Bisedat në “SKY” Archives - Albeu.com

Bisedat në “SKY”/ Behar Bajri: Keni 100 mijë €, ndaji ti me gjykatësin mbyllni punën e vëllait, Xhevahir Lita: Bo bo si fliske ti, fshiji
Komunikimet në aplikacionin “Sky”, të zhvilluara mes kapo bandës së Shkodrës Behar Bajri dhe prokurorit të këtij qyteti, Xhevahir Lita, janë tejet tronditëse teksa, prokurori i çështjes flet hapur në telefon me të pandehurin e tij, duke bërë pazare deri në 100 mijë euro me qëllim heqjen e akuzave dhe lirim nga burgu.

Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi episode të tjera janë të regjistruara dhe ndërhyrje që i pandehuri Behar Bajri, i kërkonte prokurorit të tij, Lita, për lirimin e Eugen Vasos alias Brajoviq dhe personave të ndryshëm.

Bisedat me natyrë korruptive, janë zhvilluar vetëm 4 ditë pasi Behar Bajri, ishte liruar nga paraburgimi 313 në Tiranë nga gjyqtari S., i cili sipas SPAK dyshohet se ka marrë një sasi monetare deri në 5 milion lekë të vjetra, duke i zbutur në 29 qershor 2020 masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë Xhevahir Lita, kishte krasitur më parë të gjitha akuzat për vrasje, gjobëvënie, pastrim parash të Bajrit, duke lënë në këmbë vetëm “Organizim pa lejë të lojërave të fatit”, për të cilën ai dhe u dënua me disa muaj burgim.

Por indiciet e forta mbi përfshirjen në korrupsion të gjyqtarit Sokol Shehu, shtohen akoma dhe më tepër, kur Behar Bajri, i sapo dalë nga burgu i ofron 100 mijë euro prokurorit Lita që t’ia japi gjyqtarit, me qëllim të mbyllë dosjen dhe zhveshë nga masa e sigurimit “arrest në burg”, të vëllait të tij, Enver Bajri.

I dalë nga burgu, Behari problemin e tij e konsideronte të mbyllur, por në atë valë kërkonte të zgjidhte dhe problemin që kishte me drejtësinë vëllai i tij, Enver Bajri.

Enver Bajri, ishte në të njëjtën dosje penale me Beharin, pasi gjatë një hetimi të kryer nga Krimet e Rënda, ai dyshohej se ishte përfshirë si një nga anëtarët kryesorë të grupit “Bajri” në Shkodër.

Dhe mbi bazën e këtyre dyshimeve gjatë operacionit “Oaz”, Enveri është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në datën 21 shtator 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Behar Bajri, është liruar nga burgu në 29 qershor 2020 me vendimin Nr.307 të marrë në orën 10:00, duke caktuar “detyrim paraqitje” dy herë në javë të hënën dhe të enjte.

Një ditë më pas, në 30 qershor prokurori i çështjes Xhevahir Lita merr kontakt me të pandehurin e tij, Behar Brajoviq alias Bajri, i cili ka në përdorim Sky@EÇ TIV9E3, ku në orën 16:51:35 Behar Brajoviq i ka dërguar mesazhe Xhevahir Litës si më poshtë:

“…Daci vogel jam… ta paqa borgj vlla…ta po rrim nej dit gjejm nej vend e rrim…tiranë jam…”.

Xhevahir Lita e pyet se çfarë po bën dhe se ku ndodhet? Po ashtu ai orienton “dacin” se si do veprohet më tej, duke dërguar mesazhet si më poshtë:

“…ok ke me u paraqitë të hënën…në prokurori…të hënën në orën 10…”.

Në orë 17:03:31 prokurori Xhevahir Lita dërgon Pëllumb Gjoka mesazhet: “…po bëni qef me Dacin më duket…eheeeee…a ju a ju… jeni të qetë tani…”.

Ndërkohë tre ditë më pas, në 3 korrik 2020 Behar Bajri i shkruan Xhevahir Litës, duke e pyetur për një porosi për një gjyqtar që kanë folur duke i thënë: “…si je ti mirë a po flet me atë si folmë…” dhe Xhevahiri ia kthen si më poshtë vijon:”…po po kam folë dje, ishalla mirë…”.

Behari i shkruan: “…mirë nuk dua thuaj gja gratis…”, kurse Xhevahiri ia kthen: ”…e di e di…”. Më tej Behari i thotë: “…po për punë të vllasë ça bahet, se kam hadh me ja kry dhe vllas. Si mendon ti ça duhet me ja dhanë këtij…”.

Por Xhevahiri ia kthen: “…ai nuk është atje, ai është akoma aty ku ishe ti (nënkupton burgun), nuk ka shku atje për atë vazhdon te ne akoma. Ai është shumë problem nuk kryhet…”.

Ndërsa Behari vijon duke mos hequr dorë duke i ofruar 100 mijë euro Xhevahir Litës, që këtë shumë ta ndajnë me gjyqtarin dhe të mbarojnë punë edhe për Enver Bajrin.

Behari:  “…zotni 100 mijë euro i ka të mi kyn dhe për vllanë dhe të mijat dhe ndaji ti me të a çat dush, kur të dush dhe 100 mijë euro i ke kur të dush. Rregulloji vetë me të ti, por du si mos na çajn nesër kush k***n me na këto histori. Fol me të vetë, nuk ke punë me kën, na e kena drejt për drejt bashkë…dhe kur të dush rrim i ditë për qef bashkë, hajm i drekë…”.

