bisedat “SKY" Archives - Albeu.com

Zbardhen bisedat në “SKY”/ Kush është “Tani” i drejtësisë që u pagua nga Pëllumb Gjoka 4 ditë pas lirimit të Behar Bajrit
Në operacionin juridik për lirimin e Behar Bajrit nga ambientet e burgut Nr.313 në Tiranë, rezulton të mos jetë përfshirë vetëm biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita apo gjyqtari Sokol Shehu, por në dosjen “Metamorfoza” duket se janë përfshirë dhe emra të tjerë të Drejtësisë.

Një konglomerat juristësh, deri në nivelet e lartë të Drejtësisë Shqiptare, kanë dhënë ndihmëse përmes vendimeve, ndikimit dhe influencës së tyre në tre shkallët e gjyqësorit Shqiptar, që Behar Bajrit, t`i krijoheshin kushtet ligjore për të dalë nga qelia.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se në aplikacionin “Sky” flitet për një personazh të njohur të Drejtësisë Shqiptare me emrin “Tani”, i cili 4 ditë pasi Behar Bajri kishte dalë nga burgu shkon në takim me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke u dorovitur financiarisht nga ky i fundit, për ndihmesën që kishte dhënë në operacionin juridik për lehtësimin e kushteve ligjore që ndikuan në lirimin nga burgu të Bajrit.

Në takimin që ka pasur personazhi i Drejtësisë me emrin “Tani”, Pëllumbi i thotë Behar Bajrit në aplikacionin “SKY” si më poshtë vijon:“…vëlla e takova “Tanin”, ja dhashë ato.

Me zor ja kam dhanë me 100 bena…i thashë deshti me të dhanë ma shumë, por unë nuk e lashë.

Shumë faleminderit tha…Por nuk deshi me i marë, tu ba be ja kam dhanë, dhe i erdhi shumë mirë, që je kujtua. Duhet vëlla dhe i thashë që ke thana “…ta paça borxh tan jetën…”.

Por ndaj këtij personazhi të Drejtësisë, kreu i SPAK Altin Dumani, nuk ka vepruar as me marrjen e tij në pyetje për sqarimin e këtij episodi, as me kontrollin e shtëpisë, as me sekuestrim telefoni dhe me asnjë nismë tjetër ligjore, duke e lënë rastin jo të domosdoshëm për ta hetuar.

Një pjesë e bisedave dhe negociatave që çuan në kapërcimin e derës së burgut nga i arrestuari i operacionit “Oaz”, Behar Bajri, janë zhvilluar në aplikacionin “SKY”, të cilat tashmë janë zbardhur në dosjen “Metamorfoza”, që SPAK ka çuar për shqyrtim në gjykatë.

Behar Bajri, arrin të dalë nga burgu në 29 qershor 2020, pasi Xhevahir Lita, kishte krasituar akuzat e rënda si “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa lejë e armëve dhe municioneve”, Vrasje me dashje”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në këmbë mbeti vetëm akuza e “Organizimit të lotarive të palejuara”, për të cilën Behar Bajri, u dënua në gjykatën e Shkodrës.

Bajri arrin në dalë nga burgu dhe në 4 korrik 2020, bisedon me Pëllumb Gjokën, për një seri planesh.

Por në bisedë e sipër të zhvilluar në aplikacionin “Sky”, mes tyre zhvillohet një bisedë për respektimin financiarisht të një personazhi me emrin “Tani”, që dukshëm sipas përmbajtjes ka ndihmuar Behar Bajrin për të dalë nga burgu.

Pëllumbi i thotë Behar Bajrit: “…vlla e takova dhe Tanin, ja dhashë ato…”. Ndërsa Behari ia kthen shkurtimisht: “…po po… po…po…”.

Sërish Pëllumb Gjoka vijon t’i shkruajë Beharit që kishte vetëm 4 ditë që ka dalë nga burgu: “…me zor ja kam dhanë me 100 bena, i thashë deshti me të dhanë ma shumë, por unë nuk e lashë…Shum shum faleminderit tha…”.

Behari: “Tanit…”!?

Pëllumbi: “Po Tanit…”.

Behari: “Mirë bane…”.

Pëllumbi: “…Nuk deshi me i marrë, tu ba be ja kam dhanë dhe i erdhi shumë mirë që je kujtuar…I thashë që ke thanë tit a paca borxh tan jetën…”.

