bisedime Archives - Albeu.com

Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se negociatat për Groenlandën kanë filluar dhe shprehu shpresë për një “marrëveshje të mirë”, si për Uashingtonin ashtu edhe për Evropën.

“Kemi filluar negociatat”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse kishte qenë në kontakt me udhëheqësit evropianë në lidhje me Groenlandën.

“Mendoj se do të jetë një marrëveshje e mirë për të gjithë, një marrëveshje shumë e rëndësishme, në fakt, nga pikëpamja e sigurisë kombëtare – një marrëveshje shumë, shumë e rëndësishme. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje atje”, deklaroi ai.

Sipas Trump, është arritur konsensus për çështje të shumta, dhe Evropa gjithashtu dëshiron që SHBA-të të arrijnë një marrëveshje.

Më 21 janar, pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se kishin dalë skicat e një marrëveshjeje për Groenlandën.

Sipas Axios, draft-marrëveshja që Rutte i propozoi Trump-it përcakton ruajtjen e sovranitetit të Danimarkës mbi Groenlandën dhe përditësimin e kushteve të marrëveshjes së vitit 1951 për mbrojtjen e ishullit. Kjo do t’i lejonte SHBA-së të krijonte baza ushtarake dhe “zona mbrojtëse” atje nëse NATO e konsideron të nevojshme.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi më vonë se Rutte nuk kishte autoritet për të zhvilluar negociata të tilla në emër të Danimarkës.

Ajo gjithashtu, vuri në dukje se procesi i negociatave ishte rikthyer në “rrugën tradicionale” të përpjekjeve diplomatike.

The post Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’ appeared first on Albeu.com.

SHBA vendosi tarifa 50% për importet nga India, Modi njofton bisedime me Putin dhe Xi Jinping
Kryeministri indian Narendra Modi, tha të enjten se do të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping në Tianjin të Kinës.

Modi do të vizitojë Kinën të shtunën për takimin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Në një postim në X, Modi tha se India ka luajtur “një rol aktiv dhe konstruktiv” në SCO.

“India do të vazhdojë të punojë me anëtarët e SCO-së për të adresuar sfida të ndryshme të përbashkëta”, tha ai.

“Unë gjithashtu do të takohem me Presidentin Xi Jinping, Presidentin Putin dhe udhëheqës të tjerë gjatë Samitit”.

SCO është një bllok ndërkombëtar sigurie që u krijua në vitin 2001 nga Kina, Rusia, Taxhikistani, Kirgistani, Kazakistani dhe Uzbekistani.

India dhe Pakistani u bënë anëtarë të plotë në korrik 2023. Grupi tani ka 10 anëtarë, përfshirë Iranin dhe Bjellorusinë.

Vizita e Modit në Kinë, vjen në një kohë kur marrëdhëniet Indi-SHBA janë të tensionuara, për shkak të tarifave prej 50% të Uashingtonit mbi importet indiane.

SHBA-të i vendosën Indisë tarifa prej 25% në fillim të gushtit, pasi bisedimet për një marrëveshje tregtare dështuan.

Një tjetër tarifë prej 25% iu vendos Nju Delhit si penalizim këtë javë, pasi India refuzoi të ndalonte blerjen e naftës ruse.

Marrëdhëniet e Nju Delhit me Pekinin, kanë qenë në përmirësim që nga tetori i vitit 2024, kur Modi dhe Xi zhvilluan bisedime në kuadër të samitit të BRICS në Kazan.

Marrëdhëniet u tendosën pas një përplasjeje kufitare në vitin 2020 që mori jetën e ushtarëve nga të dyja palët.

Kina ka mbështetur fuqimisht Indinë lidhur me tarifat e SHBA-së. “SHBA-të kanë vendosur tarifa deri në 50% ndaj Indisë dhe po kërcënojnë të vendosin më shumë”, tha javën e kaluar ambasadori i Kinës në Nju Delhi, Xu Feihong. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë. Përballë akteve të tilla, heshtja ose kompromisi vetëm sa e trimëron ngacmuesin. Kina do të qëndrojë fort në krah të Indisë”.

Zyrtarë të lartë nga Moska, Pekini dhe Nju Delhi, kanë folur gjithashtu për ringjalljen e formatit trepalësh Rusi-Indi-Kinë (RIC), sipas të cilit takohen ministrat e jashtëm të tre vendeve.

