biletat Archives - Albeu.com

Koncerti i Kanye West, BIRN: Qeveria po mbush gjysmën e stadiumit me administratën dhe nxënës shkollash
Qeveria duket se i ka vënë qëllim vetes të mbushë gjysmën e stadiumit ku do të mbahet koncerti i Kanye West – i njohur gjithashtu si YE, me nxënës shkollash dhe punonjës të administratës, pa e konsideruar shqetësues faktin që artisti amerikan kritikohet për deklarata antisemite.

Të paktën 14 nxënës të shkollës së mesme Petro Nini Luarasi në kryeqytet e gjetën veten të mërkurën të përfshirë në një grup Watsapp-i të emërtuar “Kaney West” të hapur nga një mësues i shkollës në të cilin u publikua një listë me emrat e tyre në të.

Në listën e dërguar në grup janë emrat e nxënësve, bashkë me të dhënat e ID-ve të tyre, si dhe oferta për të marrë pjesë falas në “aktivitetin e Kanye West në Tiranë”.

Mësuesi i caktuar si shoqërues i grupit të nxënësve, Altin Lika, që jep lëndën e Edukimit Fizik në shkollë, i tha BIRN-it se ai ishte caktuar nga stafi drejtues që t’i lajmëronte dhe t’i shoqëronte nxënësit e përzgjedhur nga drejtoria e shkollës.

“Mesa di unë janë zgjedhur në bazë të kontributeve, nxënës të shkëlqyer apo talente”, tha ai ndërsa shtoi se, “as nuk e di sa nxënës do të marrin pjesë, pasi një pjesë e tyre janë me pushime”.

Kjo nuk është e vetmja shkollë ku nxënësit janë mobilizuar nëpërmjet një mekanizmi të paqartë ligjor, për të mbushur shkallaret e koncertit të reperit kontrovers amerikan, i cili është promovuar me bujë dhe para publike nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe.

BIRN mësoi se e njëjta metodë mobilizimi për sigurimin e pjesëmarrjes në koncert po përdorej nga të gjitha shkollat në kryeqytet, si pjesë e një angazhimi më të gjerë që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të siguruar dhjetëra mijëra pjesëmarrës falas në stadiumin me kapacitet 60 mijë vendesh.

Përveç shkollave të kryeqytetit BIRN mësoi se listat me ftesa për pjesëmarrje në këtë koncert po shpërndahen edhe në administratën publike.

Drejtoresha e shkollës Petro Nini Luarsi, Elsa Lici nuk ishte e arritshme për koment se në bazë të çfarë udhëzimi dhe kriteresh e kishte ndërmarrë shkolla këtë iniciativë.

Ndërkohë, në një përgjigje për BIRN, Ministria e Arsimit tha se shpërndarja e ftesave u bë në kuadër të një nisme ndërinstitucionale me Ministrinë e Kulturës dhe ajo e Mirëqënies Sociale, ku një numër i kufizuar ftesash iu vu në dispozicion institucioneve për t’u shpërndarë, sipas kritereve të tyre, nxënësve e studentëve me rezultate të larta, të rinjve në programe sociale ose zhvillimi dhe grupeve me mundësi të kufizuara ekonomike.

“Kjo nismë synon të mbështesë aksesin në aktivitete kulturore dhe artistike për grupe që, për shkak të kushteve ekonomike ose sociale, kanë më pak mundësi për të marrë pjesë në ngjarje të tilla, si edhe të vlerësojë angazhimin dhe arritjet e të rinjve”, tha Ministria e Arsimit.

‘Ai është nje neonazi’

Edhe pse Qeveria shqiptare e kishte konsideruar si një event privat dhe kishte deklaruar se nuk do të jepte asnjë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, ajo vendosi krejt papritur më 6 korrik që të përdorë fondin e emergjencave për akorduar 400 milionë lekë për organizatorët e tij për të kompensuar humbjet nga mosshitja e biletave.