Por Behari ia kthen Pëllumbit shkurtimisht:  “…shumë mirë vëlla…dhe ishadha nuk bahet se me pas nevojë më ka gati me pas naj hadh…”.

Ndërsa Pëllumb Gjoka, vijon t`i shkruaja Beharit duke i thënë se: “Tani” që ai kishte takuar i ka lënë një porosi për Beharin që mos flasë dhe komunikojë me Senadin,(personazh i njohur në Shkodër) se nuk është në terezi me mënd e kokës.“…më tha me të porositë, mos fol asgja me Senadin se nuk asht në terezi me mend të kresë.

Senadi të don shumë ty, por qysh kur i ka ra infrakti nuk është normal…”,-i thotë në apikacionin “Sky”, Pëllumb Gjoka, Behar Bajrit.

Bajri ia kthen: “…po po, qa mej than…”. Por Pëllumbi vijon sërisht duke shkruar:”…nuk din ca flet Senadi, më porositi me të thanë…”.

Ndërsa Behari ia kthen shkurtimisht: “…po mirë, ma vlla…”.

The post Zbardhen bisedat në “SKY”/ Kush është “Tani” i drejtësisë që u pagua nga Pëllumb Gjoka 4 ditë pas lirimit të Behar Bajrit appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY”/ Akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, arrestohet në Itali Klajdi Merkaj
Klajdi Merkaj. në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja”, është arrestuar të mërkurën 16 tetorit në Romë.

Raportohet se arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Paralelisht me masën e arrestit, më herët shkalla e parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit, lanë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11 prej tyre, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg, pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

The post Bisedat në “SKY”/ Akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, arrestohet në Itali  Klajdi Merkaj appeared first on Albeu.com.

Behar Bajri në “SKY”: Më ndihmo të fus 100 copë, po a ka garanci? Ervis Martinaj: Garanci s’kam jetën time…
Trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të Evropës, ishte një specialitet i veprimtarisë kriminale që kryente biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, Martinaj drejtonte dhe financonte një linjë të tijën në trafikun e kokainës, duke e konsideruar të sigurtë dhe nxjerrjen e sasive të drogës nga ambientet e brendshme të Portit.

Në këtë linjë trafiku i lutet të futet dhe Behar Bajri i Shkodrës. Në kohën kur zhvillohet bisedat për futjen e Bajrit në trafikun e drogës, ai kishte vetëm 4 muaj që kishte dalë nga paraburgimi Nr. 313.

Bajri kishte vështirësi ekonomike dhe kërkonte ndihmë tek Ervis Martinaj, që i fundit ta ndihmonte në trafikun e kokainës, ku fillimisht do fuste 100 copë njëherësh.

“…mos e fol me njeri se më prish punë. Po për zotin, ndihmë kështu as vëllai jot s’ta ka ba…”,- i thotë Ervis Martinaj.

Por Behari ka frikën se mos kapet ngarkesa e drogës dhe kërkon me ngulm që herën e parë, të dalë garant Ervis Martinaj dhe ky i fundit t’ia marrë përsipër rrezikun e humbjes.

“…po rrezikun, a po ma mer rrezikun veq herën e parë dhe nuk ta haroj. 5 për qind i fus vetë dhe po dal në diellë. Por a po ma merr rrezikun, veç kyt herë? A më jep fjalën tani…se më ke në krah, por më ndihmo…”- i shkruan Behar Bajri, Ervis Martinaj.

Por Ervis Martinaj ia kthen me një përgjigje epike se: “…garanci kam vetëm zgjuarsinë time…dhe ça lekësh kam unë do i fus. E këta çunat ça lekësh kanë do i fusin që të rinë me mua. Ashtu garancie që thua ti, s’kam jetën time more …kapedan…”.

Në datën 27 tetor 2020, Ervis Martinaj bisedon në aplikacion “Sky” me Behar Bajrin, për të ndarë muhabetin nëse do e fuste këtë të fundit apo jo në linjën e trafikun të kokainës që e realizonte nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të porteve të Europës.

