besimtaret myslimane Archives - Albeu.com

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Pas një muaj agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimane festojnë sot Fiter Bajramin. Mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të kryer ritet dhe për të falur Namazin.

Në fjalën e tij kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ndau edhe urimin e tij në përfundim të muajit të shenjtë, ndërsa shprehu lutje për paqe në zonat e konflikteve.

“Konfliktet, luftërat dhe padrejtësitë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm ka familje së sot nuk e ndjejnë gëzimin e kësaj lutjeje, e kësaj dite por dhimbjen e humbjes dhe pasigurinë e së nesërmes. Ne këtë ditë të bekuar lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që vuajnë, për fëmijët që rriten mes frikës dhe zhurmës së luftës, për nënat që presin me ankth një lajm për bijtë e tyre dhe për popujt që kërkojnë paqe dhe drejtësi”, tha ndër të tjera Spahiu.

Fitër Bajrami, është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram, vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Pse festohet Fitër Bajrami

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët, ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Namazi i Bajramit, është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhammedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë, duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz. Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit.

Namazi i Bajramit, ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër. Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure, më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi.

The post Pas muajit të shenjtë  të  Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin appeared first on Albeu.com.

Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit, çfarë duhet të dini
Ditëtën e sotme 19 shkurt 2026, Besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Muaji i nëntë i kalendarit islamik hënor shënon kohën e agjërimit, reflektimit shpirtëror dhe përkushtimit ndaj besimit.

Agjërimi përfaqëson një nga pesë shtyllat e islamit dhe sipas fesë, konsiderohet obligim për të gjithë të rriturit që nuk kanë probleme shëndetësore.

Nga agimi deri në perëndim, nuk konsumohet asnjë ushqim dhe shmangen marrëdhëniet intime.

Ramazani është gjithashtu një kohë bashkimi familjar, ku iftari, vakti i mbrëmjes që prish agjërimin, mbledh familjet rreth tryezës.

Muaji i shenjtë do të përmbyllet me festën e Fitër Bajrami, që shënon fundin e agjërimit.

Kalendari i Ramazanit

VLERAT E RAMAZANIT

Prej të mirave të panumërta që Allahu Dhurues e Bamirës na ka favorizuar, është edhe Ramazani, muaji i nëntë i kalendarit islam.

Fakti që Ramazani, i cili llogaritet sipas kalendarit hënor, rastis në të gjithë muajt e vitit kalendarik diellor, që kemi në përdorim, përmban një urtësi krejt të veçantë.

Kështu, agjërimi mbahet në ditë të nxehta e të ftohta, të gjata e të shkurtra, duke i begatuar të gjitha ditët e vitit në intervale të caktuara e duke u përsëritur çdo 33 vjet.

Me të vërtetë ky muaj është pastrim për njeriun nga mëkatet që ka bërë gjatë gjithë vitit, pasi agjërimi në Ramazan është si një pastrim shpirtëror, por në të cilën njeriu hyn një herë në vit, për të pastruar njollat e mëkateve të tij e për të dalë prej saj krejtësisht i pastër.

Profeti Muhamed a.s., që në krye të herës lajmëron: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe bindje, i falen të gjitha mëkatet e mëparshme”.

Njeriu largohet nga ushqimi gjatë ditës, nga agimi deri në perëndim të diellit, derisa uria ta ketë lodhur dhe etja ta ketë ngacmuar, me mbërritjen e kohës së iftarit, arrin të kuptojë rëndësinë dhe vlerën e mirësisë së Allahut. Këtu ai ndien një gëzim të natyrshëm kur sheh se, ajo për të cilën ishte kufizuar gjatë ditës, iu bë e lejuar, siç thotë edhe Profeti ynë i nderuar: “Agjëruesi ka dy gëzime: gëzimi kur çel iftarin dhe gëzimi kur të takohet me Zotin e tij”.

KUSH E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Ashtu si tek adhurimet e tjera, edhe tek agjërimi, përgjegjës për të agjëruar janë personat që plotësojnë kriteret e kërkuara, si më poshtë:

Personi duhet të jetë mysliman. Që dikush ta ketë detyrim (farz) agjërimin, duhet të jetë mysliman. Jomyslimanët nuk obligohen të agjërojnë.

Duhet të ketë hyrë në moshën e pubertetit dhe të ketë zhvillim mendor normal. Personat që nuk e kanë arritur moshën e pubertetit, nuk konsiderohen fetarisht përgjegjës për të kryer adhurime të caktuara.

Konkretisht, fëmijët dhe personat me të meta mendore janë të përjashtuar nga obligimi i agjërimit.