Xhevahiri ia kthen: “…bo bo ça flet, flasim kur të takohemi…ik ore mos fol ashtu, bo bo si fliske ti…të enjten në orën 10:00 mos harro ke me shku ku ishe…”(Nënkupton detyrim paraqitjen)…. “…E fshi këto sms e sotme se ia kemi futur kot…fshi tani në moment se harron”-i thotë Xhevahiri, Beharit, ndërsa ku i fundit ia kthen:”…hahaha ok, pa merak u kry i fshiva…”.

Kurse Xhevahiri e përshëndet: “…ik natën, rrofsh sa malet…”. “…Natën, natën, shyqyr si të kemi…”-ia kthen Behar Bajri.

Ndërkohë pasditen e datës 3 korrik 2020, Behar Bajri bisedon në “Sky” me biznesmenin Pëllumb Gjoka duke i thënë: “…fola me Xhevin dhe i thashë, ke dhe njëqind mijë për gjykatësin, i ndan i thashë ti me të a çat dush, du me kry i her e mir dhe mirë thuj atij gjyqtarit ndaq mos me vdek me kry punë i thashë, por mos i thuaj gja ti, ban demek si nuk e din…se i thashë dhe për punën e vllas me kry punë…”.

“…si i 100 mijë kot vëlla??, A e pe sa pak kanë ik deri tani. Iku kjo punë, për kyt çështje të rruajnë k***n… O vëlla jo aq shumë. A e pe sa pak kanë shkuar për tan atë dallgë, e ka pastru Xhevi…”, -i shkruan biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Ndërsa Behari ia kthen: “…po thashë të krym, vari lesht të paktën na bajn biografinë e mirë, se më tha për punë të vllasë jo kështu jo ashtu…e di ma vlla por thashë ta kryen dhe aj kurv fill e mos të na zgjasin kyt histori…”.

Kurse Pëllumbi ia kthen: “…nuk ka ca zgjat ma ai, nejse hap sytë ca sillet…” dhe Behari ia kthen:”…tash po pres dhe nja 3 ditë për punë të Tiranës…nuk bahet fjalë nuk dal hiq a don nej aparaturë me ta porosity si morra unë…?. Pëllumbi:Për ça është ajo aparatura, me blloku valt? Behari:”…për valë se është e mirë, për ku flet me kën nej makinë ambjentale nuk ka përgjime…”. Dhe Pëllumbi që i thotë:

”…e kam një të madhe…”.

Por në datën 7 korrik Behari i shkruan sërisht Xhevahir Litës duke i thënë: “…Po e kam veç ditë të enjte apo dy herë në javë, se kur dal me ta, kom me dalë me 5 makina… të paktën lenë një herë në javë…të shkoj vetëm të Enjten pra…” dhe Xhevahiri ia kthen: “…ke dy herë, por ti shko vetëm të enjten ose të hënën… ok…”.

Por Behari ka harruar dhe datat e seancave gjyqësore dhe në datën 7 korrik 2020 pyet Xhevahir Litën, duke i thënë:

”…a kam naj gjyq, ça më tha avokati…”, kurse Lita ia kthen:”…hahahah, jam që në mëngjes tu marë me këtë punë, me avokat e me gjithë miletin…”. “…E di edi, por ty ta kam lanë në dorë…”,-ia kthen i pandehuri Behar Bajri.

Sërish në datën 7 korrik, prokurori Lita dhe i pandehuri i tij, Behar Bajri flasin për muhabetin e lënë përgjysmë lidhur me korruptimin e gjyqtarit që liroi Behar Bajrin, por tashmë duhet zgjidhur dhe mbyllur dosja e vëllait, Enver Bajri.

“…A fole me të, që të krym punë e ti jap ato…?”-i thotë Behari. Ndërsa Xhevahiri ia kthen:”…kam dashtë me i pregatit që të mos dështojmë, jam marrë me avokatin…”.

Kurse Behari ia kthen: “…po e di, të kam shok e mik dhe nuk ta harroj, inshallah nuk bahesh për mu se si me kën për vëllanë tem eci…”.

Ata flasin dhe për punën e zgjedhjes së çështjes në themel që ishte hapur në prokurorinë e Shkodrës, dhe për të mos zvarritur çështjen hetimore, duhet të kryheshin disa veprime si marrja në pyetje e verifikime shtesë.

Për një moment Xhevahiri i shkruan në 13 korrik Beharit:

”…desha ta mbyll unë se mund të transferohem, e ngel pastaj e nuk ta bën kush…problem është më shumë te ai që është në Itali se ai ka bërë aplikimin, se ty pot ë kaloj, nuk është punë telefoni duhet me dhënë deklarim të shikojë mundësinë të vijë…”,-  Behari ia kthen: “…po nesër po të mer aj ty dhe po ja pres biletën e të vij, për punë të vllasë po vjen ai se më thanë kam fol me ty në telefon…”.

The post Bisedat në “SKY”/ Behar Bajri: Keni 100 mijë €, ndaji ti me gjykatësin mbyllni punën e vëllait, Xhevahir Lita: Bo bo si fliske ti, fshiji appeared first on Albeu.com.

Biseda në “SKY”/ Emërimet për fushatë, sms e Gjicit për Agron Malajn, si shpëtoi kunati i Hasanbegaj nga shkarkimi
Dosja “Metamorfoza”, është një nga çështjet e shumta në SPAK, ku krimi, korrupsioni elektoral, emërimet në administratë dhe politika janë të përziera me njëra-tjetrën, ku në shumë raste për qëllime të caktuara këto komponentë bashkëveprojnë mes tyre në kohë të caktuara përmes edhe bisedave.

Mes shumë bisedave të kësaj natyre, sipas gazetarit Elton Qyno, veçohet njëra, ku Ardit Hasanbegaj në datën 2 nëntor 2020, i shkruan biznesmenit Pëllumb Gjoka, duke i pohuar si më poshtë vijon:

“…Ça burri është, pozitiv apo negative ky Drejtori i Hipotekës këtu…?

