birra Archives - Albeu.com

Oktoberfest në Gjermani, edhe birra “viktimë” e inflacionit
Në kryeqytetin e landit të Bavarisë, Mynih, nisi Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë.

Edicioni i 188-të është planifikuar që të zgjasë edhe dy ditë më shumë se zakonisht, me shpresën për t’u rikthyer në ditët e lavdishme të festivalit – para se të niste pandemia.

Mynihu pret të paktën gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë bota.

Por rritja e inflacionit në Gjermani ka ndikuar edhe në çmimin e birrës.

Një litër kushton nga 12.60 euro deri në 14.90 euro – një rritje prej afërsisht 6.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Festivali i birrës do të përfundojë më 3 tetor, kur Gjermania feston 33 vjetorin e ribashkimit të saj. /DW

The post Oktoberfest në Gjermani, edhe birra “viktimë” e inflacionit appeared first on Albeu.com.

Birra apo vera, cila e mban fronin e pijes më të mirë alkolike
Froni i pijes më të mirë alkolike ka pasur gjithnjë dy kandidatë kryesorë: birrën dhe verën.

Debati për secilën prej tyre ka vazhduar prej vitesh dhe gjithnjë është vërtitur tek mbiemri “e mirë”, ndonëse të dyja janë të mira. Në fund të fundit, të dyja janë subjekt preference të konsumatorit.

Të dyja mund të përdoren në gatim dhe kanë kontributet respektive në shëndetin e njeriut. Përqendrimi i alkoolit varion sipas llojit të birrës apo verës.

Pra, vera apo birra?

Pikë së pari, birra merret nga drithërat e ndryshëm si nga gruri, misri apo edhe orizi. Birra përmban edhe një lloj luleje që funksion si substancë parandaluese ndaj rritjes së mikrobeve ose ndryshimeve të tjera kimike në lëng. Nga ana tjetër, vera është një pije alkolike që vjen nga rrushi, ose më saktë, lëngu i fermentuar i rrushit.

Në aspektin historik, birra konsiderohet si lëngu më i lashtë alkolik në botë. Ekzistenca e birrës është provuar deri në vitin 9,000 para Krishtit ndërkohë që vera është prodhuar për herë të parë diku rreth vitit 6,000 para Krishtit. Rrjedhimisht vera, është një produkt relativisht i ri alkoolik në krahasim me birrën.

Në aspektin shoqëror, vera është zgjedhja e preferuar alkoolike për raste speciale siç janë dasmat, mbrëmjet gala, ballot e të tjera si këto. Birra është më e zakontë, është pije standarde për masat, është për mbledhjet e rastësishme jo formale, por gazmore.

Në botë ka dashamirës të pijeve alkolike që pijnë edhe verën edhe birrën në varësi të varietetit. Vera ka një shije dhe aromë më të mirë, por gjithnjë të ndryshme dhe të përditësuar, ndërsa birra shijon pak a shumë njësoj duke qenë se vjen nga lloje të pakëta drithi.

Vera nga ana tjetër është një kurorë e mirëfilltë shijesh dhe nuancash aromatike. Mijëra lloje rrushi, metoda fermentimi dhe ekstrakte unike krijojnë së bashku vera të ndryshme, unike në të njëjtën kohë dhe të shumëllojshme.

Për ta përmbledhur:

Birra është pija më e lashtë alkoolike në botë.

Birra vjen nga drithërat, ndërsa vera nga rrushi i fermentuar.

Birra konsiderohet një pije më pak zyrtare në krahasim me verën.

Vera ka më shumë variacione, aroma dhe shije në krahasim me birrën.

The post Birra apo vera, cila e mban fronin e pijes më të mirë alkolike appeared first on Albeu.com.

“Në lokal duke pirë birra me uniformë”, nis hetimi disiplinor për policët e Rrugores
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimin disiplinor  për dy punonjës të Policisë, inspektorët G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.

Hetimi ka nisur pas publikimit në media të një fotoje ku shfaqen dy efektivët me uniformë në lokal.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një foto të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen dy punonjës Policie me uniformë, në një lokal, ju sqarojmë se:

Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./Albeu.com/

The post “Në lokal duke pirë birra me uniformë”, nis hetimi disiplinor për policët e Rrugores appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Madrid Ulqinakut, zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit: Nga konsumimi i birrave dhe “barit”, ja si përfunduam tek masakra
Zbardhet dëshmia e Eiden Dimos, 18 vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Madrid Ulqinakut mbrëmjen e 17 gushtit 2022 pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.