Duhet të jetë i shëndetshëm për të agjëruar dhe duhet të jetë vendas. Që dikush ta ketë detyrë agjërimin, duhet të jetë fizikisht i shëndoshë (të mos ketë të meta trupore që e bëjnë të paaftë për të agjëruar); duhet të jetë klinikisht i shëndoshë, pra të mos jetë i sëmurë; dhe të jetë vendas, pra të mos jetë në udhëtim.

Ndërkaq, nëse kategoritë e mësipërme e agjërojnë, adhurimi i tyre është i vlefshëm. Por, nëse e përdorin lejen që u është dhënë dhe nuk agjërojnë, ditët e paagjëruara i zëvendësojnë në një kohë tjetër.

KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

UDHËTARI

I SËMURI

I MOSHUARI

GRATË ME ARSYE

URIA DHE ETJA E THELLË

AGJËRIMIN E PRISHIN:

Marrëdhëniet intime bashkëshortore nga agimi deri në perëndim të diellit.

Ngrënia, pirja apo përdorimi i ilaçeve.

Pirja e duhanit, thithja me qëllim e tymrave, avujve, etj.

Përtypja e çamçakëzit.

Hyrja në trup e diçkaje nga goja, hunda, veshi, etj.

Dalja e gjakut nga goja dhe gëlltitja e tij.

Si për çdo adhurim, edhe për agjërimin e Ramazanit, që kryhet një herë në vit, ka një sërë rregullash që duhen respektuar. Këto rregulla kanë të bëjnë me tre lloje situatash në të cilat gjendet personi që agjëron:

Situatat që e prishin agjërimin, por kërkojnë vetëm zëvendësimin e tij. Këto situata ndodhin kur agjëruesi, pa dashje ose me shkujdesjen e tij, ose duke gabuar pa qëllim, e prish agjërimin. Në këto lloj rastesh, personi kompenson vetëm atë ditë pas Ramazanit.

Situatat që e prishin agjërimin dhe kërkojnë edhe zëvendësimin edhe dëmshpërblimin e tij. Kjo ndodh kur agjëruesi e prish agjërimin pa arsyet e caktuara, me qëllim e vetëdije të plotë.

Kush e prish me qëllim agjërimin, duhet të agjërojë ditën ose ditët që ka prishur, si dhe gjashtëdhjetë ditë radhazi pa ndërprerje si shpagim. Në pamundësi të kësaj, duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër.

Situatat që nuk e prishin agjërimin kur ndodhin në harresë. Kur agjëruesi e prish agjërimin në harresë e sipër, prej tij nuk kërkohet gjë tjetër përveç vazhdimit të agjërimit.

DISA DOBI TË AGJËRIMIT

I kujton njeriut takimin me Zotin.

E lartëson në nivelin engjëllor.

I mëson vlerën e të mirave.

E edukon të bëjë ekonomi.

I maturon shpirtin.

I vë fre egos.

E mbron nga mëkatet.

I mëson respektin ndaj amanetit.

I mëson besnikërinë ndaj fjalës së dhënë.

E mëson të jetë i ngopur dhe i kënaqur.

I mëson durimin.

E mëson të përballojë shqetësimet.

I mëson bindjen dhe rregullsinë.

I siguron shoqërisë unitetin dhe bashkimin.

I kujton gjendjen e të varfrit.

Parandalon lypjen.

I jep pushim trupit.

Rigjeneron trupin.

E mbron trupin nga sëmundjet.

NATA E KADRIT

Nata e Kadrit, është njëra prej netëve të Ramazanit. Ajetet kuranore dhe fjalët e të dërguarit të Allahut, që flasin për të janë të shumta.

Rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon te zemrat e njerëzve, e tregon fakti që, pothuajse i madh e i vogël, e agjërojnë ditën që i paraprin Natës së Kadrit.

Allahu në Kur’an thotë: “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) Natën e Kadrit. E ku e di ti se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e dobishme se njëmijë muaj. Atë natë zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit” (Kadr, 1-5).

Fjala “kadr” do të thotë fuqi, sundim, nder, vlerë, caktim. Ky përgëzim hyjnor është aq i qartë në Kur’an saqë nuk lë vend për asnjë koment tjetër. Si rrjedhojë, ky është edhe një argument që tregon për vlerën e lartë të kësaj nate. Asnjë natë nuk krahasohet për nga vlerat, mirësitë dhe begatitë me Natën e Kadrit, sepse Zoti xh.sh. nëpërmjet ajetit të cituar pohon se ajo është më e vlefshme se njëmijë muaj (rreth 83 vjet). Në një ajet tjetër Zoti Fuqiplotë përmend natën në të cilën është zbritur Kur’ani, ku thotë: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Ne deshëm t’u tërheqim vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm” (Duhan, 3).