Pëllumbi ia kthen: ”…Vari k***n…”.

Ndërsa më pas Hasanbegaj i shkruan: “…thashë mos ishte linja jote, ti bje apo jo? Meqë nuk ke detyrim ti, po më doli në shteg e ngrita, pooo ok…”.

Dhe Pëllumb Gjoka, që ia kthen shkurt: “…Mos ju ndaj…”.

Nuk ka kaluar shumë nga kjo bisedë, është sërisht Ardit Hasanbegaj që pyet Pëllumb Gjokën, duke i kërkuar ndihmë për një njeriun e vetë, i quajtur Shpend Kuçi, i cili punon doganier në Kukës dhe se i rrezikohet vendi nga Safet Gjici, që në 2020 drejtonte bashkinë e Kukësit.

Nga ana tjetër, Pëllumb Gjoka, i kërkon Hasanbegaj të gjejë datën e saktë se kur mund të shkonte një person në Roskoveç të Fierit, që ishte vënë target prej grupit të tyre, pasi në Roskovec ky person bënte ecje me kalë.

Sipas dosjes hetimore Gjici, kishte vetëm 1 vit e gjysëm që ishte bërë Kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte filluar spastrimet në gjithë administratën, përfshirë dhe në doganën e Morinës.

Në 2 nëntor 2020, Hasanbegaj i thotë Pëllumb Gjokës:

“…Të të pyes, me Safet Gjicin ke njohje të Kukësit? Se kam një njeriun tim në doganën e Kukësit, por ka frikë se po i heq të gjithë ai, ok. E kam njeriun tim, familje kunat. Është i vetmi që ka ngel aty, por ka frikë mos e heqin. Ai i PS është, por thotë po çon njerës të tij, aty në Kukës. Prandaj ka frikë. Ok, Shpend Kuci. Aty e ka çuar Saimiri,(Tahiri) para dy vjetësh. Është anëtar i Partisë Socialiste që në 91, me origjinë nga Tepelena, banon në Tiranë…”.

Pëllumb Gjoka lidhet me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë së Burrelit, të cilit i kërkon që të flasë me Safetin në mënyrë që Shpend Kuci, kunati i Ardit Hasanbegaj mos shkarkohet nga Safet Gjici në doganën e Morinës.

Gjoka i shkruan Hasanbegaj: “…Po i thotë Kryetari i Bashkisë Burrel…”, kurse zyrtari i policisë ia kthen: ”…më thuaj ça reagimi do bëjë…ok”.

Me sa duket Agron Malaj lidhet në telefon me Safet Gjicin, duke ja shfaqur shetësimin dhe kërkesën e Pëllumb Gjokës për mos prekur doganierin Shpend Kuci nga Tepelena.

Safet Gjici, ia kthen përgjigjen Agron Malaj dhe më pas ky i fundit ja dërgon me “screenshot” në telefon Pëllumb Gjokës.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, këtë mesazh të Safet Gjicit, ja dërgon me aplikacionin “Sky” Ardit Hasanbegaj.

Ky mesazh i Safet Gjicit dërguar Malaj dhe që më pas përfundoi në telefonin e Hasanbegaj ka këtë përmbajtje si më poshtë vijon:

“…Agron përshëndetje. Do ta shof nesër nëse do përgjigjet për këto punët tona në funksion të datës 25. Patjetër e mbajmë se ai është nga Tepelena…”.

Sipas përmbajtjes së këtij mesazhi, Safet Gjici, është dakord të mbajë në punë kunatin e Hasanbegaj, por me kushtin që ai të impenjohet dhe ndihmojë fushatën e PS, në zgjedhjen parlamentare të 25 Prillit 2021 që po vinin.

Pasi shikon përmbajtjen e këtij mesazhi të shkruar nga Safet Gjici, Hasanbegaj i shkuan Pëllumb Gjokës duke i thënë: “…ok vëlla, për atë datën mbaj unë përgjegjësi…”, duke nënkuptuar gjetjen e ditës së saktë se kur mund të shkonte në Reskovec personi që kërkonte Pëllumb Gjoka.

Më tej, në mëngjesin e datës 5 nëntor 2020 Hasanbegaj i shkruan sërisht Pëllumb Gjokës, duke i pohuar se: “…nëse ulet ky kunati im me Safetin të flaës në emër të Agronit?. Kur Gjoka i shkruan: Mirmëngjes vëlla! Po, Agroni është Kryetari i Bashkisë Mat, që ta dijë kunati…”.

Në vazhdim të kësaj bisede Pëllumb Gjoka, i kërkon ndihmë Ardit Hasanbegaj, pasi kërkon të marë disa kompjutera për lojra fati në Malin e Zi dhe t`i fusë në Shqipëri.

“…Po më duhet ndihma jote. Do marr disa kompjutera që më kanë ngel në Mal të Zi…”, i shkruan Pëllumb Gjoka.

Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke i thënë: “Po mo, kur të duash nga territori. Sa është ai motër q*** im të ndihmoja unë, pa ardhë. Mos e kemi atë nëpërkëmbë, se bëhet keq ai…”.

The post Biseda në “SKY”/ Emërimet për fushatë, sms e Gjicit për Agron Malajn, si shpëtoi kunati i Hasanbegaj nga shkarkimi appeared first on Albeu.com.

Bisedat në SKY/ Si iu hoqën 3 akuza për vrasje Behar Bajrit, Pëllumb Gjoka: Anton Martini e bëri 100 herë, s’doli gjë…
Lirimi në qershor 2020, i Behar Bajrit nga paraburgimi nr. 313 duke rrëzuar një seri akuzash të rënda deri në dy vrasje dhe një plagosje, ka mobilizuar prokurorin Xhevahir Lita, biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka, disa gjyqtarë të Shkodrës dhe një dyzinë personash të tjerë.