Martinaj i kujton Bajrit, që të qëndrojë diskret në këtë veprimtari kriminale dhe të mos i tregojë kujt, duke i shkruar si më poshtë vijon:

“…asnjë s’du që ta dije dhe do bisedojmë bashkë këto tre ditë. Munesh me fut sa të kesh takat ti…”.

Por Behari ia kthen: “…aaaa, a kena Garanci…?”.

Por Ervis Martinaj ia kthen me një përgjigje epike se: “…garanci kam vetëm zgjuarsinë time…dhe ça lekësh kam unë do i fus. E këta çunat ça lekësh kanë do i fusin që të rinë me mua. Ashtu garancie që thua ti, s’kam jetën time more …kapedan…”.

Sërish Behar Bajri ia kthen me ndrojtje duke i shkruar: “…Por nuk kam lekë mor “Kapedan…”. Ti e di, por unë nuk jam në hapat e tua. Por a më the se po të ndihmoj mar “Kapedan…”. A po ma merr rrizikun ti herën e parë, mo “Kapedan”. Më thuaj kur po rimë…”?

Ndërsa biznesmeni Ervis Martinaj e këshillon duke i thënë: “…mos u turr pas fajdeve…”.

Kurse Behari ia kthen: “…po lek po mbledhi…”.

Behari vijon t’i shkruajë në “Sky” Vis Martinajt duke i pohuar:

“…po rrezikun, a po ma mer rrezikun veq herën e parë dhe nuk ta haroj. 5 për qind i fus vetë dhe po dal në diellë. Por a po ma merr rrezikun, veç kyt herë? A më jep fjalën tani…se më ke në krah, por më ndihmo…”.

Martinaj ia kthen me mesazh duke i shkruar se: “…mos e fol me njeri se më prish punë. Po për zotin, ndihmë kështu as vëllai jot s’ta ka ba…”.

“…Po e di, por ma ban, e ti bij lekët sonte… 5 për qind po i fus unë, po hyj borgj…”- ia kthen Behar Bajri.

“…Ore ishallah po bëhet…nuk duhen lekët sonte jo… duhen mas 2 javësh… Po rëndësi ka që të bëhet. Lekët duhen brenda muajit nëntor”- i thotë Ervis Martinaj.

Biznesmeni vijon t’i shkruajë duke i thënë: “…100 copë e ke vendin, aq do fus dhe vetë unë…vetëm mos folë me njeri se më ngelet hatri se veç ty të kam thënë, se çdo muhabet e qet jashtë. Nuk i lej hapësirë kujt, veç teje 100…”.

Behari: “…I qin unë…?!”…jo jo nuk i them kujt. I qind për mu…?!”

Martinaj: “…po i lashë kujt s’jena ma shokë, se veç ti më ke ra mbrapa. 10 për qind edhe hypja 20 dalja…”.

Por Behari ia kthen: “…vlla du me fut për vedi i 100 copë. Në i qin copë, sa i bjen me marë unë 80 copë?. Ok në rregull por ama merr rrezikun veq kyt rradhë, fjalë burrash, lekët i kam ok. Po normal lekët i kam dhe më thuaj ti bij…”.

Martinaj: “…E me turkun…”.

Behari: “…jo mor vëlla, çfarë flet nuk i them kujt…Po jo o vëlla, do i fus veç për vedi për kryet të kalamanjve dhe do ju jap naj gjë dhe këtyreve. Ok e kam të shitur…”.

Por sërish biznesmeni Martianaj, ia kthet Beharit duke i kërkuar këtij të fundit që të mos flasi lart e poshtë, duke i shkruar: ”…mos i thuaj kujt, veç atyre që rrimë, Lela e Plluma. Herës tjetër ja fusim nga 200, masanej nga 400…”.

“…Jo mo vlla nuk tregoj…”,- i thotë Behari, duke vijuar t’i shkruajë Ervis Martinaj se: ”…ba me dal, do ju jap ka 100 mijë euro Denisit dhe Samos dhe Dorit, se kam shpenzime…”.

Sërish Martinaj ia kthen: “…O e ke të dalme, por veç fike Neës 24… ( shprehje figurative duke i rikujtuar Beharit të mos flasë mos hapi gojën për këtë punë) se të tjerët bajnë nga 1000 copë e nuk folin. Leli s’ta ka futur 1 bukë kurrë, o budalli i dreqit…”.

Behari: “…po nuk kam punë me të o vlla, vari ka**n e tij….”.

