besnik bislimi Archives - Albeu.com

Bislimi: Serbia ende refuzon ta nënshkruajë Marrëveshjen e arritur
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, tha se edhe pse u bë një vit nga dita kur u dakordua Marrëveshja Bazike, në Bruksel, dhe më pas Aneksi Implementues i Ohrit, Serbia ende refuzon ta nënshkruajë e rrjedhimisht dhe zbatojë këtë marrëveshje.

“Kur do të duhej të ishim në rrugën e drejtë të zbatimit të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes së Brukselit, shënojmë një vit nga dita kur u dakordua ajo, dhe Serbia ende refuzon ta nënshkruajë e rrjedhimisht dhe zbatojë marrëveshjen. Përkundrazi, përgjatë kësaj periudhe një vjeçare jemi përballur me shkeljet e Serbisë, eskalimet e saj në terren, refuzimin verbal dhe zyrtar të marrëveshjes dhe qasjes së vazhdueshme destruktive”, shkruan Bislimi në Facebook.

Ai kujton se më 27 shkurt në Bruksel, me 18 mars në Ohër, me 14 shtator në Bruksel, me 26 tetor në Bruksel, me 8 shkurt në New York, plot pesë herë u ofrua dhe publikisht nënshkrimi i marrëveshjes, por u refuzua. Përtej kësaj, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjes Bazike, preambulën e saj dhe nene të Aneksit Implementues.

“Pas dakordimit të Brukselit dhe Ohrit, shantazhuan e kërcënuan serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të prillit, sulmuan një muaj më pas institucionet tona, KFOR-in dhe gazetarët, rrëmbyen brenda territorit tonë tre zyrtarë policorë, sulmuan veriun e shtetit tonë me 24 shtator në aktin e agresionit të Banjskës, afruan trupat ushtarake përreth kufirit tonë dhe si kërcënim i qartë dhe i hapur deklaruan se nuk do ta njohin sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe zyrtarisht me shkrim konfirmuan refuzimin e Marrëveshjes së Brukselit përmes letrës së kryeministres Brnabiq në dhjetor”, thotë tutje Bislimi.

Në vetëm një vit, të gjitha këto akte e sjellje, sipas tij, dëshmuan se Serbia po e pengon fuqishëm avancimin në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve e njohjes reciproke.

“Kosova nga ana e saj, qëndron konstruktive dhe e angazhuar në këtë rrugëtim, në zbatimin e plotë, të drejtë e pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, përmes një plani të sekuencimit të balancuar mes palëve. Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i saj Implementues, duhet të zbatohen sa më parë. Rajoni ka nevojë për zhvillim e prosperitet, harmoni e marrëdhënie të mira fqinjësore mes të gjitha shteteve të rajonit”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

The post Bislimi: Serbia ende refuzon ta nënshkruajë Marrëveshjen e arritur appeared first on Albeu.com.

Paratë e kushtëzuara të BE-së, Kosova synon t’i përfitojë 950 milionë euro për 4 vjet
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar të premten në Komisionin Parlamentar për Integrime Europiane. Aty me deputetët ka debatuar e polemizuar për çështje të ndryshme përfshirë dialogun me Serbinë. Por, vetë Bislimi në fjalën e tij i ka dhënë theks te “Plani i Rritjes” nga i cili tha se Kosova për 4 vjet i përfiton 950 milionë euro. Por, zyrtari i BE’së Gert Koopman tha se Kosova dhe Serbia këto para do t’i marrin nën kushte specifike – angazhim konstruktiv në normalizim të raporteve, shkruan Express

Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me synimin që ta nis rritjen ekonomive të rajonit para anëtarësimit. Sipas Brukselit Plani  “duhet të jetë t’u mundësojë partnerëve të rrisin reformat dhe investimet për të përshpejtuar ndjeshëm shpejtësinë e procesit të zgjerimit dhe rritjen e ekonomive të tyre”. Plani vlen për periudhën 2024 -2027 ndërsa vendet e rajonit pagesat do t’i pranojnë pas plotësimit të kushteve të caktuara.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane tregoi çfarë pret Kosova.

“Ky plan do t’i sjellë rajonit rreth 6 miliardë euro, ndërsa Kosova përfiton rreth 950 milionë euro brenda 4 viteve në grante dhe kredi apo kredi që janë me koncesion apo me kushte të volitshme. Kjo njëherit përbën shumën më të madhe që Kosova ka pranuar dhe pranon ndonjëherë nga BE brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore”, ka theksuar Bislimi.

