biseda telefonike Archives - Albeu.com

Biden telefonon Mbretin e ri të Britanisë: Elizabeth ishte dinjitoze dhe besnike
Ditën e sotme presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mbretin Charles III.

Sipas burimeve, shefi i Shtëpisë së Bardhë i përcolli ngushëllimet e tij për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe shprehu dëshirën për të ruajtur marrëdhënie të ngushta me monarkun e ri.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

“Biden shprehu gjithashtu admirimin e madh që populli amerikan ka për Mbretëreshën”, thekson deklarata. Ky ishte komunikimi i parë i presidentit amerikan me mbretin e ri të britanikëve.

Biden do të marrë pjesë në funeralin e Elizabeth të hënën në Londër. Mbretëresha “me dinjitetin dhe besnikërinë e saj, forcoi miqësinë e gjatë dhe marrëdhënien e veçantë që bashkon Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar”, shtohet më tej në deklaratë./albeu.com/

The post Biden telefonon Mbretin e ri të Britanisë: Elizabeth ishte dinjitoze dhe besnike appeared first on Albeu.com.

Zbulimi gjerman: Përgjimet tregojnë forcat ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve
Zyrtarët gjermanë të zbulimit thonë se kanë përgjuar komunikime radiodifonike gjatë të cilave sipas tyre dëgjohen pjesëtarë të trupave ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve pa dallim në Ukrainë. Një zhvillim i tillë hedh poshtë pretendimet e Moskës se aktet e mizorive janë kryen vetëm pasi ushtria e saj u largua nga periferitë e zonave të pushtuara pranë Kievit.

Zyrtarët gjermanë, të cilët informuan anëtarët e parlamentit të mërkurën, folën rreth dy komunikime të veçanta gjatë të cilave ushtarët rusë përshkruanin se si ata kishin marrë në pyetje ushtarë e civilë ukrainas, përpara se t’i qëllonin për vdekje.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” njoftoi se një prej ushtarëve rus dëgjohej duke thënë se si kishte qëlluar një person me biçikletë.

Në fillim të kësaj jave, pamje ajrore, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga gazeta “The New York Times” tregonin një automjet të blinduar rus që qëllonte mbi një civil me biçikletë në Buça. Nuk është e qartë nëse personi në video ishte i njëjti me atë që përmendej në mesazhin radiofonik.

Edhe pse Moska mohon të ketë shënjestruar civilët gjatë atij që e quan një operacion special ushtarak, javën e fundit opinioni botëror ka dënuar ashpër Rusisë ndërsa janë shfaqur foto e pamjet filmike nga skenat e masakrës në Buça. Trupa civilësh të vrarë janë gjetur të shtrirë në rrugë pasi forcat ruse u larguan nga disa prej fshatrave në veri të Kievit.

Kryetari i bashkisë së Buçës Anatoliy Fedoruk i tha Shërbimit Rus të Zërit të Amerikës se ishte i tronditur nga ajo që kishte parë, trupa të hedhur në rrugë dhe shkatërrim në qytet.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë kanë nisur hetimet për krime lufte lidhur me vrasjet në Buça dhe qytete të tjera të Ukrainës, ndërsa Presidentin Joe Biden ka thënë se Presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me një gjyq për krime lufte./VOA

The post Zbulimi gjerman: Përgjimet tregojnë forcat ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve appeared first on Albeu.com.

“Ju mora për të folur për paqen”, Putin 60 minuta telefonatë me kryeministrin italian
Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin italian Mario Draghi, lidhur me situatën në Ukrainë.

Sipas Kremlinit Putini i shpjegoi Draghit vendimin për pagesën e gazit në rubla, pas rënies së monedhës ruse në bursë.

“Presidenti rus Vladimir Putin i shpjegoi kryeministrit Mario Draghi arsyet që lidhen me vendimin e Moskës për të modifikuar pagesat për furnizimet me gaz rus në rubla”, raporton Kremlini.

Ndërkaq kryeministri italian Mario Draghi në bisedën telefonike “nënvizoi rëndësinë e vendosjes së një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, për të mbrojtur popullsinë civile dhe për të mbështetur përpjekjet negociuese”.

