Beteje Lufte Archives - Albeu.com

Tetë vite nga droni “AUTOCHTHONOUS” në Beograd, ndeshja e futbollit që “ngriu” zemrat e shqiptarëve
Më 14 tetor të vitit 2014 në orën 21:27 është ndërprerë ndeshja Serbi –Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian Francë 2016.

Tensioni ishte prezent ende pa filluar ndeshja, pasi në stadium nuk u pranua asnjë tifoz shqiptar. Stadiumi  në Beograd ishte i mbushur me kapacitetë të plotë, ndërsa tifozët serbë nisin fishkëllima e britma për të penguar himnin Kombëtar Shqiptar edhe pse lojtarët “kuqezinj” u munduan ta këndonin me gjithë shpirt.

Ndeshja me tension të pararë në tribuna po i afrohej një beteje lufte.

Nën fishkëllimat, sharjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve dhe herë pas herë fishekzjarrëve në fushë me Shqipërinë në epërsi sa i përket lojës, por jo rezultatit, ndeshja nuk zgjati më shumë se 42 minuta.

Në atë minutë në qiellin e Beogradit, mbi kokat e tifozëve duke u valëvitur nga një dron, po afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.

Të gjithë po shikonin nga qielli deri në momentin që një lojtar serb arriti të kapë flamurin me dhunë, por më pas lojtarët e kombëtares shqiptare vrapuan duka ia rrëmbyer nga duart.

Kur kujtojmë këtë moment, dy lojtarët e para që na vijnë në mendje janë Andi Lila dhe Taulant Xhaka, e më pas u përfshihë thuajse të gjithë.

Pas kësaj, ndeshja u harrua dhe filloi beteja fizika ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve, pak tifozë serb që iu sulën lojtarëve tanë dhe pjesëtarët të sigurimit që harruan funksionin e tyre.

Ndeshja nuk mund të vazhdonte, lojtarët u futën në dhomat e zhveshjes të tromaksur dhe miliona shqiptarë me zemër të ngrirë që nuk luteshin me për rezultatin, por për jetët e futbollistëve “kuqezi”.

Flamuri u dorëzua te zyrtarët e UEFA-s dhe rreth orës 3 të mëngjesit u kthyen në Tiranë.

Kimisioni Disiplinor i UEFA-s vendosi me 24 tetor 2014 që ndeshja e ndërprerë të shkonte në favor të Serbisë, ndërsa të dy kombëtaret dënoheshin me nga 100 mijë euro, Serbisë t’i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje do t’i luante pa tifozë.

Pas ankesës së Shqipërisë në CAS në Lozanë, 3 pikët e ndeshjes kaluan në anën e Shqipërisë. Ndërkohë ishte zbuluar se autori i dronit ishte Ismail Morina.r.t/albeu.com

The post Tetë vite nga droni “AUTOCHTHONOUS” në Beograd, ndeshja e futbollit që “ngriu” zemrat e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.