besnik mustafaj Archives - Albeu.com

Besnik Mustafaj me të birin të përfshirë në pastrim parash me Lonin e Bankers me faturime fiktive
Politikanë të së majtës, të djathtës, oligarkë dhe bosë medias rezultojnë të implikuar në aferën 20-vjeçare Bankers, duke futur duart në pasurinë nëntokësore të shqiptarëve. Personazhe të politikës dhe biznesit kanë përfituar miliona euro nga kompania e shfrytëzimit të naftës, në formë korruptive, duke ndikuar nga ana tjetër në fryrjen e shpenzimeve të Bankers, përfitimin e padrejtë të rimburimit të TVSH dhe shmangien e taksave.

Disa personazhe të tjerë janë implikuar në pastrimin e parave të Leonidha Çobës, ish administrator i Bankers, i vizatuar tashmë si hajduti i shekullit, me pagë deri në 1.7 milionë euro në vit, kartel kompanish fantazmë, 100 milionë euro të vjedhura me faturime fiktive, vila, ferma, sera, aksione dhe thasë me para.

I tillë është rasti i ish ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, me të birin Dardan Mustafaj, të përfshirë në faturime fiktive me Leonidha Çobon, ish administrator i Bankers në periudhën 2010-2015, ideator i zhvatjes 5.5 miliardë euro nga Bankers. Sipas dosjes së Prokurorisë së Fierit, para se Leonidha Çobo të largohej nga Bankers në maj 2019, ka hapur subjektin ‘Leonidha Çobo’ person fizik, duke pastruar rreth 1.6 milionë euro.

Mes kompanive për të cilat Loni i Bankers ka lëshuar fatura të dyshuara si fiktive është edhe kompania H2015 shkpk, për të cilën Çobo ka lëshuar fatura me vlerë rreth 300 mijë euro. Pronari kryesor i kompanisë H2015, me objekt shërbime konsulence, rezulton Besnik Mustafaj me 75.70 % të aksioneve, ndërsa 4.3 % të aksioneve i ka i biri Dardan Mustafaj.

Nuk kuptohet se çfarë shërbimi do t’i ofronte Loni i Bankersit ish ministrit të Jashtëm, Besnik Muftafaj, figurë e njohur e PD-së, kur dy kompanitë kanë objekt pothuajse të njëjtë dhe Çobo nuk ka çfarë ofron, pasi nuk ka asnjë punonjës, pra kompania e tij është vetëm në letra. Ka dyshime të forta se Çobo mund t’i ketë dhënë cash qindra mijëra euro Dardan Malajt, i cili një pjesë ia ka kthyer me faturime fiktive.

Nga verifikimet e deritanishme rezultojnë rreth 50 personazhe të politikës, biznesit, medias, sekserë dhe njerëz të drejtësisë të përfshirën mashtrimin më të madh në historinë e shtetit shqiptar. Alket Hyseni, Besnik Mustafaj me të birin, Endri Puka, Behar Çukaj, Leonidha Çobo, Artur Çobo, Antigoni Çobo, Frident Kuqi, Ardit Kero, Flavia Capo, Kledi Xhani, Doina Goga, Anila Denaj, Baki Sinaj, Fatos Sinaj, Idajet Ismailaj etj., janë vetëm disa nga personazhet e përfshirë./ Prapaskena

The post Besnik Mustafaj me të birin të përfshirë në pastrim parash me Lonin e Bankers me faturime fiktive appeared first on Albeu.com.

6 Marsi, Mustafaj: Këto janë dy Bashkitë që mund të marrin kandidatët e Berishës
Analisti Besnik Mustafaj ka qenë i ftuar në ABC dhe ka diskutuar për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Mustafaj thotë se rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit do të përdoren si retorikë nga të dyja palët, pra si nga Basha ashtu edhe nga Berisha për të sulmuar njëri-tjetrin.

Mustafaj shtoi se kandidatët e Berishës mund të arrijnë të marrin Shkodrën dhe Durrësin.

Në fund, sipas tij, dëmin do ta pësojnë demokratët.

Ndërsa deklaratat e kryedemokratit Basha që sot tha se beteja për Berishën “ka qenë për ta dorëzuar PD-në tek LSI-ja, analisti i cilësoi si broçkulla. Përtej anës ligjore apo formaliteteve, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për Musfatajn e kryen fare mirë funksionin e tij pasi në marrëveshje caktohet qartë se kush do ta udhëheqë.

