200 metra brenda territorit bjellorus dhe më pas u kthye mbrapsht”, tha shërbimi kufitar.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë thirri në bisedë të ngarkuarin me punë të Polonisë dhe tha se “palës polake i është kërkuar shpjegim për ngjarjen dhe të kryejë një hetim të hollësishëm”.

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pawel Jablonski, tha se “është e mundur që ky të jetë një provokim bjellorus”.

“Ne do ta analizojmë situatën. Megjithatë, deklaratat nga pala bjelloruse duhet të merren me kujdes të madh”, tha ai për televizionin Polsat News.

Mes dy shteteve ka pasur tensioneve të reja, veçmas që kur luftëtarët e grupit mercenar rus, Wagner, u zhvendosën në Bjellorusi, pas rebelimit të shkurtër kundër ushtrisë ruse në qershor.

Javën e kaluar, Polonia dhe shtetet e Baltikut kërkuan që Bjellorusia të dëbojë luftëtarët e Wagner-it.

Lukashenka ka thënë se një kërkesë e tillë është “budallallëk” dhe i ka akuzuar këto shtete se “po përhapin histeri për praninë e punonjësve të ushtrisë private të Wagner-it në territorin tonë”. /REL

The post Polonia mohon se ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë appeared first on Albeu.com.

“Nobel” bën paqe, fton në ceremoninë çmimeve e Rusinë dhe Bjellorusinë
Ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë janë ftuar sërish në darkën e çmimit Nobel këtë vit, pasi u përjashtuan vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi të enjten Fondacioni Nobel.

Irani, i cili gjithashtu u ndalua vitin e kaluar pasi Teherani është kritikuar prej kohësh për të dhënat e vendit për të drejtat e njeriut, do të jetë gjithashtu i ftuar në darkën në Stokholm më 10 dhjetor – në sallën e madhe Blu të qytetit.

Fondacioni Nobel tha se ambasadorët e të gjitha vendeve të përfaqësuara diplomatikisht në Suedi dhe Norvegji do të ftohen në ngjarjet e këtij viti në dhjetor.

Vindar Helgesen, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Nobel, shpjegoi vendimin, duke vënë në dukje se “është e qartë se bota ndahet gjithnjë e më shumë në dy sfera, ku dialogu midis atyre me pikëpamje të ndryshme është i kufizuar. Për të kundërshtuar këtë prirje, ne tani po zgjerojmë ( listën) e të ftuarve tanë për të festuar dhe kuptuar çmimin Nobel dhe rëndësinë e shkencës së lirë, kulturës së lirë dhe shoqërive të lira, paqësore.”

Fondacioni Nobel ftoi gjithashtu për herë të parë liderin e Partisë Demokratike Suedeze të ekstremit të djathtë, kundër imigracionit, edhe pse Jimmy Akerson u përgjigj menjëherë duke postuar në Facebook: “Fatkeqësisht, jam i zënë atë ditë”.

Fondacioni ka shmangur vazhdimisht ftesën e Akerson, edhe në vitin 2022 kur Demokratët Suedez dolën si partia e dytë më e madhe në zgjedhjet parlamentare.

Për të shpjeguar vendimin e tij, Fondacioni Nobel deklaroi se dëshiron të përfshijë edhe ata që nuk ndajnë vlerat e çmimit Nobel.

Një deputet suedez megjithatë komentoi se të ftuarit e këtij viti janë “plotësisht të papërshtatshëm”.

Pesë nga gjashtë çmimet Nobel jepen në Stokholm, ndërsa Çmimi Nobel për Paqe jepet në Oslo, ku mbahet një ceremoni e veçantë.

The post “Nobel” bën paqe, fton në ceremoninë çmimeve e Rusinë dhe Bjellorusinë appeared first on Albeu.com.

Raketat bërthamore te dera, presidenti polak jep alarmin: Ka ndryshuar gjithçka
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë të martën se Rusia është duke dërguar tashmë armë bërthamore në shtetin fqinj, Bjellorusi, dhe ka shtuar se ky veprim do ta ndryshojë arkitekturën e sigurisë së rajonit dhe të tërë aleancës ushtarake të NATO-s.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, thanë muajin e kaluar se Moska kishte dërguar tashmë disa armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pasi kishte njoftuar për një plan të tillë në mars.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk e kanë konfirmuar këtë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e dënoi retorikën e Moskës duke e cilësuar si “të rrezikshme dhe pakujdesshme”, por tha në korrik se aleanca nuk ka parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë.

Armët bërthamore taktike përdoren në fushëbetejë dhe janë armë me rreze të shkurtra veprimi, si dhe prodhojnë pak rezultate krahasuar me armët shumë më të fuqishme bërthamore që vendosën në kokën e raketave me rreze të gjata veprimi. Rusia tha se do të vazhdojë t’i ketë nën kontroll ato që i dërgon në Bjellorusi.

