betohet Archives - Albeu.com

Skënder Hita betohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Përgjegjësi të marr këtë detyrë të lartë! Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit e krimit
Ditën e sotme, Skënder Hita, është betuar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, në ceremoninë ku të pranishëm ishin edhe zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Kryepolici u shpreh se marrjen e kësaj detyre të re e sheh si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve.

Hita theksoi se prioritet i tij do të jetë lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa shtoi se sfidë mbetet thellimi i rezultateve të mira dhe përmirësimi i imazhit të Policisë së Shtetit.

“Sot është ditë e rëndësishme e karrierës time, pas një rrugëtimi 25 vjeçar në uniformat blu, me dëshirën për t’u shërbyer pa kompromis qytetarëve dhe vendit, kam nderin të marr përgjegjësinë për këtë detyrë më të lartë. Këtë kurorëzim nuk e shoh thjesht si arritje personale, por si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë së shtetit. Gjej rastin të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë për besimin e dhënë si dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim sakrificash.

I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë që shërben çdo ditë me përkushtim. Nderim për dëshmorët e policisë dhe respekt për veteranët që mbeten burim frymëzimi për ne. Është punuar dhe sakrifikuar shumë deri më sot, por mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të policisë sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë nga qytetarët”, u shpreh Hita.

Thelbësore, shtoi Hita, është edhe forcimi i sigurisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve.

“Prioritetet tona janë të qarta, lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga radhët tona. Rritje akoma më shumë e parametrave të sigurisë në shkolla dhe çdo komunitet. Forcimi i rendit dhe sigurisë në territor, modernizimi i policisë përmes teknologjisë. Rritje akoma më shumë e transparencës dhe përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve. Forcimi më tej i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh ai.

Më tej, ai shtoi se do të bëjë të mundur që Policia e Shtetit të jetë gjithmonë krah qytetarëve dhe ligjit. Sipas tij, të gjithë duhet të punojnë së bashku për një polici “që e fiton autoritetin përmes shërbimit dhe drejtësisë”.

“Të dashur qytetarë, Policia e shtetit është e juaja, do të jetë gjithmonë në krah të ligjit dhe në krah tuaj. Bashkëpunimi ndërmjet nesh janë thelbësor për të ndërtuar një shoqëri. Të dashur punonjës të medias, policia e Shtetit do të jetë e hapur dhe e përgjegjshme në komunikim. Të dashur punonjës të policisë së shtetit, do të jem mbështetësi juaj në rrugën e drejtë por edhe kërkues i lartë, sepse po përgatitemi për policinë e shtetit të një vendi. Të punojmë së bashku për një polici që e fiton autoritetin përmes shërbimit dhe drejtësisë”, u shpreh mes të tjerash Hita.

FJALA E PLOTË:

E nderuar Zëvendëskryeministre, znj. Koçiu,

I nderuar Ministër i Punëve të Brendshme, z. Llamallari,

I nderuar Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes z. Bledar Çuçi.

Të nderuar oficerë ndërlidhës të policive partnere,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar kolegë,

Të dashur qytetarë,

Sot është dita më e rëndësishme e karrierës sime në Policinë e Shtetit.

Pas një rrugëtimi 25-vjeçar me uniformën blu, me dëshirën për t’iu shërbyer pa kompromis, qytetarëve, ligjit dhe vendit, kam nderin dhe përgjegjësinë të marr detyrën më të lartë në organizatën tonë.

Këtë kurorëzim nuk e shoh thjesht si arritje profesionale, por si një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Gjej rastin e veçantë të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, për besimin e dhënë, si dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim sakrificash.

I jam mirënjohës çdo efektivi policie që shërben çdo ditë me përkushtim, si dhe familjeve të tyre, që mbajnë peshën e kësaj detyre.

Nderim për dëshmorët e Policisë dhe respekt për veteranët, që mbeten burim frymëzimi.

Është punuar e sakrifikuar shumë deri më sot, mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të Policisë, sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë nga qytetarët.

Policia nuk është thjesht një institucion që ofron shërbim, ajo është vendi ku çdo qytetar gjen mbështetje, drejtësi dhe besim.

