bien lindjet Archives - Albeu.com

Bien lindjet, katër qarqet me rënien më të ndjeshme në 6-mujorin e parë të 2023
Treguesit e fertilitetit në Shqipëri po përkeqësohen me shpejtësi, duke e renditur vendin me normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë.

Megjithëse Qeveria ka aplikuar një mbështetje financiare në formën e bonusit të bebeve që nga 2019, numri i lindjeve po bie me shpejtësi nga viti në vit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit, lindjet shënuan rënie vjetore në shkallë vendi me 12.7%, por Qarku i Lezhës kishte rënien më të lartë me 23.5%, i ndjekur nga Gjirokastra, me 19%, dhe Berati dhe Dibra përkatësisht, me nga 17% secila.

Rënia e lindjeve me ritme dyshifrore ka përfshirë edhe kryeqytetin. Në 6-mujorin e parë të vitit, në Tiranë lindën 3785 bebe nga 4345 që lindën në 6-mujorin e parë 2022, me një rënie 13%.

Kryeqyteti u rendit në mesin e qarqeve me rënien më të madhe të lindjeve nga 12 qarqet e vendit. Rritja e kostove në kryeqytet, sidomos për pasuritë e paluajtshme dhe qiratë, i ka vështirësuar kushtet për krijimin e familjeve të reja dhe lindjen e bebeve gjithashtu.

Në krahun tjetër, Korça, Kukësi dhe Durrësi kishin një normë më të ulët lindjesh.

Në të gjitha qarqet, rënia e lindjeve është me ritme dyshifrore më 2022. Shkaqet janë shumëdimensionale, por kryesoret lidhen me rënien e popullsisë në grupet me moshë të re. Për shembull në vitin 2022, grupmosha 0-29 vjeç ka rënë me 36% në krahasim me vitin 2001.

Pas dy dekadash nuk do të ishte çudi të shihnim qytete të tëra të braktisura. Imagjinoni që në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, ku përfshihen edhe Tepelena me Përmetin, kanë lindur 364 bebe më 2022.

Pas 6 vitesh, në të gjitha shkollat e qarkut, do të jenë në klasën e parë vetëm 364 nxënës nëse prindërit e tyre nuk vendosin të emigrojnë jashtë vendit, ose në qytete të tjera, siç ka ndodhur këto vitet e fundit.

Rënia e lindjeve e kombinuar me normat e larta të emigracionit po e vë vendin përballë një sfide të panjohur me parë.

Bizneset në të gjithë sektorët dhe të gjitha qarqet janë në sfidë për gjetjen e punonjësve. Teksa vendi është para mundësive për të zgjeruar ekonominë në sektorin e shërbimeve dhe prodhimit, mungesa e fuqisë punëtore po bëhet një pengesë serioze.

Veç të tjerash struktura e popullsisë së mbetur është përkeqësuar në favor të moshave të vjetra. Të dhënat e INSTAT tregojnë se me 1 janar 2023 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa një e katërta e totalit të popullsisë.

Personat + 60 përbënin 23.5% të totalit të popullsisë me një rritje 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje 8.8 pikë për qind që nga viti 2011 kur u krye Censi i fundit për popullsinë./monitor

The post Bien lindjet, katër qarqet me rënien më të ndjeshme në 6-mujorin e parë të 2023 appeared first on Albeu.com.

Drama e popullsisë, lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike prej rënies së shpejtë të lindjeve.

Të dhënat e sotme të INSTAT tregojnë se numri i bebeve të lindura në 6-mujorin e parë ishte 12.7% më i ulët në numër se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 6-mujorin e parë 2023, ishin 10,283 lindje nga 11,781 në 6-mujorin e parë 2022.

Megjithatë shtesa natyrore ishte pozitive, pasi vdekjet ishin më të ulëta se në 6-mujorin e parë.