ZEKATI

Zekatin e kanë obligim personat që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Të jetë mysliman dhe të gëzojë liri të plotë.

Të jetë i shëndoshë mendërisht dhe të ketë hyrë në moshën e pubertetit.

Të ketë pasuri të mjaftueshme për të dhënë zekatin (sipas

Islamit, kjo është pasuria që mbetet pas plotësimit të nevojave bazë dhe pagesës së borxheve).

Ai që zotëron pasuri sa kjo masë, një herë në vit, pasi të kalojë një vit hënor (354 ditë) nga momenti kur e ka zotëruar këtë pasuri, duhet të japë 2.5% ose 1/40-tën e saj.

KUJT I JEPET ZEKATI

Zekati i shpërndahet këtyre kategorive:

Të varfërve dhe të dobëtëve që kanë nevojë për shërbim.

Atyre që kanë borxhe e nuk mund t’i shlyejnë.

Udhëtarëve që u janë mbaruar të ardhurat gjatë udhëtimit.

Atyre që janë në rrugë të Allahut (që përpiqen për lartësimin e fesë).

Nëpunësve të zekatit.

Për të afruar njerëzit me realitetin e Islamit.

ME ÇFARË JEPET ZEKATI

Gjërat me të cilat nxirret zekati janë si më poshtë:

Paraja.

Sendet e çmuara si ari, argjendi apo stolitë si perlat, diamantet, etj.

Kafshët si gjedhët, delet, devetë, etj.

Mallrat e tregtisë.

Zekati dhe sadakaja (lëmosha) nxiten në shumë ajete kuranore dhe thënie profetike, ku bamirësve u premtohen shpërblime të mëdha si në këtë botë edhe në tjetrën.

SADAKAJA E FITRIT

Sadakaja e Fitrit, është një nga detyrimet që duhet kryer brenda hapësirës kohore të Ramazanit. Me të obligohet çdo mysliman, pa dallim moshe a gjinie.

Qëllimi i këtij adhurimi është pastrimi i agjëruesit nga mangësitë dhe pakujdesitë e tij gjatë Ramazanit.

Ajo llogaritet që të jepet në një sasi të caktuar për çdo pjesëtar të familjes. Kjo sasi duhet t’i jepet një njeriu vërtet në nevojë. Profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Shpëtojini ata (të varfrit, nevojtarët) në këtë ditë”. Pra, nëpërmjet kësaj sadakaje, krijohet mundësia që bajramin ta festojnë të gjithë bashkërisht.

Koha e dhënies dhe e pranimit të saj është deri para faljes së namazit të bajramit. Nëse jepet më pas, nuk konsiderohet si Sadaka e Fitrit, por si një lëmoshë e thjeshtë.

Vlera e sadakasë nuk matet me sasinë e dhënë, por me gëzimin që ajo sjell te një zemër e lënduar.

Vlera minimale e Sadakasë së Fitrit e përcaktuar për këtë vit është 200 Lekë.

The post Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit, çfarë duhet të dini appeared first on Albeu.com.

Dy orë leje për faljen e namazit, kërkohet pushim gjatë orarit të punës për besimtarët myslimanë
Të gjithë punëmarrësit e besimit mysliman mund të marrin dy orë pushim në drekë për të falur namazin e të xhumasë.

Në nismën e prezantuar këtë të martë nga deputeti demokrat, Lefter Gështenja, për punëdhënësit myslimanë kërkohet leje për faljen e vakteve të namazit, krijimi i hapësirave të faljes, si dhe dy orë pushim të premten e faljes së xhumasë.

Këto janë tre propozimet që parashikohet të përfshihen në Kodin e Punës, dhe që diskutuan këtë të martë në Komisionet parlamentare.

“Punëdhënësi merr masa që të ofrojë një ambient të posaçëm për punëmarrësit e besimit mysliman për të kryer ritet e tyre fetare. Në rast se numri i punëmarrëseve të këtij besimi është më shumë se 50, punëdhënësi ka për detyrim të ndërtuar një ambient të posaçëm për kryerjen e riteve fetare Punëdhënësi është i detyruar të respektojë oraret e faljes për punëmarrësit mysliman, sipas njoftimeve paraprake që i janë bërë atij nga punëmarrësi, për sa kohë është e mundur kjo për shkak të natyrës së punës. Punëmarrësi i besimit mysliman, ka të drejtën e pushimit dy orë çdo ditë të premte me qëllim që të falë namazin e xhumasë në ambientin më të afërt të xhamisë në vendin e punës”, u shpreh Lefter Gështenja, deputet i PD-së.