Prioritetet tona janë të qarta:

-Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga radhët tona;

-Rritje akoma më shumë e parametrave të sigurisë në shkolla dhe në çdo komunitet;

-Forcimi i rendit dhe i sigurisë në të gjithë territorin e vendit;

-Modernizimi i Policisë përmes teknologjisë, përfshirë projektin madhor “Smart City” dhe trajnimeve, sipas standardeve më të mira evropiane;

-Rritje akoma më shumë e transparencës dhe e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve;

-Mbështetje dhe motivim për çdo punonjës policie që kryen detyrën me ndershmëri e përkushtim;

-Forcimi më tej i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Të dashur qytetarë,

Policia e Shtetit është e juaja. Ajo do të jetë gjithmonë në krah të ligjit dhe në krahun tuaj, profesionale, e gatshme dhe e përkushtuar.

Siguria juaj është detyrimi ynë më i madh.

Bashkëpunimi dhe besimi ndërmjet nesh janë thelbësorë për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt.

Të nderuar përfaqësues të medias,

Ju jeni partnerë të rëndësishëm në informimin e drejtë dhe transparent të publikut. Policia e Shtetit do të jetë e hapur dhe e përgjegjshme në komunikim, duke rritur besimin përmes transparencës.

Të dashur punonjës të Policisë së Shtetit,

Ju jeni shtylla e këtij institucioni.

Nga ju kërkoj përkushtim, ndershmëri dhe respekt të palëkundur për ligjin dhe qytetarët.

Do të jem mbështetësi juaj në rrugën e drejtë, por edhe kërkues i lartë i standardeve dhe përgjegjësisë, sepse po përgatitemi për Policinë e Shtetit të një vendi evropian.

Le të punojmë së bashku për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë.

The post Skënder Hita betohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Përgjegjësi të marr këtë detyrë të lartë! Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit e krimit appeared first on Albeu.com.

Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në Kuvend mes kaosit, një puthje edhe për opozitën (VIDEO)
Këtë të enjte, Endrit Shabani, është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit dhe tensioneve.

Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare, duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre, Endrit Shabani, u betua dhe më pas u largua nga salla.

Avokati i ri i Popullit, përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.

Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së, për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.

The post Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në Kuvend mes kaosit, një puthje edhe për opozitën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi betohet para Presidentit
Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, betohet para presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ai do të zëvendësojë Holta Zaçajn, mandati i së cilës ka mbaruar që në muajin prill.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë, shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami.

Kjo e fundit pretendoi në Administrative dhe më pas në Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese.

Me ikjen e Zaçajt, gjykata duhet të zgjedhë edhe një kryetar të ri, ndërsa përkohësisht institucioni i lartë i drejtësisë drejtohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari.

The post Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi betohet para Presidentit appeared first on Albeu.com.

Nga dasma e të birit në Kuvend, betohet edhe Jozefina Topalli (VIDEO)
Ditën e sotme, Jozefina Topalli është paraqitur në Kuvend, pas mungesës së një jave më parë.

Pasi ka ardhur, Topalli është betuar si deputete.

Jozefina Topalli prej vitit 2013 mungonte në parlament, duke u rikthyer sot pas shumë vitesh si deputete.

Topalli vjen në Kuvend pas një gëzimi familjar, që kulmoi me martesën e të birit këtë fundjavë në Itali.

The post Nga dasma e të birit në Kuvend, betohet edhe Jozefina Topalli (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vangjel Tavo betohet si kryetar i Bashkisë Himarë
Ditën e sotme,Vangjel Tavo është betuar për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme.

Mbledhja u mbajt në Këshillin Bashkiak të Himarës, në ambientet e institucionit, ku u ndoqën procedurat protokollare për të zgjedhurit vendorë dhe Tavo u betua para anëtarëve mbi Kushtetutë.

Para godinës së Bashkisë Himarë, ishin mbledhur prej mëngjesit të sotëm përfaqësuesit e këshillit nga të gjitha palët politike, që ndoqën më tej edhe ceremoninë e betimit.

Pas betimit, Tavo u shpreh se sfidat komunitare janë të shumta në Bashkinë Himarë, por me besim, me punë dhe vullnet shtoi ai gjithçka mund të realizohet.

