bjellorusi Archives - Albeu.com

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë
Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës – duke e cilësuar mbylljen e kufirit si “destruktive” dhe duke paralajmëruar pasoja.

Kryeministri polak, Donald Tusk, një ditë më parë njoftoi për mbylljen e kufirit me Bjellorusinë nga ora 00:00 e 12 shtatorit, në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Moskës me Minskun.

“Ne i bëjmë thirrje Varshavës të shqyrtojë pasojat e këtyre hapave destruktivë dhe të rimendojë vendimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova përmes një deklarate më 11 shtator.

Mbyllja e kufirit po bëhet “për të justifikuar politikën e përshkallëzimit të mëtejmë të tensioneve në Evropën qendrore”, shtoi ajo.

Anëtaret e krahut lindor të NATO-s, Polonia, Lituania dhe Letonia janë në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve masive ushtarake që pritet të mbahen. Tusk ka thënë se këto stërvitje janë të dizajnuara që të simulojnë pushtimin e korridorit Suvalki – një zonë me rëndësi strategjike në Poloni.

Stërvitja Zapad mbahet zakonisht çdo katër vjet. Por, sivjet kjo stërvitje do të mbahet për herë të parë që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës mbi tre vjet më parë. Stërvitja do të zhvillohet deri më 16 shtator.

Bjellorusia kishte thënë në janar se 13.000 trupa do të përfshiheshin në stërvitje, por në maj njoftoi se numri do të përgjysmohej.

Zakharova tha se Varshava i kishte “injoruar demonstrativisht” gjestet e “vullnetit të mirë” nga Moska dhe Minsku për ta zhvendosur stërvitjen larg kufirit polak dhe për të reduktuar numrin e personelit ushtarak që do të marrin pjesë në të.

Po ashtu, këto stërvitje vijnë pasi Polonia tha të mërkurën se rrëzoi deri në katër dronë nga 19 dronë rusë që shkelën në hapësirën e saj ajrore.

Moska më pas tha se ishte duke kryer një sulm të madh në perëndim të Ukrainës dhe se nuk kishte planifikuar të sulmonte ndonjë objektiv brenda Polonisë./REL

The post Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kërkon mandatin e 7-të pas 30 vitesh në pushtet
Ditën e sotme, Bjellorusia po mban zgjedhjet presidenciale, ndërsa presidenti Lukashenko kërkon një mandat të shtatë për të qeverisur.

Për 30 vitet e fundit, Lukashenko, 70-vjeç, i quajtur nga shumë analistë si “diktatori i fundit i Evropës”, ka qeverisur vendin me një grusht të hekurt, duke shtypur të gjithë opozitën dhe zërat kundër tij.

Presidenti, i cili nuk është angazhuar në një fushatë elektorale gjatë garës, tha javën e kaluar, “Të jem i sinqertë, nuk e ndjek atë. Unë thjesht nuk kam kohë për të”.

Pas zgjedhjeve të fundit në 2020, kur lideri u shpall fitues, shpërthyen protesta masive.

Opozita dhe Perëndimi, pretenduan se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe kandidatja kryesore për Presidente, Sviatlana Tsikhanouskaya, u detyrua të largohej nga vendi.

Tani, me kundërshtarët e tij politikë ose të burgosur ose të internuar, suksesi i Lukashenkos të dielën besohet gjerësisht se është i garantuar.

Zgjedhjet fillimisht ishin planifikuar për në gusht, por u zhvendosën në dimër.

Sipas analistit politik bjellorus Valery Karbalevich , zgjedhjet u shtynë për në dimër, sepse në “janarin e acartë nuk mund të ketë protesta”.

The post Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kërkon mandatin e 7-të pas 30 vitesh në pushtet appeared first on Albeu.com.

Shqipëria pezullon pjesërisht heqjen e vizave me Bjellorusinë për zyrtarët
Shqipëria ka kthyer vizat me Bjellorusinë për qytetarët bjellorusë të cilët kanë pasaporta diplomatike dhe të shërbimit. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave ku nënvizohet pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë.

“Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendim.

Vendimi:

V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PJESSHËM TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË, PËR HEQJEN RECIPROKE TË KËRKESAVE PËR VIZË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.

Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Shqipëria pezullon pjesërisht heqjen e vizave me Bjellorusinë për zyrtarët appeared first on Albeu.com.

SHBA kritikon zgjedhjet në Bjellorusi,: U zhvilluan nën frikë, s’mund të cilësohen demokratike
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar zgjedhjet e “turpshme” parlamentare dhe vendore që u mbajtën të dielën në Bjellorusi.

Zëdhënësi i Departamentit të shtetit Mathew Miller tha përmes një deklarate se “Zgjedhjet u mbajtën nën frikë dhe asnjë proces zgjedhor që zhvillohet në një klimë të tillë nuk mund të cilësohet demokratik”

Procesi i sotëm që po kontrollohet rreptësisht pritet të forcojë pushtetin e udhëheqësit autoritar Alexander Lukashenko, pavarësisht thirrjeve të opozitës për bojkot.

Presidenti Lukashenko e ka drejtuar Bjellorusinë me dorë të hekurt prej thuajse tre dekadash. Ai njoftoi të dielën se do të garojë sërish në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm për postin e presidentit. Ai e akuzon Perëndimin se po përpiqet të përdorë zgjedhjet për të minuar qeverinë e tij dhe për të krijuar paqëndrueshmëri në shtetin me 9.5 milionë banorë.

Shumica e kandidatëve i përkasin 4 partive të regjistruara në zgjedhje, që mbështesin politikat e zotit Lukasheko. Vitin e kaluar rreth 12 parti të tjera refuzuan të regjistroheshin për të marrë pjesë në zgjedhje.

Këto janë zgjedhjet e para pas votimeve të debatueshme të vitit 2020, që i dhanë zotit Lukashenko mandatin e gjashtë, duke nxitur protesta të mëdha në atë vend.

The post SHBA kritikon zgjedhjet në Bjellorusi,: U zhvilluan nën frikë, s’mund të cilësohen demokratike appeared first on Albeu.com.

Putin: Bjellorusia është bërë një fuqi bërthamore
“Bjellorusia tashmë është bërë një fuqi bërthamore pasi është ndërtuar centrali bërthamor bjellorus me pjesëmarrjen e Rusisë.

Ky është një hap serioz përpara zhvillimit ekonomik dhe teknologjik”, ka thënë Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me Këshillin e Lartë të Shtetit.

“Kjo është një lëvizje shumë serioze, duke pasur parasysh që jo vetëm u ndërtua një stacion, por siç themi gjithmonë, po krijohet një industri.

Dhe në këtë kuptim, Bjellorusia, është bërë “pushtet bërthamor” ky është një hap serioz për zhvillimin e ekonomisë dhe sferave shkencore”, theksoi më tej Putin.

The post Putin: Bjellorusia është bërë një fuqi bërthamore appeared first on Albeu.com.

Wagner regjistrohet në Bjellorusi si organizatë edukative
Grupi mercenar rus Wagner është regjistruar në rajonin bjellorus Mahilju si “organizatë edukative”.

Sipas faqes Regjistri Shtetëror për Kompani dhe Sipërmarrësit Individual të Bjellorusisë, Wagner është regjistruar zyrtarisht më 4 gusht si kompani e kufizuar, dhe e përfshirë në “aktivitete edukative”, me seli në Tsel.

Fshati besohet se është i njëjti me atë ku janë stacionuar trupat e Wagnerit në Bjellorusi, pas ndërprerjes së një rebelimi në Rusi më 23-24 qershor.

Dy javë më parë, Radio Evropa e Lirë ka siguruar fotografi nga platforma Planet Labs, në të cilat shihen fortifikimet afër tendave të Wagnerit në Tsel.