Deputetët në komisione kërkuan që të bëhet verifikimi i orarit të shkëputjes nga orari i punës për të falur namazin, në mënyrë që të ketë abuzime.

“A është parashikuar se si mund të kontrollohet kjo gjë? Sepse kur vjen fjala pastaj një shkëputje nga puna, apo një orë pushimi mund të abuzojnë, ose të kërkohet që të bëhet edhe nga punonjës të tjerë, që mbase nuk e duan për atë arsye, por që të abuzohet dhe të vazhdojnë të shkëputen nga ora e punës”, tha Shpresa Marnoj.

“Për sa i përket, se si do të verifikohet. Unë nuk besoj se dikush deklaron që një i punësuar do të shkoj në xhami, të falë namaz 2 orë, do gënjej. Sepse flasim për njerëz që besojnë në Zot”, tha Gështenja.

Nisma e deputetit demokrati pati dhe kundërshtime. Deputetja socialiste, Milva Ikonomi, tha se në Kushtetutë cilësohet se Shqipëria është një shtet laik.

“Po të ishit referuar, kemi një nen të caktuar që Republika e Shqipërisë është një republikë laike. Dhe shteti është neutral, shteti na lë për besimi sit ë duam vetë. Nuk ndërhyn shteti atje”, tha deputetja socialiste, Milva Ikonomi./Top Channel

The post Dy orë leje për faljen e namazit, kërkohet pushim gjatë orarit të punës për besimtarët myslimanë appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit, më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë në vend dhe më gjerë.

Presidenti Begaj, e cilësoi Kurban Bajramin si një ditë të shenjtë për besimtarët, ku sakrifica dhe besimi në Zot marrin kuptim të thellë shpirtëror.

Më tej, ai theksoi se kjo festë është një dëshmi e vlerave të qëndrueshme njerëzore si durimi, dashuria dhe përkushtimi, të cilat sjellin paqe të brendshme dhe ndihmojnë në kapërcimin e ndjenjave negative si egoizmi, urrejtja dhe pangopësia.

Urimi i Presidentit Bajram Begaj:

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!

Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj në postimin në rrjetet sociale.

Kurban Bajrami, është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam, e cila simbolizon bindjen ndaj Zotit dhe solidaritetin me më të varfrit.

Në këtë ditë, besimtarët myslimanë kudo në botë kryejnë rite fetare dhe ndajnë ushqim me të afërmit dhe komunitetin.

The post Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit, më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja appeared first on Albeu.com.

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Ditën e sotme, besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën që simbolizon sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s.

Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur kremtimin e kësaj feste të shenjtë që në orët e para të mëngjesit, duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin.

Në Tiranë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe në xhamitë e tjera të kryeqytetit.

Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”.

Me emrin e kësaj feste, janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit konsiston në dy momente: e para, është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi.

Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.

The post Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër
Në një mesazh që shpërndau në Facebook, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shpreh urimet që kjo festa e Fitër Bajramit t’i gjejë besimtarët myslimanë me afër Zotit, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

Mesazhi i plotë i Presidentit:

Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

Kjo ditë shenjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen.

Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!

The post Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër appeared first on Albeu.com.

Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare!
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët në prag të Kurban Bajramit.

Spahiu, në mesazhin e tij, shprehet se Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë.

Mesazhi i plotë:

Urimi i kryetarit të Komunitetit Mysliman për Kurban Bajram

Të dashur besimtar myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni

Nesër në Shqipëri dhe mbarë botën myslimanët kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë. Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndiejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste. Kjo festë, që u bë simbol i sakrificës dhe durimit, është sakrifica që bëri profeti Ibrahim (a.s.) dhe durimi që tregoi profeti Ismail (a.s.), të dyja në emër të dashurisë për Zotin dhe bindjes ndaj madhështisë së Tij. Zoti e do njeriun dhe e ka cilësuar si krijesën e tij të arrirë, e qëllimi nuk ishte flijimi, por sprova, e cila ndodhi për të na shërbyer edhe ne si shembull reflektimi e devocioni. Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na mundësojë ta kalojmë sa më mirë këtë festë. I lutem Zotit që t’u pranojë haxhin mbi 800 haxhinjve shqiptar të cilët sot ndodhen në haxh, e pikërisht në Malin Arafat, vendin e shenjtë për myslimanët.

I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!

T’u japë shërim dhe t’u lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri!

Për më të varfërit dhe nevojtarët shoqërisë tonë, O Zot lehtësojua shqetësimet që sjell varfëria.