Ai madje tha se qeveria e mbështet qasjen kushtëzuese të BE’së, ndërsa kërkoi që ajo t’ia heq masat represive Kosovës, sic i quajti ai.

“Ne e mbështesim plotësisht qasjen që kushtëzon fondet e BE-së me pranimin e vlerave të BE-së, meqenëse si e tillë ajo rrit përfitimet për të gjithë qytetarët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në të njëjtën kohë përshpejton anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian për ata që janë me të vërtetë të përkushtuar në këtë rrugëtim”, ka shtuar Bislimi.

Pikërisht për këtë Drejtori i Përgjithshëm i BE-së në Negociatat për Zgjerim dhe Fqinjësi, Gert Jan Koopman, gjatë një diskutimi të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Buxhet ka thënë se fondet e Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të Ballkanit Perëndimor, mund të shfrytëzohen vetëm nëse respektohen kushtet dhe në rast të përdorimit të jashtëligjshëm të tyre, vendet do të detyrohen t’i kthejnë ato.

Ai ka thënë se pagesat nga Plani për rritje ekonomike do të kryhen vetëm pasi të ketë dëshmi se janë ndërmarrë reformat e nevojshme. Nga gjashtë vendet e rajonit kërkohet që të kenë plan të veprimit për reforma, dhe përmbushja e tyre do të vlerësohet dy herë në vit.

Duke folur për kushtet, ai ka përmendur sidomos sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e vlerave demokratike.

Ndërsa Koopman ka thënë se Kosova dhe Serbia do të kenë kushte specifike e ato lidhen me raportet mes tyre.

“Kushtet specifike do të jenë për Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e raporteve. Kjo do të bëhet në mënyrë individuale për secilin nga këto dy vende. Me fjalë tjera, nëse njëri vend nuk avancon, vendi tjetër nuk do të pengohet, nëse avancon në reforma”.

Sipas Komisionit Evropian, gjysma e mjeteve nga Plani për rritje në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të shkojnë në kuadër të kornizës për investime, sepse mjetet ekzistuese që janë në dispozicion, nuk janë të mjaftueshme për t’i kryer investimet e duhura.

Pjesa tjetër do të shkojë direkt në buxhetin e vendeve, për të financuar disa nga reformat e nevojshme.

Koopman ka treguar se modeli do të jetë i thjeshtëzuar, për t’iu përshtatur Ballkanit Perëndimor, por duke respektuar edhe rregullat e BE-së.

Komisioni Evropian beson se ky plan – nga i cili do të ndahen mjete specifike për secilin vend – do të ndryshojë shumë rajonin e Ballkanit dhe do të jetë gjenerator për rritje të konsiderueshme ekonomike.

“Pa rritje të konsiderueshme ekonomike, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të avancojë në arritjen e qëllimeve për integrim në BE“, ka thënë ky zyrtar i BE-së.

Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian ka sqaruar se një pjesë e mjeteve financiare do t’iu jepen vendeve të rajonit si asistencë pa kthim dhe një pjesë do të jetë në formën e kredive të favorshme.

Ai ka thënë se këto kredi janë të domosdoshme, pasi vendet e rajonit nuk kanë mundësi që në tregun ndërkombëtar të sigurojnë kredi me kushte të favorshme.

Disa deputetë kanë kërkuar që nga këto mjete të përfitojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, organizatat joqeveritare e jo që ato të përdoren për forcimin e strukturave politike

Mes tjerash, është kërkuar që fondet të orientohen drejt adresimit të sfidave demografike dhe largimit të të rinjve.

Bislimi ndërkaq ka thënë se Qeveria më 22 janar ia dorëzuar BE’së listën e reformave nga Plani i Rritjes. Ndërkohë që kryeministri Kurti gjatë takimi të 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup ka thënë se ndërkaq në ditët në vijim, do të dorëzohet lista e projekteve indikative./GazetaExpress/

The post Paratë e kushtëzuara të BE-së, Kosova synon t’i përfitojë 950 milionë euro për 4 vjet appeared first on Albeu.com.

Kritikat e Macron për Kosovën, Bislimi zbulon se çfarë ka diskutuar me zyrtarë francezë në Paris
Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit të tij në Paris është takuar sot me me Valérie Rabault, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare , Jean-Louis Bourlanges, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetin Arthur Delaporte.

Bislimi në këto takime, sipas ZKM-së, ka shprehur mirënjohje ndaj Francës për miqësinë dhe partneritetin e ngushtë.

