bien aksidentet Archives - Albeu.com

Bien aksidentet rrugore në prill me 25%
Aksidentet rrugore në muajin prill janë ulur me 25 për qind. Gjatë këtij muaji numërohen 69 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në muajin Prill të vitit 2022.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 94 persona nga 132 në muajin Prill 2022. Aksidentet rrugore, në 87,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha deri 24 vjeç, duke zënë 24,6% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 15,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Prill 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditët e Shtuna dhe të Diela, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Enjteve.

Në muajin Prill 2023, 24,6% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 14:00-17:00.

Në katërmujorin e parë të vitit 2023, numërohen 332 aksidente rrugore nga 377 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11,9%.

Numri i të aksidentuarve është 454 persona nga 524 persona të aksidentuar në katërmujorin e parë të vitit 2022.

Aksidentet rrugore, në 18,1% të rasteve, në katërmujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për periudhën katërmujore është rritur me 20,0%./monitor

The post Bien aksidentet rrugore në prill me 25% appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Bien aksidentet në janar-korrik, 87.6% e rasteve kanë si shkak shoferët
Aksidentet në rrugë kanë vijuar tendencën e tyre rënëse edhe në korrik.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në muajin korrik 2022 numërohen 105 aksidente rrugore nga 114 të ndodhura në muajin Korrik 2021.

“Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,9%. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 150 persona nga 175 që ishte në muajin Korrik 2021” vlerëson INSTAT.

Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 6 persona, nga 13 persona të vdekur në Korrik 2021.

Sipas INSTAT në 87,6% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Referuar shifrave numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 9,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në shtatëmujorin e vitit 2022, numërohen 686 aksidente rrugore nga 785 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 12,6%.

Numri i të aksidentuarve është 971 persona nga 1050 persona të aksidentuar në shtatërmujorin e vitit 2021.Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 95 persona nga 118 persona të vdekur në shtatëmujorin e vitit 2021.

Aksidentet rrugore, në 12,5% të rasteve, në shtatëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 30,1%” thuhet në publikimin e INSTAT.

The post INSTAT: Bien aksidentet në janar-korrik, 87.6% e rasteve kanë si shkak shoferët appeared first on Albeu.com.

Bien aksidentet, më pak fatalitete në rrugë, problem sjellja e drejtuesve
Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore.

Instituti i Statistikave në publikimin e shifrave të marsit vlerëson se në muajin e tretë të vitit numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,8%. Në muajin Mars 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 150 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 18 persona të vdekur në Mars 2021. Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 46 persona nga 58 persona të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2021” thuhet në publikimin e INSTAT.

Shkak kryesor për aksidentet në shumicën e rasteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve ndërkohë që sipas INSTAT vihet re një ulje e numrit të aksidenteve që kanë si shkak sjelljen e këmbësorëve.

“Në muajin Mars 2022, aksidentet rrugore, në 93,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 – 34 vjeç, duke zënë 29,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 3,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 12,6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 43,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vlerëson INSTAT./Monitor

The post Bien aksidentet, më pak fatalitete në rrugë, problem sjellja e drejtuesve appeared first on Albeu.com.