Draghi përsëriti “gatishmërinë e qeverisë italiane për të kontribuar në procesin e paqes, në prani të shenjave të qarta të de-përshkallëzimit nga ana e Rusisë”. “Presidenti Putin – thuhet në deklaratën e lëshuar nga qeveria italaine – e përshkroi sistemin rus të pagesave të gazit në rubla. Dy liderët ranë dakord për mundësinë për të mbajtur kontakte”.

“President Putin, ju mora për të folur për paqen”. Me këto fjalë kryeministri Mario Draghi bëri debutimin e tij duke folur me Putinin, sipas raportimeve nga pallati qeveritar.

The post “Ju mora për të folur për paqen”, Putin 60 minuta telefonatë me kryeministrin italian appeared first on Albeu.com.

Biseda telefonike, zulohet paralajmërimi i Biden për Putinin në rast se sulmon Ukrainën
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan sot (e shtunë) një bisedë telefonike, që zgjati 62 minuta, mes shqetësimeve në rritje për një sulm të afërt rus ndaj Ukrainës.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se Presidenti Joe Biden bisedoi sot me Presidentin Vladimir Putin rreth tensioneve që ka krijuar rritja edhe më tej e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Presidenti Biden ishte i qartë se, nëse Rusia ndërmerr një sulm ndaj këtij vendi, Uashingtoni së bashku me aleatët dhe partnerët e tij do të përgjigjen me vendosmëri duke goditur Rusisë me sanksione me kostë të shpejtë e të rëndë. Presidenti Biden përsëriti se një sulm rus do të prodhonte mjerim të gjerë për njerëzit dhe do të dobësonte pozitat e Rusisë. Presidenti Biden ishte i qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar për një zgjidhje diplomatike të situatës, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e saj, mbeten të përgatitura njëkohësisht edhe për skenarë të tjerë.

Uashingtoni thotë se ka marrë njoftime nga agjencitë e zbulimit se pushtimi mund të ndodhë të mërkurën.

Ambasada amerikane në Kiev ka nisur evakuimin e personelit të saj. Krahas kësaj, Departamenti i Shtetit ka lëshuar udhëzime mbi udhëtimet, duke paralajmëruar amerikanët të mos shkojnë në Ukrainë, për shkak të kërcënimeve të shtuara ndërsa ka këshilluar shtetasit amerikanë që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë.

Disa diplomatë amerikanë pritet të zhvendosen në pjesën perëndimore të Ukrainës, një masë që do t’i lejonte SHBA-ve të ruanin një prani diplomatike në këtë vend.

Përpara bisedës me presidentin amerikan, zoti Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin u takua në fillim të kësaj jave.

Po sot Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Në nje deklaratë për shtyp të Departamentit të Shtetit thuhet se gjatë bisedës sekretari Blinken bëri të qartë se rruga diplomatike për zgjidhjen e krizës mbetet e hapur, por kjo do të kërkonte që Moska të ulte tensionet e të angazhohej në bisedime me mirëbesim. Zoti Blinken përsëriti se nëse Moska ndjek rrugën e agresionit dhe pushton Ukrainën, kjo do të rezultonte në një përgjigje të vendosur, masive dhe të bashkuar, transatlantike.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare më Shtëpisë e Bardhë Jake Sullivan, tha të premten se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të nisë gjatë Lojrave Olimpike që mbahen në Pekin ose kur ta vendosë zoti Putin.

Shumë analistë kanë thënë se Moska nuk ka gjasa të kryejë ndonjë pushtim përpara Lojërave Olimpike Dimërore që të përfundojnë më 20 shkurt.

Rusia ka dislokuar tashmë mjaftueshëm forca në kufi me Ukrainën për të kryer një operacion të madh ushtarak tha zoti Sullivan, i cili shtoi se Rusia mund të pushtojë pjesë të rëndësishme të territorit të këtij vendi, duke përfshirë kryeqytetin.

Të premten, Presidenti Biden zhvilloi një video-telefonatë me udhëheqës botërorë për të diskutuar rreth krizës mbi Ukrainën./voa

The post Biseda telefonike, zulohet paralajmërimi i Biden për Putinin në rast se sulmon Ukrainën appeared first on Albeu.com.