Bisede me Joe Biden Archives - Albeu.com

Mosha e madhe, skandalet e të birit dhe kriza e emigrantëve, arsyet pse është në rrezik rizgjedhja e Joe Biden
Nga Valerio Chiappaino “Il Giornale”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

“Ne arritëm të shmangim kolapsin e ekonomisë, dhe populli amerikan mori atë që i nevojitej”. Këto ishin fjalët që i drejtoi kombit presidenti amerikan Joe Biden nga Zyra Ovale në fillim të këtij muaji, kur prezantoi marrëveshjen e arritur me kryetarin e Kongresit, republikanin Kevin Mccarthy.

Marrëveshja rregullon çështjen e tavanit të borxhit kombëtar, dhe shmang rrezikun e mospagimit të faturave deri në janarin e vitit 2025. Po atë ditë u publikuan të dhënat për punësimin në SHBA, të cilat shënuan një rritje prej 339.000 personash.

Me këto suksese të arritura në vetëm pak ditë, Biden mund të jetë i qetë në rrugëtimin e tij drejt riemërimit si kandidat zyrtar për një mandat të dytë. Por si shpjegohet atëherë fakti që sipas një sondazhi të fundit të NewsNation/DDHQ, 49 për qind e të anketuarve do të vlerësonin një kandidat të palës së tretë nëse Biden dhe Trump do të ishin dy zgjedhjet kryesore në fletën e votimit?

Gazeta dhe uebsajte të shumta kanë botuar artikuj të ndryshëm mbi atë që shihet si “Thembra e Akilit” e presidentit Biden: moshën e tij të madhe. Analiza e fundit mbi këtë çështje u shfaq fundjavën e kaluar në faqet e New York Times, dhe verdikti gjendet që tek titulli “Realiteti i ndërlikuar i Joe Biden, presidentit më të moshuar që ka pasur ndonjëherë Amerika”.

Banori aktual i Shtëpisë së Bardhë është në gjendje të ruajë gjakftohtësinë, siç ndodhi dimrin e kaluar, kur u zgjua në mes të natës nga lajmi i një rakete që shpërtheu në territorin polak. Edhe udhëtimi i tij i gjatë sekret me tren për një vizitë të papritur në Kiev është ndër shembujt që do të tregonin se presidenti 80-vjeçar është plotësisht i aftë të përmbushë rolin e komandantit të përgjithshëm në një nga periudhat më të rrezikshme të historisë botërore.

Megjithatë, në të njëjtën analizë, përmendet rrëzimi i fundit i presidentit gjatë një ceremonie në Akademinë e Forcave Ajrore në Kolorado, së bashku me disa episode të tjera në të cilat Biden është ngatërruar mbi numrin e nipërve dhe mbesave, apo edhe për emrin e filmit të tij të preferuar.

Më pas faqja e internetit Axios dhe New York Times studiuan në detaje axhendën e presidentit demokrat, duke zbuluar një numër të ngjashëm aktivitetesh në krahasim me të njëjtin vit të presidencës Obama. Anomalia e vërtetë është numri i ulët i intervistave të dhëna për mediat, vetëm çereku krahasuar me Trump dhe 1/5 në krahasim me Obamën në të njëjtën periudhë.

Kjo tregon se stafi i tij është i kujdesshëm që të ta parandalojë Biden të bëjë ndonjë nga gafat për të cilat ai është i famshëm. Debati mbi moshën e një presidenti që do të ishte 86 vjeç në vitin e fundit të mandatit të tij të dytë, nuk kursen as kundërshtarin e mundshëm republika, Donald Trump, që është vetëm 4 vjet më i ri se sa demokrati.

Nëse Biden stërvitet fizikisht pothuajse çdo ditë dhe sipas shumë burimeve, është ende në gjendje të lexojë të dhëna komplekse dhe të bëjë pyetje të sikletshme, dieta e Trump me sanduiçë dhe biftekë, si dhe aftësitë e tij njohëse ngrenë disa pikëpyetje në lidhje me aftësinë e tij për të udhëhequr superfuqinë kryesore në botë.