“Ai i informoi znj. Rabault, z. Bourlanges dhe z. Delaporte mbi sukseset, arritjet e objektivat tutje të Republikës së Kosovës veçanërisht në zhvillim ekonomik e sundim të ligjit.Sa i përket zhvillimit ekonomik, u potencua rëndësia për shpërndarje të barabartë e rritje të qëndrueshme”, thuhet në komunikatën e ZKM-së, raporton Express.

Sa i përket procesit të integrimit evropian, Bislimi ka thënë se është prioritet I Kosovës dhe se Qeveria mbtete e përkushtuar për zbatim të reformave dhe avancim në rrugën evropiane.

“Në vazhdimësi po dëshmojmë që jemi gati për hapa tutje, të mbështetur jo vetëm nga gatishmëria e niveli i përgatitjes së institucioneve tona, por edhe nga vullneti e përkrahja qytetare për këtë proces. Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtete”, citohet të ketë thënë Bislimi.

Në këto takime Bislimi ka diskutuar edhe për dialogun dhe për sulmin e 24 shtatorit dhe aktin e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës.

Kjo vizitë e Bislimit në Paris vjen menjëherë pas kritikave të Macron për mos mbajtje të fjalës nga ana e Kosovës në raport me dialogun dhe angazhimet e marra./Express/

The post Kritikat e Macron për Kosovën, Bislimi zbulon se çfarë ka diskutuar me zyrtarë francezë në Paris appeared first on Albeu.com.

Bislimi për Marrëveshjen Bazike me Serbinë: E kuptojmë që njohja formale s’është aty, ky është lëshim i madh i Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova bëri një lëshim të madh në marrëveshjen e fundit me Serbinë, duke mos qenë njohja formale pjesë e saj.

Ai tha se Serbia ka pranuar që Kosovën ta trajtojë si anëtare të barabartë sovrane dhe se ia ka njohur integritetin territorial, por ai ka akuzuar Serbinë se po e shkel atë.

“Serbia është pajtuar me tekstin e Marrëveshjes dhe zbatimi i plotë i saj na çon në një situatë të re dhe më stabile se sa kemi tani. Me Marrëveshjen Bazike (27 shkurt) Serbia është pajtuar që ta trajtojë Kosovën si një anëtare të barabartë sovrane, ka njohur integritetin tonë territorial, ka rënë dakord të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Bislimi për gazetën serbe “Danas”.

Bislimi tha se vendime të tilla madhore duhet të merren nga liderë të guximshëm dhe se shpreson që lidershipi i Serbisë do të gjejë forcë për ta zbatuar Marrëveshjen Bazike në plotëni.

“Kosova ka qenë e gatshme që në fillim dhe është ende, për të bërë pjesën e saj. Ne jemi të gatshëm të rishikojmë dhe përmirësojmë më tej strukturën institucionale për serbët e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, por duhet të jetë e qartë se kjo është pjesë e juridiksionit të Kosovës, të cilën Serbia e njeh, e respekton dhe nuk kërkon ta minojë”.

Kryenegociatori i Kosovës u pyet edhe për atë se në cilin drejtim pritet të shkojë dialogu.

“Dialogu është shumëplanësh, por sipas mendimit tonë ai duhet të fokusohet në dy shtylla kryesore, konkretisht zbatimin e marrëveshjes bazë dhe bisedimet për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Kosova mbështeti marrëveshjen bazë dhe ofroi nënshkrimin e saj. Pala tjetër refuzoi nënshkrimin dhe po rikonfirmon çdo ditë qëndrimin se nuk e ka pranuar planin, por edhe po punon shumë për shkeljen e dispozitave të tij. Strategjia më e mirë për të penguar haptazi zbatimin e saj është përmes përshkallëzimit dhe Serbia është shumë e suksesshme në këtë. Serbia jo vetëm që e ka ridrejtuar dialogun e Brukselit nga normalizimi në menaxhimin e krizës, por ka arritur gjithashtu të promovojë BE-në nga një lehtësues në një negociator. Deklarata e BE-së e 3 qershorit, së bashku me masat e vendosura më pas e konfirmojnë këtë”, tha Bislimi./Express/

The post Bislimi për Marrëveshjen Bazike me Serbinë: E kuptojmë që njohja formale s’është aty, ky është lëshim i madh i Kosovës appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Prishtina zyrtare nuk do që të mbajë zgjedhje në veri
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet në Kosovë nuk duan zgjedhje.