Një pjesë e bisedave dhe negociatave që çuan në kapërcimin e derës së burgut nga i arrestuari i operacionit “Oaz”, Behar Bajri, janë zhvilluar në aplikacionin “SKY”, të cilat tashmë janë zbardhur në dosjen “Metamorfoza” që SPAK ka çuar për shqyrtim në gjykatë.

Nga bisedat e zhvilluara mes Pëllumb Gjokës dhe prokurorit të Shkodrës Xhevahir Lita, problem për këtë të fundit është pushimi i tre akuzave për vrasje të ngritura kundër Behar Bajrit nga Krimet e Rënda.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në 29 qershor 2002, ku 15-vjeçarja Fabjola Hyseni, bashkëjetuese e Behar Bajrit, është raportuar si e vetëvrarë brenda në banesë me tre plumba, ku mësohet se njërin prej tyre, e ka pothuajse pas shpine me kënd drejtimi nga poshtë-lart.

Në atë periudhë Behar Bajri, i arrestuari kryesor për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi i dyshuar për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim kundër gruas së tij.

Krimet e Rënda, pretendonin se me të njëjtën pistoletë tip “TT” që është qëlluar në vitin 2002, 15-vjeçaria Fabjola Hyseni, është qëlluar në 7 shkurt 2001 Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur dhe miku i tij, Lulzim Molla.

Arma e krimit është gjetur pikërisht në banesën e Behar Bajrit, shumë pranë trupit të pajetë të vajzës 15-vjeçare, Fabiola Hyseni.

Lita e shikon si problem këtë pjesë për pushim akuzash pasi duhet të vijë akti-ekspertimit balistik i armës nga Tirana. Por nga ana tjetër Pëllumb Gjoka e siguron 1 milion për qind se nuk ka gjë ajo arma dhe nuk lidhen të dyja ngjarje pasi sipas tij, e ka bërë 100 herë Anton Martini dhe nuk ka dalë gjë.

Xhevahir Lita, lidhur me sa i thotë Pellumb Gjoka, i dërgon përgjigjet: “…tani ia ka bërë Edi dhe sot ia ka kthy përgjigjen e pashë dhe unë…po po mire, ajo dosje u dhi…”.

Në 18 qershor 2020 Pëllumb Gjoka i kërkon Xhevahir Litës që në 19 qershor të dorëzojë kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit për Behar Bajrin.

Por Xhevahir Lita e orienton që kërkesën duhet ta bëjë avokati, pasi nuk e dëgjon “ajo”, duke e pasur fjalën për Edlira Cufin me të cilën sipas Litës nuk merret kush.

Pas kësaj kanë lënë takim së bashku, që të takohen të dy tek shtëpia e Xhevahir Litës, i cili e ka orientuar Pëllumb Gjokën që të shkojë nga porta e varrezave të Dëshmorëve.

Pas këtij takimi në datën 20 qershor 2020, ditë të shtune, Xhevahir Lita ka njoftuar Pëllumb Gjokën se e ka dorëzuar kërkesën për zëvendësim mase sigurimi për Behar Bajrin, duke dërguar mesazh si më poshtë: ”…e lashë, i thashë bëj çar të duash…”

Dhe në vijim i dërgon mesazh: “…ai do e rrëzojë kërkesën time…më tha tërhiqe ti kërkesën…i thashë jo jooo bëj çar të duash…me arsyetimin se po e paragjykojmë…”.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” tek oficeri i policisë gjyqësore Çlirim Halili është bërë nga Lita në datën 19 qershor 2020, i cili pa pyetur aspak prokuroren tjetër Cufi, ka krasitur akuzat dhe lënë në këmbë vetëm veprën penale të “organizimit pa lejë të basteve sportive” për të pandehurin Behar Bajri.

Gjatë vazhdimit të kësaj dite, në orën 20:35:43, Xhevahir Lita shpreh shqetësim dhe i dërgon Pëllumb Gjokës mesazhet:

“…ajo nga Tirana ka ardhë me të futurë…a ke bërë gjë se nuk po shoh pozitivitet…ai që më the mua se po shkojë takoj, I ka bërë bisht i kishte thënë atij shokut tim ka problem…”.

Në këtë datë flasin Gjoka dhe Lita, për një çështje tjetër gjyqësore dhe Pëllumb Gjoka, mundohet ti japë shpjegim për ecurinë e kësaj çështje, duke i dërguar mesazhet:

“…Lazri ka kërkuar kohë… Ka marr raport Lindita… Në trupë është Aleksi që ka marrë raport… Lindita që mori raport…”, Xhevahir Lita ndërkohë i ka thënë që trupa nuk është formuar ende.

Ndërkohë Xhevahiri vijon të shfaqë shqetësim lidhur me një akt-ekspertimi që pritet nga Tirana dhe se nuk është tek pritshmëritë e tij pasi sipas tij ka qenë i pakuptueshëm, bëhet fjalë për një akt-ekspertimi balistik krahasues.

Në orën 21:03:43 Xhevahir Lita dërgon mesazh: “…akti i ekspertimit që nuk kuptohej e kanë bërë të kuptueshëm…” dhe “… Që gëzhojat janë të qitura nga e njëjta armë?…”

Pëllumbi i thotë: “Nuk është e vërtet… Vetëm nëse e kanë manipuluar… sepse sistemi bën krahasimin automatik të gëzhojave…Si shënjat e gishtave…”.

Xhevahiri i përgjigjet: “…shko nesër e shikoje…ka mbaruar…na e ka dërguar përgjigjen me Whatcap…”.

