Betaje ne Donbas Archives - Albeu.com

Beteja finale për Donbasin: Rusia i hedh të gjitha, Ukraina i gëzohet artilerisë amerikane
Ndërkohë që rusët janë tërhequr prej dis javësh nga veriu dhe rrethinat e Kievit, lufta tashmë është duke u zhvilluar e ashpër në rajonin e Donbasit. Ushtria ukrainase deklaron ka rimarrë një pjesë të qytetit të Severodonetsk – vetëm disa ditë pasi njoftoi një tërheqje strategjike nga aj zonë.

BBC raporton se është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë po ndodh në Severodonetsk – me shumicën e linjave të komunikimit të ndërprera – por guvernatori i rajonit tha se trupat e tij i kishin shtyrë më tej forcat pushtuese.

Sergiy Haidai tha se rusët kishin pushtuar më parë rreth 70 për qind të qytetit të vjetër industrial.

Por më pas ai tha se trupat ukrainase kishin rimarrë një pjesë të konsiderueshme të Severodonetskut.

Qyteti – i cili është një objektiv kryesor për Rusinë – ka qenë nën bombardime e vazhdueshme për javë të tëra. Haidai tha gjithashtu se ardhja e artilerisë së rëndë amerikane do të ishte vendimtare – duke bërë që këmbësoria ruse të “ikte”.

Gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm, Presidenti Zelensky e ironizoi ushtrinë ruse duke thënë se ata ishin “ushtria e dytë në botë” që po humbiste në Ukrainë.

Por – ajo ushtri është ende në ofensivë – dhe do të duhen më shumë se fjalë për ta ndaluar atë.

Rusia i “hedh” të gjitha në fushë në Severodonetsk

BBC raporton se luftimet po vazhdojnë në rrugët e qytetit, thotë guvernatori i rajonit të Luhansk.

Në postimet në Telegram këtë mëngjes, Serhiy Haidai thotë se forcat ukrainase kanë zmbrapsur nëntë sulme të armikut në 24 orët e fundit, duke shkatërruar një tank, një sistem artilerie dhe tetë automjete të blinduara.

Ai thotë se njësitë e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjithashtu një raketë dhe tre dronë.

Forcat ruse “po përdorin të gjitha rezervat e tyre në Severodonetsk”, thotë ai, dhe situata humanitare është e vështirë pasi është “e pamundur të dërgohen ushqime dhe ilaçe në qytet”.

The post Beteja finale për Donbasin: Rusia i hedh të gjitha, Ukraina i gëzohet artilerisë amerikane appeared first on Albeu.com.