bislimi Archives - Albeu.com

Gazeta “NZZ” zbulon takimet e fshehta të Bislimit me Gjuriqin në Solothurn të Zvicrës: Vite të tëra s’u mor vesh asgjë
Ditën e sotme, gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” – NZZ, ka publikuar një artikull në të cilin zbulohet se shteti Zviceran, ka organizuar takime joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç shkruan gazeta zvicerane, në këto takime ka marrë pjesë zv.kryeministri dhe kreu i ekipit negociator, Besnik Bislimi, dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq, transmeton Gazeta Express.

NZZ, raporton se për vite me radhë nuk është zbuluar asgjë rreth këtyre bisedimeve joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndonëse ka pasur disa raportime nga vetë NZZ në vitin 2022 për takime politikanësh në qytetin e Solothurn në Zvicër.

Gjithashtu, edhe gazeta “Blick” ka raportuar në nëntor 2025.

“Megjithatë, deri më tani nuk dihej publikisht në Zvicër se ministrat nga të dyja palët merrnin pjesë rregullisht. Sipas disa burimeve, midis tyre ishin zv.kryeministri kosovar Besnik Bislimi, i cili është përgjegjës për negociatat me Beogradin, dhe Ministri i Jashtëm serb dhe ish-ambasadori në SHBA, Marko Gjuriq”, raporton NZZ, transmeton Gazeta Express.

Se këto takime janë organizuar, e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës. Roland Salvisberg nga MPJ e Zvicrës, ka treguar se këto takime organizohen dy tre herë në vit.

“Dialogu që nga fillimi ka pasur për qëllim lehtësimin e shkëmbimeve midis figurave kryesore nga të gjitha partitë kryesore serbe dhe kosovare”, thotë Roland Salvisberg, kreu i seksionit përgjegjës në Divizionin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut të FDFA-së.

Ai ka sqaruar se në këto takime, secila palë vendos në mënyrë të pavarur se kë të dërgojë.

Në këto takime joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka marrë pjesë edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Nga MPJ e Zvicrës, kanë thënë se këto janë negociata plotësuese të atyre që drejtohen nga Bashkimi Evropian./GazetaExpress

The post Gazeta “NZZ” zbulon takimet e fshehta të Bislimit me Gjuriqin në Solothurn të Zvicrës: Vite të tëra s’u mor vesh asgjë appeared first on Albeu.com.

Bislimi për “Zërin e Amerikës”: Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës tregon se Beogradi nuk do normalizimin
Zv/Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi thotë se Serbia qëndron pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit dhe për këtë arsye nuk do të ishte e logjikshme që të bëhej pjesë e hetimit të krimit. Megjithëse Beogradi ka mohuar të ketë pasur rol në shpërthimin që ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, zoti Bislimi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se “të gjitha informacionet që kemi çojnë në vetëm një adresë”. Sipas zv/Kryeministrit, i cili është edhe kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ky incident i fundit rikonfirmon se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe se vetëm ajo është përgjegjëse për ngecjen, pavarësisht nga kritikat perëndimore ndaj të dyja palëve.

Zëri i Amerikës: Tensionet janë shtuar për shkak të shpërthimit të javës së kaluar. Megjithëse qeveria e Kosovës fajësoi Serbinë se qëndron prapa shpërthimit, Serbia vetë e ka mohuar një gjë të tillë. A do të ishte Kosova e gatshme që të pranonte bashkëpunimin e Serbisë për hetimin e këtij shpërthimi, kësaj çështjeje?

Besnik Bislimi: Do të ishte e palogjikshme që në këtë fazë adresa kryesore të cilës i atribuohet krimi, të bëhej pjesë e hetimit të krimit. Prandaj mendoj që është e pamundur që hetuesit nga Serbia të bëhen pjesë e hetimeve. Për këtë moment nuk ka nevojë. Institucionet tona kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtarisht, por jo nga Serbia.

