Bilall Kasamin Archives - Albeu.com

Gjysma e ASH në Tetovë nuk e votojnë Bilall Kasamin? (FOTO LAJM)
Në ndërkohë që kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, partitë politike vazhdojnë të kenë takime nëpër zona ku ata janë në balotazh.

Në vijë të kësaj është edhe gara për qytetin kryesorë të shqiptarëve Tetovën mes Teuta Arifit nga BDI dhe Bilall Kasami nga BESA por kjo nuk përfundon vetëm këtu sepse në pyetje është se kush do mbetet lideri kryesorë i opozitës dhe partia e dytë më e fortë sepse e para dihet që është e padiskutueshme BDI dhe lideri i shqiptarëve pa konkurrencë vazhdon të mbetet Ali Ahmeti. Beteja në këtë mes zhvillohet mes ASH-së dhe BESËS.

Ndonëse në shikim të parë duket se ata kanë një koalicion kundër kandidatëve të BDI-së, por kjo në fakt del të jetë një luftë se kush cilën do ta nxjerrë në pozitë jashtë loje si në rregullat sportive. Në këtë lojë, të mjegullt mes të dytëve ASH apo BESA, duket se kjo e fundit nuk e kupton skenarin që po i përgatitet.

Billall Kasami i llogarit votat e ASH-së për Tetovën që në rrethin e parë këta të fundit as nuk llogarisnin në liderin e Besës. Kasami kujton se ASH po bën një luftë për ta rrëzuar BDI-në por kjo më së shumti po bëhet kundër tij sepse gjysma e ASH-së në Tetovë nuk do ta votojnë Bilall Kasamin. Kjo ka një arsye të fortë për shkakun se partia e Selës nuk do që të forcohet kundërshtari i tij që në këtë rast nuk është BDI por vetë Besa.

Edhe pse sot janë takuar KASAMI me Vullnet Murselin, TetovaSot mëson se gjysma e ASH-së nuk e votojnë Kasamin. Arsyeja se përse nuk e votojnë është që me “urdhër” të Selës, ata do ta bojkotojnë shkaku se vetë Sela të vazhdojë të ngelet lider i opozitës numër dy sepse i pari vazhdon të mbetet pa konkurrencë Ali Ahmeti. ASH-së nuk i konvenon apo nevojitet që Kasami të forcohet për arsyet e lartëpërmendura. ASH-së  i konvenon që BESA të mos fitojë asnjë komunë dhe të jetë nën kthetrat e Selës, ashtu siç është edhe Gashi që nuk do të fitojë Çairin.

E ardhmja dihet më sipas matematikës së Selës, pra në garë do mbeteshin kreu i ASH-së dhe ai i BDI-së sepse këtë gjithmonë e ëndërron Sela duke mbijetuar kështu si lider i opzitës njejtë si shefi i tij i dikurshëm Menduh Thaçi,  20 vite si lider humbës i opozitës.

The post Gjysma e ASH në Tetovë nuk e votojnë Bilall Kasamin? (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

ASH: Në Tetovë mbështesim Bilall Kasamin
Mbështetja e Aleancës për Shqiptarët ndaj Bilall Kasamit në Tetovë është e pakushtëzuar dhe e pakthyeshme thonë për Alsat nga partia Ziadin Selës.

Në raundin e dytë, Kasami hyn në garë për Tetovën më mbështetjen e ASH-së kundër Teuta Arifit të BDI-së.

Ky vendim i partisë opozitare pritet të kalojë edhe në organet e partisë, ndërsa në raport me partinë Alternativa mësohet se ditëve në vijim Aleanca do të angazhohet që partneri i koalicionit të rreshtohet në mbështetje të Kasamit.

Alsat sot kontaktoi kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për të mësuar nëse do të kërkojë mbështetje publike nga Alternativa, por deri në këto momente nuk morëm asnjë përgjigje. Ndërkohë mbështetje nga LSDM-ja për Tetovën kërkon edhe BDI-ja. Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani tha se pavarësisht aktualitetit politik në Tetovë, LSDM-ja duhet ta mbështesë kandidatin e BDI-së.

“Ne apelojmë për mbështetjen e të gjithë qytetarëve dhe gjitha partive politike, e duam votën dhe mbështetjen e gjithëve. Në kontekst të koalicioneve konkrete ju thash se kërkojmë nga partneri i koalicionit të mbështesë platformën tonë dhe kandidatin tonë në Tetovë”– deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Por kryeministri Zoran Zaev thotë se në Tetovë do të vendosin votuesit cilin kandidat do ta mbështesin. Zaev tha se nuk mund t’i obligojë qytetarët të përcaktohen për njërin ose tjetrin opsion.

“Aty ku jemi me dy kandidatë të partnerëve të koalicionit, normalisht që mbështetësit tanë vendosin lirshëm. E thashë edhe mbrëmjen pas zgjedhjeve se askush nga ne nuk i mban votuesit tanë në xhep dhe as nuk ka kontroll ndaj tyre”– pohoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Për mbështetjen në Tetovë, VMRO-DPMNE-ja do të vendosë të shtunën kur edhe ka thirrur mbledhjen e organeve të partisë.

“Të shtunën në Ohër kemi thirrur mbledhje të Kuvendit Qendror dhe atij Ekzekutiv. Në atë mbledhje do të kemi qëndrim më të qartë dhe do të dalim ta kumtojmë në opinion. Kandidat të pavarur ka edhe në Debarcë jo vetëm në Tetovë dhe Kumanovë”– tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ditë më parë sekretarët e dyja subjekteve, ASH-së dhe Besës, Arben Taravari dhe Arjanit Hoxha pas takimit të zhvilluar në Gostivar dolën me qëndrime se mbështetja reciproke do të funksionojë mbi parimin se gjithkund ku ka kandidatë do të ketë mbështetje, përkatësisht koalicion kundër kandidatëve të BDI-së.

The post ASH: Në Tetovë mbështesim Bilall Kasamin appeared first on Albeu.com.