bisedat Archives - Albeu.com

Bisedat në “Sky ECC”/ Dekonspirim operacionesh dhe asgjësim provash, BIRN: Si u kthye një shef policie në ‘aset’ të krimit të organizuar
Bisedat në “Sky ECC”, zbulojnë përfshirjen e një oficeri policie në trafik droge, dekonspirim operacionesh dhe asgjësim provash në favor të një grupi kriminal në Vlorë.

Hetimi i SPAK zbulon se ai ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë funksionarësh të inkriminuar.

Në dhjetor të vitit 2020, Rezart Kuçi – asokohe shefi i krimeve në Policinë e Vlorës – po vriste mendjen se si të siguronte “dy muaj leje pa të drejtë page”.

Oficeri i policisë nuk kishte ndonjë hall familjar apo probleme shëndetësore, por po gjurmonte një “mundësi biznesi” në brigjet e Almerias në Spanjë.

Sipas një dosjeje hetimore të bazuar në komunikimet e “SKY ECC”, Kuçi po përgatitej të udhëtonte drejt gadishullit Iberik jo si punonjës policie, por si investitor dhe koordinator logjistik i trafikimit të një sasie të stërmadhe kanabisi nga Maroku në drejtim të Spanjës.

Ai sapo kishte siguruar gjithashtu një gomone 14-metërshe të pajisur me tre motorë “Yamaha 300” për të realizuar trafikimin.

“Investova ça kisha e jam në pritje,” i shkruante ai nga Barcelona një bashkëpunëtori në aplikacionin e enkriptuar “SKY ECC”, të dhëna që iu përcollën Prokurorisë së Posaçme nga autoritetet franceze.

Bisedat në “SKY ECC”, e tregojnë oficerin e policisë të përfshirë që para vitit 2020 si anëtar dhe bashkëpunëtor i organizatës nën drejtimin e Inez Hajrullaut, një prej figurave të njohura të krimit në Vlorë.

“Gjatë analizimit të komunikimeve të tij, në momentet që duhet të ushtronte funksionin e oficerit të policisë dhe t’i shërbejë qytetarit, ai gjendet në shërbim apo shpreh gatishmërinë për t’i shërbyer një aktiviteti të jashtëligjshëm të grupit kriminal”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme të marsit të këtij viti ndaj oficerit Rezart Kuçi, Inez Hajrullasë dhe 6 të tjerëve.

Me gjasë ai nuk ishte i vetmi. Në përmbledhje të fakteve, gjykata përmend shumë “funksionarë publikë” që i shërbenin organizatës kriminale dhe thekson se prej komunikimeve të grupit krijohen dyshime se ata kanë “ndërvepruar midis tyre me qëllim ndërhyrjen në sistemin gjyqësor” në favor të bashkëpunëtorëve nën hetim apo në gjykim.

Gjetjet e këtij hetimi të Prokurorisë së Posaçme, janë një tjetër tregues i infiltrimit të krimit të organizuar deri në hierarkitë më të larta të organeve ligjzbatuese. Raportet zyrtare të SPAK vënë në dukje se deri në fund të vitit 2023, rreth 70 oficerë policie ishin në hetim për përfshirje në krim të organizuar.

Kuçi është ndër të fundit e kësaj liste që u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në një aksion kundër organizatës së Hajrullës në fillim të marsit të këtij viti, ndërsa ishte transferuar me detyrë në Kukës.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në disa episode, “trafikim të narkotikëve” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Kuçi ishte i vetmi anëtar i grupit që përfundoi në pranga gjatë operacionit të marsit.

Dy të akuzuarit e tjerë, Flodian Plaku (alias Mamo) dhe ish-oficeri i policies, Hamëz Demushi, u njoftuan për masat e reja të sigurisë në qeli, ku ndodheshin të izoluar për krime të tjera në Shqipëri dhe në Zvicër.

Anëtarët e tjerë të grupit, Inez Hajrulla, Ervis Matodashaj, Arben Memishaj, Argest Xheza dhe Mendu Duka janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për vrasje, atentate dhe trafik narkotikësh nga Afrika dhe Amerika Latine drejt vendeve të veriut të Evropës.

Aset strategjik i krimit

Analiza e hollësishme e komunikimeve të Rezart Kuçit zbulon një tradhti sistematike ndaj detyrës si oficer policie. Sipas prokurorisë, Kuçi nuk ishte thjesht një përfitues pasiv, por një pjesëmarrës aktiv që informonte trafikantët dhe i udhëzonte ata se si t’i shmangen drejtësisë.

Në episodin e dekonspirimit të Flodian Plakut në tetor 2020, kur forcat e Antidrogës rrethuan banesën e këtij të fundit, Kuçi shpërfaqi rolin e tij si mbrojtës.

“Pastro shpinë… vetë mos rri atje… lër veç plakun… sa ta marrim vesh fiks,” i shkruante ai Plakut, ndërsa kolegët e tij prisnin urdhrin për ndërhyrje. Kur Plaku e pyeti nëse mund të pyeste dikë te Antidroga, Kuçi u përgjigj me një siguri që dëshmon kompromentimin e të tjerëve kolegë: “Pyes njëherë nga ne… do pyes… ja të mundohem të marr vesh sa më shpejt”.

Në biseda me bashkëpunëtorin në krim, Kuçi tallet me kolegët që ishin në detyrë, duke i ironizuar për zellin. “E kanë fry kot këta fshatarët tanë këtu”, shkruan ai, pasi më herët e kishte vënë në dijeni Plakun se do lexonte komunikimet në email të një oficeri për të kuptuar çfarë po ndodhte.

Por kjo përfshirje ishte maja e ajsbergut. Kuçi, siç del nga bisedat, u përfshi në asgjësimin e provave materiale në kohë reale.

Gjatë një kontrolli në banesën e një personi në kërkim, Kuçi gjeti një telefon ku ishte e ruajtur fotografia e një gomoneje që do të përdorej për trafik.

Në vend që të referonte provën, ai njoftoi Ervis Matodashajn, një tjetër anëtar i grupit. Sapo Matodashaj i konfirmoi se mjeti ishte i “shokëve”, Kuçi përmbylli procesin: “Ok, po ja heq fotot vk”. Ky veprim, sipas prokurorisë, “cenon detyrimin ligjor për ruajtjen e provave si dhe përbën shkelje ligjore në lidhje me detyrën funksionale”.

Në vijim ai përdor aksesin që ka në sistemet e policisë për të ndihmuar grupin të mbledhë borxhet e narkotrafikut. Në vendimin e gjykatës gjendet biseda mes Kuçit dhe një kontakti të lënë pa emër, i cili i kërkoi ndihmë për të gjetur dy borxhlinj që i kishin 40 mijë euro për një dërgesë “çokollate” (hashashi). Oficeri i krimeve hyri në sistemin shtetëror TIMS dhe dërgoi jo vetëm të dhënat, por edhe fotot e tyre personale, duke i udhëzuar kriminelët.

“I gjeta lagjen… po prisni se s’kam gjet derën e saktë”, shkruan ai. Për prokurorinë, ky përdorim i aksesit zyrtar “jashtë funksionit ligjor dhe jo në funksion të detyrës… për interesa private… ka cenuar interesin publik dhe sigurinë e të dhënave”.

Edhe pse Kuçi është i vetmi oficer i arrestuar dhe nën akuzë në këtë dosje, gjykata analizon se bëhet fjalë për më shumë funksionarë publikë që sipas saj “dyshohet se janë të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e aktivitetit kriminal të korrupsionit dhe në aktivitete të tjera të kundërligjshme që kryhen nga ky grup kriminal”.

Në vendim thuhet se këta persona “duke përfituar nga pozicioni dhe aksesi në informacione të siguruara për shkak të detyrës, ndihmojnë anëtarët e tjerë të grupit kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal”.

Chati i vdekjes

Bisedat në Sky ECC tregojnë se ndërsa Rezart Kuçi ishte “mburoja” e grupit, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj ishin ‘shpata’ e kësaj organizate.

Ata organizuan dhe realizuan ekzekutimin mafioz të Gentjan Qarrit, njohur si Geçe, më 6 shkurt 2021 në Vlorë. Të dhënat e hetimit tregojnë se nuk ishte një vrasje e rastit, por një operacion i drejtuar live përmes platformës Sky ECC. Prokuroria ka dokumentuar se si javë përpara atentatit, organizatorët shfaqnin interes për rivalët e tyre: “Cipua, Doqja, Eljus dhe një Geco… e di unë”.

