besimtarët katolikë Archives - Albeu.com

Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët
Besimtarët katolikë, kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit. Pashkët paraprihen nga koha parapërgatitore e agjërimit që zgjat 40 ditë që quhet Kreshmë, që fillon nga e “Mërkura e Përhime” dhe mbaron të dielën e Palmave, e diela e fundit para ditës së Pashkës.

Gjatë kohës së Kreshmës, përkujtohen ditët e kaluara në shkretëtirë të Krishtit në lutje e agjërim.

Pas kremtimit të “Udhës së Kryqit, të shtunën besimtarët katolikë i janë drejtuar kishës për bekimin e ushqimit, një tjetër ritual i festës së Pashkëve.

Në shportën me ushqime që përmban tryeza e së dielës së Pashkës, nuk mungon buka e Pashkës, një shishe vere, pak djathë dhe hudhra të njoma që simbolizojnë ardhjen e pranverës si dhe veza e kuqe, simboli i ngjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjes.

Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma, që mbahet në të gjitha kishat katolike dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

Për festën e Pashkës, besimtarët shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera me ngjyrë të kuqe, simboli i jetës e më pas urojnë njëri-tjetrin për këtë ditë të shënuar.

Veza e kuqe është një veçori karakteristike e kësaj feste që simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Tradita e vezëve ka zanafillë pagane që vijon edhe sot e kësaj dite, që simbolizon rilindjen e natyrës në stinën e pranverës.

Në tryezën e kremtimit të Pashkëve nuk mungon mishi i qengjit, një tjetër simbolikë e kësaj feste prej shekujsh.

Karakteristikë e kësaj feste është edhe qumështori, ëmbëlsirë tipike pranverore që përgatitet me vezë dhe shoqëruar me hudhra të njoma.

The post Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët appeared first on Albeu.com.