The post SHBA vendosi tarifa 50% për importet nga India, Modi njofton bisedime me Putin dhe Xi Jinping appeared first on Albeu.com.

SHBA, Ukraina dhe Arabia Saudite në tryezën e bisedimeve, çfarë pritet?
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të shkojë në Xhedah të Arabisë Saudite, të hënën (10 mars) për bisedimet SHBA-Ukrainë, ndërsa Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës Rusi-Ukrainë.

Në Xhedah, zoti Rubio do të takohet gjithashtu me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman Al Saud për të diskutuar mbi rrugët mënyrat për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Sipas Departamentit të Shtetit, Sekretari Rubio “nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe theksoi se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar një paqe të qëndrueshme” në një telefonatë të premten me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Më pas, një delegacion diplomatik dhe ushtarak ukrainas i kryesuar nga shefi i shtabit të zotit Zelenskyy, Andriy Yermak, do të qëndrojë në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët amerikanë.

Ekipi ukrainas do të përfshijë gjithashtu kryediplomatin Sybiha, Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov dhe komandantin ushtarak Pavlo Palisa.

Në delegacionin amerikan që shkon në Xhedah për bisedime me zyrtarët ukrainas, përveç zotit Rubio do të jenë edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Ëaltz dhe i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump, Steve Ëitkoff.

Zoti Ëitkoff u ka thënë gazetarëve se “ideja është të arrihet një kornizë për një marrëveshje paqeje si edhe për një armëpushim fillestar.”

Bisedimet SHBA-Ukrainë do të zhvillohen tre javë pasi zyrtarë të lartë amerikanë mbajtën bisedime me zyrtarë rusë në Riad.

Ukraina tha se është “plotësisht e përkushtuar” ndaj dialogut konstruktiv me SHBA-në dhe shpreson të “diskutojë dhe të bjerë dakord mbi vendimet dhe hapat e nevojshëm”.

“Ukraina ka dashur paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet,” tha zoti Zelenskiy në rrjetin e mediave sociale X të shtunën.

Takimi i ministrave të jashtëm të G7

Pas vizitës së tij në Arabinë Saudite, zoti Rubio do të udhëtojë për në Charlevoix të Kanadasë, për takimin e ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatëshes (G7) nga 12 deri më 14 mars.

Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Mynih gjatë Konferencës së Sigurisë në shkurt, ministrat e jashtëm të G7-ës theksuan angazhimin e tyre për të ndihmuar në “arritjen e një paqeje të qëndrueshme” dhe “riafirmuan nevojën për të zhvilluar garanci të fuqishme të sigurisë” për Ukrainën.

“Çdo sanksion i ri pas shkurtit duhet të lidhet me faktin nëse Federata Ruse hyn në përpjekje reale dhe me mirëbesim për t’i dhënë një fund të qëndrueshëm luftës kundër Ukrainës”, shtohet në deklaratën e përbashkët./VOA

The post SHBA, Ukraina dhe Arabia Saudite në tryezën e bisedimeve, çfarë pritet? appeared first on Albeu.com.

Ukraina dhe Hungaria bisedime “konstruktive” para samitit të BE-së, hapet rruga për ndihmën drejt Kievit
Ukraina dhe Hungaria thanë të hënën se e kanë shtruar rrugën për një takim të liderëve të tyre, dhe se janë pajtuar për të punuar së bashku rreth çështjeve përçarëse në lidhje me të drejtat e pakicës hungareze në Ukrainë, pas një takimi mes zyrtarëve të tyre në perëndim të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, u takua me homologun e vet ukrainas, Dmytro Kuleba, dhe shefin e Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, disa ditë para një samiti të Bashkimit Evropian (BE), ku do të kërkohet arritja e marrëveshjes së bllokuar nga Budapesti për pakon me ndihma për Kievin.

“Janë ndërmarrë hapa inkurajues drejt rikthimit të besimit mes Hungarisë dhe Ukrainës, por ende është një rrugë e gjatë dhe nevojitet shumë punë, të cilën vendi ynë është i gatshëm ta bëjë”, tha Szijjarto pas takimit në qytetin Uzhhorod në perëndim të Ukrainës.

