beteja per khersonin Archives - Albeu.com

Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 100 ushtarë rusë në Kherson
Ushtria ukrainase tha më 30 korrik se ka vrarë mbi 100 ushtarë rusë dhe ka shkatërruar dy depo municionesh gjatë luftimeve të fundit në rajonin e Khersonit, ku Kievi po përqendron kundërofensivën e tij më të madhe që nga fillimi i luftës.

Komanda jugore e ushtrisë tha se është ndërprerë qarkullimi i trenave nga Khersoni mbi lumin Dniepër, dhe kjo ka të ngjarë të izolojë edhe më shumë forcat ruse në perëndim të lumit. Po ashtu, një gjë e tillë, pritet të shkaktojë ndërprerje të furnizimeve për Rusinë nga Krimeja e aneksuar.

Javëve të fundit, Ukraina ka përdorur sistemet raketore me rreze të gjatë veprimi, që Perëndimi ia ka dhuruar, për të goditur tri pikë-kalime mbi lumin Dinepër. Këto sulme ia kanë bërë më të vështirë Rusisë furnizimin e forcave të saj.

“Si rezultat i luftimeve që vendosën nën kontroll lidhjet kryesore të transportit në territorin e pushtuar, është vërtetuar se qarkullimi hekurudhor mbi lumin Dniepër është i pamundur”, tha ushtria ukrainase përmes një deklarate.

Ushtria ukrainase tha se afër 170 ushtarë rusë dhe shtatë tanke janë shkatërruar në luftimet më 29 korrik në jug të Ukrainës.

Këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Rajoni i Khersonit, që kufizohet me Krimenë, ra nën kontrollin rus pak pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt./REL/

The post Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 100 ushtarë rusë në Kherson appeared first on Albeu.com.