Ndërsa Martinaj i thotë: “… po na e bjer ta ballafaqojmë…”. “…kismet se kam kohë si nuk kam fol, por varja puna e tij…”,- ia kthen Behar Bajri.

Më tej po në datën 27 Tetor 2020, teksa Behar Bajri bisedon me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke i shkruar këtij të fundit për merakun se s’po e kapte dot Bardhok Pllanaj.

“…atë Bardhokun, si nuk po e kap, se ai vdes prej frike…”-i shkruan Behar Bajri, Pëllumbit.

Ndërsa ky i fundit ia kthen: “…se gje gja Bardhokun, ka kaluar shumë ai ashtë mjeshtër…”.

Por sërish Behari i shkruan më tej duke qeshur: “…hahaha varet kur e ka ditën dhe ky, po po ashtu është. Po dhe mu më ka vënë në gjumë, po më ka dhënë valjum derisa ta zaj atë Dorin…”.

Në fakt Dorian Dulin nuk mundi ta kapë dot kurrë Behar Bajri. Duli, nuk mundi të kapet dhe nga Prokuroria e Posaçme SPAK, e cila e kërkoi si dëshmitar për ta pyetur dhe ky person nuk u arrit të gjendet në Shqipëri nga oficerët e Policisë Gjyqësore.

The post Behar Bajri në “SKY”: Më ndihmo të fus 100 copë, po a ka garanci? Ervis Martinaj: Garanci s’kam jetën time… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “Sky”/ Behar Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty, Ervis Martinaj: Ai s’ka as morra…
Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor të vitit 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”.

Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë Fabian Gaxha, kishte mbetur vetë i plagosur dhe me tre plumba ishte qëlluar kushëriri i tij, Eljo Hato.

Aq më tepër kjo ngjarje ekspozoi totalisht Ervis Martinajn në publik, duke ulur reputacionin e tij, pasi nga ky konflikt pësoi një humbje me bilanc të rëndë, ku veç vrasjes së Gaxhës dhe plagosjes së Hatos, rrezikoi seriozisht të mbetej dhe vetë i vrarë.

Por megjithëse pas ngjarjes, palët duket se u sqaruan me qëllim mbylljen e konfliktit hetimor dhe gjyqësor që kishte nisur prokuroria dhe policia kundër tyre, sërish të dyja palët i rruheshin një kundërsulmi të armatosur për të goditur njëri-tjetrin.

Planet shkonin në hedhjen e milionave euro, pasi në datën 31 tetor 2020, Behar Bajri bisedon me Ervis Martinaj, duke i thënë këtij të fundit se një plan për eliminimin e tij fizik, është duke u vënë në zbatim nga Ervin Mata.

Sipas mesazheve të shkruara në aplikacionin “Sky”, Behari paralajmëron Martinajn, se për kokën e tij dhe Eldi Dizdarit një trafikanti tjetër kokaine i përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut në Tiranë, Mata kishte ofruar plot 5 milionë euro.

Por biznesmeni Ervs Martinaj, që në këtë kohë ishte zhvendosur nga Tiranë duke shkuar të banonte në Patok, i ka shkruar fare shkurtimit Behar Bajrit, të cilit i thotë se: “…ai s’ka morra…” ,- duke nënkuptuar me ironi se Ervin Mata, nuk ka pasur gjendje financiare për ta vendosur në dispozicion të të tjerëve, me qëllim për të vrarë Martinaj apo dhe qoftë Eldi Dizdarin.

Mes rreshtave të shumtë të mesazheve Behari i thotë se: “…po më thonë miljon euro paguan për ty dhe për Dizdarin, Ervin Mata. Më tha ky që ishte këtu sot. Për ty dhe për Dizdarin, 5 milion euro…”.

Kurse Ervis Martinaj ia kthen: “…ai s’ka morra…”

E më tej, Behar Bajri vijon t’i shkruajë duke i thënë se: “…po varet këta ku**a, mos janë lidhur bashkë të gjithë. I tash më ikën disa shok nga Shijaku, dhe më thanë. Se rrika, Ervini me Julin në Shijak, tani sa më ikën Shijaksit dhe ma thanë rastësisht…”.

Por Martinaj e pyet Beharin nëse Ervin Mata qëndron tek shtëpia e Julit.