“Lërini të bëjnë punën e tyre, por ata as nuk i duan ato zgjedhje, nuk duan asgjë”, tha Vuçiq pas ndjekjes së fazës përfundimtare të trajnimit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe.

Vuçiq këtë deklaratë e bëri kur u pyet nga një gazetar se si e komenton deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në komunat me shumicë serbe në veri derisa Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.

Megjithatë, më 25 korrik, Bashkimi Evropian përsëriti thirrjen për shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Kosovës, si dhe bëri thirrje që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Ne nuk i komentojmë komentet. Megjithatë ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së me 3 qershor të vitit 2023. Kjo qartë përfshin se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejtë që të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Bashkimit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës është pajtuar më 10 korrik që të bëjë një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore, pas verës.

Sipas marrëveshjes të arritur me BE-në, Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.

Bislimi një ditë më parë tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe tërheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.

Megjithatë, burimet diplomatike nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri.

Masat ndëshkuese që BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës pasi e bëri fajtore për përshkallëzim të situatës në veri të vendit përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë më 19 korrik janë takuar ndaras me të dërguarin për dialogun Miroslav Lajçak në Bruksel, ku është diskutuar “për një listë të gjatë të çështjeve të dialogut, duke nisur me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe shtensionimin”.

Bashkimi Evropian i ka vlerësuar këto takime si “të vështira” dhe se ato “nuk kanë prodhuar rezultate të menjëhershme”.

Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët./rel

The post Vuçiç: Prishtina zyrtare nuk do që të mbajë zgjedhje në veri appeared first on Albeu.com.

Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për depërshkallëzim të përmbushen pa vonesa
Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për de-eskalim të përmbushen pa vonesa

Numri dy i Qëverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, që kryeministri Albin Kurti ia ka besuar negociatat me Serbinë, pas takimit që ka pasur të mërkurën me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, ka dhënë detaje për temat që kanë diskutuar.

Bislimi ka thënë se Kosova është e shqetësuar me draftet e propozuara apo planin e Miroslav Lacak për finalizmin e planit të sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes Themelore. Bislimi propozimin e Lajcak e ka cilësuar si të anshëm në favor të Serbisë dhe që s’garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Lidhur me këto kritika të kryengociatorit kosovar, Gazeta Express ka kontaktuar Brukselin zyrtar. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për Gazetën Express se nuk i komentojnë komentet e zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Ne s‘komentojmë komentet“, ka thënë Stano.

Ai tutje ka treguar për temat që kanë diskutuar palët në takimin me Miroslav Lajcak dhe ka potencuar se BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin angazhimet në kuadër të dialogut të Brukselit dhe të përmbushin planin e BE për de-eskalim pa vonesa të tjera.

Gjithashtu ka kërkuar që palët të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm.

„Në takimin e të mërkurës, lehtësuesi i BE-së dhe palët diskutuan individualisht disa çështje aktuale në agjendën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç janë zbatimi i Marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, energjia, zbatimi i Deklaratës për Personat e Pagjetur, de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe çështjet tregtare. BE pret që të dyja palët të përmbushin angazhimet e tyre të Dialogut dhe kërkesat e BE-së për de-përshkallëzimin pa vonesa të mëtejshme, të angazhohen në mënyrë konstruktive në proces dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm“, ka thënë Peter Stano.

Të mërkurën në Bruksel ka pasur synime edhe për një takim trepalësh, megjithatë ka qenë qëndrimi i Miroslav Lajcak që një takim i tillë s’do të prodhonte ndonjë rezultat final sa i përket planit të sekuencimit dhe se për diçka të tillë është i nevojshëm një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borell, të enjten ka shkuar në pushimet e verës dhe me shumë gjasë një takim Kurti-Vuçiq mund të aranzhohet pas kthimit nga pushimi i verës, diku rreth fundit të muajit gusht. /GazetaExpress

The post Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për depërshkallëzim të përmbushen pa vonesa appeared first on Albeu.com.

Bislimi dhe Petkoviç takohen të mërkurën në Bruksel
Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e planifikuar të mërkurën në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, tha këshilltari i tij politik Klisman Kadiu për Radion Evropa e Lirë.

“Mund të konfirmoj nga ana jonë, zëvendëskryeministri Bislimi nesër do të jetë në Bruksel”, thuhet në përgjigje.

Ndrkohë, në një përgjigjë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari për dialogun, Miroslav Lajçak, do të presë në takim kryenegociatorët nga të dyja palët.

