biznesi i vogel Archives - Albeu.com

“Biznesi nuk duhet parë si lopë për t’u mjelë”, ekspertët flasin për VOA në lidhje me rritjen e pagës minimale: E pakonsultuar
Në kuadër të një reforme në strukturën e pagave qeveria shqiptare ka rritur pagën minimale me rreth 18%, duke filluar që nga 1 prilli, me qëllim për të rritur konkurencën dhe frenuar largimin e fuqisë punëtore nga vendi. Megjithëse e mbështesin politikën për rritjen e pagave, ekspertët kanë ngritur shqetësime se ndryshimet e shpeshta të pagës minimale, 6 herë në një dekadë, dy herë vetëm vitin e kaluar, e vënë biznesin në pozita të vështira, në një kohë krize kur inflacioni është mbi 7%. Ata nënvizojnë se kjo nisëm nuk është konsultuar me biznesin, Këshillin Kombëtar të Punës, dhe është e pastudiuar. Analistët gjithashtu mendojnë se edhe ndryshimet e njoftuara nga qeveria në hierarkinë e pagave në sektorin publik, pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve vendore, mund të ndikojnë në votën e qytetarëve.

Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi nismën e qeverisë për të reformuar sistemin e pagave në vend. Që prej 1 prillit paga miniale është rritur në 40 mijë lekë, ose afro 18%. Kjo nisëm së bashku me rritjen e njoftuar të pagave synojnë, sipas zyrtarëve, të rrisin konkurueshmërinë në ekonomi dhe të frenojnë largimet e burimeve njerëzore nga vendi. Megjithë deklarimet e Kryeministrit Edi Rama se vendi i ka mundësitë për të realizuar një reformë të tillë, ekpertët mendojnë ndryshe, kur thonë se produktiviteti i ekonomisë shqiptare nuk mund ta justifikojë atë. Njohës të fushës së ekonomisë e mbështesin politikën për rritjen e pagave, por kur ajo bazohet mbi analiza të tregut të punës, dhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Në rastin e rritjes së pagës minmale, disa herë në pak kohë ata mendojnë se nuk pati studime dhe konsultime me Këshillin Kombëtar të Punës, punëdhënës dhe punëmarrës si dhe respektim të Konventës së organizatës Ndërkombëtare të Punës.

“Kjo më bën të mendoj që institucionet nuk funksionojnë, që Këshilli Kombëtar i Punës është vetëm në letër, dhe nuk bën as detyrën themelore që ka për të negociuar sidomos pagën minimale, dhe pjesa tjetër është që nuk gjen asnjë studim, asnjë material dhe indicie, për të parë se çfarë ka ndodhur dhe cila është arsyeja që është rritur paga minimale”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë.

Paga minimale në vend ka ndryshuar 6 herë në 10 vjet, 2 herë vetëm vitin e kaluar. Ekpertët thonë se ndryshimet e shpeshta bien ndesh me normat e vendosura në vendet e BE, sipas të cilave kjo pagë mund të ndryshojë 1 deri në 2 herë në 4 vite.

Rritje e pagës minimale do të thotë një barrë e re financiare ndaj biznesit, për pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit. Lëvizje të tilla të shpeshta dhe të pastudiuara, thonë njohës të fushës së ekonomisë, e vendosin biznesin në pozita të vështira për t’u përshtatur, në kushtet e një krize kur inflacioni është mbi 7%.

“Duhet të kuptojmë që biznesi punëson më mijëra njerëz dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Biznesi nuk duhet parë si ajo lopa që është për t’u mjelë, sa herë kemi nevojë për të mbushur hapësirat e buxhetit të shtetit, apo për të mbushur hapësirat e tjera të skemave të ndryshme, siç janë skemat e pensioneve, por duhet parë si partner afatgjatë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë.

Ekspertët mendojnë se vendosja e një page mbi baza politike dhe jo ekonomike, i përcjell kostot tek konsumatori. Ata nxisin autoritetet të rrisin punësimin, të ulin informalitetin, të luftojnë korrupsionin dhe abuzimet me fondet publiket, me qëllim që të shëndoshin ekonominë mbi baza të sigurta.