Kurse Behari i thotë se: “…nuk e di, po këta më thanë se e mbaka Juli dhe punokan fort. Me Julin kam fol nji natë në telefon prej avokatit dhe më tha do vij të takoj…”.

Martinaj i thotë: “…Juli? S’besoj aty! Julin maje peng, jep 5 milion dhe mbaje në emër tim. Ose ta mbaj unë, menoje kët vetë…veç peng më intereson, me u mar lekët. Me e vra, ça fitoj…sa mallista ka rrugve…”.

Por Behari ia kthen duke i thënë: “…o Julin ta gjej unë o shok. O vëlla, për ty e baj, çat të duash…por a don me e vra atë ku**vë…”.

Martinaj: “…jo jo s’kena interes, ti rrujm lekët po… menoje punën e Julit. A e din që ne rimë bashkë?”.

Kurse Behari ia kthen duke i shkruar se: “…po do e mendojm, nuk e di, se nuk e kam takuar. Po të shkruaj më vonë se jam tu taku Tomën, i’tu te qyteti jem dhe diskutojm. Po flasim kur të takona bashkë…”.

Martinaj: “…Unë them, për Tomën afroje…se loja do nxehet fort…”.

I të njëjtit mendim është dhe Behar Bajri, i cili i thotë Martinaj se: “…Toma na duhet, se loja asht tu nxeh dhe ishallah na ecin planet…Po loja jeme asht me u vra nja 3 a 4 vetë këtu ku jetoj unë dhe Dori dhe Bardhoku e nej tjetër, deri para votimeve duhet me u vra…”.

Martinaj: “…Dori është vështirë, Bardhoku është kollaj…”.

Kurse Behari ia kthen: “…jo se janë tu hi tjerët në lojë, tuj pre në besë Niklaqurët. Kyt ja kërkon Toma. Po se Toma më tha ata janë grupi ma i rrezikshëm që janë të organizum. Ka tha, 20 vetë si hyjnë në flak për të dhe veç te ato tha kam besim. Se i kam të mirë dhe i kam fuqizuar unë tha…”.

Martinaj: “…Kush ka 20?, jo s’ka 20 jo…ka njerëz që u jep punë kaq. Ikin për lek as për shok as për halle të veta, janë braca…”

Bajri: “…Duri, 20 si gjujn…se kështu më tha…ça më tha po të them…Po pra, por dame bajn…”.

Martinaj: “…Kanë 3 vjet s’kanë ba dame…”.

Më tej, në fund të muajit Tetor 2020, Behar Bajri, e informon Ervis Martinaj se ishte njoftuar nga një punonjës i Gardës së Republikës se Marviol Bilo, kishte marrë prej andej një super jelek antiplumb me pllaka çeliku, duke dyshuar se krahu kundërshtar i Ervis Martinajt po përgatitej për të bërë goditje.

Në këtë kohë të tre palët si Ervis Martinaj, Marviol Bilo dhe Ervin Mata, ishin përfshirë në procese gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në ish-Bllok në 4 Tetor të vitit 2018 në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Megjithëse gjërat dukeshin se ishin sqaruar dhe palët kishin rënë në qetësi, të dy kampet kundërshtare përgatiteshin dhe merrnin masa për sigurinë e tyre fizike dhe ruajtjen e familjes.

Për shkak të kësaj situate, sipas Behar Bajrit familjen e Marviol Bilos, e kishin marrë në ruajtje efektivë të Gardës së Republikës.

“…Aj ku**a, Bilo ai i Gardës paska lyp një kundraplumb, ja ka lyp kolegëve të vetë më tha sonte nji si punon në Gard dhe i paskan rujtur familjen e tij…”- i shkruan Visit, Behar Bajri.

Ndërkohë Ervis Martinaj ia kthen: “…Bilo, ai që më gjujti mu…?”.

“Po ai……i thashë na gjej ku është, por më tha që nuk e ka shok por shokët e tij e njohin, por nuk e shesin ato tha….”, ia kthen Behari, Visit.

Ky i fundit i shkruan sërish duke i thënë: “…cilët janë këto shokë, t’ja u q***ë robt”.

Por Behari i thotë se: “…aj ushtari asht tu u furnizu për aksjon, se ka marrë jelek antiplumb me pllaka çeliku që i reziston armëve të forta…”.

