Bilal Hasa Archives - Albeu.com

Si pularia e drejtorit të burgut u kthye në magazinë hashashi, zbardhet dëshmia e Bilal Hasës
Zbardhet e plotë dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili u shpall në kërkim, u vetëdorëzua dhe u lirua brenda ditës për 4 mijë bimë hashashi që iu gjetën në pronën e familjes së tij.

Drejtori i pezulluar i burgut mohon të ketë dijeni, por thotë se i vëllai, Romario Hasa, që është shpallur në kërkim, jetonte me prindërit në Peqin dhe kishte lidhur kontratën për transformatorin personal me OSHEE, çështje për të cilën është shpallur në kërkim edhe përgjegjësi për Peqinin, Ervis Maçi.

Bilal Hasa thotë se vite më parë magazinat ku u gjet plantacioni me hashash shërbenin si pulari, por pulat ngordhën në periudhën e Covid-it.

“Kam qenë rrugës duke shkuar për në qytetin e Tiranës për një trajnim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe, pa mbërritur, kam parë në telefon nga rrjetet sociale për ç’ka kishte ndodhur dhe menjëherë jam kthyer dhe jam paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan për të sqaruar rrethanat. Dua të sqaroj se banesa dhe magazina që ndodhet aty kanë shumë kohë që nuk frekuentohen nga prindërit e mi dhe nuk banohet nga njeri prej gati 10 vitesh. Banoj në qytetin e Elbasanit me bashkëshorten dhe dy vajzat e mia, nuk kam dijeni fare për çfarë po më pyesni dhe se çfarë ka ndodhur atje. Në fshat shkoj shumë rrallë për të takuar prindërit e mi, të cilët jetojnë me vëllain tim, Romario Hasa… Hera e fundit që kam shkuar ka qenë përpara tre muajsh. Vëllai im ka në administrim një bar-kafe në qendër të fshatit Kurtaj dhe merret vetëm me lokalin. Për banesën kujdesej vëllai. Magazina më parë ka qenë në funksionin e një pularie që ka qenë marrë vëllai im. Nga momenti i Covid-it, me sa di, vëllait i ngordhën pulat dhe nuk është marrë më me atë pjesë. Vëllai vjen ndonjëherë tek lokali im kur ka kohë të lirë ose kur në lokalin tim ka shumë punë, më ndihmon edhe në banak… Nuk kam dijeni të detajeve se çfarë ndodhet aty, por di që vëllai im atë shtyllë e ka bërë me një kontratë me OSHEE përpara disa viteve, nuk më kujtohet se kur…”.

Policia e Elbasanit e liroi Bilal Hasën pa shkuar ende dosja në Prokurori dhe shpalli në kërkim vëllain e tij, Romarion, si dhe përgjegjësin e OSHEE, Ervis Maçin. Ndërkohë, më 22 mars, doli para gjykatës së Elbasanit për shpërdorim detyre faturisti i OSHEE, Erion Dogovelli, të cilit iu komunikua masa e detyrimit të paraqitjes. Dëshmia e tij nxjerr në pah skandalin se, ndonëse me transformator privat që akuzohet se është vënë me ndihmën e përgjegjësit të tij, Ervis Maçi, ky i fundit i thoshte faturistit se ka humbje 26% të energjisë.

Dogovelli deklaron se te magazina nuk depërtonte dot, vetëm faturonte 340 lekë të reja, njësoj si për objektet e pabanuara dhe të pashfrytëzuara.

“Prej 8 muajsh unë jam i punësuar pranë OSHEE Peqin në pozicionin e lexuesit të kabinave elektrike dhe sahatëve matës të energjisë elektrike dhe mbuloj zonën e komunës Gjocaj. Deklaroj se po i kam kontrolluar (sahatet në fshatin Kurtaj), nuk kam hasur problematika përveç disa shtëpive dhe një pularie që kanë qenë mbyllur. Për këto ambiente që gjeja të mbyllura në paisjen që unë përdorja ka opsion në të cilin shënohet “Nuk Banon”, dhe unë në këtë formë kam proceduar.