Për këtë vrasje është shpallur në kërkim Klaudjan Sallufi,33 vjeç, Horgito Peqini, 18 vjeç.

Sipas policisë ka qenë Horgito Peqini që akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Madrid Ulqinakut i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Përmes dëshmisë zbulohen dhe detaje nga dinamika e këtij krimi të rëndë që i mori jetën babait të një vajze të vogël. Eiden Dimo, i cili ka pranuar në polici se ka qënë në vendin e krimit dhe në shoqërinë e autorit të krimit.

Dëshmia

Pasditen e 17 gushtit,  Klaudjan Sallufi dhe Eiden Dimo, janë takuar në banesën e Ord Peqinit, i cili rezulton të jetë vëllai i Horgito Peqinit.

Atje ka gjetur edhe Horgiton dhe Klaudjan Sallufin të cilët kishte 1 vit që i njihte. Me vete kishte marrë dhe një dorezë hekuri të cilën e kishte blerë online.

Në banesë sipas dëshmisë së tij është konsumuar birrë dhe lëndë narkotike.

“Pasi kemi pirë disa birra, Klaudio dhe Horgito, të dy kanë konsumuar disa viza kokainë mesa mbaj mend tre katër viza secili. Unë vetë kam pirë vetëm birra dhe nuk kam konsumuar lëndë narkotike kokainë. Kur unë vajta tek shtëpia, pashë që Klaudjani kishte pistoletë mbi divan.

Pasi pimë birrat dhe kokainën që konsumoi Horgito dhe Klaudjani, unë kam bërë një “video live” në rrjetim tim social “Instagram” ku kam adresën.

Pas videos qëndruam edhe pak në shtëpi edhe më pas dolëm. Kur dolëm Horgito mori pistoletën dhe e futi në marsupin që kishte apo në brez kurse Klaudjani mori një thikë në dorë dhe me pyeti: “…kë do mbash në çantë thikën apo mos e do ti pistoletën…? “…unë i thashë që do mbaj thikën se pistoletë, nuk kam mbajtur ndonjëherë. Futa thikën në çantën marsup që kisha me vete, e cila është e zezë..…”, ka treguar në polici Eiden Dimo, informon Ora News.

Vrasja

Më pas tre të rinjtë kanë dalë dhe kanë marrë rrugën drejt bulevardit.

“Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë. Unë dhe Horgito, u afruam direkt. Këto shtetas i njoh sepse i kam në lagje dhe quhen Madrit Ulqinaku dhe tjetri Herion Hamzallari. Madritin e njoh sepse vëllai i tij ka punuar në bahçen e babait tim kurse Herionin e njoh sepse ka punuar më parë tek lokali i babait tim “. Sapo i pashë që po konfliktoheshin me Klaudjanin, u afrova për ti ndarë sepse i njihja të dyja palët. Kur më pa Madriti, mu afrua dhe më tha: “…Ti je çuni i Kelit, ç’do ti me këta…”. Unë thashë: “…jo nuk kam punë me ta por çfarë keni që ziheni…”. Horgito, ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: “Ta q…. r….” dhe sapo tha këtë Horgito, nxorri pistoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi armën Madritit dhe i qëlloi me armë një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë.”

Më pas të tre ne u larguam me vrap nga aty. Dhe Horgito iku me pistoletë në dorë. Klaudjani ishte veshur me një bluzë blu, kurse Horgito kishte kapele të zezë në kokë, bluzë të bardhë, me një marsup të zi dhe pantallonat nuk ia mbaj mend. Unë shkova drejt farmacisë që ka mami im dhe aty i lashë mamit celularin, varësen dhe unazën time. Më pas më kapi një Polic dhe më shoqëroi në Komisariat. Dua të them që nuk e di ku shkoi Klaudjani me Horgiton, sepse nuk i pashë ngaqë vrapova direkt…”.

Arratisja

Menjëherë pas krimit të tre personat u larguan, në drejtim të rrugicave të pallatit. Policia arriti të arrestojë Dimon ndërsa Klaudjan Sallufi dhe Horgito Peqini mbeten në kërkim.

