biznesmeni i rrembyer ne kamez Archives - Albeu.com

Kafja e fundit, shoku rrëfen ku e çoi biznesmenin që u zhduk: Kërkesa dhe telefoni
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me zhdukjen prej dy javësh të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, që ka në pronësi një fabrike inertesh në Kamzë. 43 vjeçari është baba i dy fëmijëve. Mbrëmjen e 24 tetorit, djali i tij ka denoncuar në komisariatin numër 5 largimin e të atit nga banesa.

U ka thënë policëve se prej 3 ditësh nuk kishte mundur të komunikonte me të. Pas denoncimit, një grup oficerësh kanë zbuluar personat e fundit që kanë takuar dhe kanë parë 43 vjeçarin Hoxha. Njëri prej tyre rezultoi të ishte bashkëmoshatari i tij, Ferdinand Rrushi.

Para grupit hetimor ai tha se bashkë me një shok tjetër të tyre ndodheshin në një lokal në Kamzë duke konsumuar kafe. Sipas tij, Ruzhdiu i kishte kërkuar që ta çonte deri në Fushë Mëzezë dhe pasi e ka lënë atje, nuk kishte pasur më asnjë kontakt me të.

Ferdinand Rrushi

Por nga verifikimi që policia bëri ndaj këtij personi rezultoi të ishte në kërkim. Gjykata e Xhenovas në Itali e kishte dënuar për trafik droge. Rrushi u arrestua me qëllim ekstradimi, por njëkohësish është i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ruzhdi Hoxhës.

Mjeti që përdori Rrushi është kapur nga kamerat edhe në zonën e Zallherrit. Pak ditë më parë, në komisariatin numër 4 një person ka denoncuar se ka gjetur në rrugë, pranë Shkollës së Bashkuar, një celular. Nga verifikimet dyshohet se ky aparat i përket biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Hetuesit dyshojnë se celulari mund të jetë hedhur në këtë zonë, për të shpërqendruar hetimet e policisë. Për gjetjen e biznesmenit, policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona, por pas deklarimeve ata janë lënë të lirë.

Familjarët e Ruzhdi Hoxhës kanë pohuar se i afërmi i tyre ishte larguar të paktën edhe dy herë të tjera nga banesa, por ishte kthyer pas dy ditësh. Ngjarja është referuar në prokurori për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Si pistë kryesore po hetohet ajo e rrëmbimit dhe zhdukjes për shkak të borxheve që ka pasur Hoxha, ndërsa biznesi i tij ka qenë drejt falimentimit./Albeu.com/

The post Kafja e fundit, shoku rrëfen ku e çoi biznesmenin që u zhduk: Kërkesa dhe telefoni appeared first on Albeu.com.