Bisedimet për zbatimin e planit evropian duhet të fillojnë menjëherë Archives - Albeu.com

Escobar: Bisedimet për zbatimin e planit evropian duhet të fillojnë menjëherë
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e cilësoi sot hap të rëndësishëm pajtimin e Kosovës dhe Serbisë me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Escobar tha të martën një konferencë me gazetarë se pas pajtimit të një natë me parë palët duhet të fillojnë menjëherë diskutimet për zbatimin e propozimit evropian por edhe përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Qëndrimi ynë është se ajo marrëveshje është ndërkombëtare, ligjërisht e detyrueshme që duhet të zbatohet. Kjo kërkesë është në marrëveshjet e Brukselit, në këtë marrëveshje, në qëndrimet e Këshillit Evropian dhe është pjesë e politikës amerikane”, tha zoti Escobar, duke nënvizuar se Asociacioni duhet të zbatohet asisoj që të paraqesë fitore për të dyja palët, por që nuk bie ndesh me kushtetutën e Kosovës dhe funksionalitetin e saj.

“Jam i bindur qe me këtë marrëveshje bazë, me pajtimin e djeshëm Kosova e ka kuptuar që kjo duhet të përmbyllet. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha ai.

Zoti Escobar tha se marrëveshja bazike për të cilën palët u pajtuan dje, vendos kushtet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre duke shfaqur besimin se marrëveshja do të zbatohet.

“Shpresoj shumë dhe pritjet tona janë të larta për këtë marrëveshje. Ajo që është e re është jo vetëm serioziteti i të dyja qeverive por edhe partnerëve evropiane që kjo të ndodhë në hijen e një prek krizave më të mëdha që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha zoti Escobar.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan të hënën për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, që do të kërkojë me shumë bisedime.

Në propozim nuk përfshihet njohja e ndërsjellë, ndonëse kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.

“Propozimi evropian nuk është për njohjen reciproke, por për normalizim. Pse ne e mbështesim këtë propozim tani, nuk nënkupton se ne nuk besojmë në idenë që për të qenë një rajon i shëndetshëm të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet ta njohin njëri tjetrin”, tha zoti Escobar./VOA/

The post Escobar: Bisedimet për zbatimin e planit evropian duhet të fillojnë menjëherë appeared first on Albeu.com.