“Informaliteti nxit korrupsionin, abuzimin dhe spekulimin. Të gjitha këto fenomene qeveria nuk i ka luftuar, pra nuk ka luftuar informalitetin, paranë informale që tashmë ka ndikuar dhe në kursin e këmbimit dhe kjo është diçka që duhet përmendur. Kjo para po ndikon në eksporte dhe remitanca. Kjo është ajo pjesa pastudiuar. Mbi të gjitha, ka një mungesë sinqeriteti për të kuptuar se cilat janë problemet reale”- tha për Zërin e Amerikës Eduart Gjokutaj, analist i Qendrës ekonomike dhe fiskale shqiptare, ALTAX .

Për më tepër ekspertët mendojnë se rritja e pagës minimale me 18 % shkon në të kundërt me politikën shtrënguese monetare të Bankës Qëndrore e cila ka rritur normën bazë të interesit, si një instrument për të ndikuar në uljen e inflacionit në vend. Në kohë krizash, qeveritë sipas tyre, bëjnë amortizim të inflacionit përmes indeksimit të pagave dhe pensioneve, ndërsa shtojnë se nisma të tilla të pastudiuara nuk ndikojnë as në frenimin e emigracionin.

“Po shohim thjesht një diskurs publik, politik në lidhje me nevojën imediate për rritjen e pagave që të mos na largohen njerëzit. Balancat e emigracionit, hyrjet, daljet, flukset e migracionit kanë problematika të tjera, kanë faktorë të tjerë prej të cilave ndikohen dhe nuk ndikohen nga një rritje kaq minimaliste siç është kjo e pagës minimale”- vijoi Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë.

Të punësuarit me pagë minimale, sipas INSTAT, zënë 21% në totalin e të punësuarve me pagë në vend. Rritja e pagës minimale, edhe për vetë shtetin, llogaritet të ketë sipas ekspertëve, një efket prej 15 milionë euro në fondin e sigurimeve si kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ajo pritet të ndikojë në skemën e pensioneve, e cila në 3 dekadat e fundit nuk e plotëson kushtin që numri i kontriubuesve të jetë më i lartë se ai i përfituesve, por nuk është zgjidhja e problemit. Ekspertët shpjegojnë se pagat në sektorin privat rriten si rezultat i kërkesë- ofertës, siç dhe ka ndodhur së fundi.

“ Në vitin 2022, sektori privat i ka rritur me të paktën 18% pagat. I ka rritur vetë dhe jo me vendim qeverie. I ka rritur sepse niveli i burimeve njerëzore që kërkonin kompanitë dhe nevoja për të marrë burime të kualifikuara i detyruan të rrisin pagat, dhe vazhdon t’i detyrojë të rrisë pagat, sepse po të shikoni dhe fluksin e madh të lëvizjeve të punonjësve brenda dhe jashtë vendit, sigurisht është e nevojshme rritja e pagave”- vijoi Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë.

Paga mesatare në sektorin privat për vitin 2022, sipas INSTAT, ishte 58 mijë lekë krahasuar me 70 mijë në sektorin publik. Prej disa vitesh hendeku ka qenë 32%, por në vitin 2022 ai zbriti në 20%, që do të thotë se sektori privat ka reaguar, sipas studiuesve, ndaj mungesës së fuqisë punëtore duke rritur pagat. Që prej vitit 2019 pagat në këtë sektor janë rritur me 22 %, krahasuar me 11% në sektorin publik, që gjithashtu siç shprehen ata është një shenjë pozitive.

Zëri i Amerikës ju drejtua dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të marrë një vlerësim në lidhje me argumentat e ekspertëve por nuk mori përgjigje. Por përtej analizave ekonomike, analistët kanë ngritur shqetësimin se rritja e pagës minimale si dhe njoftimet e qeverisë për rritjen e pagës mesatare, po bëhen përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, dhe se këto mund të ndikojnë tek votuesit. Kodi zgjedhor e ndalon qeverinë të ndërmarrë nisma të tilla, vetëm para zgjedhjeve parlamentare.

“Kodi zgjedhor nuk e ndalon qeverisë, sepse çuditërisht ka vendosur kufizime vetëm për zgjedhjet politike, por nga ana etike dhe morale kuptohet kjo nuk shkon. Këto rritje pagash duke përfshirë dhe ato të lajmëruara nga qeveria në sektorin publik së fundi, kuptohet që kanë ndikim direkt në shijet e votuesve”- argumentoi Eduart Gjokutaj, analist i Qendrës ekonomike dhe fiskale shqiptare, ALTAX .

