bien 33% Archives - Albeu.com

Bujqësia “dorëzohet”, eksportet e perimeve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor
Prodhimi vendas bujqësor, po kalon një situatë të vështirë këtë vit që është reflektuar në rënie të fortë të eksporteve dhe rritje domethënëse të importeve në dy muajt e parë janar-shkurt.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, prodhimi i zarzavateve ka pësuar goditje të fortë, teksa importet në sasi janë rritur me rreth 23%, duke arritur në 16,157 tonë. Nga ana tjetër, eksportet në sasi kanë rënë në mënyrë drastike me afro 34%.

E njëjta tendencë negative vërehet edhe në tregtinë e frutave, ku bilanci mbetet thellësisht deficitar. Gjatë kësaj periudhe, importet e frutave u rritën me mbi 21%, duke kapërcyer shifrën e 18,400 tonëve. Në krahun tjetër, aftësia eksportuese e vendit për këtë kategori u ul me rreth 27%, duke zbritur në vetëm 3,039 ton.

Ky është viti i parë ku eksportet bujqësore në sasi vijnë në rënie, duke shënuar një rekord të paprecedentë, teksa në anën tjetër importet janë zgjeruar me ritme shumë të larta.

Arsyeja kryesore e rënies së eksporteve lidhet me përmbytjet e mëdha të janarit që dëmtuar qindra sektorë sera dhe mbjellje në fushë, duke dëmtuar prodhimet e sezonit të dytë në prag vjelje dhe fidanishtet e sezonit të parë 2026.

Nga ana tjetër sektori bujqësor po vuan gjithnjë e më shumë nga braktisja e tokës dhe mungesa e krahut të punës për shkak të emigrimit të të rinjve nga zonat rurale.

Kjo po sjell një tkurrje të sipërfaqeve të mbjella dhe ulje të prodhimit total, duke bërë që vendi të mos ketë teprica për eksport dhe të varet nga importet.

Sakaq, ndryshimet klimaterike me mot ekstrem si përmbytjet dhe thatësirat po bëhen gjithnjë e më shumë shkaktarë për dëmtimin e prodhimit.

Prodhimi bujqësor në periudhën janar-shkurt bazohet pothuajse totalisht në sera. Përmbytjet e tokave ku këto struktura ishin vendosur si në zonën e Myzeqesë apo Shkodrës kanë shkaktuar dëme të pariparueshme.

Për fermerët që i shpëtuan përmbytjes totale, kostoja për të shpëtuar çfarë mbeti u rrit ndjeshëm. Nevoja për pompa uji, pesticide shtesë për të luftuar lagështinë dhe tharja e serave u rrit. Te frutat, përmbytjet e zgjatura dëmtuan veçanërisht agrumeve që vilen në këtë periudhë.

Forcimi i monedhës vendase është duke ndikuar që produktet bujqësore shqiptare të bëhen më të shtrenjta për t’u blerë nga vendet e BE-së.

Në të njëjtën kohë, kjo e bën importin e produkteve të huaja më të lirë për tregun tonë, duke inkurajuar tregtarët të sjellin mallra nga jashtë si psh nga Greqia apo Turqia) në vend që të grumbullojnë prodhimin vendas.

Të dhënat tregojnë se varësia e vendit tonë ndaj furnizimit me ushqime nga jashtë është rritur fort këtë vit, duke na ekspozuar ndaj çmimeve në rritje nga kriza e luftës./Monitor

The post Bujqësia “dorëzohet”, eksportet e perimeve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor appeared first on Albeu.com.