Ervis Martinaj ia kthen se: “…po merem veç me atë punën këto ditë, se duhet me shkujt, non stop me këto…”.

Behari i thotë: “…ti e di, mua më ke gati si të dush ti, por jo me ato të ndryshkët si atë natë…”.

The post Zbardhen bisedat në “Sky”/ Behar Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty, Ervis Martinaj: Ai s’ka as morra… appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY”/ Vrasje për borxh 100 mijë €, biseda e fundit mes Gjin Ndoj e Martinajt 1 ditë para krimit, Gjini: S’jam i pabesë, ishallah nigjoj mirë për ty
Një nga vrasjet me gjakftohta, e cila tregon kulmin e pabesisë mes anëtarëve të dy grupeve kriminale që vepronin në Lezhë dhe Shkodër, është ajo e ekzekutimit të Gjin Ndojit alias Boriçit, e ndodhur në 8 gusht 2020.

Vrasja është kryer në një periudhë kur grupi i Ervis Martinaj dhe Behar Bajrit, ishte në kulmin e bashkëpunimit dhe shkëmbenin jetët e njerëzve me klering, duke plotësuar kushtet e dëshirat e njëri-tjetrit.

Përmes bisedave në “SKY” të zbardhura së fundmi nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”, e cila është dërguar për gjykim del qartë se Gjin Ndoji është vrarë për një borxh prej 100 mijë euro, që kishte mbetur tek Ervis Martinaj.

Një pjesë të shumës ai e kishte luajtur lloto tek Ervis Martinaj, ndërsa një pjesë tjetër e kishte konsumuar tek bizneset e Martinaj, si “Arbëria” dhe në “Patok”.

Për të shlyer këtë shumë, Martinaj i kishte ngarkuar një detyrë kriminale Gjin Ndoj, i cili nuk ka mundur ta ekzekutojë deri në fund. Për më tepër Martinaj, kishte marrë informacion nga burime të tjera se ushtari i tij Gjin Ndoji, kishte hapur fjalë se ishte bërë me Leonard Dukën, me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj.

Në dosjen e siguruar nga gazetari Elton Qyno, pasqyrohet e plotë mesazhi i fundit që Gjin Ndoji i dërgon përmes aplikacionit “Sky”, Ervis Martinaj.

Në 7 Gusht 2020 Ervis Martinaj, ka ndërprerë çdo komunikim me Gjin Ndoj në “SKY” dhe sipas dosjes ky është mesazhi i fundit që Ndoj disa orë para se të vritej ja ka çuar Ervis Martinaj, i cili vazhdimisht ja ka kërkuar 100 mijë euro borxh.

“…ça bane? Ndoshta ke punët tuaja e s’ke kohë…veç po të shkrujt e para në fund të Tetorit, gjall a vdek më ke njatu me shku në zero me tonat. Çdo gja ashtë anullu nga ana jemi. Lezhë e kudo, veç unë flas për vedi do e baj kur të vin e mbara mu se në qoftëse më ka marr kush për ushtar a për kushedi ça ka gabu e do të vin dita për me ja dhan përgjigjen. Kam ardh, kam ndejt njaty 2 muaj si rrihet pa as i lek fitim thjesht biles edhe tu hy borgj tek ti. Kam ndejt për rametlin të parin, dytin i Yllit, si shof na ka hek hek edhe kontaktin e tretit ty…as jam i pabesë, as nuk kam pritur me u qu në kamb me ardh me ju kur më keni than hajde. Dikush më paska marrë për ushtar e “ok” tesh vjen dita me ja kthy përgjigjen…prej teje faleminderit shumë e shumë, ishalla nigjoj mirë për ty…”.

Këtij mesazhi të dërguar nga Gjin Ndoj, Ervi Martinaj nuk i është përgjigjur, por dukshëm sipas përmbajtjes palët janë ndarë përfundimisht me njëri-tjetrin. Kjo pasi Ervin Martinaj, këtë kohë kishte vënë në zbatim me Behar Bajrin, ekzekutimin e Gjin Ndojit dhe si këmbim ai do i vriste Behar Bajrit në Tiranë, Kleant Musabelliun.