Eiden Dimo është arrestuar për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike”

Prokuroria e qytetit pritet të kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Horgito Peqinin dhe Klaudjan Sellufin, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga policia.

The post Vrasja e Madrid Ulqinakut, zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit: Nga konsumimi i birrave dhe “barit”, ja si përfunduam tek masakra appeared first on Albeu.com.

Njerëzit me këto sëmundje nuk duhet të konsumojnë birrë
Njerëzit me diagnoza të caktuara duhet ta anashkalojnë këtë pije.

Sipas mjekëve, ka gjashtë lloje njerëzish që nuk duhet të pinë kurrë birrë.

Ja se cilët janë ata:

Personat me diabet e para-diabet

Pak njerëz mendojnë për sheqerin kur kërkojnë birrën. Megjithatë, megjithëse nuk ka sheqer në listën e përbërësve, ai formohet natyrshëm gjatë fermentimit. “Birra mund të rrisë sheqerin në gjak shumë shpejt dhe nëse e pini me stomakun bosh, ajo gjithashtu mund të rrisë nivelet e insulinës dhe të shkaktojë hipoglicemi, e cila është gjithashtu e rrezikshme”, tha Jonathon Kung.

Personat në dietë ose obezë

Nëse po përpiqeni të humbni disa kilogramë, mund të jetë e mençur të qëndroni larg birrës. Përkatësisht, ka 100 deri në 200 kalori, dhe pothuajse nuk ka asnjë vlerë ushqyese. Një studim zbuloi se pirja e më shumë se gjysmë litri birrë në ditë mund të ndalojë humbjen e peshës, veçanërisht te meshkujt. Prandaj, nëse doni të humbni peshë, zëvendësoni një shishe birrë me një shishe ujë.

Njerëzit e ndjeshëm ndaj glutenit

Ata që ndjekin një dietë pa gluten duhet të përpiqen të shmangin birrën pasi ajo mund të shkaktojë probleme me tretjen. “Birra shpesh mund të aktivizojë proceset inflamatore në sistemin e tretjes, të cilat mund të rezultojnë në dispepsi të pakëndshme”, thotë Kung. Për fat të mirë, ka edhe birra pa gluten.

Personat me sindromë të zorrës së irrituar

Problemet me tretjen nuk janë argëtuese për askënd, më pak për ata që vuajnë nga kjo sindromë. “Birra shpesh shkakton fryrje, erë, diarre dhe ndonjëherë dhimbje stomaku sepse irriton muret e barkut ose mbajtjen e ujit në disa”, tha Kung.

Personat me sëmundje kronike të mëlçisë dhe cirrozë

Nëse vuani nga sëmundje të mëlçisë ose cirrozë, mos pini birrë. “Birra është alkool që mund të rrisë më tej dëmtimin kur metabolizohet nga një mëlçi tashmë e dëmtuar. Kjo mund të shkaktojë reduktim të funksionit të atij organi”, shpjegon Kung.

Njerëzit që vuajnë nga urthi

Birra duhet shtuar në listën e ushqimeve dhe pijeve që shmangni nëse vuani nga urthi. “Birra dihet se zvogëlon aftësinë e muskulit rrethor të ezofagut për t’u mbyllur, dhe kjo rezulton në një kthim të shtuar të acidit në ezofag,” tha Kung, transmeton Eat This./albeu.com

The post Njerëzit me këto sëmundje nuk duhet të konsumojnë birrë appeared first on Albeu.com.

Holandezët “zaptojnë” baret e Tiranës, tavolinat plot me birra
Teksa ditën e djeshme, në Tiranë mbërritën një numër i vogël i tifozës nga Holanda, sot numri është shtuar ndjeshëm dhe prezenca e tyre po ndjehet akoma më shumë.

Teksa presin finalen e madhe e cila do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania”, shumë prej tyre kanë zgjedhur pedonalen për të kaluar kohën, ku janë ulur për të konsumuar birra.

Gjatë ditës së sotme gjithashtu është raportuar edhe për incidentet e para të tifozerive./albeu.com

The post Holandezët “zaptojnë” baret e Tiranës, tavolinat plot me birra appeared first on Albeu.com.