Autoritetet i kanë hedhur poshtë kritikat se rritja e pagës minmale dhe premtimi për rritjen e pagës mesatare, në 900 euro, po bëhen me qëllim për të ndikuar tek votuesit në zgjedhjet vendore të 14 majit, por ekspertët nuk shohin logjikë ekonomike në to. Ata mendojnë se një rritje e pastudiuar e pagave, në kushtet kur inflacioni është rreth 7% dhe parashikimet për vitin 2023 flasin për rritje ekonomike të ngadalësuar në 2.6%, mund të sjellë pasoja të rënda./voa

The post “Biznesi nuk duhet parë si lopë për t’u mjelë”, ekspertët flasin për VOA në lidhje me rritjen e pagës minimale: E pakonsultuar appeared first on Albeu.com.

Bizneset e vogla rrezikojnë falimentimin nga taksimi i të ardhurave personale
Pas publikimit të draftit paraprak të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, “Monitor” iu drejtua grupeve të interesit, për të marrë disa mendime për ndryshimet e propozuara dhe situatën e subjekteve të vogla

Shoqatat e biznesit, ekspertët dhe Dhomat e Tregtisë, pohojnë se çmimit e larta të mallrave të konsumit kanë goditur xhiron e biznesit të vogël. Rënia e konsumit vijon edhe te baret dhe restorantet. Grupet e interesit rekomandojnë se zbatimi i ndryshimeve fiskale për tatimin mbi të ardhurat është i gabuar, pasi do të nxisë informalitetin, emigrimin dhe falimentimet.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet që këtë javë të prezantojë për konsultim te grupet e interesit draftin përfundimtar të ligjit për tatimin e të ardhurave. Drafti paraprak po has shumë debate.

Ekspertë fiskalë, shoqata biznesi dhe Dhomat e Tregtisë, pohuan për “Monitor” se ndryshimet vijnë në një periudhë kur xhiroja e bizneseve është e paqëndrueshme për shkak të rritjes së çmimeve.

Për ekspertët fiskalë, ndryshimet janë arnime që i bëhen ligjit, duke krijuar pabarazi deri në rrezikimin për të falimentuar bizneset e vogla. Për grupet e interesit, ndryshimet e shpeshta fiskale njëzëri cilësohen të dëmshme për klimën e sipërmarrjes dhe realizimin e kontratave afatgjatë.

Ndryshimet do të nxisin informalitetin te bizneset e vogla

Ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” synojnë që të zgjidhin problematikën e krijuar me shmangien e tatimit mbi pagën, ku shumë profesionistë dilnin nga listë-pagesat, dhe regjistroheshin si të vetëpunësuar, duke përjashtuar nga norma e tatimit mbi të ardhurat 0% që aplikohet për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar, si dhe entitetet me të ardhura deri në 14 mln lekë në vit të vetëpunësuarit, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. (Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave).

Pas zbritjes së disa shpenzimeve, profesionistët e lirë do të tatohen njësoj si të punësuarit me pagë. Në anën tjetër, nisma është e paqartë me ndryshimet për biznesin e vogël, pasi parashikon që pronarët e të gjithë bizneseve të vogla në vend do të paguajnë 13% për të ardhurat vjetore deri në 2,4 mln lekë dhe për të ardhurat mbi 2,4 mln lekë, tatimi do të jetë 23%.

Ndërkohë, tatimi mbi të ardhurat e bizneseve të tjera të vogla do të vijojë të jetë zero deri në vitin 2029, por pronarët e tyre do të paguajnë sërish tatim mbi të ardhurat personale! (një njëfarë mënyre, apo në tjetrën, duket se pronarët e subjekteve të vogla do të paguajnë më shumë, ndonëse tatimi për biznesin e vogël do të vijojë të jetë zero).

Problem mbetet edhe një nen, që i njeh të drejtën individit tregtar, ose të vetëpunësuar, që nuk i kalon 10 mln lekë në vit, të ketë të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme, nga 35-90%, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet, por duke u përcaktuar apriori.

Për ekspertin fiskal, Ahmet Gjinishi, miratimi i draftit do të sjellë regresin e të gjitha përpjekjeve të deritanishme të formalizimit të biznesit të vogël, duke bërë dallime që disa profesione të klasifikohen “luksoze” dhe të tatohen më shumë se të tjerët.

Ndryshime kaq të shpeshta në legjislacione tatimore e fiskale, sipas tij, e gjejnë pa përgatitur jo vetëm ekonominë tonë, ku bizneset nuk janë ende në gjendje të përballojnë tatime dhe shpenzime afrofe, por edhe vetë administratën, e cila duhet të reformohet e të përditësohet sërish.