“Ai (Basha) luan kot me këtë demagogji në mungesë të argumenteve politikë.”

Duke u kthyer tek 6 Marsi, Besnik Mustafaj u shpreh i bindur se në Shkodër dhe në Durrës mund të dalin fitues kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, Bardh Spahia dhe Ardian Muka.

“Fijet e Simpatisë për Berishën veprojnë. Në Shkodër do të jetë vendimtare analiza që do t’u bëhet 3 kandidatëve. Shkodrën do ta marrë Shtëpia e Lirisë. Jam i bindur me aq sa e njoh Shkodrën. Edhe në Durrës ka shanse Muka, ish-nënkryetar i PD, është një burrë me integritet të lartë”, përfundoi Mustafaj./albeu.com/

The post 6 Marsi, Mustafaj: Këto janë dy Bashkitë që mund të marrin kandidatët e Berishës appeared first on Albeu.com.

Befason Besnik Mustafaj: Kam parë mijëra CV, të paktën 500 ishim më të mirë se Basha për kryetarë të PD
Analisti dhe eksponenti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, u shpreh se kjo forcë politike ka burime të shumta njerëzore, dhe shumë herë më të mirë sipas tij se kreu aktual Lulzim Basha.

Komentet ai i bëri në studion e ABC Live ku ishte i ftuar për të komentuar zhvillimet në selinë blu.

Mustafaj tha se si pjese komisionit të verifikimit të kandidatëve ka parë mijëra CV. Mes tyre ai evidentoi se të paktën 500 mund të ishin kryetarë më të mirë se Lulzim Basha.

“Nëse nisemi nga faktet satutore Basha është i ikur sepse 44 mijë anëtarë kanë firmosur për shkarkimin e tij. Në këtë kuptim nëse Basha do të ndiqte filozofinë politike të Partisë Popullore Europiane ai duhet ta njihte veten si të shkarkuar. Nga ana tjetër a duhet të ikë Berisha? Unë jam i mendimit se tani për tani ai është e tashmja, duke qenë motori që po ndërmerr këtë ndryshim të madh në PD. Por kurrsesi nuk mund të besoj se Berisha është e ardhmja e partisë. Janë dy etapa të ndryshme. Kur fillon e ardhmja, kjo mbetet për t’u parë pas marsit kur janë edhe zgjedhjet për kryetar në PD.

Në ndryshimet e reja statusore çka mua më bën optimist parashikohet gara, e hapur dhe reale. Duke u hapur gara jam i bindur se do të ketë evidentim personalitetesh të reja shumë energjike. Nëse hyjnë në garë tregojnë veten. I siguroj teleshikuesit tuaj se brenda PD ka potenciale, burime njerëzore të jashtëzakonshme.

Kam qenë në komisionin për përzgjedhjen e kandidaturave gjatë vjeshtës së kaluar, kam parë mbi 3 mijë CV, nga të cilat ju siguroj se janë të paktën 500 që mund të ishin kryetarë më të mirë se Basha. Ka shumë demokratë të shkolluar shumë mirë dhe me vullnet të madh për të mbështetur qëndrimet politike të qendrës së djathtë”, u shpreh Mustafaj./albeu.com/

The post Befason Besnik Mustafaj: Kam parë mijëra CV, të paktën 500 ishim më të mirë se Basha për kryetarë të PD appeared first on Albeu.com.

Shkarkoi Berishën nga çdo pozicion, Mustafaj: Marrëzi e pafuqi e Bashës, mesazhet e protestës
Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha dhe me delegatë mbështetës të tij, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga çdo funksion drejtues në parti, duke e lidhur me shpalljen “non grata”. Këtë vendim Besnik Mustafaj i ftuar në Abc Live e interpreton si tregues të pafuqisë politike të Bashës.

“Ai ishte një thellim i marrëzisë politike. Ishte një prerje kostumi sipas masës si puna e tenderave të qeverisë, më tregonte njëri që për të marrë subvencione përmes serave, thotë se serat duhet të jenë 1 metër e 74, në këtë kuptim kjo mënyrë formulimi duket se është qartë për Berishën.  Berisha nuk ka asnjë funksion përveçse deputet, atëherë përse e përjashton. Kjo ishte një ndërmarrje e panevojshme dhe e dëmshme që tregon se sa i pafuqishëm është politikisht Basha”, tha Mustafaj.