I justifikuar si një vendim për të mos rrezikuar anulimin e koncertit, vetë Kryeministri Rama tha të mërkurën se vendimi u mor “për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat”.

Ashtu si Ministria e Arsimit edhe Këshilli i Ministrave, pranoi se pjesëmarrja falas në koncert e nxënësve dhe grupimeve të tjera është pjesë e një angazhimi ndërinstitucional dhe se po mundësohet falë kësaj mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.

“Qeveria e konsideron një event të rëndesishëm për turizmin dhe për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, në këto kushte kur janë shitur gjysmat e biletave me blerës nga gjithë bota, nuk mund të rrezikojmë anullimin dhe në një moment të fundit është dashur impenjimi edhe i qeverisë për t’a bërë të mundur realizimin e eventit”, tha për BIRN zyra për mediat e kryeministrit Edi Rama.

Prej muajsh institucionet shqiptare dhe krerët e tyre janë angazhuar në promovimin e këtij koncerti, duke bërë thirrje në rrjetet e tyre sociale për blerje biletash.

Artisti amerikan Kanye West I njohur dhe si ‘YE’, shihet si një figurë tejet kontraverse në arenën ndërkombëtare dhe disa prej koncerteve të tij në Europë janë anuluar pas bojkotit të gjërë dhe kritikave që lidhen me deklarata publike me përmbajtje antisemite, përdorimin e simboleve naziste dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes.

Disa nxënës maturantë të gjimnazve në Tiranë, të cilëve BIRN vendosi t’u ruajë anonimatin, pranuan se nuk do të merrnin pjesë në këtë event pavarësisht se mund të siguronin lehtësisht një ftesë falas për shkak të qëndrimeve publike që ky artist ka mbajtur.

“Ai është nje neonazi, a e di këtë”? – u përgjigj një nxënës, kur u pyet nëse do ta ndiqte koncertin e West.

Një mësuese e shkollës Petro Nini Luarasi, e cila foli për nën kushtet e anomimatit tha se e shihte me shqetësim pjesëmarrjen e nxënëse në një event të tillë, ndërsa shtoi se ajo vetë “do të këshillonte nxënësit vetëm për evente që lidhen direkt me shkollën”.

West i ka mohuar kritikat se është antisemit, ndërsa ka kërkuar falje për deklaratat e tij të mëparshme antisemite. Në një letër të hapur të publikuar në janar 2026, reperi deklaroi se nuk ishte “nazist apo antisemit” dhe se i donte hebrenjtë, duke u shprehur njëkohësisht “thellësisht i turpëruar” për veprimet e tij dhe duke marrë përgjegjësi për gjuhën fyese të përdorur në të kaluarën.

Koncert privat, organizim shtetëror

Për aktivistë të shoqërisë civile që punojnë për përmirësimin e arsimit, angazhimi i shkollave në shpërndarjen e biletave për një koncert privat përbën një keqpërdorim të sistemit arsimor dhe të burimeve publike.

Kolindo Verdha, nga organizata Qëndresa Qytetare, e cilësoi problematik si financimin e koncertit me 4 milionë euro nga Fondi i Emergjencave, ashtu edhe përfshirjen e institucioneve publike për të rritur pjesëmarrjen në aktivitet.

“Edhe më shqetësuese është se qeveria po përdor institucionet publike për të promovuar një aktivitet privat me qëllim fitimi, duke shpërndarë bileta përmes shkollave,” tha Verdha për BIRN.

Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kulturës nuk duhet të funksionojnë si “agjenci koncertesh”, ndërsa mësuesit nuk mund të shndërrohen në instrumente marketingu për organizatorët privatë. Verdha argumentoi se rasti tregon se fondet publike mobilizohen shpejt kur ka vullnet politik, ndërkohë që arsimi vazhdon të përballet me mungesa infrastrukturore, klasa kolektive, braktisje shkollore dhe mbështetje të pamjaftueshme për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Në të njëjtën linjë, Ermelinda Hoxhaj nga Komuniteti i Prindërve për Arsim Cilësor e quajti të papranueshme përdorimin e shkollave për të mbushur stadiumin me nxënës, ndërsa ngriti shqetësime edhe për profilin publik të artistit Kanye West.