Zëri i Amerikës: Akoma nuk është arritur një përfundim në fakt se kush qëndron pas këtij shpërthimi…

Besnik Bislimi: Tani duhet të kujdesemi që sulmi terrorist që ka ndodhur në kanalin e ujitjes, apo të ujësjellësit, në Ibër Lepenc, të mos bëhet një test i aftësisë së Kosovës për ta dëshmuar kryesin e krimit, edhe e aftësisë së Serbisë për të kryer një krim perfekt. Të gjitha informacionet që kemi çojnë në vetëm një adresë dhe mendoj që do të ishte e palogjikshme që tash të merremi me atë nëse ka dëshmi të mjaftueshme, apo jo. Ajo që është me rëndësi, është të analizohet se cili ka qenë qëllimi primar i këtij sulmi. A ka qenë vetëm dëmtimi i kanalit, apo ka qenë synimi që kjo të shkatërrohet në tërësi, që pastaj të pamundësohet furnizimi me energji elektrike, me ujë dhe me komunikime? Apo ka qenë vetëm synimi që të dërgohet sinjali se Serbia ka ende potencial për të destabilizuar Kosovën dhe kjo pastaj të përdoret për të rritur fuqinë negociuese të tyre në Bruksel.

Zëri i Amerikës: Zoti Bislimi, a keni kërkuar ndihmë ndërkombëtare për hetimin e këtij incidenti, e këtij shpërthimi?

Besnik Bislimi: Institucionet e policisë kanë kërkuar bashkëpunim me segmente të caktuara ndërkombëtare, por duhet të kuptojmë edhe natyrën e krimit. Sulmi terrorist ka ndodhur në kanalin që sjell ujë. Do të thotë që edhe shpërthimi ka ndodhur aty dhe rrjedhimisht do të jetë e vështirë që në vendin e krimit të gjenden dëshmi të caktuara. Dëshmitë që ne kemi kanë të bëjnë me komunikimet që kanë ndodhur përpara sulmit dhe ndoshta pas saj, që pastaj kërkojnë një natyrë tjetër të forensikës.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi do të ketë mendoni ju një ngjarje e tillë tek procesi i përgjithshëm i negociatave, i bisedimeve?

Besnik Bislimi: Tani, sinjalet që për ne janë me rëndësi është që nuk kemi të bëjmë (thjesht) me një akt terrorist, por pjesë e një plani më të gjerë, të cilat dëshmojnë që Serbia ka axhenda të tjera. Do të thotë që Serbia nuk është e interesuar për normalizim të raporteve. Paraqitja në Bruksel, Serbisë i shërben vetëm për të vazhduar thithjen e fondeve financiare nga Bashkimi Evropian, të cilat pastaj kombinohen me ndikimin pro-rus. Por në bisedimet për dialog, pjesëmarrja e Serbisë është vetëm pro forma, dhe kontributi i tyre i vetëm në Bruksel është pastaj konferenca për shtyp të cilën e organizojnë pas takimeve, ku tregojnë për konstruktivitetin e tyre dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Por në fakt, kjo pjesëmarrje ka qenë fallco gjithmonë, sepse nuk ka asnjë rast përgjatë këtyre tre viteve ku unë të kem parë edhe minimumin e konstruktivitetit të palës serbe, apo minimumin e gatishmërisë për të ndërmarrë ndonjë hap që të paktën na çon më tutje, pak drejt normalizimit.

Zëri i Amerikës: Në fakt, kritikat e ndërkombëtarëve kanë qenë ndaj të dyja palëve, për sa i takon vullnetit për këto bisedime, për këto negociata, por qoftë edhe veprimeve të ndryshme të palëve, lidhur me marrëveshjet…

Besnik Bislimi: Ka qenë një qasje në Bruksel që për të ecur tutje me normalizimin na duhen të dyja palët dhe çfarëdo tentative që njëra palë të apostrofohet si palë përgjegjëse, mund të ndikojë negativisht në gatishmërinë e kësaj pale për të marrë pjesë. Dhe në këtë kuadër të kësaj, në mungesë të vullnetit që të indentifikohet pala bllokuese, Bashkimi Evropian ka preferuar pastaj që ta ndajë fajësinë mes palëve, por joformalisht dihet qartë që kush është pala që bllokon dhe kush është pala që është konstruktive dhe ofron alternativa. Për shembull, për secilën iniciativë të Brukselit, pala kosovare ka ofruar propozimet e saj konstruktive. Të marrim si shembull edhe diskutimet që kemi bërë për planin e sekuencimit. Kemi deri më tani dhjetë drafte të përgatitura nga zyra e zotit Lajçak. Në këto dhjetë drafte kemi dhjetë komente të palës kosovare, por zero komente të palës serbe. Kjo tregon se cila palë ka qenë aktive në gjetjen e zgjidhjes, se cila ka qenë aktive në bllokimin e zgjidhjeve.