Ai tha se Berisha nuk duhet të bëjë grup parlamentar më vete, ndërsa e ka quajtur Bashën të defaktorizuar pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Pjesa e legjitimitetit është si ta marrësh, ta jep anëtarësia, anëtarësia dha Berishës. Për të marrë pjesë në zgjedhje mjafton të jetë një deputet. Qëllimi është për të arritur një bashkim.  Protestat janë të domosdoshme që tregojnë tehun kryesor ku drejtohet lufta politike, bëhen kundër qeverisë… etj. Basha përpiqet të bëjë protagonistin edhe kur s’e ka kontekstin, për të brë protagonistin duhet të kesh  një kontekst. Basha është defaktorizuar dhe nuk është i aftë të kuptojë gjendjen e tij dhe shfrytëzohet nga kundërshtari. Për sa kohë Berisha këmbëngul te fakti që PD nuk do ndahet nuk duhet në asnjë mënyrë të kishte një grup parlamentar më vete. Në këtë kuptim grupi parlamentar duhet të ruajë kompaktësinë. Unë mendoj se grupi parlamentar nuk duhet të përçahet të gjithë të jenë bashkë”.

Teksa ka folur për protestën e organizuar dje nga ish-kryeministri Berisha kundër nismës “Open Balkan”, Mustafaj thotë se ishte absurd fakti që Basha dhe përkrahësit e tij dolën kundër.

“Për mua është e rëndësishme të kuptojmë arsyen pse Berisha e thirri një protestë të tillë. Unë besoj se kjo protestë kishte më shumë domethënie për rikthim te ai konservatorizmi që zhvilloi Berisha sesa të tjera, pati rikthim te patriotizmi. Tani çdo gjë mund të interpretohet si kundër Bashës. Çdo deklaratë e tyre do të interpretohet si kundër Bashës, kjo nuk është çudi, çudi është si guxon Basha dhe deputetët të shprehen kundër një proteste të PD. Kjo është një absurditet dhe tregues se kujt i interesonte degradimi i protestës. Ramës dhe Vuçiç. Ata do duhej të bashkoheshin me çdolloj proteste. Për mua ky është një tregues i mendje-ngushtësisë i Bashës. Për mua ky është një manovër që bëhet për ta devijuar qëllimin e luftës politike që ka Komisioni i Rithemelimit. Basha në njëfarë mase të madhe është defaktorizuar, sidomos pas referendumit të 18 dhjetorit, është defaktorizuar për shkak të deklaratave të tij”, tha ai.

Incidentin me djegien e flamujve serbë, Mustafaj nuk e konsideron si diçka të bukur, por thekson se nuk duhet të merret si alarm pasi është një akt proteste.

“Pati arrestime dhe lirime në Beograd, kjo nuk është një gjë e bukur aq më tepër kur ai është në shtëpinë tënde. Djegia e flamujve nuk është një gjë e bukur por është një akt proteste, në vetvete djegia e flamurit ka qenë akt proteste në këto lloj protestash. Djegia e flamujve nuk është e bukur por nuk është një gjë që duhet të merret me alarm nga diplomacia dhe politika e 2 vendeve”.

Dy liderët e grupimeve kundërshtare brenda forcës politike opozitare më të madhe në Shqipëri, Berisha dhe Basha, me vendimet e marra dhe sulmet e ndërsjellta po ecin drejt ndarjes./abcnews.al/

The post Shkarkoi Berishën nga çdo pozicion, Mustafaj: Marrëzi e pafuqi e Bashës, mesazhet e protestës appeared first on Albeu.com.

“Njihni Kosovën”, Mustafaj: Ultimatumi i Merkelit nuk e zuri Vuçiçin në befasi
Vizita e fundit e Angela Merkel si kancelare në Ballkan jep garanci se procesi i Berlinit do të vazhdojë edhe nga pasuesi i saj. Kështu deklaron ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në “Abc live” me Juli Xhokaxhi.

“Nisma e Berlinit është më e rëndësishme që ka marrë Gjermania. Me këtë vizitë do të ritheksojë rëndësinë e kësaj nisme dhe rajonit. Ka një gjë të bukur se për ne vetë Merkel jep një garanci se nisma e Berlinit do të vazhdojë. Do të thotë që mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor do të jetë në vëmendje të politikës së jashtme” tha ai.

Më tej, Mustafaj komentoi edhe deklaratën e Angela Merkel një ditë më parë në Beograd, ku në konferencën e përbashkët me Aleksandër Vuçiç tha se Serbia nuk mund të integrohet në BE nëse nuk njeh Kosovën.