Pamjet paraprake të Planet Labs kanë shpërfaqur rritjen e numrit të pajisjeve afër kampit.

Muajin e kaluar, lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, e ka publikuar një video nga Bjellorusia, duke i mirëpritur luftëtarët e tij dhe duke thënë se ata do të ndihmojnë në shndërrimin e ushtrisë bjelloruse në ushtrinë e dytë më të mirë në botë.

Ende nuk dihet saktë se çfarë do të ndodhë me Prigozhinin dhe trupat e Wagnerit, prej ndërprerjes së rebelimit, kërcënimit më të madh në udhëheqësinë 23-vjeçare të presidentit rus, Vladimir Putin.

Lideri autoritar i Bjellorusisë, aleati i ngushtë i Putinit, Alyaksandr Lukashenka, është përfshirë në bisedime për t’i dhënë fund rebelimit, duke ndërmjetësuar marrëveshje mes Prigozhinit dhe Putinit për t’i pranuar Wagnerin dhe Prigozhinin në Bjellorusi.

Prigozhin dyshohet se ka qenë disa herë në Rusi prej rebelimit dhe besohet se është duke lëvizur në mes të dy shteteve.

Trupat e Wagnerit kanë luajtur rol kyç në luftën e Rusisë në Ukrainë, duke ndihmuar në kapjen e një pjese të Bahmutit, pas gati 10 muajve të luftimeve intensive.

Prigozhin ka thënë se i ka humbur 20.000 ushtarë gjatë operacionit në Bahmut./rel

The post Wagner regjistrohet në Bjellorusi si organizatë edukative appeared first on Albeu.com.

Wagner në Bjellorusi, Polonia në alarm nga kalimet e paligjshmme, dërgon mijëra ushtarë në kufi
Polonia do të dërgojë 2,000 trupa në kufirin e saj me Bjellorusinë, i tha sot agjencisë shtetërore të lajmeve PAP zëvendësministri i brendshëm, dyfishi i numrit të kërkuar nga rojet kufitare, për të ndaluar kalimet e paligjshme dhe për të ruajtur stabilitetin.

Polonia ka qenë gjithnjë e më e shqetësuar për zonën kufitare që kur qindra mercenarë të ashpërsuar nga beteja e Wagner mbërritën në Bjellorusi muajin e kaluar me ftesë të Presidentit Alexander Lukashenko.

Bjellorusia filloi stërvitjet ushtarake pranë kufirit këtë javë dhe Lukashenko ka thënë disa herë se po frenon luftëtarët Wagner që duan të sulmojnë Poloninë. Polonia ka parë gjithashtu një rritje të numrit të emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që përpiqen të kalojnë kufirin muajt e fundit.

Në dy vitet e fundit, ai ka akuzuar Bjellorusinë për rekrutimin e emigrantëve në vendet e varfra dhe dërgimin e tyre ilegalisht përtej kufirit për të nxitur paqëndrueshmërinë.

“Ky përforcim nuk do të jetë me 1000, por me 2000 ushtarë. Ky vendim është marrë nga Komiteti i Sigurisë, gjegjësisht ministri (i Mbrojtjes) Mariusz Blaščak”, tha Maciej Wasik për PAP.

Ai tha të hënën se Roja Kufitare po kërkon që të vendosen 1,000 trupa shtesë.

Wasik shtoi se të gjitha përpjekjet për emigrantët për të hyrë ilegalisht në Poloni po organizohen tani nga autoritetet bjelloruse.

“Nëse do të kishim roje të vërteta kufitare në anën tjetër dhe jo shërbime kontrabande, ato vendkalime nuk do të ekzistonin fare”, tha ai.

The post Wagner në Bjellorusi, Polonia në alarm nga kalimet e paligjshmme, dërgon mijëra ushtarë në kufi appeared first on Albeu.com.

Polonia akuzon Bjellorusinë për shkelje të hapësirës ajrore
Polonia ka akuzuar Bjellorusinë për shkelje të hapësirës ajrore.