Nuk kam marrë kontakt me njeri tek ky objekt dhe, me sa mbaj mend, është në emër të Romario Hasës. Hera e fundit ka qenë në datën 01.03.2026, nga ku e kam gjetur mbyllur dhe nuk kam marrë kontakt me asnjeri. Si rregull duhet të njoftojmë abonentët që të hapin ambientin dhe të bëjmë kontrollin e matësit. Disa banorë që jetojnë jashtë më kanë njoftuar, por tek pularia nuk kam kontaktuar me njeri pasi nuk kam gjetur numër telefoni të Romarios. Ky abonent paguante vetëm 340 lekë të reja pasi ishte mbyllur. Vetëm vlerën e kontratës… për kaq kohë sa unë kam qenë në këtë punë, nuk ka pasur probleme me matësin dhe nuk është ndërruar gjatë kësaj periudhe.

Matjet dhe faturimet i kam bërë vetëm; eprori im është shtetasi Elvis Maçi. Nuk kam pasur dijeni për ndonjë aktivitet që kryhej aty dhe nuk kam marrë asnjë urdhër për të mos e kontrolluar. Kemi pasur humbje energjie, nga ku ma ka raportuar shefi im Elvisi, i cili më ka vënë në dijeni që fider nr. 3 ka dalë 26% me humbje”.

Syri TV raportoi pas operacionit se një transformator që mund të shërbente për furnizimin me energji të një lagjeje të tërë ishte vendosur në dispozicion nga OSHEE ndaj këtyre magazinave, ndaj shihet si përgjegjës drejtuesi i OSHEE për Peqinin, Ervis Maçi, me dyshimet se së paku ka shpërdoruar detyrën, duke mos përjashtuar edhe bashkëpunimin që mund të ketë pasur me kultivuesit./ Nga Fatjon Gjinaj – SYRI.net

The post Si pularia e drejtorit të burgut u kthye në magazinë hashashi, zbardhet dëshmia e Bilal Hasës appeared first on Albeu.com.

Magazina me lëndë narkotike, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Prona menaxhohej nga vëllai im
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ndalimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, në banesën e të cilit një ditë më parë policia gjeti dhe sekuestroi katër mijë rrënjë kanabis.

Bëhet me dije se në dëshminë e tij, Bilal Hasa, pohonte se ambienti në fjalë përdorej nga vëllai i tij, Romario Hasa, i cili është shpallur në kërkim.

“Magazinat i administronte vëllai im, Romario”, mësohet të jetë shprehur Hasa, variant që e konfirmoi dhe babai i tij, i cili tha se kontratën e përdorimit e kishte djali tjetër.

Gjithashtu, Hasa paraqiti këtë kontratë që rezultonte në emër të Romario Hasës. Ndërkohë gjatë qëndrimit në polici Bilal Hasa dhe i ati u përgjuan ku i referohej të vëllait, duke thënë: “na shkatërroi!”.

Kujtojmë se pas dëshmisë së dhënë në polici dhe hetimeve, Bilal Hasa është liruar nga paraburgimi. Sakaq, Policia arrestoi edhe faturistin e OSHEE, Erion Dekovelli, i cili akuzohet se nuk informoi për energjinë e konsumuar.

Ky i fundit ka deklaruar se kontratat i ka lidhur me Romario Hasën. Sakaq, u shpallën në kërkim dhe dy zyrtarë të OSHEE në Peqin, Ervis Maçi dhe Denis Elezi.

The post Magazina me lëndë narkotike, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Prona menaxhohej nga vëllai im appeared first on Albeu.com.

U arrestua për kultivim lëndësh narkotike në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës
Policia ka lënë të lirë drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi nga hetimet paraprake nuk ka dyshimet se ai ka lidhje me dy magazinat me katër mijë rrënjë kanabis që u zbuluan në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, në Peqin.

Nga hetimet paraprake, ka dyshime se Hasa nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit që u zbuluan në Peqin.

Ndërkohë hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë për të, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij. Hasa pasi u vetëdorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë.

Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk kishte shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin mbjellë rreth 4000 bimë kanabisi.

Po ashtu u sekuestruan llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike, të cilat dyshohet se përdoreshin për mbajtjen në funksion të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Nga veprimet e para hetimore, Policia bëri me dije se objekti rezulton në pronësi të shtetasit Bilal Hasa, për të cilin fillimisht u shpall kërkimi.

Në kuadër të të njëjtit operacion, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi me iniciale E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit. Operacioni “Kurtaj” vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar të gjithë skemën dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale çdo person të përfshirë.

The post U arrestua për kultivim lëndësh narkotike në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës appeared first on Albeu.com.