Pellumb Gjoka i shpjegon se këto prova i ka bërë 100 herë Anton Martini (ish drejtues i Prokurorisë Shkodër 2016-2019).

Ai në orën 21:07:55 dërgon mesazhet: “… Lere ça thonë… Isoj si thon tani, keni përgjime që gjujtsi është Safeti e shoferi Ameri… Nxitsi Behari…… Muhabete pazari o vlla… Po ti kishin ja kishin plas me koh… O vlla i është bërë kërkesë disa herë policisë shkencore, për përgjigjen dhe nuk u dha asnjëherë… Un e di privatisht që nuk kanë lidhje gëzhojat…1 milion për qind…”.

Xhevahir Lita lidhur me sa i thotë Pellumb Gjoka, i dërgon përgjigjet: “…tani ia ka bërë Edi dhe sot ia ka kthy përgjigjen e pashë dhe unë…po po mirë ajo dosje u dhi…”.

Pëllumb Gjoka i dërgon mesazh Litës, ku i konfirmon se përgjigja aktit të ekspertimit balistik të armës është siç ka thënë ai.

Lidhur me këtë moment ku flitet për aktin balistik të pistoletës tip “TT”, është pyetur nga SPAK i arrestuari Xhevahir Lita, ku ndër tjera ka deklaruar:

“… Behar Bajri, hetohej lidhur me tre vrasje të ndodhura disa vite më parë, ku ndër tjera edhe vrasjen e ish-të fejuarë së tij. Nga të treja vrasjet që hetohej Behar Brajoviq, dy kishin ndodhur vite më parë dhe ishin dosje të pezulluara të cilat nuk kishin prova mjaftueshëm, por në rastin e vrasjes së ish të fejuarës, ndodhej një akt- ekspertimi balistik, që ishte i administruar në dosje por i palosur në pjesën e konkluzionit dhe nuk konstatohej se çfarë konkluzioni ishte dhënë, kjo ishte vendimtare në zgjidhjen e çështjes së Behar Brajoviq. Duke qenë se kjo ishte vendimtare, bashkë me prokuroren Cufi, i kemi kërkuar Institutit të Policisë Shkencore që të na sillte kopjen e aktit, i cili pasi është administruar kemi proceduar me njoftimin e akuzës Behar Brajoviq, duke i njoftuar akuzën për “organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit”, pasi për vrasjet nuk provohej përgjegjësia, kjo është e dokumentuar edhe në aktet e procedimit penal. Lidhur me dyshimet për vrasjet, ne vendosëm ndarjen e çështjeve dhe pezullimin e hetimeve….”.

Pëllumb Gjoka dhe Xhevahir Lita kanë lënë të takohen bashkë. Xhevahir Lita është i interesuar të dijë se çfarë ka thënë Lindita Hoxha, gjyqtare në gjykatën e Apelit Shkodër.

Pëllumb Gjoka, i ka kërkuar Xhevahir Litës që Behar Brajoviq (Bajri) mos të hetohet për 2 vrasjet, se përndryshe “ngel” në burg. Pëllumbi i ka kërkuar Xhevahir Litës që të diskutoj “Lazrin”, pasi më 15 Qershor shqyrtohet në Gjykatën e Apelit kërkesa për zëvendësim mase, pas njoftimit të akuzës që i është bërë Behar Brajoviq.

Xhevahir Lita, e ka s’qaruar në orën 20:39:31 duke dërguar mesazh: “…o vlla nesër është për atë që nuk është këtu Daci ka mbaru punë…”.

Në 22 qershor 2020, Pëllumb Gjoka pyet Xhevahir Litë nëse ka ndonjë të re. Në orën 19:03:30 Xhevahir Lita dërgon mesazh: “…atë (gjyqtarin) duhet me e heq se nuk e bën…duhet me kërku perjashtimin…”.

Më pas kanë diskutuar lidhur me përjashtimin e gjyqtarit dhe se si do veprojnë. Xhevahir Lita i tregon se kërkesën ja ka dërguar edhe me e-mail dhe ja ka argumentuar. Pëllumb Gjoka e pyet nëse do takohet nesër me gjyqtarin dhe Xhevahir Lita i kthen përgjigje se atë do e takoj dikush tjetër.

Referuar këqyrjes së fashikullit gjyqësor lidhur me vendimin Nr. 307 (2006) datë 29 qershor 2020, rezulton se është zhvilluar seanca e datës 24 qershor 2020, për zëvendësimin e masës së sigurimit të kërkuar nga Prokuroria Shkodër për Behar Brajoviq (Bajri).

Në këtë seancë nuk kanë qenë të pranishëm Behar Brajoviq (Bajri) dhe avokati mbrojtës Alban Bengasi dhe për këtë arsye, seanca është shtyrë për në 29 qershor 2020.

Më 24 qershor 2020, Pëllumb Gjoka ka pyetur nëse Xhevahir Lita është takuar me gjyqtarin që do shqyrtoi çështjen.

Xhevahir Lita i është përgjigjur: “…po më tha me ka çmënë Pllumi…me ka fut 100 veta…”.

Pëllumb Gjoka, i ka kërkuar që ta takojnë bashkë gjyqtarin dhe Xhevahir Lita i kthen përgjigje në orën 18:09:30 i dërgon mesazhet:

“…ai më tha me ka çmene ti thua ta takojme bashkë…ku të takon ai ty… më ka thënë me ia çu ca dokumente ia kam bërë gati do ja jap nesër…”.

Pëllumb Gjoka në orën 18:11:46 ka pyetur Xhevahir Litën nëse i ka ofruar para gjyqtarit, Xhevahir Lita i është përgjigjur që jo.