Budapesti e ka kritikuar për shumë kohë Kievin për, siç thotë, kufizimin e të drejtave të hungarezëve etnikë, posaçërisht në lidhje me gjuhën e tyre amtare në shkolla, një çështje të cilën e përdori për ta kundërshtuar hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në BE vitin e kaluar.

Kubela i ka përshkuar bisedime si të sinqerta dhe konstruktive. Ai tha se palët janë pajtuar për ta themeluar një komision të posaçëm për këtë çështje, i cili do të punojë në 10 ditët e ardhshëm për hapat të cilën duhet të ndërmerren.

Ukraina ka thënë se shpreson se 27 vendet anëtare të BE-së do të pajtohen në samitin e së enjtes për t’ia dhënë asaj pakon me 50 milionë euro, të cilën Kievi synon ta përdorë për ta plotësuar deficitin buxhetor këtë vit, derisa po e vazhdon luftën kundër forcave pushtuese të Rusisë.

Megjithatë, nuk është raportuar për përparim në qëndrimin e Hungarisë për pakon me ndihma gjatë bisedimeve në Uzhhorod.

Szijjaro tha se kjo nuk është çështje dypalëshe dhe se duhet të diskutohet në Bruksel.

Hungaria është vendi i vetëm i BE-së i cili nuk e mbështeti pakon me ndihma për Ukrainën në samitin e dhjetorit.

Yermak tha se janë ndërmarrë hapa për të arritur pajtim për një takim mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban, edhe pse nuk është caktuar datë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se presin që Orbani ta vizitojë Ukrainën, e cila do të ishte vizita e tij e parë gjatë pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Qeveria e Orbanit ka marrëdhënie të tensionuara me Kievin, por ka ruajtur lidhjet e mira me Moskën, për dallim nga vendet e tjera të BE-së, prej se Rusia e nisi pushtimin gati dy vjet më parë.

The post Ukraina dhe Hungaria bisedime “konstruktive” para samitit të BE-së, hapet rruga për ndihmën drejt Kievit appeared first on Albeu.com.

Putin thotë se Rusia mund të bisedojë me Ukrainën
Presidenti Vladimir Putin, tha se Rusia do të jetë e përgatitur që të bisedojë me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën lidhur me të ardhmen e Ukrainës, nëse ata duan, por Moska do të mbrojë interesat e saj kombëtare.

Putin, i cili nisi luftën e paprovokuar kundër Ukrainës më 2022, vazhdimisht ka thënë se do të ishte i përgatitur që të bisedonte për paqen, edhe pse zyrtarët perëndimorë kanë thënë se ai po pret që të mbahen zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor, para se të bëjë një përpjekje të mirëfilltë.

“Në Ukrainë, ata që janë agresivë kundrejt Rusisë, në Evropë dhe SHBA – a duan ata që të negociojnë? Lëni ta bëjnë. Por, ne do të negociojmë duke u bazuar në interesat tona kombëtare”, tha Putin gjatë një mbledhje me udhëheqjen e mbrojtjes në Moskë.

“Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, tha Putin, duke shtuar se Rusia nuk synon që të luftojë me Evropën.

Rusia kontrollon rreth 17.5 për qind të territorit që ishte njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës kur kolapsoi Bashkimi Sovjetik më 1991.

Rusia ka aneksuar Krimenë më 2014 dhe vitin e kaluar tha se edhe katër rajone të tjera të Ukrainës, të cilat kontrollohen pjesërisht nga trupat ruse, tani janë pjesë e Rusisë. Kievi ka thënë se nuk do të ndalet derisa të dëbojë nga territori i Ukrainës të gjitha trupat ruse.

Gjatë takimit me krerët e mbrojtjes, Putin tha se tani trupat ruse kanë iniciativën në fushëbetejë.

“Ne nuk do të heqim dorë nga qëllimet e operacionit të posaçëm ushtarak”, tha Putin, duke iu referuar pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ai shtoi se Rusia ka nevojë për komunikim më të mirë ushtarak dhe aftësi satelitore.

Putin tha se gjatë vitit 2023, ushtrisë ruse u janë bashkuar 490.000 ushtarë me kontratë dhe vullnetarë. Qëllimi për vitin tjetër, sipas tij, është që ky numër të arrijë në 745.000.