“Teknologjia po ndikon çdo ditë e më shumë në jetët tona, duke na kushtëzuar sjellje të reja. Ka shumë persona që kur mundohen të shfletojnë faqe nga një libër a një revistë lëvizin gishtin, si të ishin në kursor inteligjent. Përditësimet që u bëjmë aparaturave inteligjente në fakt, më tepër se sa japin përmirësime në programim, na nxjerrin jashtë përdorimit dhe sikur bëhen posaçërisht që të ndërrojmë aparaturat.

Kjo gjë po ngjet kudo. Disa nga politikëbërësit tanë bëjnë përditësime ligjore aq shpesh, sa që nuk kuptohet mirë qëllimi i tyre, a është për të arnuar ligjin e mëparshëm a për të përzgjedhur qytetarët tatimpagues, të cilët duhet të dalin jashtë përdorimi (largohen nga vendi).

Nisma e fundit është drafti i përgatitur për Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat. Sërish në vëmendje të objektivit janë profesionet e lira, qofshin këta individë, tregtarë a të vetëpunësuar (person fizik) apo entitete (person juridik). Që në nenet e para të draftit jepen përkufizime të reja mbi perceptimin e ri të terminologjisë ligjore të përdorur.

Gjithçka që nuk ka qenë parashikuar në ligj, apo sjell përmirësim të tij, është e mirëpritur. Përshtatjet duke arnuar ligje që të rëndojë një kategori më pak apo më shumë se të tjerët, duke krijuar pabarazi, i bëjnë këto ligje të jenë të destinuara të ndryshohen sërish. Premtimet politike elektorale po mundohen të krasiten nga ustallarë pa zanat, të cilët deri dje akuzonin shqiptarët (punë ka, por s’ka profesionistë) si të paaftë për të fituar një vend pune të denjë.

Tani që dolëm nga një periudhë e vështirë pandemie dhe fatkeqësish natyrore, ku edhe qeveria mbështeti në mënyrën e saj shtresat e prekura, një nismë dhe premtim politik ishte edhe rimëkëmbja e biznesit të vogël, ku dita-ditës po lulëzonin edhe profesionet e lira.

Tatim zero për ata të cilët nuk gjenerojnë të ardhura më tepër se 14 mln në vit. Kjo përkrahje solli çeljen e shumë bizneseve të reja, të cilët filluan të formalizoheshin, duke deklaruar të ardhura reale, duke deklaruar familjarët dhe të punësuarit e tjerë, duke marrë forcë për të shtuar dhe për të rritur investimet e tyre.

Duke parë trendin e rritjes së deklarimeve të të ardhurave brenda një 3-vjeçari, 50% e këtyre bizneseve do të ishte i destinuar të bëhej/klasifikohej me të ardhura më lart se 14 mln (ky mendohej të ishte dhe synimi i politikave). Premtimi ishte 10-vjeçar.

Sot, në një kohë që jo vetëm nuk po arrijmë të rimëkëmbemi, por po na godet dhe rritja e çmimeve dhe e kostove të biznesit në përgjithësi, na vijnë edhe propozime të reja ligjore, të cilat sikur duan të na thonë që ëndrra e keqe nga sapo dolët nuk është asgjë përpara këtij realiteti të hidhur që po ju pret.

Ne duartrokasim kur nafta për jahtet luksoze jepet për marketing të vendit tonë, por edhe kur subvencionohet një sektor si ai i peshkimit, duke i hequr taksa e tatime, apo kur thërriten investitorë me pesë yje të investojnë tek ne (për qiellgërvishtës të financuara me para të dala jo nga ekonomia shqiptare), duke i ndihmuar me statuse të privilegjuara investitorë strategjikë, apo kur sektori informatik i software-ve të tatohet më pak se të tjerët dhe gjithçka është normale.

Por, kur vjen radha tek individi intelektual shqiptar, ai nuk është në fokusin e politikës, por ajo i trembet edhe më shumë atij, nëse do të arrijë të fitojë pavarësi financiare. Lufta e klasave po sillet sërish në çështje dite. Në momente të ndryshme, vendime politike të shpejtuara janë vënë re edhe nga vetë qeveria, e cila me urtësi ka ditur të bëjë një hap pas, duke treguar pjekuri dhe maturi”, pohon Gjinishti.

Edhe kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, në një reagim në rrjetet sociale, pohoi se nëse drafti paraprak përfundon si variant final, Shqipëria duket se po vijon me praktika të paqarta tatimore, mungesë konsultimi publik dhe arnime ligjore me ndryshime çdo vit.