Në orën 18:19:12 Pëllumb Gjoka i dërgon mesazhet: “… Daci është tu plasë… Dhe me të sjell ato t’ja japësh…” (ku përemrin “ato” i referohet dhënies së parave në këmbim të lirimit të Behar Brajoviq).

Lidhur me këtë moment të përshkruar më lart, më datë 12 Prill 2024, është pyetur nga ana e SPAK në cilësinë e deklaruesit gjyqtari Sokol Shehu, i cili ka qenë gjyqtar i seancës paraprake në çështjen e Behar Brajoviq e personave të tjerë, ndër tjera ai deklaron se:

“….unë nuk kam patur asnjë komunikim me Xhevahir Litën lidhur me shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për zëvëndësimin e masës së sigurimit të Behar Brajoviq. Me Xhevahir Litën kam komunikuar vetëm kur caktoja seanca gjyqësore dhe i njoftoja datën…..”.

I pyetur nëse njihet me Pëllumb Gjokën ai deklaron se:

“…Këtë shtetas nuk e njoh. Hera parë që e kam dëgjuar ka qenë kur u arrestua nga SPAK dhe doli në media….”.

Sokol Shehu është pyetur edhe nëse është kontaktuar nga persona të tjerë për llogari të Pëllumb Gjokës për tu interesuar për Behar Brajoviq, ai deklaron se:

“…Në asnjë moment nuk më është afruar askush të më pyesë për shqyrtimin e kërkesës apo për t’u interesuar për Behar Brajoviq. As Pëllumb Gjoka dhe asnjë person tjetër….”

Më datë 29 qershor 2020 Pëllumb Gjoka ka dërguar mesazh tek Lita: “…Ma në fund…”

Xhevahir Lita i shprehet: “…ke rënë rehat tani…”

Dhe Pëllumb Gjoka ja ka kthyer: “… Te dali Daci i her…”.

Në vazhdim Xhevahir Lita ka dërguar mesazhet: “…iku ai muhabet…tani thuaj meru vete se ka punë përsëri…”.

Në orën 16:48:45 Pëllumb Gjoka dërgon mesazhet: “… Vlla ka me të pru njëni 500. 000…Jepi sa të dojn… Nuk ja ban ma burgun… Pranoje se të ka ba ftesë Daci i vogël….”.

Për ndryshimin e masës së sigurisë së Behar Bajrit janë dhënë apo ofruar një shumë parash.

Në orën 15:34:10 poseduesi i SKY U2BA3G komunikon me Pëllumb Gjokën dhe e pyet nëse Behar Bajri, ka shkuar në Shkodër, dërgon mesazhet:

“…Ça po bën …Arriti shpi…Apo nuk shkoj Shkodër…E mirë… Kush e priti këtu…Apo polici… Ou menova me shok se po e çojn me polici… Ok se do ketë pas civila menoj… Vërdall… Po pin noi got lop tani…”.

Behar Bajri është liruar nga burgu në 29 qershor 2020 me vendimin Nr.307 të marrë në orën 10:00, duke caktuar detyrim paraqitje dy herë në javë të hënën dhe të enjte.

Një ditë më pas, në 30 qershor prokurori i çështjes Xhevahir Lita merr kontakt me të pandehurin e tij, Behar Brajoviq alias Bajri, i cili ka në përdorim Sky@EÇ TIV9E3, ku në orën 16:51:35 Behar Brajoviq i ka dërguar mesazhe Xhevahir Litës si më poshtë:

“…Daci vogel jam…ta paqa borgj vlla…ta po rrim nej dit gjejm nej vend e rrim…tiranë jam…”.

Xhevahir Lita e pyet se çfarë po bën dhe se ku ndodhet. Po ashtu ai orienton “dacin” se si do veprohet më tej, duke dërguar mesazhet si më poshtë:

“…ok ke me u paraqitë të hënën…në prokurori…të hënën në orën 10…”.

Në orë 17:03:31 prokurori Xhevahir Lita dërgon Pëllumb Gjoka mesazhet: “…po bëni qef me Dacin më duket…eheeeee…a ju a ju… jeni të qetë tani…”.

Në këtë datë Behar Bajri është liruar nga Burgu dhe ndodhej me masën e sigurimit “detyrim paraqitje”.

The post Bisedat në SKY/ Si iu hoqën 3 akuza për vrasje Behar Bajrit, Pëllumb Gjoka: Anton Martini e bëri 100 herë, s’doli gjë… appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY”/ Mbi 16 persona mobilizohen për të vrarë Durim Bamin, Bajri-Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
Një skuadër e terë me 16 persona, i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Ndërsa një grup i gjerë, emrat më të njohur të botës së krimit u angazhuan për të eliminuar të fortin e Niklës.

Shokë e miq të tij, mbi 16 persona u futën në skemën e intrigës por sërisht nuk mundën ta vrasin. Njeriu që ka goditur më tepër ka qënë Durim Bami, ndërsa grupi tjetër smundi ta kapte dot, megjithëse ju mblodhën emrat më të njohur.

Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte medoemos ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, raporton se Durim Bami i kishte bërë be dhe ka kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta vrarë.

Gjurmimi i Bamit, është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës, por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar.

Ndërsa për gjurmim grupi ka future në lojë Manecin e thirur “Tërmeti”, Gentjan Bejtjan e vrarë 1 muaj më parë në serën me domate, Nazmi Stafukën, vëllain e Enver Stafukën.

Në lojë është futur dhe Behar Bajri, i cili duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bamin, i propozon Arben Ndokës që ta thërasë për vizitë në shtëpinë e tij në Shkodër dhe më pas aty ti grijnë të gjithë.

Këtë plan e mbështet dhe Arben Ndoka, por në Shkodër nuk shkon Durim Bami dhe vrasja e tij dështon sërisht.