Zëri i Amerikës: Më 17 dhjetor është edhe takimi i radhës i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me të dërguarin Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë. Në këto kushte që përshkruani ju, cilat janë pritshmëritë e këtij takimi të ardhshëm?

Besnik Bislimi: Takimi i datës 17 dhjetor nuk është se mund të prodhojë, që duhej të prodhonte pritje, qoftë në Bruksel qoftë në Prishtinë apo në Beograd. Ai po ndodh në një moment kritik për tre arsye. E para, kemi sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit. Kemi ardhjen e figurave të reja në Komision, të cilat do të jenë përgjegjëse për dialogun. Dhe kemi shkuarjen e zotit Lajçak, i cili e përfundon mandatin si emisar. Rrjedhimisht, kjo nuk është periudha më e mirë për të nisur diçka më të madhe, por edhe me gjasë nuk ka edhe gatishmëri nga pala serbe që të merremi seriozisht me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit implementues të Ohrit, të vitit 2023.

Zëri i Amerikës: Në kushtet e ndryshimeve politike ndërkombëtare, do të kemi një administratë të re këtu në Uashington në janar, drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë ndryshuar, si e parashikoni ecurinë e marrëdhënieve me administratën e re të zotit Trump, ndërkohë që duhet të theksojmë që edhe gjatë kohës së zotit Biden marrëdhëniet nuk ishin dhe aq të mira, le të themi…

Besnik Bislimi: Fillimisht, le të themi që në Evropë kemi më shumë qartësi për momentin, për arsye se figurat kryesore të cilat do të kenë në tavolinë edhe çështjen e Kosovës janë të ditura. Zonja Kaja Kallas, si përfaqësuese e lartë e cila do të ketë përsipër edhe portofolin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe kemi zonjën Marta Kos, e cila do të merret me politikën e zgjerimit. Ajo që mungon është vetëm emri i falicitatorit të ri, apo përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata është ende në kompletim e sipër. Ende ato figura që mund të merren me Kosovën, ose rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk janë të ditura. Unë nuk do të isha pajtuar me konstatimin se raportet me administratën e Presidentit Biden nuk kanë qenë të mira…

Zëri i Amerikës: …sipas komenteve të vetë zyrtarëve të administratës së zotit Biden.

Besnik Bislimi: …tash unë nuk mund të flas në bazë komenteve. Mund të flas në bazë të asaj që është thënë nëpër takime. Mendoj që nëpër takime në vazhdimësi është njohur qëndrimi pro-amerikan edhe i qeverisë së Kosovës. Madje ka pasur raste kur është konstatuar që qëndrimi pro-amerikan dokumentohet përmes promovimit të vlerave për të cilat qëndron Amerika, që kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies, luftimin e krimit dhe korrupsionit, politika këto të cilat qeveria Kurti i ka bërë më së miri./VOA

The post Bislimi për “Zërin e Amerikës”: Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës tregon se Beogradi nuk do normalizimin appeared first on Albeu.com.

Kosova i ankohet OKB-së për kërcënim nga Serbia! ​Bislimi takon ndihmëssekretarin e OKB-së: Vuçiç fluturon avionët MIG 29 përreth kufirit
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenča.

Përgjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi atë me situatën në vend e rajon, objektivat e Qeverisë dhe të arriturat në tri vitet e fundit.

Ai theksoi se vendi po avancon e zhvillohet me ritëm të shpejtë, pavarësisht barrierave me të cilat po përballemi. Sipas të dhënave më të fundit dhe nga ASK-ja, tremujori i parë i këtij viti ka shënuar rritje ekonomike në nivelin 5.62%. Edhe projeksionet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitet e ardhshme, si dhe rankimet ndërkombëtare të Kosovës në shumë fusha, qëndrojnë si dëshmi e progresit të vendit tonë.