Veç Gentjan Qarrit (Geço) për të cilin po përgatitej atentati, shënjestra dukeshin se ishin edhe Armand Sulejmani (Çipuri), Elius Thoti dhe Fatmir Hyseni (Doqja), rivalë në sagën e përgjakshme të hakmarrjeve në Vlorë. Ndaj Sulejmanit dhe Thotit pati atentate që i lanë të plagosur. Fatmir Hyseni është i shpallur në kërkim.

Plani përfshinte vendosjen e pajisjeve GPS te makinat e kundërshtarëve dhe rekrutimin e njerëzve pranë tyre: “T’i vëmë GPS… t’mbarojmë hall të gjithë. Takoje atë që thashë se na duhet vëlla. Atë e dua për shofer, ai është pilot”.

Skenat që krijohen nga leximi i bisedave janë të ngjashme me ato të përplasjeve në filmat e organizatave mafioze italiane. Hajrulla dhe Matodashaj rezultojnë të frikësuar se rivalët po bëhen gati të sulmojnë, se kanë larguar familjet nga Vlora dhe se do bënin “dëm”.

Shpesh bisedat bëhen kontradiktore dhe është e paqartë se kush ishte shënjestra e grupit rival. Fillimisht duket sikur është Hajrulla, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por thotë se do të kthehet të marrë situatën në dorë, ndërsa Matodashaj e kundërshton si veprim që e vendoste në rrezik.

Në një moment të dytë, është Hajrulla që qetëson Matodashajn duke i kërkuar të mos përfshihet vetë dhe të mos dalë nga shtëpia.

Bisedat në Sky ECC tregojnë se organizata po përgatitej për përplasje dhe një pjesë e saj ishte e fshehur e në pritje, derisa viktima bëri lëvizjen e gabuar.

Më 4 shkurt 2021, një tentativë e parë dështoi për shkak të një defekti teknik në armë. Inez Hajrulla i shkruante i tensionuar Matodashajt: “I ka ngecur, do i ketë ngecë vëlla, s’kanë bërë gjë akoma”. Dy ditë më vonë, asgjë nuk u la në dorë të rastësisë.

Ndërsa qitësit qëllonin mbi 20 herë mbi Gentjan Qarrin, Hajrulla dhe Matodashaj monitoronin lëvizjet e policisë përmes radiove operative. “Mbaroi vëlla te rapi, mbaj radion, ndihmo ata”. Kur ambulanca mbërriti, Matodashaj raportoi: “Ka vdekur, tani sa vdiq”.

Sapo konfirmohet vdekja e objektivit, Hajrulla feston në chat: “Epo hajde t’puth”. Për të vulosur operacionin, Matodashaj i dërgon kodin famëkeq “-1” një bashkëpunëtori tjetër, të shoqëruar me fotografinë e lajmit televiziv: “Atentat në Vlorë. Ekzekutohet Gentjan Qarri”.

Sipas prokurorisë, ky dërgim i mesazhit pas vrasjes “është një lloj kodi si sinjal për eliminimin e objektivit, për të cilin e kishte njoftuar më herët”. Ky episod provon se organizatorët monitoruan dhe festuan eliminimin fizik të kundërshtarit si një fitore biznesi.

Pas atentatit, policia është në kërkim të Matodashajt dhe Hajrullas si të dyshuar. Por çështja i bie në dorë Kuçit dhe ky i fundit lajmëron menjëherë grupin, madje edhe i mëson si të sillen kur të kenë kontakt me policinë.

“Rri serioz kur të vij unë. Ka dhënë urdhër i madhi. Mos e ça k… se e kam unë situatën në dorë”, i shkroi ai Matodashajt.

Sindikata transnacionale e trafikut

Përtej atentateve lokale, kjo organizatë operonte sipas Prokurorisë si një sindikatë transnacionale me fuqi financiare dhe shtrirje gjeografike që sfidonte hapur autoritetet shtetërore.

Në total, hetimi dokumenton një qarkullim prej rreth 1.3 tonë kokainë dhe rreth 26 milionë euro të tentuara apo të realizuara për tregjet e Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Greqisë e Italisë. Rreth 800 kg marijuanë u janë sekuestruar në Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, ndërkohë që grupi kishte edhe një projekt aktiv për trafikimin e mbi 4 tonëve hashash (çokollatë) nga Maroku drejt Spanjës përmes gomoneve të modifikuara.

Kjo makineri narkotikësh prodhonte një fluks monetar që, sipas llogaritjeve të bazuara në vlerën e tregut, i kalon 30 milionë eurot për një periudhë gati dyvjeçare që mbulohet nga hetimet, ku qindra mijëra euro shpenzoheshin vetëm për logjistikë, pajisje dhe ryshfete.

Dosja evidenton dërgesa të gatshme “cash” prej mbi 310 mijë eurosh drejt Shqipërisë, pagesa paradhënie për kartelet ekuadoriane prej 195 mijë dollarësh dhe kosto të larta për motorë e infrastrukturë që kapnin shifrën e 60 mijë eurove në një blerje të vetme.

Në këtë kontekst, ryshfeti prej 1,200 eurosh për pajisjen Sky ECC të oficerit Rezart Kuçi konsiderohej nga grupi si një “shpenzim mirëmbajtjeje” i papërfillshëm për sigurinë e një rrjeti që lëvizte miliona.

Episodi më spektakolar i trafikut, i dokumentuar në hetimet e SPAK, lidhet me tentativën e Flodian Plakut dhe Mendu Dukës për të sjellë kokainë direkt nga Ekuadori drejt Hamburgut.

Prokuroria ka dokumentuar se si më 14 dhjetor 2020, grupi kreu pagesën prej 195,000 dollarësh me destinacion Guajakilin, si paradhënie për mallin. Plani përfshinte një koordinim kirurgjikal me “planerin” në portin e Hamburgut, personin e ngarkuar për të nxjerrë drogën nga porti. Prokuroria shënon në aktet e saj: “Nga analiza e komunikimeve dhe elementëve logjistikë rezulton se veprimet kanë kaluar fazën e përgatitjes së thjeshtë, duke hyrë në fazën e tentativës për realizimin e veprës penale, ku ndarja e roleve ishte e prerë dhe koordinimi transnacional i plotë.”

Megjithatë, ky operacion transoqeanik dështoi në momentin e fundit.

Kur Plaku hyri në terminalin CTA në Hamburg në mesnatë për të zbrazur kontejnerin HLBU 2710351, gjeti një surprizë të hidhur. Audio-mesazhet e tij dëshmojnë panikun: “O vëlla sikur nuk ka asgjë. Është ndërruar çelësi, ka qenë i verdhë ai i joni, ky është çelës jeshil”.

Prokuroria sqaron se bëhej fjalë për 750 kilogramë kokainë të bllokuar nga dogana holandeze gjatë tranzitit në portin e Roterdamit.

Në një tjetër linjë, Hamëz Demushi menaxhonte trafiqet në Ballkan me një tolerancë tronditëse ndaj humbjeve. Kur në Maqedoninë e Veriut iu sekuestruan 542 kilogramë marijuanë, Demushi ironizonte në chat faturën financiare.

“Si erdhi puna 500 mijë eu në punë… e po marrim me fajde me Bentli e G Class. Nuk është gjynah, me na vra. Hahahahhah. Ne humbëm një kamion”.

Ky dëshpërim i shoqëruar me humor tregon volume të paimagjinueshme parash, ku humbja e gjysmë toni droge konsiderohej thjesht një “aksident pune”.

Veprimtaria e këtij grupi sipas prokurorisë dëshmon një rrezikshmëri ekstreme shoqërore, pasi ata zotëronin burime financiare dhe njerëzore për të përballuar humbje të mëdha.

Në një episod tjetër të hetuar nga prokuroria, Argest Xheza, i cili identifikohet si njeriu i logjistikës së mauneve dhe “cash”-it, koordinonte dërgesat drejt Italisë e Greqisë.

Më 21 janar 2021, një bisedë zbulon numërimin e mbi 310 mijë eurove të thata që ktheheshin në Shqipëri.

“310,930 vëlla ishin, u numëruan n’prani të atij që i solli, të mbyllura ishin,” thotë Xheza, ndërsa jep sqarime se paratë u numëruan “me makinë në exchange”./BIRN

The post Bisedat në “Sky ECC”/ Dekonspirim operacionesh dhe asgjësim provash, BIRN: Si u kthye një shef policie në ‘aset’ të krimit të organizuar appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…
Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe bisedat në zyrën e Ergys Agasit të regjistruara nga vetë biznesmeni.

Nga bisedat me biznesmenin tjetër Ermal Beqiri, del qartë sesi Agasi i ‘kopsiste’ punët për të tenderat në AKSHI.

Në një bisedë të datës 25 gusht 2023 Ergys Agasi bisedon me Ermal Beqirin, ku flitet edhe për kokainë.