Për shkak të përpjekjeve të shumta për të vrarë Durim Bamin, SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhëndrit të tij Arian Tuku, nipit të tij Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, nipit të tij Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka.

Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e Durim dhe Valter Bami, vendi ku do strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi.

Më konkretisht Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 9 dhjetot 2017.

Arian Tuku, dhëndëri i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Samuel Ndoka, djali i Aleksandërit ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar Arben Mërkuri me pseudonimin “Tërmeti” dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të ish-deputetit, Arben Ndoka.

Arben Mërkuri,ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit, Arben Ndoka.

Aldo Avdyli, ka pasur dhe marrë përsipër rolin e ekzekutorit të Durim dhe Valter Bami për llogari të Arben Ndoka.

Gentian Bejtja, ka ndërruar jetë në vitin 2024, ka pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bami, me qëllim vrasjen e tyre.

Gjithashtu, ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre, deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja, kanë pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bamit, me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Gjithashtu, ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre, deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Nga ana tjetër, Emiljano Shullazi, nga ambjentet e paraburgimit 313 ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e Durim dhe Valter Bami dhe informimin e Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Gjithashtu, Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bami.

Marklen Haka, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me Emiljano Shullazi.

Në janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon, me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

Në 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me Valter Bami i cili ka lëvizur me një makinë tip Range Rover.

Emiljano Shullazi shprehet një moment që: “…kape q… ropt mos ja zgjat, se jam k’tu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri, (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”.

Më 11 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe e pyet në lidhje me Zajën (Albert Zaja), një person me emrin “Skënder” dhe një person me emrin “Mero”.

Emiljano Shullazi i tregon që: “…në polici janë informacione sikur këto tre persona janë njerzit e tu. Në vazhdimësi i kërkon që,…”ngreje” pak këtë Zajën (Albert Zaja) se ju aty tek bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat. Dyshohet se kërkon të angazhojë Albert Zajën për të vrarë Durim Bami.

Më 14 janar 2020 Emiljano Shullazi, komunikon me Marklen Haka, ndër të tjera e pyet se çfarë thotë Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim duhet hequr Duri (Durim Bami).

Në 18 janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka të cilit ndër të tjera jep porosi që mos t’ju ketë besë Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur: “... Vallahi z’di gjo o Marglen, e ca s’bëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos ja u kthe…”.

Në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka, të cilit i tregon që: “…Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.

Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar.

Emiljano Shullazi i shkruan: “…si t’ja bëjmë ma e kap kurvën….ma e rrjep ma e torturu, ishalia ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”.

Më 6 mars 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen Durim Bami me qëllim që Arbeni, të marrë masa për vrasjen e tij.

“…po më thon tani qe rrin aty tek Oxhaku shumë, dhe del edhe pa blind, tek lokal “Artisti” dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me çunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti…”.

Për të mbaruar Durim Bamin, Shullazi flet me Marklen Hakën, duke i thënë se ka folur dhe me Ilir Pajën, por ai nuk lëviz nga vendi e ka mendjen tek malli.

Siç del në këtë dosje ish-deputeti Arben Ndoka, është i angazhuar me qëllim vrasjen e Durim Bami, për shkak se dyshon si autori kryesor dhe organizator i vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka, ndodhur në Lezhë më 9 dhjetor 2017.

Ai shprehet se është i interesuar të vrasë Durim Bamin dhe vëllain e tij Valter Bami, por edhe persona të tjerë nëse do jenë në prezencë të tyre.

Me qëllim realizimin e vrasjes Arben Ndoka, bashkëpunon me lidhjet e tij familjare dhe shoqërore bashkëpunon më dhëndrin e tij (bashkëshortin e vajzës) Arian Tuku, i cili e mbështet duke i krijuar kontakte me persona që kryejnë vrasje, e ndihmon ekonomikisht dhe me informacione për lokalizimin e Durim Bamit.

Arjani gjithashtu ka kontaktuar me personin të cilin e përmend si “daja” të cilit i ka kërkuar që të kryejë vrasjen e Durim Bamit dhe ta bëjë me versionin “me ndërrim” ose me “pagesë”.

Gjithashtu, Arian Tuku shprehet i gatshëm të transferojë para nga llogaria e tij bankare në Itali drejt një banke në Shqipëri me qëllim që t’i përdorë këto para për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Arben Ndoka çdo organizim që bën për vrasjen e Durim Bamit e konsulton me Arian Tukun, ku i tregon të gjitha veprimet dhe komunikimet që ka kryer me persona të ndryshëm për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka, bashkëpunon me nipin e tij Samuel Ndoka me qëllim kontaktin me personat të cilët do të kryejnë lokalizimin, ndjekjen dhe vrasjen e Durim Bami.

Samuel Ndoka me porosi të xhaxhait të tij Arben Ndoka mban kontakte me shtetasin Gentian Bejtja dhe Naim Stafuka, të cilët i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Durim Bami, automjetet që përdor dhe oraret kur lëviz.

Samuel Ndoka gjithashtu, mban kontakte me shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli të cilët janë persona të kontraktuar për vrasjen e Durim Bamit, siç u pa edhe në rastin e datave 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim të përshkruar më lart.

Arben Ndoka bashkëpunon me Ervis Martinaj me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ervis Martinaj ka pasur rolin e bashkë financuesit për kontraktimin e personave që do të angazhohen në realizimin e vrasjes.

Gjithashtu, ky shtetas ka fumizuar shtetasin Arben Ndoka me informacione për lokalizimin e shtetasve Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Ervis Martinaj ka siguruar automjetet për ndjekjen dhe vëzhgimin e shtetasit Durim Bami të përshkruar më lart në rastin e datës 17-18 gusht 2020.