Bislimi shtoi se rritja e BPV-së, rritja e punësimit, sundimi i ligjit, integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, janë synime qenësore për Qeverinë.

“U diskutua dhe mbi procesin e dialogut, ku zëvendëskryeministri e njoftoi Ndihmës Sekretarin Jenča me zhvillimet e fundit, duke shprehur konstruktivitetin dhe angazhimin e vazhdueshëm të palës sonë në këtë proces, i cili fatkeqësisht është përballur me destruktivitetin dhe mungesën e vullnetit e gatishmërisë për hapa tutje e zbatim të marrëveshjeve nga ana e palës tjetër”

Mbi qasjen destruktive dhe kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën, Bislimi rikujtoi se, fqinji ynë verior ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, në vazhdimësi mban ushtrime e stërvitje të mëdha ushtarake pak kilometra larg kufirit me shtetin tonë dhe fluturon avionët luftarakë MIG 29 përreth kufirit”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

Ndihmës Sekretari Jenča po zhvillon një tur ballkanik, ndalesë e radhës e së cilës është vendi ynë, ku do të qëndrojë në një vizitë dy ditore.

The post Kosova i ankohet OKB-së për kërcënim nga Serbia! ​Bislimi takon ndihmëssekretarin e OKB-së: Vuçiç fluturon avionët MIG 29 përreth kufirit appeared first on Albeu.com.

Çështja e dinarit, Bislimi takohet sot me Petar Petkoviç në Bruksel
Kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, do të takohet sot me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, në Bruksel, ku do të diskutohen ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër lidhur me çështjen e dinarit.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të zhvillojnë raundin e dytë të takimeve në Bruksel të ndërmjetësuar nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, lidhur me çështjen e dinarit.

Mbajtjen e këtij takimi e bëri të ditur vetë Lajçak më 19 mars, pas takimit që ishte zhvilluar mes kryenegociatorëve në kryeqendrën evropiane.

Ai tha se diskutimet ishin përqendruar rreth çështjeve urgjente në agjendën e dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës dhe zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas tij, si në Prishtinë, po ashtu në Beograd ka nënvizuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes pa vonesë dhe ka trajtuar çështjet urgjente që prekin dialogun.

Ky ishte takimi i dytë që u organizua nga BE-ja për çështjen e dinarit.

Një raund i negociatave ndërmjet ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, u zhvillua më 27 shkurt në kryeqendrën evropiane, por përfundoi pa rezultate konkrete.

Kosova refuzoi që të përfaqësohet në nivel politik, sepse konsideroi që dinari nuk duhet të jetë temë në procesin e dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, garantoi këtë javë se nuk do të pranojë propozime që dalin jashtë kornizës rregulluese të BQK-së.

“Shikoni, është një proces që po vazhdon dhe propozime ka, disa. Por, nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që shkojnë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”, tha Kurti.

E ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, shtoi se është e rëndësishme që të ndryshohet mënyra e zbatimit të kësaj rregulloreje.

“Siç tha kolegu im javën e kaluar, Gabriel Escobar ne jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme dhe mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

The post Çështja e dinarit, Bislimi takohet sot me Petar Petkoviç në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Qeveria e Kosovës jep detaje nga takimi Bislimi-Hovenier
Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje nga takimi i sotëm ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Në një komunikatë për media thuhet se në takim u bisedua rreth diskutimit të djeshëm të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Bislimi e informoi ambasadorin Hovenier mbi atë se çfarë u trajtua në këtë takim, fokus i së cilës ishte Marrëveshja Bazike dhe Aneksi Implementues i Ohrit dhe formalizimi sa më i hershëm.

Ai shtoi se për “ne marrëveshja është valide në tërësinë e saj”, gjë të cilën siç thuhet në komunikatë, ambasadori Hovenier e konfirmoi nga pozicioni i tij. Njëkohësisht, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin se delegacioni i palës serbe ritheksuan gjatë takimeve të djeshme qëndrimin e Serbisë kundër zbatimit të marrëveshjes dhe rrjedhimisht edhe formalizimit të saj. Sa i përket rregullores së BQK-së, Bislimi e informoi ambasadorin që diskutimi nuk është zhvilluar rreth dinarit apo rregullores, e cila nuk është çështje për diskutim apo kontestim, por rreth mënyrës së zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Në takim u trajtuan edhe tema të tjera që janë diskutuar dje në Bruksel, duke përfshirë artefaktet që Serbia duhet t’i kthejë Kosovës, si dhe shkeljet që po i bëjnë në disa marrëveshje si ajo e energjisë dhe telekomunikacionit, apo në rastin e tentimeve të vazhdueshme të bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, për çka ambasadori Hovenier shprehu qëndrimin e SHBA-së kundër tentativave të tilla.