Disa nga këshilltarët e tij, kanë raportuar se ai ka vështirësi në përpunimin e informacionit dhe dallimin e trillimeve nga realiteti. Atëherë, pse në qendër të vëmendjes për këtë çështje është më shumë Biden sesa Trump?  Në fakt, sipas një sondazhi të Reuters/IPSOS, 73 për qind e amerikanëve besojnë se Biden është shumë i vjetër.

Ndërkohë vetëm 51 për qind mendojnë të njëjtën gjë për Trump. Shpjegimi është se stili i  komunikimit publik i Trump me plotë teprime, projekton një ndjenjë më të madhe fuqie dhe energjie. Gjithsesi, përtej moshës Biden ka shumë pengesa të tjera në rrugën drejt rizgjedhjes.

E para ka të bëjë me Hunter Biden, djalin “problematik” të presidentit. Javët e fundit, Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (IRS), hoqi të gjithë ekipin hetimor nga hetimi i mashtrimit fiskal kundër Hunter. Sipas raporteve urdhri erdhi nga Departamenti i Drejtësisë.

Hetimi i nisur në vitin 2018, u fokusua në marrëdhëniet e djalit të presidentit me kompanitë e huaja, dhe më pas mbi deklaratën e rreme mbi blerjen e një arme. Por prokurori i Delaware i emëruar nga Donald Trump, David Weiss, mund të ngrejë një aktakuzë.

E dyta ka të bëjë me krizën e emigracionit në kufirin me Meksikën. Në maj skadoi afati i ligjit të njohur si Titulli 42, masa e prezantuar në vitin 2020 nga Donald Trump, që lejonte dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve që hynë ilegalisht në vend. Për momentin të dhënat për shkeljet e paligjshme të kufirit janë në rënie, por kushtet e vështira që nxitin mijëra meksikanë dhe amerikano-qendrorë të largohen nga vendet e tyre janë ende të pranishme.

Një tjetër element që mund të sabotojë garën e Biden është Kamala Harris, zëvendëspresidentja që do të jetë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së mediave muajt në vijim duke pasur parasysh se në rast vdekjeje, ajo mund ta pasojë në detyrë Biden. Megjithë origjinën dhe kredencialet e saj, Harris nuk e ka emocionuar deri më tani bazën elektorale, dhe nuk ka pasur një ndikim të prekshëm në axhendën e administratës Biden.

Fronti më i nxehtë është padyshim ai që lidhet me luftën në Ukrainë. Me perspektivën e negociatave të paqes ende shumë larg, presidenti rus Putin mund të luajë shumë letra për të ndikuar mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA. Në kushtet kur Trump pretendon se mund ta ndalë luftën për 24 orë, Putin mund të deklarojë hapur se është i përgatitur të ulet në tryezën e negociatave vetëm me Trumpin si president. Në këtë mënyrë, ai mund të hakmerret ndaj deklaratës që bëri Biden në Varshavë një vit më parë, kur tha duke iu referuar presidentit rus: “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet!”. /albeu.com

The post Mosha e madhe, skandalet e të birit dhe kriza e emigrantëve, arsyet pse është në rrezik rizgjedhja e Joe Biden appeared first on Albeu.com.

A do të kandidojë sërish Joe Biden në vitin 2024?
“The Week”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Një sondazh i kohëve të fundit nga “The Economist” dhe “YouGov”, ka një lajm të keq për presidentin amerikan Joe Biden: Vetëm 21 për qind e 1500 të rriturve amerikanë të anketuar në fund të janarit duan që ai të kandidojë sërish për president në vitin 2024. Gati e njëjta përqindje nuk ishin ende të sigurt, por për 58 për qind  të tyre, përgjigja ishte një “jo” e fuqishme.

Fushata po afrohet me shpejtësi, madje ish-presidenti Donald Trump e ka nisur tashmë. A do të bëjë Biden të njëjtën gjë? Presidenti në detyrë ende nuk e ka shpallur zyrtarisht nëse do të rikandidojë në vitin 2024. Por një lexim i qëndrimeve të fundit sugjeron se ndoshta do ta bëjë këtë, madje shumë shpejt.