“Këtu u forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër këtu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai. Merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine”, ka thene Ergys Agasi gjatë bisedave.

Kujtojmë që për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, masa të cilat nuk janë ekzekutuar, për shkak se ata nuk ndodhen në Shqipëri.

Pjese nga bisedat ne zyrën e Ergys Agasit:

Ergys Agasi: Ku e kam vu me i q .. robt

Ermal Beqiri: Është problem o vlla. Kishe intonacion brenda?

Ergys Agasi: Po

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: Si?

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: U ulem i çik me atë, i thashë e di si është puna i thashe

Ermal Beqiri: … japësh leke, te bllokojmë i ktu

Ermal Beqiri: .. jane t’u q .. motren … kte du ta shoh, ta marrin t ‘vetën, tu them ça muhabeti te bëjmë.

Ermal Beqiri: …. te vijnë ata …. te firmosin nai …

Ergys Agasi: … I thashë unë jo. Jo re i thashë, po ik i thashë, se kam i here raportin e kazinosë o vlla. Po jo re kur ta thërras une ai do vi

Ergys Agasi: … Ktu forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër ktu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai

Ergys Agasi: … merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine

Ka qenë data 26 janar 2024 kur vetë Agasi ka nga zyra e tij ka regjistruar një bisedë me Ermal Beqirin. Po në këtë bisedë Agasi përmend edhe Ilir Beqajn.

“I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam… Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut. Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë”, thotë Agasi.

Ergys Agosi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam…

Ergys Agasi: Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut

Ergys Agasi: Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.

Ermal Beqiri: U dukte ma kollaj ajo

Ergys Agasi: Po pra se gjasme

Ergys Agasi: Pranej them mos i merr përsipër se atë e ndjekin gjona te tjera kur … ti, edhe ai mos …

Ergys Agasi: Se unë ja kam mbulu i çeshtje … jo o vlla …. e kane përgju vet ata

The post Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do… appeared first on Albeu.com.

Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete…
Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë, njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne.

“Jam në skaner”, shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i identifikuar si Tomi shkroi sërish: “Po bëjnë kontroll fizik, Ka dalë me njollë”.

Mesazhet u shpërndanë menjëherë në rrjetin e kriptuar Sky ECC, ku organizatorët dhe pronarët e drogës prisnin me padurim që kamioni ta kalonte kufirin.

Kaq mjaftoi që i gjithë grupi, një dyzinë personash bashkë me djalin e një deputeti socialist të kohës, Rexhep Rraja, të përfshihej në kaos dhe në teori komploti për ‘tradhti’.

Sipas vendimit për masë sigurie të Gjykatës së Posaçme, anëtarët e grupit qëndruan për ditë me radhë të fiksuar para televizorit në pritje të lajmeve që konfirmonin kapjen ose jo të drogës, ndërsa komunikimet e tyre në Sky ECC u transformuan nga biseda miqësore prej ortakësh me terma vëllazërorë, në kërcënime dhe përplasje për paratë e humbura.

Komunikimet e SKY ECC rreth këtij episodi trafiku janë vetëm një fragment i dosjes voluminoze të SPAK, e cila çoi në caktimin e masave të sigurisë “arrest në burg” për 14 persona, përfshi Rexhep Rrajën, djali i ish-deputetit Rrahman Rraja, një figurë që për vite me radhë ka simbolizuar ndërthurjen e politikës me botën e krimit në zonën e Fushë-Krujës.

Gjykata theksoi rrezikshmërinë e lartë shoqërore të të akuzuarve, duke vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg” për të gjithë listën e të dyshuarve.

Përveç Rexhep Rrajës, janë lëshuar urdhra arresti edhe ndaj Islam Sefa (Xaka), Ervis Shuli, Bujar Sefa (Xaka), Agim Nina (Lorenc Selmani), Hajdar Sefa (Lala), Vidjan Baroka, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (Çoku), Aldo Gjini (Lamandi), Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati.

Ata akuzohen për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas dokumenteve të siguruara, SPAK ka rindërtuar skemën e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Gjermanisë, Holandës dhe Turqisë.

Hetimi, i cili nisi pas një raporti të autoriteteve gjermane nga Braunshvajgu (Braunschëeig), zbuloi se grupi siguronte lëndën narkotike në territorin shqiptar, duke e kultivuar ose blerë, dhe e trafikonte atë përmes një logjistike të sofistikuar.

Rrajat, nga politika te krimi

Përfshirja e Rexhep Rrajës në këtë dosje shënon një kapitull të ri në historinë e trazuar të familjes së njohur nga Nikla. Për vite me radhë, mbiemri Rraja ka qenë sinonim i pushtetit politik dhe influencës në zonën e Krujës, shpesh duke u lakuar për ngjarje të dhunshme që sfiduan hapur ligjin.

Rexhep Rraja u bë fillimisht i njohur për publikun e gjerë pas denoncimit të ish-të dashurës së tij për dhunë në vitin 2018, një çështje që trazoi opinionin publik dhe politikën, por që u mbyll me një dënim minimal.

Në nëntor 2019, një tjetër anëtar i fisit, Redjan Rraja u arrestua si një prej atutorëve në atentatin ndaj Aleksandër Lahos (njohur si Rrumi) dhe ish-prokurorit tani deputet Arjan Ndoja.

Shoferi Andi Maloku mbeti i vrarë në atentat, ndërsa Rraja u dënua me burgim të përjetshëm.

Një vit më vonë, në dhjetor 2020, Ramazan Rraja, nipi i deputetit në atë kohë, Rrahman Rraja dhe një tjetër anëtar i fisit u arrestuan në Belgjikë, pas një operacioni ndërkomëbtar kundër trafikut të kokainës.

Ramazan Rraja, u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës dhe është dënuar në Blegjikë. Ai po ashtu është dënuar në Shqipëri si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj Lahos e Ndojës.

Pavarësisht goditjeve prej drejtësisë dhe arrestimit të disa anëtarëve të fisit, Rrajat vijuan të kishin kontroll në territor dhe u kthyen sërish në qendër të vëmendjes në korrik të vitit 2023, pas publikimit të një videoje brutale, ku anëtarë të fisit dhunuan barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë e fisit Maja, të cilët ishin ankuar për guroren në pronësi të familjes.

Vetëm pas këtij skandali të rradhës, Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga mandate i deputetit. Në atë kohë, policia shpalli në kërkim vëllanë e ish-deputetit, Xhelal Rraja.

Ky i fundit u arrestua në korrik 2024, ndërsa përtej pjesëmarrjes në sulmin masiv të korrikut 2023, ai akuzohet si pjesë e një organizate kriminale.

Dosja e fundit e SPAK bazohet në komunikimet e SKY ECC dhe i vendos ngjarjet në fund të vitit 2020 dhe në fillim të 2021, ku grupi shfaqet mjaft aktiv në trafikun e narkotikëve duke organizuar ngarkesa thuajse çdo muaj pavarësisht goditjeve nga policia.

Nga tre episodet e dokumentuara në dosje, Rexhep Rraja, të cilit anëtarët e tjerë të përfshirë në trafik i referohen si “djali i deputetit”, luan rol aktiv organizatori e drejtuesi në njërin prej tyre.

Megjithatë, ai përmendet edhe në të dy episodet e tjera në dijeni të trafikut.

Prokuroria thotë se nga analiza e fakteve, Rraja dhe personat e tjerë të akuzuar ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

“Gjatë analizës së 3 (tre) episodeve, vërehet se qëllimi i bashkëpunëtoreve është një dhe i përbashkët – trafikimi i lëndëve narkotike. Mënyra e kryerjes së këtij trafikimi, në formën e eksportimit respektivisht drejt Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës mjetet e përdorura apo mënyra e organizmit të tij ku çdo bashkëpjesëmarrës ka një rol dhe një detyrë të përcaktuar qartë, tregojnë se ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm”, thuhet në vendimin për caktimin e masës së sigurisë.

Në vendim vihet në dukje se një pjesë e të hetuarve për këtë dosje, ishin ose të dënuar për raste të ngjashme trafiku, ose në gjykim.

Episodet e trafikut

Të dhënat e nxjerra nga mesazhet mes anëtarëve të grupit tregojnë për një rrjet të organizuar të trafikut, por pa një strukturë të qartë komande dhe me besnikëri të brishtë.

Grupi vepronte i ndarë në degë të ndryshme. Nga të dhënat, Rrajat dalin në dy episode pronarë të kanabisit dhe blerës të kokainës.