Sot pas takimit me Bislimin, ambasadori amerikan kërkoi të ndryshohet mënyra e zbatimit të Rregullores së BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb. Ai tha se Bislimi nuk i ka treguar propozimet e Kosovës për çështjen e dinarit, pasi ka thënë se Qeveria po punon në to, derisa është shprehur optimist edhe për takimin e paralajmëruar për javën e ardhshme.

Hovenier gjithashtu tha se ka parë shenja pozitive nga takimi që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur të martën në Bruksel, teksa iu përgjigj edhe kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ku nënvizoi se Kosova ka garanci të mëdha të sigurisë, pasi NATO është e gatshme të përgjigjet nëse është nevoja. Pas takimit një ditë më parë në Bruksel, Kosova dhe Serbia do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, deri më 22 mars, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve.

The post Qeveria e Kosovës jep detaje nga takimi Bislimi-Hovenier appeared first on Albeu.com.

Takimi Kosovë- Serbi në Bruksel, Lajçak pret kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviç
Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndërmjetësuesi evropian Miroslav Lajçak priti kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa më vonë do të takojë edhe delegacionin e Serbisë të kryesuar nga Petar Petkoviç.

Ndërkaq takimi i përbashkët  trepalësh nuk është ende i sigurt  nëse do të ndodhë.

Një ndër çështjet  kryesore që do të diskutohet  është ndalimi i dinarit serb nga Banka Qendrore e Kosovës,vendim ky që ka rritur  tensionet mes Prishtinas e Beogradit.

Kjo çështje ka përkeqësuar marrëdhëniet edhe mes Qeverisë së Kosovës e bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë prej vitesh merr pagesa në dinar nga buxheti i Serbisë. Vendet e perëndimit i kanë kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Negociatat në Bruksel vijnë pas paralajmërimeve të zyrtarëve evropianë për rritje të presionit ndaj të dyja palëve.

The post Takimi Kosovë- Serbi në Bruksel, Lajçak pret kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviç appeared first on Albeu.com.

Lajçak vizitë në Kosovë, pritet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi
Ditën e sotme, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë.

Lajçak do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Takimi i Bislimit dhe Lajçakut, do të zhvillohet rreth orës 09:30.

“Pika kryesore e agjendës sime në Bruksel javën e kaluar ishte takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e përgjigjeve për pyetjet e hapura për vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme – më konkretisht çështjen e ndihmës së Serbisë për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Përshëndeta angazhimin e të dy delegacioneve për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për komunitetet e prekura. Takimi ishte një hap i parë i rëndësishëm; megjithatë, mbeten shumë pyetje politike dhe do të nevojiten bisedime shtesë në ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

The post Lajçak vizitë në Kosovë, pritet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi appeared first on Albeu.com.

Bislimi dhe Lajçaku bisedojnë për një sërë temash të dialogut
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u takuan të hënën në Vjenë për të diskutuar për një varg çështjesh në lidhje me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, në vëçanti për nevojën e zbatimit të menjëhershëm të një marrëveshjeje mes dy vendeve fqinje për normalizimin e marrëdhënieve.

Lajçaku shkroi të hënën pasdite në rrjetin social X se u pajtua me Bislimin se zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë “është urgjencë”.

Ai iu referuar Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin e saj, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit të kaluar gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Marrëveshja nuk është zbatuar asnjëherë, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që ato ta zbatojnë atë.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Bislimi tha të hënën pas takimit në Vjenë se bisedoi me të dërguarin e bllokut për dialogun edhe për qëndrimin e Serbisë së nuk do të zbatojë pjesë të marrëveshjes.