The post Putin thotë se Rusia mund të bisedojë me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Drejtori i CIA-s në Katar për bisedime mbi luftën Hamas-Izrael dhe pengjet
Presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar një nga zyrtarët e tij më të besuar dhe me ndikim në Lindjen e Mesme me shpresën për ta kthyer një armëpushim të brishtë midis Izraelit dhe Hamasit në një marrëveshje më të qëndrueshme.

Një zyrtar amerikan konfirmoi për Zërin e Amerikës se drejtori i CIA-s, William Burns, udhëtoi drejt Katarit të martën për bisedime të nivelit të lartë, “duke përfshirë diskutimet për pengjet”.

CIA, e cila rrallëherë flet për udhëtimin jashtë vendit të drejtorit të saj, nuk pranoi të bënte komente për udhëtimin, i cili fillimisht u njoftua nga gazeta The Washington Post.

Media izraelite, si dhe media të tjera, cituan burime diplomatike të thoshin se në Doha, zoti Burns është takuar me kreun e agjencisë izraelite të zbulimit, Mossad, si dhe me zyrtarë të Katarit dhe Egjiptit.

Zyrtarët e lartë amerikanë e kanë mbështetur Izraelin me fjalë dhe me armë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz në Izrael, shumica civilë.

Por Shtëpia e Bardhë ka kërkuar gjithashtu lirimin e rreth 240 personave të marrë peng nga Hamasi gjatë sulmit, duke përshëndetur armëpushimin tashmë pesë-ditor, gjatë të cilit janë liruar 70 pengje në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve nga burgjet izraelite.

“Objektivi i administratës për momentin është zgjatja e armëpushimit sa më shumë që të jetë e mundur dhe lirimi i sa më shumë pengjeve”, thotë Paul Pillar, një ish-oficer i lartë i CIA-s që tani jep mësim në Universitetin Georgetown.

Zoti Pillar i tha Zërit të Amerikës se William Burns, një ish-diplomat i kthyer në shef të agjencisë amerikane të spiunazhit, është në pozitë të mirë për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.

“Ai është një diplomat me përvojë dhe shumë i respektuar, brenda dhe jashtë vendit”, tha zoti Pillar, duke shtuar se zoti Burns është “ndoshta vetëm një hap larg asaj që ka qenë linja kryesore e politikës së administratës Biden që nga sulmi i 7 tetorit, mbështetja e plotë për Izraelin.”

Ky është udhëtimi i dytë brenda një muaji i zotit Burns në Lindjen e Mesme.

Në udhëtimin e parë në fillim të nëntorit, ai vizitoi shumë vende, në të cilat zhvilloi bisedime me homologët e tij të zbulimit, që ishin të përqendruara në fillimin e negociatave për lirimin e pengjeve dhe parandalimin e përhapjes së konfliktit Izrael-Hamas në rajon, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar amerikan.

Por, ndonëse përpjekjet për të zgjatur armëpushimin dhe për të liruar më shumë pengje mund të dominojnë këtë raund bisedimesh, disa ish-zyrtarë mendojnë se drejtori i CIA-s do të diskutojë edhe për hapat që duhet ndërmarrë pas mbarimit të luftës.

“Pra do të flitet për të ardhmen, mbi atë se si do të duket Rripi i Gazës pas përfundimit të konfliktit”, tha Marc Polymeropoulos, një ish-oficer i lartë i operacioneve të CIA-s, i cili ka punuar gjerësisht në Lindjen e Mesme. “Çfarë force ndërkombëtare do të duhet të jetë e pranishme? Si do të rindërohet Rripi i Gazës, në mënyrë kolektive me pjesëmarrjen e komunitetit ndërkombëtar?”

Mund të ketë diskutime midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Egjiptit dhe vendeve të tjera edhe për atë që do të ndodh më pas me Hamasin, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

“Hamasi ka fituar legjitimitet të jashtëzakonshëm mes popullit palestinez në Rripin e Gazls dhe në Bregun Perëndimor për sigurimin e lirimit të një numri të burgosurish palestinezë”, tha zoti Polymeropoulos për Zërin e Amerikës. “Ata aktualisht po trajtohen pothuajse si aktor shtetëror. Dhe mendoj se kjo është diçka shqetësuese, jo vetëm për Izraelin, por edhe për Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai./voa

The post Drejtori i CIA-s në Katar për bisedime mbi luftën Hamas-Izrael dhe pengjet appeared first on Albeu.com.