“Një reflektim i thellë mbi sistemin tatimor, me një ligj të ri bashkëkohor, do t’u jepte fund praktikave jo-efektive të tatimit mbi të ardhurat!

Në nëntor të 2021, Dhoma Amerikane ka shprehur pranë Ministrisë së Financave, por dhe publikisht, shqetësimin në lidhje me përmbajtjen e Paketës Fiskale 2022.

Rekomandimet tona mbi Tatimet janë të qarta në Paketën e Rekomandimeve të Axhendës së Investimeve që i kemi dërguar qeverisë. Duke u nisur nga drafti që qarkullon nëpër media, mesa duket, rekomandimet tona nuk janë marrë parasysh. Do të jemi në pritje të draftit zyrtar, por varianti i publikuar në media nuk përputhet me frymën konstruktive të ngritur mes grupeve të punës të AmCham-it dhe Ministrisë”, nënvizoi ai.

Bie xhiroja te bizneset e vogla

Rritja e çmimeve të mallrave të shportës ka frenuar konsumin. Eksperti fiskal, Ahmet Gjinishi, njëkohësisht dhe mbajtës i bilanceve kontabël të shumë bizneseve të vogla, thotë se kjo kategori nuk ka qëndrueshmëri të xhiros. “Momentalisht, bizneset janë duke përjetuar një situatë të paqëndrueshme, duke qenë të pasigurt në lidhje me të ardhmen e kostove direkte.

Rritja e çmimeve ka bërë që bizneset të mos ndërtojnë dot kontrata dhe raporte bashkëpunimi afatgjatë. Çmimet, të cilat ngrihen vazhdimisht, u japin gjithashtu pasiguri edhe në investime afatgjatë. Të gjithë janë në pritje të një stabiliteti, qoftë kjo nga klima ndërkombëtare, por edhe nga reformat apo politikat mbështetëse të qeverisë”.

Vijon rënia e konsumit në bare dhe restorante

Konsumi edhe te lokalet dhe restorantet vijon tkurrjen. Sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, situata është ndikuar nga ulja e të ardhurave të konsumatorit, për shkak të rritjes së çmimeve të shportës.

“Kriza e rritjes së çmimeve dhe rënies së konsumit po ndihet nga të gjitha bizneset, por te baret dhe restorantet po ndihet më tepër. Xhiroja në këto subjekte është në nivelin mediokër, pasi konsumatori nuk zotëron shumë të ardhura nga rritja e çmimeve të mallrave të shportës. Në pjesën dërrmuese të subjekteve, xhiroja është e paqëndrueshme.

Një ditë mund të kenë xhiro të kënaqshme, dy ditë të tjera është me rënie. Pra ritmi i aktivitetit nuk është normal. Gjithashtu baret dhe restorantet e zonës së ish- Bllokut dhe përreth në kryeqytet prisnin një përmirësim të aktivitetit nga mbajtja e ndeshjes së Konferencës së Ligës.

Por nuk ndodhi asgjë, pasi numri i tifozëve që erdhën nga jashtë nuk ishte aq i lartë sa u deklarua. Pjesëmarrja u fry mediatikisht. Përveç kësaj, itinerari i lëvizjes të tifozëve të huaj u përcaktua me skenar nga forcat e policisë”.

Për baret dhe restorantet në bregdet, z. Jahaj thotë se ka rritje të xhiros nga sektori i turizmit. Në këto struktura, sipas tij, pritet të shtrenjtohen çmimet e shërbimeve, pasi bizneset po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. “Për strukturat në bregdet pritet të rritet numri i turistëve për fundjavë.

Në Durrës ka pasur fluks turistësh që në muajin maj, dhe kjo është pozitive për sektorin e turizmit, por edhe për baret dhe restorantet. Por tashmë në këtë sektor është problem gjetja e fuqisë punëtore.

Shumë drejtues të bareve dhe restoranteve po marrin fuqi punëtore nga jashtë. Kostoja e mbajtjes së tyre është e dyfishtë, pasi u paguhet fjetja, ushqimi dhe paga. Parashikohet që vitin e ardhshëm, shërbimi turistik të shtrenjtohet, sepse mungon fuqia punëtore”, nënvizon z. Jahaj.