Këshilltarët e tij më të afërt janë konsultuar me zyrtarë në shtetet ku zakonisht pritet një betejë e ashpër, ndërsa vetë presidenti po planifikon një seri mbledhjesh fondesh me donatorë demokratë. Një donator thotë se “u është thënë të presin që mbledhja e fondeve të fillojë diku në mars ose prill”.

CNN raporton se Biden pritet ta shpallë kandidaturën menjëherë pas fjalimit mbi Gjendjen e Bashkimit më 7 shkurt. Në fakt, Biden e ka shprehur shumë herë synimin e tij për të kandiduar për rizgjedhje. Pas zgjedhjeve të mesit të mandatit çuditërisht të suksesshme për demokratët, Biden tha: “Synimi im është që të kandidoj sërish!”.

Dhe në një farë mënyre, ai po sillet tashmë si një kandidat: Kur Trump njoftoi më 15 nëntor 2022 synimin e tij për të rikandiduar për një mandat tjetër, ekipi i Biden publikoi kundër-programin e tij, duke e promovuar demokratin si kandidatin më të mirë. NBC News raporton se ndihmësit e Biden kanë filluar të organizojnë tashmë fushatën në prapaskenë. Ata synojnë të kenë një staf të vogël dhe të mbështeten shumë tek burimet e Konventës Kombëtare Demokratike (DNC).

“Biden do të kandidojë, dhe ne po ndërtojmë një infrastrukturë që ai të garojë dhe fitojë sërish”- tha Cedric Richmond, një nga këshilltarët kryesorë të Bidenit, aktualisht pjesë e DNC. Ndërkaq një zyrtar i lartë i administratës tha se ekipi dhe aleatët e Biden po “veprojnë nën supozimin se ai do të rikandidojë raportoi CNN.

Njerëzit më pranë Biden, thonë se ai e ka zvarritur qëllimisht shpalljen e kandidaturës për të shmangur hyrjen e menjëhershme të ligjeve mbi fushatën. Kur u pyet pse nuk e kishte shpallur zyrtarisht vendimin e tij në lidhje me këtë çështje, Biden u përgjigj: “Sapo të bëj këtë gjë, do të hyjnë në fuqi një seri rregulloresh, dhe nga ai moment unë duhet ta trajtoj veten si kandidat”.

Në të njëjtën kohë “është zbehur atmosfera pozitive për shpalljen e rizgjedhjes së presidentit”, dhe kjo për shkak të zbulimit të dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e Biden në Delaware dhe në një nga ish-zyrat e tij. Megjithatë, burimet pranë tij thonë se fushata e presidentit po përgatitet prej kohësh në heshtje, ndërsa një nga këshilltarët e tij deklaron se fushata e Bidenit “do të ketë përfitimin për t’i ndezur gjërat sa herë që duam ne, dhe aq shpejt sa i duam”.

Disa brenda partisë së tij kanë shmangur diskutimin mbi këtë çështje. Për shembull, kur guvernatorja e Michigan Gretchen Whitmer u pyet në shtator 2022, nëse besonte që Biden duhet të rikandidojë, u përgjigj se “nuk po merret fare më këtë çështje”.

Kryetarja e atëhershme e Kongresit, Nancy Pelosis tha në një konferencë për shtyp po në shtator se “nuk do të ndërhyjë në debatin nëse presidenti duhet të kandidojë apo jo.” Të tjerët kanë reaguar me entuziazëm ndaj kësaj ideje. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se “nëse Biden rikandidon, unë do ta mbështes atë.

Edhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha se mbetej “pro-Biden”. Sigurisht, paraqitja e mirë e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit i ndihmoi perspektivat e Biden për një rikandidim. “Ai regjistroi rezultatin më të mirë në këto zgjedhje të çdo presidenti demokrat që nga koha e Kennedy”- tha senatori i Delaware Chris Coons për Neë York Times. “Do të jetë e vështirë ta shohësh këtë rezultat dhe të mohosh shanset e tij dhe faktin që ka ende shumë gjëra të rëndësishme për të bërë si presidenti”- theksoi ai.