Siç raporton agjencia polake e lajmeve PAP, Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë lëshoi një protestë të fortë pasi helikopterët u vunë re duke fluturuar mbi zonën Bialoëieza pranë kufirit polako-bjellorus.

“Për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dy helikopterë bjellorusë më 1 gusht të vitit 2023, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Bjellorusisë u thirr urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë”, njoftoi ministria.

Polonia i bëri thirrje palës bjelloruse që të shpjegojë incidentin menjëherë dhe në detaje.

“Pala polake theksoi se incidenti perceptohet si një tjetër element i përshkallëzimit të tensionit në kufirin polako-bjellorus. Polonia pret që Bjellorusia të përmbahet nga ky lloj aktiviteti”, shtoi ministria.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë mohoi pretendimet e Polonisë në një deklaratë, duke theksuar se akuzat e Varshavës janë “të largëta” dhe janë bërë për “të justifikuar ndërtimin e forcave dhe mjeteve të saj pranë kufirit bjellorus”.

The post Polonia akuzon Bjellorusinë për shkelje të hapësirës ajrore appeared first on Albeu.com.

Wagner stërvit forcat e mekanizuara bjelloruse
Grupi mercenar rus, Wagner, ka filluar t’i stërvitë njësitë e mekanizuara të ushtrisë bjelloruse, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë më 30 korrik.

“Po mbahen stërvitje për organizimin e departamenteve, togave, dhe kompanisë, duke e marrë parasysh përvojën e specialistëve (të Wagner-it)”, tha të dielën Ministria ruse.

Më herët, Wagner-i i kishte stërvitur këmbësorët, forcat për operacione speciale, Forcat e Armatosura, dhe forcat e brendshme të Bjellorusisë.

Mijëra mercenarë të Wagner-it kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi në qershor.

Trupat e Wagner-it luajtën rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i zaptojë pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe shefit mercenar Yevgeny Prigozhin muajin e kaluar, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse.

Prigozhini e ka regjistruar një “kompani për menaxhimin e patundshmërisë” në Bjellorusi javën e kaluar me emër Concord Management and Consulting in Belarus. Dokumentet e analizuara nga mediumi i pavarur bjellorus reform.by, tregojnë se kompania është regjistruar në adresën e njëjtë të fshatit ku është i vendosur kampi mercenar Wagner.

The post Wagner stërvit forcat e mekanizuara bjelloruse appeared first on Albeu.com.

Luftëtarët rusë të Wagner po trajnojnë ushtarë në Bjellorusi
Luftëtarët e organizatës mercenare ruse Wagner po trajnojnë ushtarë në Bjellorusi, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.

Ministria publikoi një video që tregon luftëtarët e Wagner duke trajnuar ushtarë bjellorusë në një fushë ushtarake pranë qytetit të Osipovichi, rreth 90 km në juglindje të kryeqytetit Minsk.

“Luftëtarët Wagner veprojnë si trajnerë në një numër sektorësh ushtarakë,” sipas ministrisë.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ndërmjetësoi për t’i dhënë fund kryengritjes jetëshkurtër të grupit mercenar më 23-24 qershor, që i solli luftëtarët e tij brenda më pak se 24 orësh rreth 200 km larg nga Moska.

Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Lukashenko, shefi i Wagner-it Yevgeny Prigozhin urdhëroi njerëzit e tij të ktheheshin në bazat e tyre dhe t’i jepnin fund kryengritjes dhe ra dakord të zhvendoseshin në Bjellorusi në këmbim që Moska të hiqte akuzat kundër tij për kryengritje.

Prigozhin nuk është parë në publik që kur u tërhoq me forcat e tij nga qyteti rus i Rostovit më 24 qershor./Albeu.com

The post Luftëtarët rusë të Wagner po trajnojnë ushtarë në Bjellorusi appeared first on Albeu.com.