Sipas Mustafajt, deklarata e Merkel nuk e ka zënë në befasi presidentin serb, pasi mund të jenë konsultuar paraprakisht. Ish-diplomati shprehet se kjo deklaratë është pranuar nga Vuçiç dhe se mund t’i shërbejë atij gjatë fushatës elektorale.

“Kompromisi që tha Vuçiç dhe pragmatizmi i Merkel përkthen të njëjtin rezultat. Nuk është hera e parë që Kosova është kushti që duhet të plotësojmë për integrim. Ai ka filluar ta përgatisë duke e thënë vetë herë pas here. Merkel e ka të qartë se nuk ka paqe pa një normalizim midis dy vendeve. Pati kurajo Merkel ta thotë tashmë publikisht. Besoj se kjo është bërë me mirëkuptim paraprak. Nuk besoj se Merkel e ka zënë në befasi mikpritësin e saj. Nuk është etike nga ana diplomatike ta zësh në befasi. Unë besoj se Vuçiç është pajtuar me këtë që tha Merkel paraprakisht se ai do të futet në fushatë elektorale tani dhe do të përdorë edhe këtë deklaratë të Merkel.

Unë nuk e di se ç’kompromis mund të bëjë Kosova. Po të nisemi nga idea e administratës Trump për lëvizje kufijsh besoj se është një ide që rri në kokën e Vuçiç. Por konteksti Serbi-Kosovë është tjetër nga ai Shqipëri-Greqi. Këtu është një proces i pambaruar në shumë aspekte. Unë i rikthehem që edhe për ndarje kufijsh apo shkëmbime territori përsëri Vuçiç nuk e zotëron situatën në Serbi. Unë vetë jam kundër. Në të njëjtën kohë kur doli idea e shkëmbimit të territoreve ne njohëm deklaratën e Daçiçi që në partinë e tij është një faktor i rëndësishëm dhe tha që ne nuk japim asnjë centimetër. Vuçiç duhet të shfaqë përmbajtjen, çfarë nënkupton ai me kompromis. Kjo është një platformë që duhet zhvilluar. Procesi i deklaratave nga Kurti është deklaruar se është futur në një fazë të re. Është rasti që të dyja palët të shfaqin çfarë nënkuptojnë me kompromis,” tha Mustafaj./abcnews.al

The post “Njihni Kosovën”, Mustafaj: Ultimatumi i Merkelit nuk e zuri Vuçiçin në befasi appeared first on Albeu.com.

Mustafaj i jep këshillë Bashës si të heqë barrën e vendimit për Berishën
Analisti Besnik Mustafaj, njohës i mirë i zhvillimeve brenda PD-së i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ” në “ABC” i propozoi një zgjidhje Lulzim Bashës, si të heqë barrën e vendimit për Sali Berishën, të cilin SHBA i kërkoi që ta largonte nga grupi parlamentar në Kuvend. Ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishën, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai.

Por a mendon, Mustafaj se dy zërat, Jonila Godole dhe Fitim Zekthi që dolën në javën e fundit hapur duke kërkuar pozicionim për çështjen Berisha janë testim për të provokuar debat? “Godole dhe Zekthi janë të rinj dhe nëse i ka zgjedhur pa asnjë peshë në masën e demokratëve, atëherë ka zgjedhur njerëzit e gabuar, pasi njeriu që duhet ta testonte nëse ka një eksperiment, kjo duhej me një anëtar të vjetër të PD-së, me histori politike dhe me një farë peshe” tha ai.

Qeveria e re “Rama 3”, analisti konsideroi se ka çekuilibër në kompozim. “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai.

Opozita në parlamentin e ri sipas tij ka vetëm një rrugë. “Basha mundësinë që ka me deputetët e PD-së dhe opozitës, ka forcën e kartonit për t’u imponuar disa parime të rëndësishme. E dyta presioni ndërkombëtar do të jetë më i fortë për Ramën dhe e treta kjo është një shumicë e shkërmoqur moralisht, shumë e dobët. Pa filluar shumë deputetë kanë dhënë dorëheqjen dhe thonë do të vazhdojë kjo për arsye që lidhen me presionin ndërkombëtar dhe ligjin e dekriminalizimit”.

Besnik Mustafaj për një gjë është i sigurt. “Basha ka bërë një analizë të gabimeve të tij dhe nuk besoj se do të përsëritë më gabimet e 8 viteve të shkuara” tha ai./abcnews.al

The post Mustafaj i jep këshillë Bashës si të heqë barrën e vendimit për Berishën appeared first on Albeu.com.