Bisedime në territor lufte, delegacioni i BE në Kiev për samitin me Ukrainën
Do të jetë delegacioni më i madh i BE-së, që do të vizitojë Kievin që nga fillimi i invazionit rus: 16 komisarë të BE-së, ndër ta presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe kryediplomati i BE-së Josep Borrell si dhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, ndërmarrin jo vetëm udhëtimin riskant me tren përmes Ukrainës së tronditur nga lufta, por të enjten (02.02.2023) ata zhvillojnë bisedime në Kiev bashkë me qeverinë ukrainase. Të premten zhvillohet zyrtarisht takimi i nivelit të lartë në Kiev – i pari samit në një territor lufte.

“Ky është qartazi një simbol i fuqishëm”, thotë Marie Dumoulin, drejtore e Programit “Wider Europe” (Europa e zgjeruar) në Think Tank “European Council on Foreign Relations”. Takimet në Kiev synojnë të demonstrojnë: “Ne nuk kemi frikë të vijmë tek ju. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë për juve.”

Çfarë përmban rendi i dtës?

Kryesisht mbështetja e mëtejshme ushtarake dhe financiare nga Bashkimi Europian do të jenë në rend të ditës, thotë Dumoulin. Këtë ia konfirmuan DW-së edhe qarqet e BE-së. BE dhe vendet anëtare i kanë vënë në dispozicion deri tani Ukrainës armë dhe pajisje ushtarake në vlerën 11,5 miliardë euro. Sivjet BE-ja do të verë në dispozicion edhe 18 miliardë euro mbështetje financiare, në mënyrë që qeveria në Kiev të mund të vazhdojë të paguajë pensionet dhe pagat në sektorin e shërbimeve publike.

“Ndoshta në samit do të diskutohet edhe për rindërtimin e Ukrainës”, thotë Dumoulin. BE bashkë me vendet e industrializuara të grupit G7 ka filluar rindërtimin e institucioneve, për të koordinuar paratë private dhe publike dhe për të drejtuar procesin e rindërtimit. Se cilat do të jenë rezultatet konkrete të samitit në Kiev, për këtë ekspertja e politikës së jashtme dhe ish-diplomatja franceze nuk parashikon ndonjë përparim të madh.

Samiti në Kiev synon që të japë një sinjal se i vlerëson përpjekjet për reforma të qeverisë ukrainase dhe do t ainkurajojë atë të vazhdojë më tej, i konfirmuan DW-së nëpunës të BE-së në Bruksel. Pritet që të diskutohet plani 10 pikësh i paqes i presidentit  Volodymyr Selenskyj, po ashtu edhe nisma për krijimin e një tribunali special për të vënë para përgjegjësisë presidentin Vladimir Putin si dhe personat e rrethit të tij të ngushtë.

Por sikurse theksojnë përfaqësuesit e BE-së, qeveria ukrainase nuk duhet të ketë pritshmëri të mëdha sa i përket një perspketive të shpejtë antarësimi. /DW

The post Bisedime në territor lufte, delegacioni i BE në Kiev për samitin me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Escobar: Nuk duhet militarizuar kriza në veriun e Kosovës, koha për bisedime
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha të mërkurën në mbrëmje në Beograd se kriza në veriun e Kosovës nuk duhet të militarizohet, ndërsa shprehu besimin për një zgjidhje të shpejtë të situatës në zonë, ku grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore për të pestën ditë me radhë.

Zoti Escboar i bëri këto komente në intervistat me televizionin N1 në Beograd dhe Radiotelevizionin e Serbisë të mërkurën, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç së bashku me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak.

“Nuk dua të hyj në hollësi të bisedimeve, por më duhet të them se ka elemente për optimizëm. Përveç kësaj dua të them se na duhet një zgjidhje jo vetëm për krizën aktuale, por na duhet zgjidhje e qëndrueshme në kontekstin e situatës rajonale. Duam ta shndërrojmë këtë krizë në mundësi jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për gjithë rajonin”, tha zoti Escobar në N1.