“Sfidat janë të shumta, problematiket janë nga më të ndryshmet në të gjithë sektorët e jetesës komunitare, por nga përvoja ime, kam mësuar se kur ekziston vullneti dhe dëshira, çdo gjë mund të realizohet”, tha ai.

The post Vangjel Tavo betohet si kryetar i Bashkisë Himarë appeared first on Albeu.com.

Vangjel Tavo betohet si kryetar i Bashkisë Himarë
Ditën e sotme, Vangjel Tavo, betohet si kryetar i Bashkisë Himarë, duke marrë kështu edhe detyrën.

Tavo fitoi zgjedhjet si kryebashkiak më 4 Gusht, përballë kandidatit tjetër Petro Gjikuria.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës.

Vendimi verdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.

Tavo u zgjodh kryetari i ri i Bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.

The post Vangjel Tavo betohet si kryetar i Bashkisë Himarë appeared first on Albeu.com.

Fredi Beleri betohet sot si eurodeputet në Parlamentin Europian
Ditën e sotme, Fredi Beleri betohet si eurodeputet i Parlamentit Europian. Beleri, doli dje nga burgu i Fierit, ku po vuan 2 vite dënim nën akuzën e blerjes së votave në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit të vitit të kaluar.

Pasi u prit nga familjarët në dalje të burgut, Beleri iu drejtua aeroportit të Rinasit, me një makinë të ambasadës greke.

Më pas Beleri udhëtoi drejt Athinës, ku u takua dhe me kryeministrin grek, Mitsotakis dhe më pas u nis drejt Strasburgut.

Kujtojmë se Drejtori i Burgjeve miratoi kërkesën 5-ditore për Belerin, në mënyrë që ai të kryejë betimin si deputet i PE.

Sipas njoftimit, leja e Belerit do të niste dje (15 korrik) dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.

Drejtoria e Burgjeve, ka kërkuar nga Beleri informacion të plotë, duke përfshirë garancinë e udhëtimit, dorëzimin e biletës vajtje-ardhje, akomodimin dhe rregullimin e hotelit.

Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja, për shkak të zhvillimeve atje, do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale.

Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Që nga çasti i prangosjes e në vijimësi, Beleri ka kundërshtuar akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij, duke e konsideruar këtë një proces politik dhe ka apeluar vendimin.

Por edhe Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur ta lërë në qeli.

Në javën e parë të qershorit, Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, “Demokracia e Re”.

The post Fredi Beleri betohet sot si eurodeputet në Parlamentin Europian appeared first on Albeu.com.

Fredi Beleri del përkohësisht nga burgu për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg, ja nga kush u prit (VIDEO)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Fredi Beleri, ka lënë burgun për të shkuar në Strasburg, ku pritet të bëjë edhe betimin si eurodeputet.

Beleri ka dalë nga porta kryesore e burgut te Fierit, ku është pritur nga familjarë dhe makina e ambasadës.

Për median greke, ka pohuar se “jam i lumtur e ju falenderoj për mbështetjen që më keni dhënë per kaq muaj, të tjerat do i them në Athine”.

Ndërkohë, për median shqiptare ka thënë, se do të flasë në aeroport.

Drejtoria e Burgjeve ditën e djeshme (14 korrik) miratoi kërkesën 5-ditore për Fredi Belerin, në mënyrë që ai të kryejë betimin si deputet i Parlamentit Evropian.

Sipas njoftimi, leja e Belerit do të nisë të henën (15 korrik), kur ai do të udhëtojë drejt Francës dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.

Njoftimi i plotë:

Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024.

Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO.

The post Fredi Beleri del përkohësisht nga burgu për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg, ja nga kush u prit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gordana Silanovska, betohet si presidente e Maqedonisë së Veriut
Gordana Silanovska-Davkova, e ka bërë betimin si gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut, prej pavarësimit të vendit në vitet ’90, pasi i fitoi zgjedhjet presidenciale më 8 maj.

Davkova e mposhti presidentin e deritanishëm, Stevo Pendarovski, duke fituar dyfish më shumë vota se ai në balotazhin e së mërkurës.