“Dërgimi i nxënësve në një event të tillë në formë detyruese është një keqpërdorim i sistemit arsimor si mjet për të mbushur stadiumi”, tha Hoxhaj.

Ajo tha se shumë prindër kanë shprehur rezerva si për deklaratat e diskutueshme të artistit, ashtu edhe për mundësinë që imazhi i fëmijëve të përdoret në një aktivitet që zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, mes protestave antiqeveritare.

Hoxhaj argumentoi se fondet publike do të kishin ndikim më të madh nëse do të investoheshin në psikologë dhe oficerë sigurie në shkolla, terrene sportive ose bursa për nxënësit me rezultate të larta.

“Nëse mbështet me bursa meritash nxënës të talentuar në shkencë, art apo sport, krijon një ndikim afatgjatë në zhvillimin e arsimit. Financimi i një koncerti ka efekt kalimtar dhe nuk sjell asnjë përfitim për sistemin arsimo”, tha ajo.

Një mësues shoqërues i nxënësve të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, nga ana tjetër, tha për BIRN se nuk shihte problem te figura e artistit apo muzika e tij, për sa kohë pjesëmarrja e nxënësve bëhej me miratimin e prindërve.

Edhe qeveria shqiptare ishte e pashqetësuar për kritikat ndaj YE, për aq kohë sa ai ka famë ndërkombëtare.

“Sepse ne nuk gjykojmë artistët, të gjithë kanë kontraversionet e tyre, për qeverinë Kanye West është një artist ndërkombëtar”, tha zyra për mediat e Kryeministrit./BIRN

The post Koncerti i Kanye West, BIRN: Qeveria po mbush gjysmën e stadiumit me administratën dhe nxënës shkollash appeared first on Albeu.com.

Pas grabitjes spektakolare muzeu i Luvrit rrit çmimet e biletave për vizitorët jashtë Evropës me 45%
Muzeu i Luvrit ka vendosur të rrisë çmimin e biletave për vizitorët nga jashtë Zonës Ekonomike Evropiane me 45% nga 14 janari 2026.  Bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve të Luvrit, qytetarët nga jashtë Bashkimit Evropian, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia do të paguajnë 32 euro për hyrjen e tyre, në vend të 22 eurove që kushtojnë sot. Rritja ka të bëjë kryesisht me vizitorët amerikanë, të cilët përbëjnë grupin më të madh të vizitorëve të huaj, por edhe kinezët, të cilët janë në vendin e tretë, sipas raportit të aktivitetit të muzeut për vitin 2024.

Mediat e huaja shkruajnë se në vitin 2023, Luvri priti 8.7 milionë vizitorë, 69% e të cilëve ishin të huaj. Pas vjedhjes spektakolare të 19 tetorit, menaxhmenti i muzeut vlerëson se rritja e biletave do të gjenerojë 15 deri në 20 milionë euro shtesë në vit, një shumë që do të drejtohet për adresimin e problemeve strukturore të institucionit.

Një raport i kohëve të fundit nga Gjykata e Auditorëve paralajmëron se Luvri po përballet me një sërë investimesh të mëdha që nuk është në gjendje t’i financojë, veçanërisht për shkak të mungesës së përparësisë së shumë projekteve” në zhvillim e sipër. Vjedhja e tetorit zbuloi gjithashtu, sipas hetimit administrativ, pajisje të pamjaftueshme sigurie,  veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e xhevahireve të çmuara mbretërore.

Rritja e çmimit të biletave u propozua fillimisht në janar nga Ministrja Franceze e Kulturës Rachida Dati, e cila tha se qëllimi ishte të gjendeshin burime të reja pas paralajmërimeve nga presidenti i muzeut Laurence de Carre në lidhje me gjendjen e objekteve. “Kushtet e vizitës dhe të punës nuk korrespondojnë me nivelin e Luvrit”, vuri në dukje ministri, duke shtuar se të ardhurat do të kontribuonin ndjeshëm në planin ambicioz të rinovimit të muzeut, të cilin Gjykata e Auditorëve vlerëson se do të kalojë një miliard euro.