O Zot bëje rininë tonë të hajrit dhe të qëndrueshme në anën e së mirës.

I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Kurban Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare!

Gëzuar!

The post Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare! appeared first on Albeu.com.

“Çfarë bën shamia në politikë?”, ngrihen muslimanët në Francë nga premtimet e fushatës së Le Pen
Shamia për gratë myslimane ose hixhabi ka zënë ngadalë vend qendror në fushatën  presidenciale franceze, në mesin e përpjekjeve të kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen për t’i ndaluar ato.

Si ajo, ashtu edhe rivali i saj Emmanuel Macron, që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 24 prill, u përballën së fundi me gra me shami, të cilat pyesnin pse zgjedhjet e tyre të veshjeve duhet të përfshihen në politikë.

Macron nuk do të kishte ndaluar veshjet fetare, por mbikëqyri mbylljen e disa xhamive dhe grupeve islamike.

Shumë myslimanë konsiderojnë që fushata presidenciale ka stigmatizuar padrejtësisht besimin e tyre.

Në një treg në qytetin jugor Pertuis, një grua me mbulesë kaltër-bardh iu afrua Le Penit, ndërkohë që kandidatja për presidente po kalonte pranë tregtarëve të peshkut dhe shitësve për të përshëndetur mbështetësit.

“Çfarë bën shamia në politikë?”, pyeti një grua, sipas AP.

Le Pen mbrojti pozicionin e saj, duke e quajtur shaminë një uniformë të imponuar me kalimin e kohës nga njerëz që kanë vizion radikal të islamit.

Grupe njerëzish pranë saj nisën të bërtisnin: “Jemi të gjithë bij emigrantësh këtu, ik mbushu”!

Kundërshtimi i Le Penit ndaj shamisë ka përfshirë atë që kritikët e saj thonë se e bën të rrezikshme për unitetin francez, duke stigmatizuar miliona myslimanë francezë.

Le Pen, gjithashtu, do të zvogëlonte migracionin dhe dëshiron të ndalojë therjen rituale të kafshëve, gjë që për myslimanët francezë dhe për hebrenjtë do të kufizonte qasjen te mishi kosher dhe hallall.

Macron gjithashtu diskutoi për shamitë, të premten, në televizionin France-Info. Ai u përpoq të distancohej nga Le Pen duke thënë se nuk do të ndryshonte asnjë ligj, por mbrojti ndalimin ekzistues të mbajtjes së shamive në shkolla, si pjesë e parimeve laike franceze.

Kujtojmë se Franca është një ndër shtetet me  popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore./albeu.com

The post “Çfarë bën shamia në politikë?”, ngrihen muslimanët në Francë nga premtimet e fushatës së Le Pen appeared first on Albeu.com.

Nesër nis muaji i Shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë, ja 8 gjërat që duhet t’i dini
Besimtarët myslimanë nisin nesër muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, duhet të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Më poshtë janë 8 gjërat që ju ndoshta mund të mos i dini rreth muajit të Ramazanit.

1) Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik. Është muaji i agjërimit islam, në të cilin myslimanët pjesëmarrës refuzojnë të hanë, pinë dhe aktivitetet intime nga agimi deri në perëndim të diellit.

2) Gjatë Ramazanit, myslimanët kërkojnë falje për mëkatet e së kaluarës, luten për udhëzime dhe ndihmë në rezistencën ndaj të këqijave të përditshme dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

3) Myslimanët duhet gjithashtu të luten sa herë që munden gjatë Ramazanit, si dhe të lexojnë Kuran.

4) Gjatë agjërimit, myslimanët mund të hanë vetëm dy vakte në ditë, njëra para lindjes së diellit dhe tjetra pas perëndimit të diellit.

5) Në krahasim me kalendarin diellor, datat e Ramazanit ndryshojnë, duke u zhvendosur rreth dhjetë ditë çdo vit në varësi të hënës.

6) Pritet që myslimanët të fillojnë të zbatojnë ritualin e agjërimit sapo të arrijnë moshën e pjekurisë, për sa kohë që ata janë të shëndetshëm. Të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe të sëmurët mendorë janë të përjashtuar nga agjërimi.

7) Dita më e rëndësishme e Ramazanit është Nata e Kadrit ose Nata e Fuqisë, e cila zhvillohet gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Myslimanët besojnë se kjo është kur ajetet e para të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed.

8) Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës, ku besimtarët janë të thirrur për të ndihmuar njëri tjetrin.

The post Nesër nis muaji i Shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë, ja 8 gjërat që duhet t’i dini appeared first on Albeu.com.