Në këtë periudhë kur në lokale dhe restorante po thellohet rënia e xhiros, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve vlerëson se ndryshimet e shpeshta fiskale, përveçse nuk sjellin dobi, tregojnë se qeveria nuk arrin të mbajë një politikë fiskale apo strategji afatgjatë të qëndrueshme. “Për sa kohë që ministritë dhe ekspertët përkatës nuk marrin masa që të pyesin të gjitha grupet e interesit për ndryshimin e politikave fiskale, teknikisht asgjë të mirë nuk do të ketë për bizneset”, thotë z. Jahaj.

Rënia e konsumit në këto sipërmarrje filloi të reflektohet që në muajt shkurt-mars, kur pati rritje të çmimeve të produkteve të shportës, por edhe të lëndëve të para nga importi. Ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve shtoi presion për shtrenjtim të çmimeve në bare dhe restorante. Konsumi pati zvogëlim edhe vitin e kaluar, për shkak të pandemisë.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve nënvizuan se Covid-19 për baret dhe restorantet për vitin 2021 krijoi një model të ri të sjelljes së klientit, pasi shumica prej tyre u mësuan të konsumojnë kafene dhe vaktin kryesor në zyra dhe shtëpi dhe për këtë arsye, konsumi ra ndjeshëm.

Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël.

Biznesi i vogël, i rrezikuar nga ndryshimet fiskale

Për kryetarin e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Durrës, Alban Isteri, është shqetësuese që drafti i tatimit mbi të ardhurat godet të ardhurat e shtresës së mesme, siç janë personat e vetëpunësuar, biznesi i vogël dhe profesionet e lira që ofrojnë shërbime. Sipas tij, kjo do të ndikojë te falimenti i biznesit të vogël, duke favorizuar lulëzimin e të mëdhenjve.

“Miratimi i kësaj nisme do të ndikojë në rritjen e eksodit, sidomos të vetëpunësuarit e profesioneve të lira. Një pjesë e bizneseve të vogla të sektorit të shërbimeve të vogla do të falimentojnë ose do të rrisin çmimet, sepse kjo është një taksë e fshehur.

Për t’i mbijetuar krizës dhe barrës së rënduar tatimore, bizneset do të jenë të detyruara që, ose do të rrisin çmimet ose do të rigrupohen në bizneset e mëdha, sepse nuk do të përballojnë këtë taksë.

Tatimi mbi të ardhurat te të vetëpunësuarit dhe biznesi i vogël është i papërballueshëm. Në pamundësi për ta lënë zero këtë taksë, do të ishte më e drejtë të përcaktohej tatimi fiks për xhiron për biznesin e vogël. Të ardhurat e biznesit të vogël në buxhetin e shtetit janë në nivele të ulëta. Te këta tatimpagues është më i rëndësishëm ndikimi social për punësimin”.

Aktualisht biznesi i vogël, sipas tij, ka rënie të xhiros për shkak të tkurrjes së konsumit. “Kjo është fasha që e ka ndier më tepër rënien e konsumit. Janë në vështirësi për shkak të rritjes së lëndës së parë, që blihet tek importuesit.

Në këtë situatë, t’i vendosësh këtë taksë do të përkeqësojë klimën e të bërit biznes dhe do të ulet numri i bizneseve të vogla. Në anën tjetër, nëse do të taksohet kjo kategori, do të ketë rënie automatikisht të konsumit të përgjithshëm, sepse personat fizikë janë në numër të lartë”, thekson z. Isteri./Monitor

The post Bizneset e vogla rrezikojnë falimentimin nga taksimi i të ardhurave personale appeared first on Albeu.com.

Rikthehet taksa për biznesin e vogël? Reagon Rama: Një lajm i rremë ka marrë dhenë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një lajmi se do rikthehet taksa për biznesin e vogël.

Rama e quajti lajmin të pavërtetë dhe u shpreh se kjo gjë s’ka për të ndodhur deri më 2029.

“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike”, shkruan Rama./albeu.com/

The post Rikthehet taksa për biznesin e vogël? Reagon Rama: Një lajm i rremë ka marrë dhenë appeared first on Albeu.com.

Rithehen taksat për biznesin e vogël, zbulohet data, sa do të paguajnë për xhiron vjetore
Zbulohet projektligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, i cili vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset.

Bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre. Përjashtim nga kjo taksë do të bëjnë vetëm ata që janë të vetëpunësuar dhe nxjerrin një pagë minimale prej 40 mijë lekë të rinj në muaj.