Ndërsa një grup që i përgjigjej Jani Çavos rezulton organizator i transportit të kanabisit. Sefajt po ashtu rezultojnë pronarë të narkotikut me lidhje me Rrajën, por me sasi të veçantë të drogës.

Për shkak se të tre episodet e dokumentuara tregojnë dështim të përpjekjeve për të trafikuar narkotikë, bisedat mes anëtarëve kthehen shpejt në sulme ndaj njëri tjetri, përpjekje për të zbuluar spiunë dhe frikë nga përgjimet.

Rasti më flagrant është dështimi për të kaluar në Tuqi i një sasie prej 236 kg kanabis. Bisedat në Sky ECC ilustrojnë thuajse të gjithë procedurën, nga gjetja e drogës, paketimi, ndarja sipas porositësve me ngjyra të ndryshme mbështjellësi dhe gjurmimi përmes GPS live i lëvizjeve të shoferit.

Por ndërsa kontrolli duket i plotë, kur kamioni bllokohet nga autoritetet turke në doganë, i gjithë grupi përfshihet në kaos.

“A doli në m’nanjë portal në nanjë gjë ore, a u morr nanjë vesh nanjë gjë më”?–  shkruan Gazmir Rraja pasi kamioni ishte bllokuar në doganë dhe shoferi ishte ndaluar.

Pjesëmarrësit në trafik dyshonin te njëri-tjetri dhe nuk ishin të qartë se çfarë kishte ndodhur.

Konflikti kryesor është me organizatorët e transportit. Përgjimet tregojnë se përveç drogës nga Rraja dhe Sefa, transportuesi kishte marrë porosi edhe nga një grup tjetër.

Përtej dyshimeve se ishin tradhëtuar, mes anëtarëve ka debate se grupi tjetër i paidentifikuar kishte qenë në përgjim dhe ishte shkak pse ngarkesa ishte bllokuar.

Bisedat tregojnë se grupi i transportuesve, u vu menjëherë nën presion për të dëshmuar me prova se droga ishte kapur.

Përfshirja e një avokati dhe komunikimet e shoferit me të shoqen nuk u konsideruan të besueshme dhe vetëm pasi rasti u transmetua në lajme, përplasjet u qetësuan.

Bisedat tregojnë se Rexhep Rraja, kishte njerëz që punonin për të në Turqi, persona që u vunë menjëherë në lëvizje për të monitoruar kamionin e bllokuar dhe për të gjetur avokat për shoferin e arrestuar.

Bisedat po ashtu tregojnë se përtej organizimit kapilar dhe kontrollit, grupi kishte bërë gabime diletante, pasi pas kapjes së sasisë së kanabisit rezultoi që në pakot e drogës mund të kishte shenja të gishtërinjve.

“Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete”, shkruan Rexhep Rraja kur mëson se në thasët me narkotikë mund të kishin shenja gishtash.

Në bisedë, Rraja shqetësohet se thasët ia ka marrë një personi që e identifikon si “xhaxhi”. “Pastroji se i ka prek xhaxhi me dor”, kur i tregon Jani Çavos bisedën me njërin nga personat që kishte bërë paketimin e ngarkesës.

Episodi i tretë po ashtu tregon se si palët e përfshira shkuan drejt përplasjes, pasi një sasi prej 475 kilogramë kokainë u bllokua në Holandë.

Kokaina sipas prokurorisë nisej nga Ekuadori dhe personi që kishte siguruar ngarkesën identifikohet si Ervis Shuli.

Pasi droga kapet, Shuli gjendet përballë faktit se porositësit e saj nuk donin të paguanin. Bisedat e Shulit në dosje janë me një krah, pasi në to nuk citohet çfarë thonë bashkëbiseduesit.

Por bisedat tregojnë po ashtu se grupi nuk dekurajohej nga goditjet. Ndërsa njofton se droga e nisur ishte kapur, Shuli i vë në dukje ortakëve se po bëhej gati të niste njëkohësisht një sasi tjetër.

“Këtë ma kapën para 3 ditësh aty në Holland. Tani të shikoj se po nis një tjetër”, shkruan Shuli në një nga bisedat me Hajdar Sefën, po ashtu pjesë e të njëjtit rrjeti bashkëpunëtorësh./BIRN

The post Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat e vartësit të Ballukut me bashkëpunëtoren e tij: Teze më dërgo firmën ta falsifikoj pak
Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, ka hedhur dritë mbi fakte të reja lidhur me krahun e djathtë të Belinda Ballukut, Evis Berberin, i cili sipas SPAK vepronte si pronar i shoqërisë “DAAM” Shpk.

Kompania e tij ka fituar një pjesë të tenderit të Lotit të 4 të Unazës së Madhe, gjë për të cilën SPAK ka vënën në akuzë edhe Belinda Ballukun, nga sot e pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes.

Në një pjesë të dosjes theksohet se:“Shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë”.

Në dokumentin hetimor, theksohet se Berberi udhëzon shtetasin Ervis Lami kur dhe si të veprojë me pagesat e tatimeve, në mënyrë që të shmangë gjobat.

Po ashtu, angazhohet të realizojë transfertat, të cilat i siguron me anë të të motrës, Elektra Berberi e cila punon në bankë.

Kjo e fundit i thotë se shkresat për firmosje do ja çojë tek shtëpia e mamasë së tij. Ndërkohë që shitja fiktive e kompanisë DAAM shpk sipas përgjimeve të SPAK rezulton të jetë bërë shtetases Brunilda Buli, të cilës Evis Berberi i drejtohet si “Teze”.

“Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis! Ne What app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak”, thuhet në përgjimet e SPAK .

Ndërkohë që transferta e Berberit është finalizuarnë adresë të një kompanie tjetër: “Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19″”.

PJESE NGA  DOSJA E SPAK

Kohë në të cilën shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë, siç rezulton nga bisedat, si më poshtë:

Në datën 11.02.2019, në orën 09:33, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Ervis Lami, urdhër pagesën në vlerën 293,913 lekë për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

Në orën 13:27, Evis Berberi: “Mos me harro Tatim fitimin sot se ha gjobe”.

Në orën 13:27, Ervis Lami: “Atje po iki”.

Në orën 13:28, shtetasi Evis Berberi: “Thanks”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k. në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 11.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie, është kryer pagesa në vlerën 293,093 lekë, në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me përshkrimin “tat i thj mbi fitim janar-dhjetor 2018”.

Në datën 13.02.2019, në orën 11:40, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Do besh nesër një kërkese për 21 mije € Ne mënyre qe ti thyjm për te bere pagesën?”.

Në orën 11:40, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 11:40, Ervis Lami: “Edhe ti fusim ne banke ti kemi gjendje?”.

Në orën 11:40, shtetasi Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 11:40, Ervis Lami: “Oki”.

Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms motrës së tij, shtetases Elektra Berberi (punonjëse e bankës Raiffeisen gjatë kohës së komunikimeve): “Me bej kërkese për 21000 euro nesër”.

Në orën 11:57-11:58, Elektra Berberi: “Ok Do vish vet?? Se ke një formular pa firme. Apo ta çoj te mami dhe e firmos atje?”.

Në orën 11:58, Evis Berberi: “Çoje te mami”. Në orën 11:58, Elektra Berberi: “Ok”.

Më pas në orën 13:13, Elektra Berberi: “Ta bëra rezervimin, deri ne 30,000 euro tërheq kështu qe je ok. Pa komision eshte.”.

Në orën 13:13, Evis Berberi: “Ok thanks”.

Në orën 13:16, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Ervis Lami: “E bera kërkesën! Neser I ke gati”.

Në orën 13:16, Ervis Lami: “Oki shoku”.

Në datën 25.02.2019, në orën 08:26, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Thuaj pak motres per 30 mijë”.

Në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi: “Ok Transferte?”.

Në orën 08:44-08:45, Ervis Lami: “Pagese fature pjesore. Do ja nis une me foto faturen”

Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok?

Shtetasi Evis Berberi: “Fola”. Coja”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19”,

Në datën 07.03.2019, në orën 09:20, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi:

“Mirmengjes. Me duhet nje firme e Brunildes. Me foto. Dhe passëordi emailit Daam”.

Në orën 09:29, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetases Brunilda Buli: “Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis!

Ne Whats app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “./ News24

The post Zbardhen bisedat e vartësit të Ballukut me bashkëpunëtoren e tij: Teze më dërgo firmën ta falsifikoj pak appeared first on Albeu.com.

Në darkë o zemër/ Zbardhen të tjera përgjime mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit: Po futem në garazh, hajde lart më mirë tek…
Janë zbardhur përgjimet e bisedave mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Beberi, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë.

Në bisedat mes tyre, Belinda Balluku, lë takim me vartësin e saj Evis Berberi mbrëmjen e 29 gushtit 2021.