Pasi u betua gjatë një seance para përbërjes në largim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Davkova, megjithatë, gjatë fjalimit të saj e shmangu fjalën “e Veriut” në emrin e shtetit, ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë fushatës së saj.

Në vitin 2018 u arrit një marrëveshje në Prespë me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare dhe duke i hapur rrugën përpjekjeve të vendit për integrim në BE dhe NATO.

“Do të jem presidente e të gjithëve, edhe pjesës së majtë edhe asaj të djathtë të Kuvendit; presidente e të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo politike”, ka thënë Davkova.

Megjithatë, Davkova, në fjalimin e saj nuk foli për çështje që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të vendit, i cili varet nga ndryshimet kushtetuese bazuar në një marrëveshje me Bullgarinë, por tha se do të punojë për “evropianizimin e vendit së bashku me shtetet e tjera të Ballkanit”.

Davkova nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës, por në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë së voni, tha se nëse Kuvendi i miraton amendamentet kushtetuese, të cilat do të mundësonin që bullgarët dhe pesë pakicat e tjera etnike të bëheshin pjesë e Kushtetutës maqedonase ajo do t’i respektonte ato.

Ndërkohë, Davkova tha se tani “është koha për bashkim” dhe për këtë ajo do t’u drejtohej grave, “sepse duam të tregojmë se nuk kujdesemi vetëm për veten, por edhe për të gjithë rreth nesh. Besimi është shumë i rëndësishëm, dhe unë do ta arsyetoj atë”.

Ajo u zotua se kabineti i saj presidencial, do të pasqyrojë përbërjen etnike të vendit, “ku do të ketë vend edhe për maqedonasit, shqiptarët dhe përfaqësuesit e entiteteve tjera, ndërsa përzgjedhja e tyre do të bëhet bazuar në kritere profesionale dhe jopartiake”.

Në sallën e Kuvendit ishin përfaqësuesit e të gjitha partive të përbërjes parlamentare para zgjedhjeve të 8 majit.

Cilat janë kompetencat e presidentit të Maqedonisë së Veriut?

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka kompetenca të kufizuara.

Presidenti është komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të vendit. Ai dekreton mandatarin për formimin e Qeverisë së re, emëron dhe shkarkon me dekret ambasadorët, pranon letra kredencialet dhe letrat e revokimit të përfaqësuesve të huaj diplomatikë.

Roli i presidentit është edhe të propozojë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese si dhe dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të propozojë guvernatorin e Bankës Popullore, të caktojë disa drejtues në postet e sigurisë.

Presidenti, gjithashtu, ka të drejtën e faljes në përputhje me dispozitat ligjor si dhe kryen funksione të tjera të përcaktuara me Kushtetutën maqedonase.

The post Gordana Silanovska, betohet si presidente e Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.

Xhaferi nga foltorja e Kuvendit: Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë
Politikani shqiptar, Talat Xhaferi, i cili së shpejti pritet të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është duke e mbajtur fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit si mandatar për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se këtë mandat do ta pranojë me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë.

“Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, me shpresë se propozimi që keni sot para vetes do të jetë përbërja që do të përmbush përgjegjësitë ndaj qytetarëve tanë. Këtë propozim e bëj me marrëveshjen e partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë  Xhaferi.

“Edhe pse mund të quhet qeveri kalimtare që prioritet do ta ketë mbajtjen e zgjedhjeve, për mua si mandatar i kësaj qeverie nuk ka dallim nëse është fjala për 1 ose 100 ditë. Unë ketë detyrë dhe përgjegjësi të rëndësishme e kuptoj dhe do i qasem ashtu siç kam vepruar në çdo etapë të jetës sime politike dhe profesionale”, ka shtuar ai.

Ai i ka siguruar të gjithë qytetarët që në asnjë qast nuk do të lejojë që të devijohet roli i institutit profesional.

“Duke e marrë parasysh se kjo qeveri është propozim pas negociatave të partive politike, unë dhe qeveria obligohemi të vazhdojmë me zbatimin e plotë edhe të politikave të pranuara”, është shprehur Talat Xhaferi.

The post Xhaferi nga foltorja e Kuvendit: Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë appeared first on Albeu.com.