“Fokusi do të jetë tek implementimi i marrëveshjes së 27 shkurtit [Marrëveshja Bazë] dhe hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”, tha Stano.

Takimi ndërmjet dy kryenegociatorëve në Bruksel është hapi i katërt i dakorduar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t’i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që disa javë, sidomos në muajin qershor.

Situata është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët.

Për shkak të mosdëgjimit të këshillave të faktorit ndërkombëtar për dhënie fund të krizës, Kosova është përballur me masa ndëshkuese nga BE-ja.

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

The post Bislimi dhe Petkoviç takohen të mërkurën në Bruksel appeared first on Albeu.com.

U tha se Bislimit iu mohua pjesëmarrja në takimin në Tiranë, reagon këshilltari: Nuk ka qenë i planifikuar
Këshilltari për media i zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se pjesëmarrja e Bislimit në Tiranë nuk ka qenë e planifikuar.

Ai ka përgënjeshtuar lajmin se disa mediave në Shqipëri që raportuan se Bislimit i është refuzuar pjesëmarrja në këtë takim për shkak të protokollit.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”, ka shkruar Kadiu.

The post U tha se Bislimit iu mohua pjesëmarrja në takimin në Tiranë, reagon këshilltari: Nuk ka qenë i planifikuar appeared first on Albeu.com.

Lajçak pas takimit me Bislimin: Jemi pajtuar për hapat e parë drejt shtensionimit
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Kosova është pajtuar për hapat e parë drejt arritjes së shtesionimit të situatës në veri të shtetit.

Lajçak tha se të hënën në Bratisllavë ka zhvilluar “bisedime intensive” me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kemi biseduar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të BE-së më 3 qershor, dhe për mënyrën përpara për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog. Jemi pajtuar për hapat e parë drejt arritjes së këtij qëllimi”, shkroi Lajçak në Twitter.

Held intense bilateral discussions today in Bratislava with DPM @BislimiBesnik on de-escalation of the situation in north Kosovo, in line with the EU27 statement from 3 June, and the way forward in implementing all Dialogue Agreements. We agreed on first steps towards this goal. pic.twitter.com/spPWEf1EEL

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 10, 2023

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga fundi i majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e policisë.

Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe që atëherë kanë protestuar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian i ka paraqitur tri kërkesa Kosovës për të shtensionuar situatën, të cilat ende nuk janë plotësuar nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, më 22 qershor ka paraqitur kërkesat e bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me shtensionimin e situatës në veri:

Kosovës i kërkohet që menjëherë të pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative

Serbisë i kërkohet të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës

Të dyja shteteve u kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme lokale, sa më shpejt që të jetë e mundur, në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në to

Në të kaluarën, Beogradi ka luajtur rol kyç në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e organizuara në Kosovë

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja që nga fundi i qershorit po zbaton disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Kryeministri Kurti i ka quajtur këto masa “të padrejta” dhe është shprehur i gatshëm të organizohen zgjedhje të reja në veri, por ato, siç ka thënë ai, duhet të përgatiten që të mos ketë sërish bojkot.

Kryetarët e rinj në komunat veriore u zgjodhën më 23 prill, në votimet që u bojkotuan nga popullata dhe partitë serbe.

The post Lajçak pas takimit me Bislimin: Jemi pajtuar për hapat e parë drejt shtensionimit appeared first on Albeu.com.

Propozimi i Ramës për Asociacionin, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar propozimin e draft statutit për Asociacionin nga kryeministri Edi Rama. Ai nuk e ka mirëpritur draft statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në  një intervistë për Al Jazeera Balkans, Bislimi tha se çështja në veri ka të  bëjë me Kosvën dhe Serbinë. Ai tha se Kosova nuk kërkoi ndihmë sa i përket hartimit të një draft statuti për Asociacionin, e rrjedhimisht, nuk ka relevancë propozimi i kryeministrit Rama.

“Diskutimet apo negociatat janë mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Këto negociata janë mes kosovarëve dhe serbëve. Nëse përfaqësuesit e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahjen nga miq dhe ndërkombëtarë…në këtë pikë ne nuk kërkuam që dikush të na ndihmojë për draft statutin. Për këtë arsye, nga përspektiva ligjore ky propozim ka zero relevancë” ka deklaruar Bilmimi.

Teksa prezantoi propozimin, dy ditë më parë Rama tha se “dokumenti është konfidencial”, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”./albeu.com/

The post Propozimi i Ramës për Asociacionin, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi appeared first on Albeu.com.