“Në darke o zemër”, i drejtohet zv.kryeministrja Balluku, ku në një SMS tjetër i kërkon: “Po futem ne garazh Hajde lart me mire Shkalla H”.

Ndërkohë një ditë pas takimit mes tyre, më 30 Gusht, janë takuar me 3 shtetasit turq.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu (punonjës i “Shoqërisë së thjeshtë Intekar-ASL” që është krijuar në Shqipëri për zbatimin e kontratës) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 29 Gusht 2021 dhe kanë dalë më 30 Gusht 2021, në orën 15:33.

Pjesë nga dosja:

Në datën 28.08.2021, në orën 09:07-09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo”?.

Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes”.

Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek une perballe me zyren tende”.

Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.

Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer”.

Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”.

Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.

Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”.

Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.

Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh Hajde lart me mire Shkalla H”.

Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”.

Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete”?

Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqiť”.

Në orën 12:17, Belinda Balluku: “OK”.

The post Në darkë o zemër/ Zbardhen të tjera përgjime mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit: Po futem në garazh, hajde lart më mirë tek… appeared first on Albeu.com.

Ofroi prona për eliminimin e kundërshtarëve, zbardhen përgjimet e SPAK për grupin e “Rrumit” në SKYECC: Po na erdhi Rama, na fiku…
Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” i premtoi prona në bregdetin e Durrësit, Aldo Avdylit që ky i fundit ta ndihmonte për të eliminuar kundërshtarët e tij, Platent Dervishaj, Lulzim Berisha dhe Edmond Koci i njohur si Mond Cekuiku.

Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar për News24 detaje ekskluzive nga dosja e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj grupit të Aleksandër Lahos, të njohur dhe si “Rrumi”.

“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datës 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.

Në këtë bisedë, Rrumi i shkruan se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe në fund Plarent Dervishaj.

“Kta e xhirojnë lojën e qytetit….. te tjeret pastaj jan pasiva….. te pa rencishem”, shkruan Aleksandër Llaho.

Aldo Avdyli i përgjigjet, “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po luli them un….. Lulit….. I bim direct….. Ai e don… Vetem vendose ti”..

Rrumi i shkruan të heqin Edmond Cekicin të parin, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.

Aldo i shkruan:-“O vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e zbejm dot shum dome…se do na fiki…”, në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.

Aleksandri i përgjigjet: “ajo më ka djeg shum dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt qe ate dite qe e mora vesh”.

Në vijim thotë SPAK, Rrumi i ofron Avdylit, në këmbim sipërfaqe të lakmueshme pronash në bregdet.

SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho, pasi zbuloi një skemë tjetërsimi pronash në bregdet. Në grup bënin pjesë edhe vëllai i tij Vullnet Muca, shoferi Agron Bejdolli si dhe Vlash Brahja.

SPAK hodhi dritë edhe mbi vrasjen e Edmir Bregut, për motive hakmarrje të urdhëruar nga Astrit Avdyli dhe Aldo Avdyli.

Në vrasje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume.

The post Ofroi prona për eliminimin e kundërshtarëve, zbardhen përgjimet e SPAK për grupin e “Rrumit” në SKYECC: Po na erdhi Rama, na fiku… appeared first on Albeu.com.

Skema piramidale “XUEX”/ Zbardhen bisedat: Investo minimumi 1 mijë dollarë dhe fiton përjetë, çdo gjë ta mëson ‘profesori’ dhe Joana, paratë i merr në…
Një skemë piramidale me emrin “XUEX”, është në qendër të një hetimi penal për mashtrim kompjuterik nga Prokuroria e Fierit.

Qindra qytetarë nga Divjaka, Lushnja e zonat përreth kanë investuar nga 1,000 deri në 5,000 dollarë, me premtimin për fitime të përjetshme.

Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat që janë bërë mes personave të përfshirë në këtë skemë, por që ata thonë se janë mashtruar dhe efektivëve të policisë, të cilët ishin infiltruar për të zbardhur këtë skemë.

Personat investonin minimumi 1 mijë dollarë dhe u premtohej ‘fitim i përjetshëm’. Ndërkohë një persont e marrë në pyetje tha se parate i kishte marrë në Kosovë.

“I është marrë deklarim si person që ka dijeni për veprën penale shtetasit Arber Cela i cili deklaroj se unë kam investuar vetëm në platformën Xuex, në Txex jo dhe më ka sugjeruar nipi im Veiz Cani i cili jeton jashtë shtetit. Të gjitha ti mëson vet Joana dhe profesor Smith. Dua të them se të gjitha procedurat unë i kam mësuar nga grupi ku i dërgonin Joana dhe Leo Smith, me video. Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim dhe se kjo është shuma që unë kam investuar vetëm 2300 dollarë. Unë kam investuar rreth datës 10 ose 11 Prill të këtij viti, pra 2025 dhe kam tërhequr, rreth 8-9 mijë USD. Unë këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vet të hyjnë. Këta persona janë familjarët e mi motra Amarilda Cela, bashkëshortja Manjola Dakaj, kushëri imi shtetasi Xhulio Doko. Dua të them se unë kam fituar në total aq diku tek 6 mijë dollarë, nga ky investim prej 2 000 dollarë që kam futur. Unë e kam menaxhuar vet platformën dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër”, thuhet ne dosje.

Pjesë nga dosja

Nga verifikimet e kryera në terren u konstatua se nè hyrje te qytetit të Lushnjes në rrugën “Shétitorja e Palmave”, ndodhet bar-restorant “La Bonta”.

Në hyrje tê këtij subjekti nê pjesen e vitrines se xhamit ishin të ngjitura dy postera, te cilët reklamonin platformën “Xuex”. Në njerên reklame eshte postuar “EG Group Investment XUEX ” Investim njê here = Perfitime te Perjetshme”.

Po ashtu edhe tek reklama tjeter shkruhej “EG Group Investment XUEX

“Projekt investimi afagjaté, Punè ekipore, Sinjale tregtare, Shumè shpèrblime”.

Në ambjentin e përshkruar sipas tê dhenave behen investime në platformen

“Xuex”, e cila dyshohet se eshtë nje skemë mashtruese piramidale.

Pas gjithë këtyre informacioneve ka lindur nevoja që të kryhen nga ana jonë veprime simuluese, ku agjentët do të jenë punonjësit e policisë me kod 27/11, 27/12 dhe 27/13.

Agjenti me kod 27/11, do të përdor aparatin celular të markes “Samsung”, me ngjyre blu të errët, me IMEI1: 353099644671765 dhe IMEI2: 355434784671762, në të cilin është vendosur numri celuluar i kompanisë ONE, 0684097188, në veprimin e simuluar .

Gjithashtu në këtë aparat celular ka qenë i instaluar programi “AZ Screen Recorder”, kur është realizuar veprimi simulues. Ky program ka qenë ndihmues në këqyrjen e mëvonshme të aparatit celular dhe evidentimin e veprimeve që janë bërë nga personat e dyshuar dhe agjentët.

Në vazhdimësi të verifikimeve pas autorizimit të prokurorit të cështjes për kryerjen e veprimeve simuluese, agjentët e policisë kanë shkuar në këtë bar restorant, me date 27.08.2025 ora 17:30 dhe kanë marr kontakt me kamarierin dhe e kanë pyetur per posterin qe ishte afishuar ne deren kryesore te lokalit, se si funksionon dhe si mund te bëhen pjesë e kësaj platforme. Kamarieri i identifikuar nga ana jonë si shtetasi Emanuel Taullau, i ka thenë se ai ishte pjesë e platformes dhe mund ti bente dhe agjenëtë pjesë te saj ose mund ti ndihmonte nje person tjeter te cilit nuk i permendi emer por tha qe eshte pronari lokalit dhe theksoi per personin ne fjalë se i flisnin me pseudonimin “Profesori”. Punonjësit e policisë kanë pyetur kamarierin rreth shumes qe duhet te depozitohej per te hapur platformen dhe kamarieri shtetasi Emanuel Taullau, ju ka then se :”Minimum i shumes qe duhet te depozitosh qe te jesh pjesë e platformes eshte shuma minimale rreth 1000 dollar (nje mije dollar).” Gjithashtu ky shtetas ju ka treguar se mund ti gjenim dhe ne disa grupe ne rrjetin social Telegram. Gjate bisedes kamarieri ju ka treguar se ne zonen e Divjakes, ku theksoi se ishte qendra e platformes kishte nje pjesmarje te madhe individesh. Punonjësit e policisë i kanë kërkuar kamarierit informacion se ku mund te hyjnë ne platformen “XUEX” dhe ai i është përgjigjur se :”Mund te merrni kontakt me mua ne cdo moment te mundshem”.

