bishta sëpatash Archives - Albeu.com

Gjykata e Hagës: 303 të ndaluar u torturuan me varje, rrahje dhe mjete metalike
<html><head></head><body>

Varja me kokë poshtë, përleshjet e detyruara mes të burgosurve dhe rrahjet deri në humbjen e vetëdijes ishin ndër format e torturës të konstatuara nga Trupi Gjykues.

Në përmbledhjen e aktgjykimit, Trupi Gjykues në Hagë paraqiti mënyrën se si ishin torturuar dhe trajtuar mizorisht personat e mbajtur në vende ndalimi nën kontrollin e pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas dokumentit, 348 persona u trajtuan mizorisht dhe 303 prej tyre iu nënshtruan torturës. Në kuptimin juridik, Gjykata shqiptoi fajësi për torturimin e 303 personave, si dhe, veçmas, për trajtimin mizor të 49 personave.

Personat e ndaluar mbaheshin në ish-shkolla, bodrume, stalla dhe objekte të tjera që nuk ofronin kushte të përshtatshme. Në shumë raste, hapësirat ishin tepër të ngushta krahasuar me numrin e njerëzve të vendosur në to.

Një pjesë e madhe e tyre detyroheshin të flinin mbi dysheme betoni, kurse disa qëndronin në baltë apo mes jashtëqitjeve njerëzore dhe shtazore. Në disa prej vendeve të ndalimit, ushqimi mungonte për ditë të tëra, ndërsa nuk siguroheshin as ujë, trajtim mjekësor dhe kushte minimale higjienike.

Gjykata vërtetoi se të ndaluarit goditeshin në mënyrë të përsëritur me kondakë pushkësh, shkopinj, hunj druri, bishta sëpatash, shufra metalike dhe kabllo elektrike.

Disa prej tyre lidheshin nga këmbët dhe liheshin të varur me kokën poshtë përpara se të rriheshin. Persona të tjerë detyroheshin të përlesheshin me njëri-tjetrin.

Goditjet vazhdonin deri në atë pikë sa viktimat nuk arrinin më të qëndronin në këmbë, mezi merrnin frymë ose humbnin ndjenjat. Plagët e marra gjatë këtyre rrahjeve u shkaktuan vdekjen disa personave.

Disa viktimave u shkuleshin thonjtë, ndërsa të tjera pësuan fraktura në duar, këmbë, kyçe dhe brinjë. Kishte gjithashtu persona që humbën dhëmbët ose që mbetën me shenja të përhershme.

Përveç dhunës fizike, Trupi Gjykues konstatoi se ishte ushtruar edhe torturë psikologjike. Të ndaluarit detyroheshin të dëgjonin britmat e atyre që rriheshin, përballeshin me simulime ekzekutimi dhe kërcënoheshin me vdekje.

Në raste të caktuara, ata u detyruan të varrosnin trupat e të ndaluarve të tjerë. Në një rast, trupi i një personi që kishte kryer vetëvrasje u la i varur brenda dhomës, në mënyrë që të shihej nga personat e tjerë të ndaluar.

Sipas përfundimeve të Gjykatës, këto veprime synonin nxjerrjen e informacioneve ose rrëfimeve, si dhe ndëshkimin, frikësimin, detyrimin apo diskriminimin e viktimave mbi baza politike dhe etnike.

Vendimi është dhënë në shkallën e parë dhe ndaj tij mund të paraqitet ankesë. Të dhënat janë pjesë e përmbledhjes zyrtare.

</body></html>

The post Gjykata e Hagës: 303 të ndaluar u torturuan me varje, rrahje dhe mjete metalike appeared first on Albeu.com.