Senatori i Maryland, Chris Van Hollen, është shprehur se Biden “ka erën nga pas, dhe ai ka marrë një nxitje të fortë duke u paraqitur më mirë se sa pritej në zgjedhjet e mesit të mandatit, ndërsa Trump është padyshim pjesë e një shpërbërje të Partisë Republikane”.

“Kur i analizon gjërat në këtë qasje, atëherë Biden duket në një pozicion më të fortë”- thekson ai.

Pavarësisht kësaj, disa nuk janë të sigurt nëse Biden meriton ndonjë meritë për fitoret në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar. Një demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve shpjegoi se ai e mbështet Biden, por shtoi se “shumë gjëra u bënë në kohën e duhur, dhe ne e mbyllëm vitin ashtu siç dëshironim dhe ne demokratët po e lexojmë rezultatin si në shenjë se duhet të jemi akoma më të përgjegjshëm në qeverisje”.

Ndërsa Biden nuk ka folur ende mbi këtë çështje, në cep po presin disa pretendentë. Si Gavin Newsom po ashtu edhe zv/presidentja Kamala Harris janë angazhuar me donatorë në përgatitjen e një fushate të mundshme nëse Biden nuk do të kandidojë. Thuhet se Harris ka qenë në kontakt me aleatët që e ndihmuan në fushatat e saj për zgjedhjen si prokurore qarku në Kaliforni.

Publiku është më hezitues për Biden si një ofertë që ripërsëritet. Një sondazh i CNBC në dhjetor 2022, zbuloi se 57 për qind e të anketuarve me prirje demokrate dhe 66 për qind e votuesve të pavarur nuk duan që Biden të kandidojë prapë.

Në fakt, kjo normë është përmirësuar disi në krahasim me korrikun, kur 75 për qind e votuesve demokratë nuk donin që Biden të kandidonte përsëri. Në fund të janarit të këtij viti, vlerësimi i punës së Biden nga amerikanët ishte rreth 44 për qind, një rënie në krahasim me fillimin e janarit, kur në rezidencën e tij u zbuluan disa dokumente të klasifikuara.

Ndërkohë ka jo pak rezerva edhe për moshën e Biden. Ai është tashmë presidenti më i moshuar në historinë e SHBA, dhe ai do të jetë afro 82 vjeç në ditën e zgjedhjeve në vitin 2024. “Unë mendoj se kemi nevojë për udhëheqje të re në të gjithë klasën politike, si tek demokratët po ashtu edhe tek republikanët. Them se ka ardhur është koha për një ndryshim brezash”- deklaroi kongresmeni demokrat i Ohios Tim Ryan.

Edhe ish-kryetarja e Kongresit Nancy Pelosi tha në një intervistë për “New York Times” se mosha “nuk ishte një gjë pozitive” për Biden. Por Larry Sabato, drejtor i Qendrës për Politikë në Universitetit të Virxhinias, deklaroi për britaniken “The Guardian” se presidenti “e kaloi gjithë jetën e tij duke kandiduar për president, dhe në përpjekjen e tretë ia doli më në fund”. “E kush nuk do të hiqte dorë nga ajo në ato kushte? Thuajse të gjithë?”- tha ai. /albeu.com

The post A do të kandidojë sërish Joe Biden në vitin 2024? appeared first on Albeu.com.

Sulmi me raketa ruse/ Presidenti polak po bisedon me Biden
Presidenti polak Andrzej Duda tani është duke biseduar me homologun e tij amerikan Joe Biden, tha kreu i Sigurisë Kombëtare të Polonisë.

Pak çaste më parë u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë se presidenti Biden ishte informuar mbi raportet jashtë Polonisë.

Presidenti Biden ndodhet aktualisht në Bali të Indonezisë./skynews

The post Sulmi me raketa ruse/ Presidenti polak po bisedon me Biden appeared first on Albeu.com.