Gjithashtu, ky shtetas ju ka treguar se eshte perditë ne punë në lokalin e lartpermendur.

Në vazhdimësi të veprimeve simuluese, më datë 28.08.2025, agjentët e policisë kanë shkuar sërisht në bar restorant “La Bonta”, ku kanë marrë kontakt me kamarierin shtetasin Emanuel Taullau, i cili ju ka dhënë edhe numrin e tij të telefonit dhe më konkretisht 0677271760.

Shtetasi Emanuel, i ka prezantuar agjenëtve edhe shtetasin e identifikuar nga ana jonë si Flavio Mukaj, i cili po ashtu ishte i punësuar si kamarier në bar restorant La Bonta, por ishte dhe personi që do ti bënte pjesë të një grupi në rrjetin social “Telegram” dhe numri celular i përdorur nga ky shtetas në këtë rrjet social është 0685218741.

Në momentin që shtetasit Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, kanë bërë regjistrimin e agjentit në Binance dhe e kanë bërë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, duhej bërë pagesa prej 1000 (një mijë) dollarësh, në platformën Xuex. Shtetasi Emanuel Taullau, ishte personi që bëri transferimin e parave nga llogaria e tij në platformën Xuex, ku 100 (njëqind) dollarë i mori nga llogaria e shtetasit Flavio Mukaj dhe i hodhi në llogarinë e tij.

Më pas nga llogaria e tij bëri transferimin e 1000 (një mijë) dollarëve në total, në llogarinë e agjenit, në platformën Xuex. Agjenti i policisë i dha në dorë kamarierit që ishte në turn më datë 28.08.2025, në ato momente në bar restorant La Bonta, shtetasit Emanuel Taullau, shumën prej 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Agjentët e policisë kanë qenë të pajisur me teknikë për regjistrimin audio dhe video të veprimit simulues. Këto materiale janë hedhur edhe në disk dhe është përpiluar kqyrja e tyre.

Gjithashtu nga verifikimet e kryera në qytetin e Divjakës, dyshohet se shtetasi Ereledio Shebeku i biri i Sifi dhe Vangjë, i datëlindjes 10.08.1990, lindur në Lushnjë dhe banues në lagjen “Nr.2”, Divjakë, nëpërmjet aplikacionit “Telegram”, ka të instaluar një platformë për tregëtimin e kriptomonedhave, e cila mban emrin “XUEX”. Në këtë faqe online ky shtetas ka hapur një grup me pesë persona, ku secili prej tyre investon vlera monetare në shumat që variojnë nga 1.000 deri në 5.000 dollarë. Shtetasi Ereledio Shebeku nëpërmjet këtij aplikacioni merr mesazhe nga një person që është identifikuar si “Leo Smith”, i cili dyshohet se është shtetas britanik, ku i fton të gjithë pjesëmarrësit që të futen në këtë platformë në orën 14:20 dhe në orën 19:20 të çdo dite, duke i kërkuar që ti bëjn “like” faqeve që ju dërgon ky shtetas në aplikacionin “Telegram”.

Nga ky investim të gjithë personat që luajnë në këtë platformë dhe bëjnë like përfitojnë shumën prej 1% të investimit të tyre. Pra çdo ditë e shtojnë investimin e tyre me 1% të vlerës së investuar. Investimin që disponojnë në telefon në platformën “XUEX”, shumën që duan të tërheqin e transferojnë në një llogari në “Binancë bankë” dhe nga kjo llogari këtë shumë e transferojnë në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe më pas kryejnë tërheqjen e parave rregullisht, ku banka ju mban komision për këto tërheqje dhe ju jep kopje të mandatit të tërheqjes së parave. Të gjithë pjesëmarrësit që janë regjistruar në këtë platformë, paratë i derdhin në bankë në llogaritë e tyre bankare me pretendim se duan të investojnë në shitblerjen e kriptomendhave dhe blerje online.

Sipas informacionit në Bashkinë Divjakë në këtë platformë janë regjistruar rreth 580 persona, të cilët kanë investuar vlera që variojnë nga 1,000 (njëmijë) dollar deri në 5,000 (pesë mijë) dollar dhe të ardhurat e fituara në këtë platformë tërhiqen çdo 45 ditë.

Sipas informacionit shtetasi Ereledio Shebeku, ka futur në këtë platformë familjarët e tij dhe shumë persona të tjerë.

Në këtë platformë është futur shtetasja Brunilda Stefan Ndini, e datëlindjes 29.09.1986, banuese në Divjakë, e cila ka futur familjarët e saj dhe shumë persona të tjerë që janë punonjës në Bashkinë Divjakë, por edhe banorë të qytetit të Divjakës, si dhe nga fshatrat e Njësisë Administrative Tërbuf.

Gjithashtu në këtë platformë janë futur edhe shtetasit Medi Myrto Kajo, banues në fshatin Xeng Divjakë, Fadil Ferit Balliu, banues në fshatin Çermë Sektor, Sokrat Uani Lapi, i datëlindjes 22.06.1962, banues në Divjakë dhe Anila Filip Lapi, e datëlindjes 15.08.1967, po ashtu banuese në Divjakë, Farie Skender Maci, e datëlindjes 22.01.1968, banuese në fshatin Remas, Evgjeni Stavri Kokoneshi, e datëlindjes 18.09.1966, banuese në Divjakë dhe Brunilda Sifi Todi, e datëlindjes 29.12.1986, banuese në Divjakë, Alban Lulzim Noreci, i datëlindjes 24.04.1991, po ashtu banues në Divjakë,  të cilët kanë investuar në shuma deri rreth 5,000 (pesë mijë) dollarë. Shumë prej këtyre personave kanë aplikuar në këtë platformë me familjarë të tyre si bashkëshortet, fëmijët dhe vëllezërit.

Këta persona dyshohet se janë në rolin e menaxherëve kryesor, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative rekrutojnë dhe sigurojnë persona të ndryshëm, ku shtojnë grupe njerëzish dytësor dhe tretësor, me qëllim rritjen e fitimeve të tyre, duke bërë kështu të mundur funksionimin e skemës piramidale, të dyshuara mashtruese.

Në lidhje me situatën e përshkruar mësipër sipas të dhënave bëhen investime në platformën “Xuex”, e cila dyshohet se është një skemë e mirëfilltë mashtruese.

Pas gjithë këtyre informacioneve ka lindur nevoja që të kryhen nga ana jonë veprime simuluese. Për këtë gjë janë autorizuar agjentët me kod 27/12 dhe 45. Agjentët do të përdorin aparatin celular të markes “Samsung”, me ngjyre blu të errët, me IMEI1: 353099642375161 dhe IMEI2: 355434782375168, në të cilin është vendosur numri celuluar i kompanisë Vodafone, 355697982052, për të kryer veprimin e simuluar. Gjithashtu në këtë aparat celular ka qenë i instaluar programi “AZ Screen Recorder”, kur është realizuar veprimi simulues. Ky program ka qenë ndihmues në këqyrjen e mëvonshme të aparatit celular dhe evidentimin e veprimeve që janë bërë nga personi i dyshuar dhe agjenti.

Më datë 30.08.2025, agjentët me kod 27/12 dhe 45 janë takuar në bar kafe “Panorama”, me shtetasin Ereledio Shebeku, ku i kanë kërkuar që ti bëjë pjesë të platformës “Xuex”.

Duke qenë se kjo situatë u bë dhe mediatike shtetasi Ereledio Shebeku, ishte i frikësuar dhe në tension pasi deputeti shtetasi Erion Brace e kishte përmendur në një postim në rrjetet e tij sociale.

Për këtë arsye shtetasi Ereledio Shebeku, ka bërë të mundur vetëm regjistrimin në platformën Binanc, ku ju ka depozituar edhe 700 euro dhe ju ka thënë agjentëve të policisë se duhet të gjenjë një person tjetër që ti bëjë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, sepse ai vet nuk mundej pasi i kishte bërë tashmë pesë persona.

Agjentët e policisë kanë qenë të pajisur me teknikë për regjistrimin audio dhe video të veprimit simulues, i cili është ende në process transkripti për shkak të vështirësisë në dëgjim të audios. Këto materiale janë hedhur edhe në disk. Është përpiluar raport vëzhgimi për këtë rast nga punonjësit e policies, si dhe janë kqyrur pamjet filmike.

Është përpiluar kqyrja e aparatit celular të përdorur nga agjenti në këtë rast dhe më konkretisht Objekti i këqyrjes: është aparati telefonik i markës Samsung Galaxy F05 me numër IMEI1: 353099642375161 dhe IMEI2: 355434782375168 dhe model: SM-E055F/DS me numër serial R9ZXA01B13X, për evidentimin e hapjes së platformës XUEX për hetimin në lidhje me veprën penale “Mashtrim Kompjuterik”.