“U ngritën edhe çështje tjera urgjente për zbatim të plotë dhe pakushte të Marrëveshjes Bazike.. si dhe [biseduam për] letrën e Beogradit për tërheqje nga marrëveshja”, shkroi Bislimi në X.

Në fund të vitit të kaluar, Serbia, përmes një dokumenti tha se, nuk e ka ndër mend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, duke e shqetësuar bllokun evropian, i cili tha se marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht të detyrueshëm për palët.

Bislimi tha se temë bisedimesh të hënën ishin edhe udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji dhe lëviza e lirë.

Marrëveshja për Energjinë filloi të zbatohet në fillim të këtij viti, kur Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) njoftoi se nga 1 janari në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ka nisur të regjistrohet energjia elektrike e shpenzuar, dy vjet pasi Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ai gjithashtu tha se ia përsëriti të dërguarit të BE-së qëndrimin e Kosovës së njohja e pasaportës së lëshuar nga Serbia për serbët e Kosovës do të kishte ndikim të keq në integrimin e tyre në vend.

“E theksova se shtyrja para e propozimin për njohjen e pasaportave të jashtëligjshme të lëshuara nga Serbia ka ndikim negativ në procesin e integrimit dhe e dëmton rëndë dialogun”, tha ai.

Komisioni Evropian tha javën e kaluar se pret që në procesin e përbashkët ndërinstitucional në Bashkim Evropian të miratohet kërkesa e tij që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës.

Në prill të vitit të kaluar, KE-ja kishte theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën – i cili hyri në fuqi më 1 janar – vlente vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës dhe jo për ata qytetarë që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Por, tani komisioni dëshiron që edhe serbët e Kosovës me pasaporta serbe të mundë të udhëtojnë pa viza sa më parë, pasi më 16 nëntor propozoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të vlejë edhe për ata.

The post Bislimi dhe Lajçaku bisedojnë për një sërë temash të dialogut appeared first on Albeu.com.

Bislimi i prerë: Kosova nuk do të shpallë zgjedhjet në veri, pa u hequr masat ndëshkuese nga BE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Bislimi tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe terheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.

Edhe pse më herët, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se organizimin e zgjedhjeve e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe se diçka e tillë mund të bëhet përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e qytetarëve që janë në listën votuese, të cilët mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja, Bislimi tha se nuk është i sigurt që ekziston një bazë e përshtatshme ligjore për shpalljen e tyre.

“Është problem i brendshëm i Kosovës për cilin nuk ka dakordim se a mjafton udhëzim adminsitrativ, apo duhet ligj”, tha ai.

Dorëheqja eventuale e kryetarëve do të çonte komunat në zgjedhje të parakohshme, mirëpo sipas Bislimit, Qeveria, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kërkojë një gjë të tillë nga kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, që janë nga kjo parti.

Kryetarët e dy komunave tjera, Zveçan e Zubin Potok, janë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. /REL/

The post Bislimi i prerë: Kosova nuk do të shpallë zgjedhjet në veri, pa u hequr masat ndëshkuese nga BE appeared first on Albeu.com.

Dialogu Kosovë – Serbi, Bislimi dhe Petkoviç sot në Bruksel
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi sot ndodhet në Bruksel për takimin e radhës të dialogut.

Dje Bashkimi Europian ka dalë me një njoftim për këtë takim, duke zbuluar agjendën.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se sot emisari Miroslav Lajçak, do të presë palët dhe se fokusi i bisedës do të jetë zbatimi i marrëveshjes dhe shtensionimi i situatës.

“Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kuadër të dialogut të lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Tëitter.

Nga Qeveria e Kosovës dje kanë konfirmuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e radhës të dialogut.

“Mund të konfirmoj që nesër janë takimet e radhës të procesit të dialogut. Zëvendëskryeministri do të jetë atje, në Bruksel”, tha këshilltari për media i Bislimit Klisman Kadiu për Gazetën Express.

Takimi mes dy kryenegociatorëve ishte pjesë e një dakordimi mes Kosovës dhe BE-së, të cilat bënë një marrëveshje për shtensionimin e situatës.

Në pikën katër të kësaj marrëveshje thuhej se “BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”./express

The post Dialogu Kosovë – Serbi, Bislimi dhe Petkoviç sot në Bruksel appeared first on Albeu.com.