Arben Ndoka bashkëpunon me Astrit Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe marrjen peng të Valter Bamit. Astrit Avdyli i ka ofruar Arben Ndoka, nipin e tij Aldo Avdyli dhe lidhjen e tij Arben Mërkuri për mbështetje me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjithashtu, e ka furnizuar me logjistikë duke i siguruar maska plastike që do të përdorin personat që do të kryejnë vrasjen. Në periudhën e komunikimeve Astrit Avdyli, gjendet në ambientet e burgut dhe pavarësisht se ndodhet në një burg të sigurisë së lartë ai është në gjendje që të përdorë një telefon celular dhe aplikacion të enkriptuar siç është “SkyECC” dhe madje të bashkëpunojë në kryerjen e vrasjeve.

Arben Ndoka bashkëpunon me shtetasin Aldo Avdyli, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami.

Shtetasi Aldo Avdyli. është instruktuar nga shtetasi Astrit Avdyli dhe është strehuar në ambientet e ofruara nga Arben Ndoka në qytetin e Lezhës ku ka pasur rolin e ekzekutorit të Durim Bami.

Siç përshkruhet edhe në rastin e datës 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim ky person është angazhuar për të kryer vrasjen e Durim Bami në Shkozet kur ai të kthehej nga Saranda.

Aldo Avdyli, ishte futur nga Mali i Zi në Shqipëri nga kufiri i gjelbër përmes ndihmës që I ka dhënë Arben Ndoka dhe Miri Bitri.

Arben Ndoka bashkëpunon me Arben Mërkuri, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Arben Mërkuri është instruktuar nga Astrit Avdyli për t’i dhënë ndihmë.

Ish-deputeti Ndoka, bashkëpunon me Jozi Kraja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Jozi Kraja ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek Arben Ndoka. Jozi Kraja i porositur nga Arben Ndoka ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës me qëllim konstatimin e Durim Bamit tek “Hotel King” dhe njoftimin e personave që do ta prisinin në Shkozet për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka bashkëpunon me Elvis Ndreca, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Elvis Ndreca ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek shtetasi Arben Ndoka.

Gjithashtu, Arben Ndoka, bashkëpunon me Gentian Bejtja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Gentian Bejtja është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënien ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka, Ervis Martinaj dhe Samuel Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e shtetasit Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Gjithashtu Gentian Bejtja ka strehuar në banesën e tij dhe Naim Stafuka personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bami.

Ky shtetas ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton, Durim Bami.

Arben Ndoka ka bashkëpunuar me Naim Stafuka, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Naim Stafuka është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënjen ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e Durim Bami.

Naim Stafuka, ka strehuar në banesën e tij dhe të Gentian Bejtja personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Gjithashtu, ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton Durim Bami.

Arben Ndoka flet me Emiljano Shullazi, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shullazi, ndërkohë që ishte në ambientet e burgut ka komunikuar me shtetasin Arben Ndoka, duke e furnizuar me informacion për lëvizjet, vendet që frekuenton, rrugën që përshkruan, personat që e shoqërojnë dhe automjetet që përdor Durim Bami.

Emiljano Shullazi, ka shprehur vullnetin që do e ndihmojë Arben Ndoka me qëllim vrasjen e Durim Bami dhe se është në kontakt me një person që i jep informacione për vendndodhjet e tij, siç ilustrohet dhe në bisedat e kryera.

Në lidhje me këtë episod duket qartë bashkëpunimi i Emiljano Shullazi me Marklen Haka. Shullazi është i interesuar për realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe për të arritur këtë qëllim ka angazhuar Marklen Haka.

Shullazi është në kontakt me persona të interesuar për vrasjen e tij ndër ta edhe me shtetasin Arben Ndoka.

Marklen Haka duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bami dhe Valter Bami siguron informacion në lidhje me automjetet që përdorin, vendet që frekuentojnë dhe personat që shoqërohen me Durim dhe Valter Bami.

Këto informacion Marklen Haka i ndan me Emiljano Shullazi që ndodhej në burg, me qëllim që ai t’i ndaj këto informacione me personat që do të organizojnë vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Gjithashtu Arben Ndoka, flet me Blerim Abazi, me qëllim realizimin e vrasjes së Bamit. Abazi e furnizon Arben Ndoka me informacion në lidhje me lokalizimin, vendet që frekuenton dhe personat që shoqërohet Durim Bami.

Në rastin kur ky i fundit ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e “Urës së Gjolës” e ka ruajtur dhe ka informuar shtetasin Arben Ndoka.

Referuar verifikimeve të kryera në gjendjen civile, Blerim Abazi banon në Derven, Krujë zonë e cila është në afërsi të zonës që banon dhe frekuentohet nga shtetasi Durim Bami, për këtë fakt ka akses në informacion në lidhje me lëvizjet e tij.

Për të vrarë Bamin, Arben Ndoka flet me Gjin Ndoj. Ndoj i shpjegon Ndokës që në afërsi të Objektit, ka një vend me ferra dhe shkurre ku mund të fshihesh dhe të realizosh vrasjen.

Gjithashtu, i dërgon foto të automjeteve që Durim Bami përdor dhe i jep informacion për personat që e shoqërojnë.

Për të ekzekutuar Durim Bamin, ish-deputeti i PS Arben Ndoka flet me Behar Bajrin alias Brajoviç. Behar Brajoviq ka kontaktuar me Durim Bami dhe e ka ftuar në banesën e tij në Shkodër.

Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që: “…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t’i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë është i vdekur në Shkodër…”.

The post Bisedat në “SKY”/ Mbi 16 persona mobilizohen për të vrarë Durim Bamin, Bajri-Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu? appeared first on Albeu.com.