Në vazhdimësi të veprimeve, Gjykata e Shkalles se Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka dhënë vendimin për kontrollin personal, te banesës dhe lokalit të shtetasit Arber Cela, i cili është pronari i bar restorantit “La Bonta” në Lushnje, ku ishte reklamuar platforma “Xuex”. Për këtë arsye u ushtrua kontroll personal i këtj shtetasi dhe ju gjetë një aparat celular, i markës Iphone 16 Pro Max, me ngjyrë të zezë, me kodë të tastierës 552002, me kapak të zi, në pronësi të shtetasit Arbër Cela, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

U përpilua kqyrja e aparatit celular dhe rezultoj se objekti i kqyrjes: të dhënat në telefonin e shtetasit Arbër Çela, aparati celular i markës iPhone model 16 Pro Max, me numër IMEI 353911407784538.

The post Skema piramidale “XUEX”/ Zbardhen bisedat: Investo minimumi 1 mijë dollarë dhe fiton përjetë, çdo gjë ta mëson ‘profesori’ dhe Joana, paratë i merr në… appeared first on Albeu.com.

E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut/ Veliaj i përdori telefonin dy ditë, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët
Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se sipas gardianit, Veliaj e ka përdorur disa herë telefonin e tij celular dhe në një nga bisedat, ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte

Veliaj e quante këtë lëvizje si “Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar”, duke nënkuptuar se qëllimi i kandidimit ishte shmangia nga ndjekja penale dhe përballja me drejtësinë.

Sipas Bacit, Vleiaj gjatë bisedës, kryetari i Bashkisë Tiranë, ka përmendur edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo Agron Malaj, të cilët kandidonin si deputetë me qëllim sh,angien e SPAK.

“Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, tha ai.

Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurive” dhe “futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.

Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit, ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit.

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur në total 30 persona, kompani dhe organizata jofitimprurëse, mes tyre dhe bashkëshorten e Veliajt, ish-kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, 7 biznesmenë, familjarë e punonjës të kompanive të Ajola Xoxës.

The post E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut/ Veliaj i përdori telefonin dy ditë, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY” mes Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit/ SPAK Hap kodet dhe rregjistron 2 dosje penale
Dy dosje penale të rregjistruara në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kanë vënë në fokus të hetimit linjat e trafikut ndërkombëtar të kokainës të ngritura nga Dritan Rexhepaj, Altin Hajri, Korado Gështenja dhe persona të tjerë.

Një fakt i tillë, doli gjatë një seance gjyqësore, ku avokatët e të pandehurve që akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Janar 2020, u përfshinë në një debat gjyqësor me dy përfaqësuesit e akuzës Behar Dibra dhe Elida Kaçkini.

Kjo e fundit, i vuri në dukje avokatëve dhe trupit gjykues, se nuk mund ti vinin në dispozicion të gjitha bisedat e zhvilluara nga kodet e aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Dritan Rexhepi, Altin Hajri dhe Korado Gështenja, pasi në këto biseda ka përbajtje për trafikun e drogës dhe ato po hetohen në 2 dosje të tjera nga kolegët e tyre në SPAK.

“…nuk mund t’ju vemë në dispozicion të gjitha komunikimet veç atyre bisedave që kemi objekt gjykimi në këtë proces të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, pasi në këdo tre kode ka biseda dhe për trafik droge, që është një vepër penale që po hetohet…”-tha prokurorja.

Kjo deklaratë e bërë nga prokurorja në sallën e gjyqit, rrishtazi konfirmon rregjistrimin e hetimeve për të zbuluar përmes “Sky” linjat e trafikut të kokainës që ishin ngritur nga Ekuadori në Europë nga Dritan Rexhepi dhe persona të tjerë në zonën e Durrësit, Shijakut dhe jo vetëm.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se njëra nga këto dosje mban numrin 93 dhe rezulton të jetë rregjistruar në vitin 2023 dhe ndodhet në duart e prokurorëve të cilët po punojnë me autoritet e huaja për zbulimin e episodeve të posaçme të trafikut të kokainës.

Ndërsa dosja e dytë është rregjistruar në fillim të vitit 2024, ndaj SPAK ka dërguar disa letërporosi në “Europol” për të tërhequr komunikime shtesë të zhvilluara në “SKY“ dhe letërporosi në disa shtete ku është kapur sasia e kokainës që përkon dhe me kohën e zhvillimit të bisedave.

Goditja e linjave të kokainës të organizuara dhe financuara nga Dritan Rexhepi, mund të sillte në Shqipëri një rast të paprecedentë për këtë individ, pasi hetimet për trafik drogë ndaj Rexhepit ka zhvilluar vetëm Ekuadori, Italia dhe së fundi Belgjika.

Në Shqipëri Rexhepi është ndjekur penalisht dhe dënuar për vrasje dhe falsifikim pasaporte por asnjëherë ska pasur një dosje penale për trafik droge, megjithëse ndërkombëtarisht emri i tij njihet si një figurë e nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe trafikut të kokainës.

Rexhepi konsiderohet nga Italianët dhe drejtësitë e disa shtete të tjera në europë si njeriu kryesor, që ka organizuar dhjetëra ngarkesa me kokainë të dërguara në disa porte të Europës.

Sipas një dosje voluminoze të prokurorisë së Firences, që hetoi grupin e drejtuar nga Dritan Rexhepi, ky i fundit kishte disa emra të koduar, me të cilët thirej nga anëtarët e tjerë të kartelit “Kompania Bello” apo siç njihej ndryshe si “Los Blancos”.

Në sy bien “Dhimo”, “Ali”, “Jose”, “Bugatti”.Por emri i koduar që e thërisnin më shpesh bashkëpuntorët e tij, ishte “Jul Çezar”, një etiketim emblematik dhe krahasues me perandorin Romak që dominonte të gjithë perandorinë dhe ushtrinë Romake.

Numri dy i këtij grupi, ishte Ekuadoriani, Montenegro Castillo Cesar Emillio, që njihej me nofkën “Don Monti” dhe drejtuesi i kartelit ekoadorial “Cartel Del Norte del Valle”.

Ndërsa personi i tretë që dominonte grupin dhe ishte njeriu që priste në Hollandë ngarkesat me kokainë të dërguara nga Dritan Rexhepi, ishte pikërisht vlonjati Jorin Llambro ose siç thirej me emrat e koduar “Çeço” dhe “Monte Carlo”.

The post Bisedat në “SKY” mes Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit/ SPAK Hap kodet dhe rregjistron 2 dosje penale appeared first on Albeu.com.

Bisedat në SKY ECC/ Franc Çopja i ofroi 5 milionë euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua në restorant me “Akilin”
Flobenc Meçja, është mes 7 personave të arrestuar gjatë aksionit policor në një restorant në Gjirin e Lalzit, teksa ndodhej në tavolinë me shumë të kërkuarin tjetër të policisë Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën Akili, që ishte arratisur në janar 2025 nga burgu i Ankonas në Itali.

43-vjeçari Flobens Meçja alias Gega alias Drini, ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi ndaj tij u cakutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

“Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43-vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje”, njoftoi policia.

Por kush është Flobens Meçja

43-vjeçari nga Shkodra, u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Emrin i tij del në disa biseda në SkyEcc me Franc Çopjan, i cili i ofron 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibejt, i njohur me nofkën “Krymi”.

Gjithashtu, i ofron nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.

Në Shënjestër

Por Franc Çopja, nuk ishte i kënaqur vetëm me ekzekutimin e Endrit Alibej. Ai kërkonte në tavë edhe kokën e vëllait të tij, Erion Alibej, për të cilin ai ishte i gatshëm të paguante dyfishin e çmimit që kishte paguar për të vrarë ‘Tarzanin’, sikurse i drejtoheshin ndryshe Endrit Alibej.

Ndoshta kjo për faktin që ‘Krymi’, Erion Alibej, pas vrasjes së të vëllait në Masakrën e Bradasheshit, ishte bërë shumë i rrezikshëm dhe kishte mbledhur informacion të bollshëm se kush ishin vrasësit.

Po kështu, kishte filluar nga puna për eleminimin e grupit që qëlloi mbi vëllain dhe të afërmit të tij në Bradashesh.

Shqetësim të cilin Franc Çopja e ndjen gjithmonë e më nga afër, ku nga bisedat evidentohet se drejtuesit e Organizatës kriminale ‘Çopja’, kanë synuar eleminimin e personave që kanë ndihmuar ose kanë qënë pjesë e grupit të Alibej me qëllim izolimin apo shkatërrimin e Erion Alibej, duke synuar të përçojnë panik dhe frikë te njerëzit që atij i rrinë pranë.