Në bazë të fushës ku do të operojnë bizneset e vogla, qeveria do të tatojë 40% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese, 20% të tregtisë me shumicë, 30% të asaj me pakicë dhe transportit individual, 40% për baret dhe restorantet, 50% artizanët dhe 65% të të ardhurave për veprimtaritë e pavarura apo profesionet e lira.

Kush do të marrë deri në 2.4 milionë të ardhura në vit do të tatohet 13%, 23% ata që do të realizojnë 2 milionë e 401 mijë lekë deri në 24 milionë lekë në vit dhe 28% personat mbi 24 milionë lekë në vit.

Nëse një artizan realizon 60 mijë dollarë xhiro në vit, ai do të paguajë 23% taksë për 30 mijë dollarët që nuk konsiderohen shpenzim, ose 6900 dollarë në vit.

Dy shkallët tatimore të vetme që nuk do të ndryshojnë janë dividenti që tatohet 8% dhe korporatat e mëdha 15%.

Janë afro 50 mijë biznese që realizojnë xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë në vit, ndërsa si profesione të lira numërohen 80 mijë individë.

Qeveria përjashtoi në janar të vitit të shkuar biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit nga tatimi mbi fitimin dhe ata me të ardhura deri në 10 milionë nga TVSH-ja./EURONEWS.

The post Rithehen taksat për biznesin e vogël, zbulohet data, sa do të paguajnë për xhiron vjetore appeared first on Albeu.com.

“Fluturon” sërish çmimi i vajit të lulediellit, çfarë e streson biznesin e vogël
Rritet çmimi i vajit të lulediellit. Bordi i transparencës të çmimeve të shportës përcaktoi që këtë javë çmimi i shitjes të vajit me shumicë të jetë 317 lekë nga 299 lekë që ishte dhe me pakicë nga supermarketet 321 lekë për litër nga 305 lekë që u shit javën e kaluar.

Çmimi prej 321 lekë është mbajtur nga dyqanet e vogla ushqimore edhe javën e kaluar, ndërsa në supermarketeve është reflektuar çmimi sipas vendimit të mëparshëm të bordit të transparencës. Dyqanet e vogla të tregtimit të produkteve kërkojnë transparencë të vendimeve të bordit për kontrollin e çmimeve të produkteve të shportës me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg.

Akti Normativ për monitorimin e përjavshëm të çmimeve për produktet, si: miell, vaj luledielli, sheqer dhe oriz që përcakton edhe vendosjen e gjobave në masën 2 mln lekë për biznesin e tregtimit me pakicë dhe 10 mln lekë për bizneset e shumicës ka shtuar stresin te sipërmarrjet e vogla. Përfaqësues të dyqaneve me pakicë në kryeqytet të kontaktuar në terren nga “Monitor” pohuan se nuk janë në dijeni të çmimeve të miratuara nga bordi, ndërsa kërkuan që vendimet të jenë transparente, pasi për furnizimet janë të varur nga pikat e shumicës.

Bordi i transparencës për kontrollin e çmimeve të shportës mbajti të pandryshuara për dy javë në mars çmimin e tregtimit të vajit të lulediellit. Për tregtarët e shumicës çmimi i përcaktuar nga bordi i transparencës ishte 299 lekë dhe për shitjet me pakicë 305 lekë për litër.

“Marzhi i fitimit i përcaktuar nga bordi për produktin e vajit të lulediellit është shumë i ulët te biznesi i vogël. Ne furnizohemi nga pikat e shumicës të cilat na i sjellin vetë mallin në dyqan dhe për çmimin jemi në varësi të tyre. Javën e kaluar vajin e lulediellit e kemi blerë me shumicë me çmim 299 lekë për litër. Nëse do ta shesim këtë furnizim 305 lekë marzhi i fitimit është shumë i ulët, pasi edhe ne kemi taksa për të paguar. Gjoba e parashikuar në ligj në rast se e shet vajin më shtrenjtë se sa tavani do të na falimentonte direkt. Për shkak të marzhit të ulët të fitimit jam e detyruar të ul sasinë e furnizimeve. Aktualisht në dyqan disponoj 7 kuti me vaj luledielli (100 litra) dhe nuk parashikoj të bëj të tjera furnizime”, shprehet R. A drejtuesja e një dyqani ushqimore në Tiranë.