Duda i bëri këto komente gjatë një konferencë të përbashkët me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, i cili po e viziton Varshavën.

“Po i tregoja presidentit [Sousa] për zbatimin e deklaratave nga Vladimir Putini se armët bërthamore taktike të Rusisë do të zhvendosen në territorin bjellorus”, tha Duda. “Vërtet, ky proces po ndodh, ne po e shohim këtë”.

Duda nuk dha hollësi, por tha se në një “mënyrë të qartë po e ndryshon arkitekturën e sigurisë në pjesën tonë të Evropës. Është duke e ndryshuar arkitekturën e sigurisë edhe në pjesën lindore të NATO-s, njëkohësisht. Në fakt, po e ndryshon situatën për tërë aleancën”.

Lukashenka thotë se mbajtja e armëve bërthamore ruse në vendin e tij ka për qëllim frenimin e agresionit nga anëtarja e NATO-s, Polonia, edhe pse Varshava nuk ka bërë asnjëherë kërcënime të tilla.

Polonia është duke i ofruar fqinjit të vet, Ukrainës, mbështetje ushtarake, humanitare dhe politike në luftën e saj kundër pushtuesit rus dhe po merr pjesë në sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. /REL

The post Raketat bërthamore te dera, presidenti polak jep alarmin: Ka ndryshuar gjithçka appeared first on Albeu.com.

Ambasada amerikane në Minsk thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Bjellorusia
Të hënën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Minsk u tha qytetarëve amerikanë në Bjellorusi që të largohen menjëherë nga vendi.

Një numër vendesh, përfshirë Lituaninë, kanë mbyllur pikat kufitare me Bjellorusinë për shkak të bashkëpunimit të saj me forcat ruse gjatë pushtimit të Ukrainës, raporton Sky News.

“Largohuni nga Bjellorusia përmes pikave kufitare të mbetura me Lituaninë dhe Letoninë ose me avion”, thuhet në deklaratë.

Ambasada gjithashtu paralajmëroi amerikanët që të mos udhëtojnë në Bjellorusi për shkak të mbështetjes së saj për pushtimin rus të Ukrainës dhe për shkak të mundësive të kufizuara që Shtetet e Bashkuara mund t’u ofrojnë individëve që jetojnë ose udhëtojnë atje.

Për momentin, katër pika kufitare me Lituaninë janë të hapura, me mbyllje të mëtejshme kufitare të mundshme.

Udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha kohët e fundit se presidenti rus Vladimir Putin nuk po përpiqej ta detyronte Bjellorusinë t’i bashkohej luftës në Ukrainë dhe u zotua se forcat e Minskut nuk do të merrnin kurrë pjesë në luftë nëse trupat ukrainase nuk kalonin kufirin në Bjellorusi.

Edhe pse Bjellorusia nuk ka dërguar forca për të luftuar në Ukrainë, ajo e ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e saj si një terren për një pushtim të nisur nga Moska në shkurt 2022, dhe Lukashenko ka mbështetur luftën ruse dhe është takuar shpesh me Putinin.

Ai premtoi në intervistë se “gjithmonë do ta ndihmojë Rusinë”, duke shtuar se ata janë “aleatët tanë”.

Lukashenko tregoi besnikërinë e tij në fund të qershorit kur mori pjesë në negociatat për t’i dhënë fund rebelimit të grupit mercenar privat të Wagner.

Ai pretendoi se kishte ndihmuar në ndalimin e rebelimit duke u marrë vesh me liderin e Wagner-it, Yevgeny Prigogine dhe Putin, për të pritur trupat e Wagner-it në Bjellorusi.

The post Ambasada amerikane në Minsk thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Bjellorusia appeared first on Albeu.com.

Bashkimi Evropian vendos sanskione të reja ndaj Bjellorusisë
Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka zgjeruar sanksionet kundër Bjellorusisë duke ndaluar eksportin e një numri mallrash dhe teknologjish shumë të ndjeshme në atë vend.

Siç njoftoi Komisioni Evropian, masat e miratuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian “harmonizojnë sanksionet kundër Bjellorusisë me regjimin e sanksioneve kundër Rusisë” dhe sigurojnë që masat ndëshkuese të vendosura ndaj Moskës të mos anashkalohen përmes Bjellorusisë.

Ndalimi mbulon mallrat dhe teknologjitë që kontribuojnë në përparimin ushtarak dhe teknologjik të Bjellorusisë dhe janë të përshtatshme për përdorim në industrinë e aviacionit dhe hapësirës.

Ndër mallrat e ndaluara janë armët e zjarrit dhe municioni.

Prezantimi i paketës së fundit, të 11-të të masave kufizuese lidhet me përfshirjen e Bjellorusisë në pushtimin rus të Ukrainës.

The post Bashkimi Evropian vendos sanskione të reja ndaj Bjellorusisë appeared first on Albeu.com.