Megjithatë, sindikatat po reagojnë fuqishëm, duke përmendur karakterin universal të Luvrit dhe nevojën për qasje të barabartë në koleksionet e tij. Punëtorët gjithashtu po shprehin shqetësim për rritjen e ngarkesës së punës, pasi do të jetë e nevojshme të kontrollohet kombësia e vizitorëve.

The post Pas grabitjes spektakolare muzeu i Luvrit rrit çmimet e biletave për vizitorët jashtë Evropës me 45% appeared first on Albeu.com.

Shqipëria pret Anglinë, tregu i zi gllabëron biletat si ndaj Serbisë
Shqipëria po hyn në javët vendimtare të eliminatoreve, ku kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e fundit në grup që do të përcaktojnë fatin e tyre në rrugëtimin drejt “Botërorit”.

Fillimisht, më 13 nëntor, skuadra e trajnerit Sylvinho do të përballet në transfertë me Andorrën, ndërsa tre ditë më vonë, më 16 nëntor, do të zhvillohet sfida më e shumëpritur — ajo ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”.

Interesimi i tifozëve për këtë përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Mbi 100 mijë tifozë kanë aplikuar për bileta, sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, ndërsa çdo tifoz ka pasur të drejtën të aplikojë deri në katër bileta. Për shkak të kërkesës së madhe, Federata vendosi që shpërndarja të bëhej përmes një shorteu elektronik, i cili përcaktoi fituesit e mundshëm. Kjo mënyrë ndarjeje, megjithatë, ka sjellë shumë pakënaqësi dhe polemika në opinionin sportiv.

TREGU I ZI — Ashtu si në ndeshjet e fundit të Kombëtares, edhe këtë herë tregu i zi për biletat po lulëzon me ritme të frikshme. Shumë persona kanë aplikuar për bileta jo për të qenë pjesë e tribunave, por për t’i rishitur ato me çmime të larta. Në rrjetet sociale janë shfaqur dhjetëra postime që ofrojnë bileta për ndeshjen ndaj Anglisë, madje edhe nga agjenci turistike që përfitojnë nga kërkesa e madhe. Çmimet e biletave nga FSHF ishin të kripura që në nisje, por në tregun e zi ato po shiten me tre ose katërfishin e vlerës zyrtare. Një biletë që zyrtarisht kushton 2500 lekë, në internet po ofrohet deri në 10.000 lekë.

Ky fenomen ka privuar shumë tifozë të Kombëtares që e kanë ndjekur në çdo stadium, brenda dhe jashtë vendit, nga mundësia për të qenë pranë skuadrës në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Tifozë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare në Europë shprehin çdo ditë pakënaqësinë e tyre në rrjete sociale, duke akuzuar FSHF-në për mungesë transparence dhe mosmenaxhim të drejtë të procesit të shpërndarjes.

ULTRASIT- Një tjetër çështje që ka ndezur debat është marrëdhënia e prishur mes FSHF-së dhe tifogrupimeve zyrtare, si Tifozat Kuqezi, Illyrian Elite, Ballistët, apo Plisat. Këto grupe kanë qenë shtylla kryesore e atmosferës në çdo ndeshje të Kombëtares, duke e ndjekur Shqipërinë në çdo cep të Europës, edhe në periudhat më të errëta të futbollit tonë. Megjithatë, prej disa kohësh, mungesa e tyre është e dukshme në shkallët e “Air Albania”. Përçarja nisi që në ndeshjen kundër Serbisë, kur tifogrupet u lanë pa bileta të dedikuara, duke shkaktuar përplasje dhe bojkot.