Përveç marzhit të ulët të fitimit për disa produkte të shportës çmimet e të cilave kontrollohen nga bordi i transparencës tregtarët e vegjël pohojnë se po e shesin nën kosto. Bordi i transparencës vendosi javën e kaluar që çmimi i shitjes me pakicë të miellit të ishte 95 lekë për kg. “P.sh për çmimin e miellit e paketuar që është vendosur 95 lekë/kg, nga furnizimet e disa ditëve më parë e kam blerë 100 lekë/kg. Shitjet për këtë produkt jo vetëm që më sjellin fitim, por nga shitja e miellit dal me humbje. Në këtë situatë nuk ia vlen të bësh furnizim për këtë produkt”, veçon një tjetër tregtar.

Shitja e mallit nën kosto është një shqetësim i ngritur edhe nga importuesit e vajit të lulediellit. Teksa bordi i transparencës për 2 javë rresht përcaktoi çmimin e shitjes me shumicë 299 lekë për litër, importuesit pohuan se furnizimet e tyre janë bërë me çmim 360 lekë për litër, duke përfshirë edhe pagesën e TVSH-së në zhdoganimin e mallit. Sakaq disa ditë më parë çmimi i vajit të lulediellit në tregun e huaj arriti 430 lekë për litër i ambalazhuar, përfshirë në kosto edhe TVSH-në.

Më herët në takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama përfaqësuesi i kompanisë PDF që tregton vaj të ambalazhuar Olim z. Aredi Sado tha se problematikat me çmimet do të vijojë, pasi tregut botëror i mungon 80% e farës të lulediellit që prodhohet nga Ukraina dhe Rusia. “Problematika e vajit do të vazhdojë dhe kjo vjen për shkak të çmimeve. Çmimet e vajit sot në Greqi janë 4,5 euro për litër. Kjo po ndodh në Itali, Francë, Gjermani dhe vende të tjera. Edhe sasitë e furnizimeve janë të limituara nga vendet europiane”, nënvizoi ai.

Për problematikën me furnizimet me vajin e lulediellit importuesit e vajit pohuan se miratimi i garancisë sovrane për kreditimin e furnizimeve të vajit të lulediellit do të ndihmojë në krijimin e rezerva të mëdha për këtë produkt. Akti Normativ përcakton se të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit./Monitor/

The post “Fluturon” sërish çmimi i vajit të lulediellit, çfarë e streson biznesin e vogël appeared first on Albeu.com.

Rama publikon tabelën: Në Shqipëri zero TVSH për biznesin e vogël (FOTO LAJM)
Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri TVSH-ja për biznesin e vogël është zero.

Komentet Rama i ka bërë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, teksa ka publikuar një tjetër tabelë, ku tregon se në Shqipëri TVSH për biznesin e vogël është zero.

Krah fotografisë, Rama shkruan se ky është një tjetër tregues se si qeveria po e mbron dhe do të mbrojë biznesin familjar.

Në tabelën e publikuar nga kreu i qeverisë shihet se në rajon vetëm Shqipëria e ka zero tvsh-në për biznesin e vogël, ndërkohë që më të lartin e ka Mali i Zi, ku bizneset paguajnë 21%.

Postimi i Ramës:

Ja edhe ngarkesa e TVSH mbi biznesin e vogël, të cilin do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit të energjisë, siç po mbrojmë të gjitha familjet po ashtu, si askund tjetër për hir të së vërtetës���/albeu.com/

The post Rama publikon tabelën: Në Shqipëri zero TVSH për biznesin e vogël (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Rama flet me shifra: Sot 2400 biznese më shumë se para mbylljes dramatike nga pandemia (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.

Rama ka deklaruar se sot janë 2400 biznese të vogla më shumë se para mbylljes totale nga pandemia.

Sipas Ramës, rol të rëndësishëm në rritjen e kësaj shifre ka luajtur dhe mbështetja që u është dhënë bizneseve të vogla gjatë pandemisë.

“Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e të gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia. Në tetor të 2021 janë 2400 biznese më shumë sesa përpara mbylljes nga pandemia. Patjetër që ka pasur biznese që kanë mbyllur aktivitetin, është normaliteti i këtij sistemi që kemi zgjedhur, por ka pasur dhe nga ata që kanë hapur, madje më shumë ka nga ata që kanë hapur. 2400 biznese të vogla më shumë, me siguri ka luajtur rol edhe mbështetja që u dhamë bizneseve të vogla gjatë pandemisë, duke ua hequr lakun nga fyti, pa qenë në kthetrat e falimentimit”, është shprehur Rama.albeu.com/

The post Rama flet me shifra: Sot 2400 biznese më shumë se para mbylljes dramatike nga pandemia (VIDEO) appeared first on Albeu.com.