Ai tha se bllokadat ne veriun e Kosovës duhet të hiqen nga ata që i kanë vënë dhe se serbët duhet të kthehen në institucionet vendase prej nga u larguan në fillim të muajit nëntor, mes mospajtimeve rreth përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Beogradi paralajmëroi gjatë javës se do të kërkojë nga forcat paqeruajtëse të NATO-s lejimin e kthimit të një numri trupash policore e ushtarake serbe në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Zoti Escobar tha se Shtetet e Bashkuara refuzojnë një kthim të tillë, duke nënvizuar se “kriza nuk duhet militarizuar. Ky nuk është momenti për të përdorur ushtrinë, është koha për diplomaci, dialog dhe kompromis sikurse edhe për imagjinatë, të mendojmë se çfarë sjellë e ardhmja e rajonit”.

Ai e ritheksoi kërkesën për fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Për Shtetet e Bashkuara është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Për ne është detyrim sepse e kemi përkrahur atë proces dhe një palë politike nuk mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme, kështu që do të kërkojmë mënyra për ta bërë realitet”, tha zoti Escobar në intervistë me Radiotelevizionin e Serbisë./voa

The post Escobar: Nuk duhet militarizuar kriza në veriun e Kosovës, koha për bisedime appeared first on Albeu.com.

Pas akuzave se furnizoi Rusinë me dronë, zyrtarët e Iranit dhe Ukrainës u takuan për bisedime
Zyrtarët nga Irani dhe Ukraina janë takuar për të diskutuar akuzat se Rusia po përdor drone sulmuese të prodhuara nga Irani në Ukrainë, sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtme të Ukrainës.

“Një takim i tillë ekspertësh u zhvillua. Nuk mund t’i zbuloj detajet, por mund t’ju siguroj se pala ukrainase vazhdon të marrë masat më drastike për të parandaluar përdorimin e armëve iraniane nga Rusia për luftën kundër Ukrainës”,  tha Oleg Nikolenko.

Në fillim të këtij muaji, Irani pranoi për herë të parë se kishte furnizuar Moskën me drone, por tha se ata ishin dërguar para luftës në Ukrainë. Rusia mohon që forcat e saj të kenë përdorur drone iraniane për të sulmuar Ukrainën.

“Ukraina ka informuar Iranin se pasojat e bashkëpunimit në agresionin rus do të jenë të pakrahasueshme me përfitimet e mundshme të bashkëpunimit me Rusinë.”-përfundoi ai.

The post Pas akuzave se furnizoi Rusinë me dronë, zyrtarët e Iranit dhe Ukrainës u takuan për bisedime appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë, Berlusconi: Pa armë dhe ndihmë nga Perëndimi Zelenskyy do të ulej në bisedime me Putin
Kreu i partisë “Forza Italia”, Silvio Berlusconi ka folur rreth luftën në Ukrainë ku u shpreh se një marrëveshje mund të arrihet vetëm nëse në një moment Ukraina e kupton se nuk mund të marrë më armë dhe ndihma nga perëndimi.

Sipas Ansa, në një intervistë për Bruno Vespën, Berlusconi u shpreh se nëse Perëndimi premton ti sigurojë miliarda dollarë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta, mbase presidenti Zelenskyy mund të pranojë të ulet në tavolinë për një negociatë.

“Në këtë situatë, ne mund të jemi vetëm me Perëndimin në mbrojtjen e të drejtave të një vendi të lirë dhe demokratik si Ukraina.”- është shprehur Berlusconi.

Berlusconi është i bindur se Putini është ‘njeri i paqes’, duke i rrëfyer Vespës se ka tentuar ta thërrasë dy herë pa sukses në fillim të luftës dhe më pas nuk ka insistuar më.

Në lidhje me njëzet shishet e vodkës dhe Lambruskos që u tha se mori nga Putin për ditëlindje, ai u shpreh se ajo ishte thjesht një shaka nga ana e tij dhe nuk është fare e vërtetë.

Kur u pyet nëse ndihet më afër Amerikës apo Rusisë, Berlusconi kujton se një nga pesë ovacionet e rezervuara për të nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara më 19 qershor 2011 ishte kur ai tregoi për betimin e besnikërisë ndaj SHBA-së që i kërkoi babai i tij kur pas shkollës së mesme e mori për të vizituar varrezat ushtarake amerikane të Anzios.

The post Lufta në Ukrainë, Berlusconi: Pa armë dhe ndihmë nga Perëndimi Zelenskyy do të ulej në bisedime me Putin appeared first on Albeu.com.