FSHF zgjodhi të mos krijonte sektorë të veçantë për ultrasit, gjë që u konsiderua si shkelje e traditës dhe mungesë respekti për tifozët më besnikë. Si pasojë, tifogrupet kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet e Kombëtares në shenjë proteste. E njëjta situatë pritet të përsëritet edhe në përballjen ndaj Anglisë, ku në tribuna do të jenë kryesisht spektatorë të rastit, fitues të shortit apo personazhe publikë, ndërsa ultrasit do të mbeten jashtë stadiumit.

SKENARI- Nga ana sportive, ndeshja ndaj Anglisë pritet të ketë peshë të madhe për ecurinë e Shqipërisë në grup. Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë bërë një fushatë të mirë dhe ndodhen në një pozitë që mund t’u sigurojë vendin e dytë, i cili çon në “Play Off” për Botërorin. Skenari më i favorshëm për Shqipërinë do të ishte që Anglia të mposhtë Serbinë në Londër, ndërsa Shqipëria të fitojë në transfertë ndaj Andorrës. Një kombinim i tillë do ta siguronte matematikisht kualifikimin e kuqezinjve, duke e kthyer sfidën e 16 nëntorit në një festë kombëtare.

The post Shqipëria pret Anglinë, tregu i zi gllabëron biletat si ndaj Serbisë appeared first on Albeu.com.

FSHF nxjerr në treg biletat për ndeshjen me Anglinë, çmime nga 2500 deri në 50000 lekë për duelin ku mund të vendoset kualifikimi
Federata Shqiptar e Futbollit ka nxjerrë sot në treg biletat për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Anglisë, atë që mbyll fazën në grup për Kombëtaren kuqezi në rrugëtimin e saj drejt Botërorit.

Ajo mund të jetë një ndeshje vendimtare, pasi në një sfidë të tillë, mund të festohet kualifikimi për herë të parë në play-off të Botërorit. Ndaj FSHF ka menduar që çmimet e biletave për të ndjekur këtë duel, të mos jenë nga më të lirat.

FSHF ka bërë të ditur se ka hapur procesin e “rezervimit” të biletave, pasi për shkak të kërkesave të shumta, do të përdoret përsëri sistemi kompjuterik dhe shorti për të përcaktuar fituesit.

Bie në sy se tribunat pas portës kushtojnë 3500 lekë të reja, ndërsa ajo ballore ka çmime marramendëse me 9000 dhe 15000 lekë të reja. Çmimet e biletave arrijnë deri në 50 mijë lekë në pjesë të caktuar atë stadiumit.

LISTA ME ÇMIMET SIPAS TRIBUNAVE

E101, E109, E201, E202, E210, E211, N106, N206, N207, S101, S201, S202 – 2500 lekë

N101, N102, N103, N104, N105, N201, N202, N203, N204, N205, S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102, V103, V201, V202 – 3500 lekë

E102, E103, E107, E108, E203, E204, E205, E206, E207, E208, E209 – 9000 lekë

E104, E105, E106, W101, W107 – 15000 lekë

W102, W106 – 25000 lekë

W103, W105 – 40000 lekë

W104 – 50000 lekë

The post FSHF nxjerr në treg biletat për ndeshjen me Anglinë, çmime nga 2500 deri në 50000 lekë për duelin ku mund të vendoset kualifikimi appeared first on Albeu.com.

Pas ndeshjes me Serbinë, Kombëtarja do të rikthehet të luajë në “Air Albania” dalin në shitje biletat për miqësoren
Më 14 tetor, Kombëtarja do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata e Futbollit, njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot, kanë mundësinë që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE dhe se çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

The post Pas ndeshjes me Serbinë, Kombëtarja do të rikthehet të luajë në “Air Albania” dalin në shitje biletat për miqësoren appeared first on Albeu.com.

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”
Këtë të hënë, Federata e Futbollit, ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares, kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Gjithashtu, Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”.

Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

The post Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pret Letoninë më 9 shtator, dalin në shitje biletat
Federata e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Takimi do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45. Biletat mund të blihen vetëm online, në linkun e mëposhtëm:

Biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

FSHF bën me dije se për këtë ndeshje, ndryshe nga ndeshjet e kaluara, sektorët N101, N102, N103, N104, N105, S102, S103, S104, V101 dhe V102 do të jenë të mbyllur, sipas vendimit të FIFA-s.

Ky vendim është marrë si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjeve të mëparshme, përfshirë këngë me përmbajtje ofenduese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, gjeste apo mesazhe të papërshtatshme, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare.

The post Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pret Letoninë më 9 shtator, dalin në shitje biletat appeared first on Albeu.com.

Botërori/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF njoftim lidhur me procesin e shitjes së biletave
Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbardhur detaje nga procedurat e shitjes së biletave për ndeshjen e shumëpritur Shjqipëri-Serbi, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026, që do luhet në Tiranë, mbrëmjen e 7 qershorit (e shtunë).

Gjithashtu, janë zbardhur edhe masat e sigurisë dhe kriteret për tifozët, kryesisht pajisja me kartën ID për të hyrë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

“FSHF është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët që duan të ndjekin nga stadiumi ndeshjen shumë të rëndësishme Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, theksohet në njoftimin zyrtar të federatës.

Faza e aplikimit në internet për bileta është hapur prej 15 majit dhe u mbyll më 30 maj, për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Çdo aplikues, ka pasur të drejtë të aplikojë për të blerë deri në katër bileta. Procesi i përzgjedhjes ka qenë me short elektronik

“Nga 31 maj deri më 2 qershor, zhvillohet shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë. Çdo person i përzgjedhur do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal, për të vijuar më pas me blerjen e biletave.

Numër i lartë aplikimesh. Deri më tani janë regjistruar mbi 200,000 aplikime, që tregon interesin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë ndeshje”, thekson FSHF.

Një model i ngjashëm me UEFA-n

Ky është një model i njëjtë me atë të UEFA-s në rastet kur kërkesat janë jashtëzakonisht të larta, si në finalet e Champions League, Europa League, Conferece League apo Kampionateve Europianeve, ku aplikohet gjithashtu shorti elektronik i rastësishëm për përzgjedhjen e tifozëve.

The post Botërori/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF njoftim lidhur me procesin e shitjes së biletave appeared first on Albeu.com.

Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ FSHF del me një tjetër njoftim të rëndësishëm
Federata Shqiptare e Futbollit, ka informuar të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri-Serbi, më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.

Vendin e tyre në stadium e kanë të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar, për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.

FSHF falenderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme!

The post Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ FSHF del me një tjetër njoftim të rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

Interes i lartë nga tifozët, ‘avullojnë’ biletat e Kombëtares për në nëntor
Fitorja e fundit e Kombëtares 0-1 në Gjeorgji ka rritur entuziazmin e tifozëve kuqezi. Një muaj nga ndeshja e radhës, ajo me Çekinë më 16 nëntor në “Air Albania”, kanë mbetur vetëm 25 bileta në dispozicion.

22 mijë zemra kuqezi do jenë bashkë në stadium dhe miliona të tjerë anembanë botës, me objektivin që është i qartë, tri pikët. Veç Çekisë, edhe interesi për ndeshjen kundër Ukrainës (më 19 nëntor në Tiranë) është i lartë dhe shumë sektorë të stadiumit janë shitur.

Duelet vlejnë për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, ku tanët duan vendin e parë për të luftuar për një ligë më sipër dhe për të qenë pjesë në play-off e Kupës së Botës nga ky kompeticion.

Aktualisht me gjashtë pikë (sa Gjeorgjia), Kombëtarja mban vendin e tretë me një pikë më pak se Çekia kryesuese dhe dy ndeshjet e fundit i luan në shtëpi, aty ku do kërkohet maksimumi në Ligën e Kombeve.

The post Interes i lartë nga tifozët, ‘avullojnë’ biletat e Kombëtares për në nëntor appeared first on Albeu.com.