Por Gjin Ndoji, disa orë para se të vritej bisedon me Behar Bajrin, duke e njoftuar këtë të fundit se e kishte parë me BMW në zonën e Shëngjinit, duke e paralajmëruar që të bënte kujdes, pasi në atë zonë kishte prezencë të madhe të policisë dhe FNSH kishte dalë për kontrolle.

Në fakt në këtë kohë Behar Bajri bisedonte me Denis Brajoviç, Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe persona të tjerë lidhur me mobilizimin për vrasjen e vetë Gjin Ndojit.

Në orën 20:52, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq dhe Denisi i tregon se do marrë dikë.

Në orën 00:02 të datës 9 gusht 2020, Behar Brajoviq, ka komunikuar me Edmond Prekën, për të organizuar ikjen nga vendi ku do kryhej vrasja.

Behari i ka kërkuar Edmondit ta presë në orën 3 të mëngjesit tek rruga ku lidhet Velipoja në Torovicë, pasi do kryej vrasjen dhe do shkoj në këmbë deri tek ura.

Edmondi i ka treguar se do dërgonte dikë tjetër, pasi vetë ndodhej në Korçë dhe i tregon se për të shkuar deri në pikën ku kërkonte Behari duhej fuoristradë dhe nuk kalon makina e vogël por ka edhe një rrugë tjetër nga Trushi.

Edmondi ka dërguar një lidhje të tij në biseda e thërrasin “Zeqo” i cili ka patur detyrë të marrë personat që kanë kryer vrasjen e Gjin Ndojit dhe t’i strehojë.

Denis Brajoviq, në dijeni të planit për vrasjen e Gjin Ndojit, në orën 00:27 ka komunikuar me Ervis Martinaj dhe i ka thënë që nuk do kishte telefon me vete dhe se do dilte në këtë orë dhe Ervisi të priste njoftimin në televizion për vrasjen e Gjin Ndojit.

Pas kësaj Denis Brajoviq rreth orës 01:00 të 9 gusht 2020, ka shkuar për te Behar Brajoviq të cilin e ka njoftuar në SkyECC se po shkonte për tek ai.

Behari në 01:33, i ka shkruar Edmond Prekës dhe e ka vënë në dijeni se për 40 minuta kryen punë, ku Edmondi i shkruan: “...ishalla, don zoti i madh…” dhe njëkohësisht lajmërimi i Behar Brajoviq ka qenë që Edmondi të rakordoj me “Zeqon” për të qenë në pikë takim.

Rreth orës 02:00 Denis Brajoviq, njofton Behar Brajoviq se Gjin Ndojin e kanë përpara me makinë dhe menjëherë Behari i ka shkruar Edmond Prekës, se për 10 minuta kryen vrasjen dhe mos të fle gjumë pasi duhet të njoftonte “Zeqon”.

Denis Brajoviq në 02:02 ka njoftuar Behar Brajoviq se ka vrarë Gjin Ndojin duke i dërguar mesazhet: “…kryvi, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër...” dhe më pas Behari ka komunikuar me Edmondin, duke e vënë në dijeni që Gjin Ndoji u vra dhe ti thotë “Zeqos” të jetë gati dhe se Denis Brajoviq dhe personi tjetër i paidentifikuar janë në Bushat, pranë Urës.

Në 02:25, Denis Brajoviq dhe bashkëpunëtori i paidentifikuar janë takuar me “Zeqon”, më pas siç del edhe nga komunikimet SkyEÇ ku tregon që u takuan.

Behar Brajoviq në orën 02:24, ka njoftuar Pëllumb Gjokën se Gjin Ndoj u vra dhe se tani pret që Ervis Martinaj të kryej vrasjen e Kleant Musabelli, duke dërguar mesazhin:”...u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry, Gjinin deshti ai...” dhe Pëllumbi ja ka kthyer: “……ok vëlla, kjoft me zotin, futja gjumit…”

Denis Brajoviq në orën 02:43, i shkruan Behar Brajoviq dhe i tregon se ku e ka qelluar Gjin Ndojin duke dërguar mesazh: “...Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.

The post Bisedat në “SKY”/ Vrasje për borxh 100 mijë €, biseda e fundit mes Gjin Ndoj e Martinajt 1 ditë para krimit, Gjini: S’jam i pabesë, ishallah nigjoj mirë për ty appeared first on Albeu.com.