INSTAT raportoi se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2023 rezulton pozitive, duke regjistruar 465 lindje më shumë se sa vdekje.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2023 është 5.119, duke shënuar rënie me 8,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2023 është 4.654, duke shënuar një rënie prej 8,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022

Në tremujorin e dytë 2023, pesë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e dytë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 699 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 184 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet në rënie të shpejtë

Në tremujorin e dytë 2023, një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.846 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 84 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me tremujorin e dytë 2022 e ka qarku i Vlorës me 2,4 %, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Beratit me 19,2 %.

Vdekjet frenohen me kalimin e pandemisë

Në tremujorin e dytë 2023, 11 qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.147 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Durrësit me rënie prej 17,6 %./monitor

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

The post Drama e popullsisë, lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022 appeared first on Albeu.com.

Lindjet bien me 17% në tremujorin e parë 2023; niveli më i ulët historik në dekada
Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada.

Rënia e lindjee ka qenë aq e fortë sa shtesa natyrore ishte negative (dmth vendi kishte më shumë vdekje sesa lindje) pavarësisht se numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm pas mbarimit të pandemisë.

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5.164, duke shënuar një rënie me 16,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022, Sipas të dhënave historike të INSTAT, ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90.

Nga mesatarisht 8-10 mijë lindje në tremujor që kishte në vitin 2011, në vitin 2022 për herë të parë treguesi ra nën 6 mijë lindje në 2022, duke u reduktuar më tej afër 5 mijë në muajt e parë të këtij viti (shiko grafikun: Numri i lindjeve sipas tremujorëve, T I 2011- T I 2023).

Në të kundërt, mbarimi i pandemisë ka ulur ndjeshëm numrin e vdekjeve, duke iu kthyer nivelee të para pandemisë. Sipas INSTAT, numri i vdekjeve është 5.557, duke shënuar një rënie prej 31,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Megjithëse numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2023 regjistron 393 vdekje më shumë se sa lindje, raportoi INSTAT. Shtesa natyrore u kthye negative për herë të parë në historinë e vendit gjatë periudhës së pandemisë për shkak të rritjes së ndjeshme të jetëve të humbura nga pandemia dhe u rikthye sërish pozitive në 2022-n.

Por, tendenca e shtesës negative të muajve të parë të 2023-t tregon se, e kombinuar me emigracionin, popullsia e vendit është në një pikiarë alarmante.

Deri tani, vendi kishte pasur shtesë natyrore negative vetëm gjatë pandemisë, ndërsa është hera e parë që në një periudhë normale u shënuan më shumë vdekje sesa lindje (shiko grafikun: Lindjet vdekjet dhe shtesa natyrore e popullsisë, T I 2018-T I 2023).

Sipas INSTAT, Në tremujorin e parë 2023, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e parë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 581 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 265 vdekje më shumë se sa lindje.

Në tremujorin e parë 2023, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.939 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 77 lindje.

Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 8,9%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Lezhës me 33,2%.

Rënie e ndjeshme e lindjeve në tre dekada

Që nga viti 1950, kur raportohen dhe të dhënat m ëtë hershme nga Kombet e Bashkuara, Shqipëria njohu një rritje të shpejtë të popullsisë, që kulmoi në 1991-n, me 3.3 milionë persona.

Në vitin 1990, sipas INSTAT, në vend kishte 82 mijë lindje, ndërsa në 2022 vetëm 23.5 mijë (shiko grafikun Lindjet 1990-2022). Më pas numri i lindjeve filloi të binte me shpejtësi, duke reflektuar si emigracionin e lartë, ashtu dhe ndryshimin e stilit të jetesës dhe plakjen graduale të popullsisë.

Ndërsa Shqipëria sot po merr “përfitimet” e numrit të lartë të të lindurve në vitet ’90 , projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë (shiko grafikun: Popullsia e Shqipërisë 1990-2021 dhe projeksioni 2022-2100)./ monitor

The post Lindjet bien me 17% në tremujorin e parë 2023; niveli më i ulët historik në dekada appeared first on Albeu.com.