Alibej nga ana e tij pas vrasjes së të vëllait, ndërmori një fushatë spastrimi dhe eleminoi të gjithë anëtarët e grupit kundërshtar, teksa kreu të paktën gjashtë vrasje

Por nga ana e tij pësoi shumë humbje, dhe iu vranë disa nga ushtarët, por që për kokën e tij u vendosën në dispozicion miliona euro

Çopjat ndërkohë kishin mbledhur një pasuri deri në 200 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro janë kriptomonedha që sot janë bllokuar, dhe sekuestruar, ashtu si dhe vila luksoze, apo investime në agroturizëm. Por po kështu kishin investuar në lingota ari në një shumë mbi 15 milionë euro.

SKY ECC

11 Gusht 2020

Franc Çopja

‘Krymi’, është ky që kam unë probleme, Erioni nga Elbasani. Është vëllai i ‘Tarzanit’ që vdiq.

Ndërkohë që ajo që ka krisur edhe më shumë grupin janë dëshmitë përpara grupit hetues.

Sidomos të vëllait të Nuredin Dumanit, i cili del se ka qenë pjesëmarrës në ekzekutmin e Endrit Alibej. Nuredin Dumani që tani shërben për ‘Krymin’, Erion Alibej.

SKY ECC

24 Korrik 2020

Talo Çela bisedon me Arzen Mama

‘Kokëçami (Altin Ndoci) është zënë me Dashin. E ka rrahur. Janë zënë këto të dy që ka plas kjo o vlla, nuk ka lidhje.

Del vëllai i Dashit në favor të ‘Krymit’, a e kupton çfarë skandali është këtu apo se kupton’

Por siç thamë shuma e vënë në dispozicion për të vrarë Erion Alibej ishte shumë e lartë se ajo që vëllezërit Çopja paguan për të ekzekutuar vëllain e tij Endrit Alibej dhe kjo shikohet edhe në komunikimet në Sky Ecc, midis grupit të Çopjave ku Erion Alibej kërkohet të vritet me çdo kusht gjatë periudhës korrik-nëntor të vitit 2020.

Ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator të këtij viti, në qytetin e Elbasanit, që përkon edhe me periudhën e pandemisë Covid-19.

Për realizimin e kësaj ngjarje, janë zhvilluar biseda konkrete ndërmjet shtetasve Mikael Kamami dhe Arzen Mama, ku rezulton se, organizata kriminale Çopja ofron 4 000 000 euro, për vrasjen e Erion Alibej dhe se atentati do kryhej me lëndë plasëse eksplozive në ambientet e shoqërimit të DVP Elbasan.

Informacioni për vendqëndrimin dhe vendndodhjen e saktë të shtetasit Erion Alibej, do merrej nga shtetasi Martin Musaj, nga ku del se Franc Çopja apo Gergely, i ka ofruar shtetasit Flobenc Meçja, një pagesë prej 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibej.

Gjithashtu dhe nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.

SKY ECC

Franc Çopja bisedon me Flobenc Meçjan.

Flobenc Meçja: ‘Më thuaj pak a shumë ku rreh pazari, se unë nuk jam vetëm?

Franc Çopja: 5 mln euro.

Flobenc Meçja: Ti dashke me na nxjerrë në pension hahahha’.

I joshur nga shuma e madhe e parave, siç shikohet edhe nga komunikimet në vazhdim, Flobenc Meçja, nuk kërkon të humbasë kohë për të vrarë, fillimisht Erion Alibejn.

Për këtë arsye, ai i kërkon Franc Çopjas çelësat e apartamentit të kushërirës së tij, për të parë mundësinë për ta ekzekutuar Alibejn me snajper.

SKY ECC

31 Korrik 2020

Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas, ku i kërkon çelësat e shtëpisë së kushërirës që ndodhet në katin e fundit.

‘Nëse ka pamje të mirë atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëj punë, pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej.

Sapo të marrë snajperin do të të informoj dhe nëse distanca nga shtëpia e kushërirës është 400 metra për mua ekzekutimi i Erion Alibej nuk është problem.

Nëse xhamat e Erionit nuk janë të blinduara, mund ta godasim edhe kur të jetë brenda në shtëpi.

Për të arritur qëllimin, Flobenc Meçja e siguron Franc Çopjan, se do marrë edhe një qitës serb, me qëllim që të jenë më të sigurtë në realizimin e planit të tyre.

Gjatë bisedave Flobenc Meçja i dërgon Franc Çopjas, 4 foto ku dallohet stadiumi si dhe dy ndërtesa, të cilat nga matja në distancë objektivi është shumë i lehtë për t’u arritur.

SKY ECC

Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas.

‘Më merr informacione nëse ka kamera tek pallati i Erion Alibej dhe tek pallati i kushërirës, kjo pasi do ta mendoj mirë planin për ekzekutimin e Erion Alibej’.

‘Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok me aq lekë sa jep ti për këtë unë ja … hy me shtet dhe e mbaroj”.

Puna për eleminimin e Erion Alibej bëhet gjithmonë e më vështirë, pasi ky i fundit ka vendosur tenda në ballkonin e apartamentit të tij. Ndërsa Flobenc Meçja, e ka gjatë gjithë kohës në vëzhgim. Edhe pse gjatë kohës dyshon nëse preja e tij ndodhet apo jo në apartament.

SKY ECC

6 Gusht 2020

Flobenc Meçja informon Franc Çopjan.

‘Erion Alibej ,ka vendosur tenda në tarracë dhe ka mundësi të ketë bërë ndonjë pishinë lart.

‘Aty do kalojë ai kur del nga garazhi. S’ka ku kalon tjetër për të dalë në rrugë kryesore.

Tashi do mundohem t’i gjej çfarë makinash ka në garazh. Besoj që e lëviz ai dhëndri vet. Se s’ka besim te shumë njerëz ai’.

Por Franc Çopja, duket se është shumë serioz në qëllimin e tij për të vrarë Erion Alibej.

Për këtë arsye ai i jep edhe kaparin Flobenc Meçes, që ky i fundit të mbarojë punë.

Dosja Hetimore

Flobenc Meçja, ka marrë shumën e parave në formën e kaparit nga Franc Çopja.

Ai bie dakord që me radhë të eleminohen shtetasit: Arjan Spahiu, Erion Alibej, Aldo Baho dhe Ilir Lloshi.

Franc Çopja e porosit Flobenc Meçjan që personat që ka shokë nëse marrin përsipër punën (ekzekutimet e shtetasve Erion Alibej, Arjan Spahiu dhe Aldo Bajos) nuk kanë pse ta dinë që Franci është porositësi pasi sipas tij kështu bëhën punët.

Konfirmimi se Erion Alibej, është gati për tu ekzekutuar nuk vonon nga Flobenc Meçja, i cili pret edhe një përgjigje të fundit nga snajperisti që mesa duket do vijë nga jashtë Shqipërie. Apo siç ai tha nga Serbia. Ndërkohë që Franc Çopja nga e tij, i kujton Flobenc Meçes se këto punë kërkojnë para dhe përkushtim.

Dosja Hetimore

Më datë 27 Korrik 2020, Flobenc Meçja, komunikon me Franc Çopja, të cilit i thotë se ‘shoku i tij në Shqipëri është Ok me punën dhe se tani do marrë dhe konfirmimin e personit që ndodhet jashtë Shqipërisë.

Unë them që do bëjmë ndonjë punë. Ky shoku këtu është ok. Tashi do pyes dhe atë lart. Pastaj do të them që ça do bëjmë. Do i them çmimin që më the. Po s’ka gjë që s’bëhet. Mund t’i japim edhe lekë shtetit dhe e kryejnë ato. Ka alternativa se me atë çmim që më the ti…. e vejmë drejtorin e policisë vetë ne hahahha; A kupton çfarë bën leku këtu’.

Por sipas grupit hetues, edhe pse në këto komunikime shfaqet vetëm roli i Franc Çopjas, ata kanë krijuar bindjen se i përfshirë në planet për ekzekutime është edhe Hajdar Çopja, apo Bako

Dosja Hetimore

‘Nga analizimi në tërësi i bisedave rezulton se dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, e kanë shpallur së bashku këtë luftë me grupin Alibej dhe ata janë bashkëfinancues dhe bashkëkrijues të organizatës kriminale’

The post Bisedat në SKY ECC/ Franc Çopja i ofroi 5 milionë euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua në restorant me “Akilin” appeared first on Albeu.com.