BERZH Archives - Albeu.com

Projektet rrugore Tetovë–Prizren dhe Shkup–Bllacë në qendër të vëmendjes së Nikolloskit
<html><head></head><body>

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, njoftoi sot se punimet për aksin Tetovë-Prizren po ecin sipas parashikimeve, duke shtuar se tashmë vëmendja është përqendruar te sigurimi i financimit dhe ndërtimi i tunelit ndërkufitar.

Ai u shpreh i kënaqur me ecurinë e deritanishme të kësaj rruge ndërshtetërore që lidh Maqedoninë me Kosovën. Sipas tij, një grup pune ndërministror pranë Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore po merret me hartimin e dokumentacionit të projektit, detyrë që i është besuar Fakultetit të Ndërtimtarisë. Pjesa më pak e vështirë e gjurmës tashmë ka marrë fund, ndonëse projekti në tërësi mbetet tejet kompleks. Nikolloski sqaroi se janë kërkuar të dhëna nga Fakulteti i Ndërtimtarisë për seksionin e tunelit që do të kalojë kufirin, pasi synohet ngritja e një tuneli të përbashkët. Informacionet janë kërkuar edhe nga pala kosovare, sepse galeria do të nisë në territorin tonë dhe do të dalë në atë të Kosovës. Me marrjen e këtyre të dhënave, fakulteti do të nisë projektimin e zgjidhjes për tunelin.

Ministri bëri të ditur gjithashtu krijimin e një komisioni ndërshtetëror me ekspertë nga të dyja vendet për avancimin e kësaj iniciative. Në këtë trup bëjnë pjesë zyrtarë nga Ministria e Transportit, Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore dhe Qeveria e Kosovës. Gjatë bisedimeve të fundit me homologun e tij në Selanik, rreth tri javë më parë, u diskutua gjerësisht mbi rëndësinë e projektit dhe u caktuan hapa të përbashkët për të ardhmen. Nikolloski nënvizoi se puna po përparon me ritëm të kënaqshëm, por kujtoi se terreni i vështirë në zonën e Malit të Sharrit e bën këtë një ndërmarrje tejet të kushtueshme dhe të ndërlikuar.

Në seancën e sotme parlamentare, ai paralajmëroi edhe nisjen e një autostrade të re që do të shtrihet nga Bukojçani deri në Kërçovë, duke u bashkuar me aksin ekzistues Ohër–Kërçovë. Kjo nismë, sipas ministrit, ka siguruar mbështetjen financiare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Përpara deputetëve, Nikolloski rikujtoi gjithashtu se është firmosur marrëveshja për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë.

</body></html>

The post Projektet rrugore Tetovë–Prizren dhe Shkup–Bllacë në qendër të vëmendjes së Nikolloskit appeared first on Albeu.com.

Bursa e Maqedonisë së Veriut nis nismën për përgatitjen e kompanive drejt financimit në treg
<html><head></head><body>

Bursa e Maqedonisë ka vënë zyrtarisht në lëvizje një projekt që synon të nxisë dhe të përgatisë kompanitë vendore për sigurimin e financimit përmes tregut.

Kjo nismë po realizohet me mbështetjen e BERZh-it, mbi bazën e Memorandumit të Bashkëpunimit. Në kuadër të saj, deri në dhjetë kompani do t’i nënshtrohen një vlerësimi profesional dhe të pavarur për të matur gatishmërinë e tyre për hyrje në tregun e kapitalit përmes emetimit të aksioneve ose obligacioneve.

Përveç kësaj, ato do të përfshihen edhe në një akademi të veçantë të lidershipit dhe do të marrin rekomandime konkrete për hapat e mëtejshëm në përgatitjen për sigurimin e financimit nëpërmjet tregut të kapitalit.

“Qëndrimi ynë është se kompanitë e Maqedonisë nuk duhet të kenë vetëm një derë nga ky kapital. Kredia bankare është shumë e rëndësishme, por do të ishte mirë që i njëjti të mos jetë zgjidhja e vetme. Maqedonisë i mungojnë kompani të cilat janë të gatshme të tërheqin kapital nga investitorë të ndryshëm. Prandaj, ne si Berza e Maqedonisë vazhdimisht flasim për APIO dhe financim, sipas tregut, ky është edhe misioni ynë.”, – deklaroi drejtori ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev.

“E kemi zhvilluar këtë projekt për ndihmë konsultative për maksimum 10 kompani, kryesisht kompani të vogla dhe të mesme, dhe në kuadër të këtij projekti do t’u ndihmojmë këtyre kompanive që më qartë t’i kuptojnë mundësitë të cilat i ofron kapitali i tregut, dhe si të njëjtat t’i shfrytëzojnë në përpjekjet e tyre për konkurrueshmëri.”, – theksoi Maja Stolevska Kostadinovska nga BERZh-i.

Bursa e Aksioneve të Maqedonisë vlerëson se ky projekt do të ndikojë në krijimin e instrumenteve të reja financiare dhe në paraqitjen e emetuesve të rinj në tregun e kapitalit të Maqedonisë, duke nxitur kështu zhvillimin e mëtejshëm të tij. /rtvm2

</body></html>

The post Bursa e Maqedonisë së Veriut nis nismën për përgatitjen e kompanive drejt financimit në treg appeared first on Albeu.com.

Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar
Raporti i Tranzicionit 2025–26 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”, i cili do të prezantohet sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë e vë fokusin tek emigracioni, i cili është bërë mjaft shqetësues në vend dhe nuk duket se po ndalet.

Sipas raportit, Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990.

Grafikët e raportit tregojnë qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive të BERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, çka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.

Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë. Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.

Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.

Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH. Edhe në horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, çka tregon se plakja e popullsisë dhe pakësimi i forcës së punës do të vijojnë të shoqërojnë ekonominë edhe në dekadat e ardhshme.

Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada.

Solovova e BERZH: një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar, ndërmerrni politika aktive për rikthimin e talenteve

Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri, ka pohuar në një intervistë për “Monitor” në fillim të janarit se Raporti i fundit i Tranzicionit i BERZH-it nënvizon se, mes personave me arsim të lartë në Shqipëri, pothuajse një e katërta janë larguar, ndërsa relativisht pak persona me arsim të lartë kanë ardhur nga vende të tjera.

Kjo prirje vihet re në shumë ekonomi të Europës në zhvillim në përgjithësi dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku vetëm pak vende (si Bosnja dhe Hercegovina) kanë edhe norma më të larta emigrimi të personave me arsim universitar.

Përvoja e vendeve të tjera, nga Polonia deri në Meksikë, sugjeron se, teksa kushtet përmirësohen dhe të ardhurat rriten, bilanci i migracionit neto ndryshon gradualisht.

Individët e arsimuar kthehen në numër më të madh dhe punonjësit e kualifikuar fillojnë të synojnë të lëvizin drejt vendit nga shtete të tjera.

Sfida për politikëbërësit është të krijojnë kushtet e duhura për ata që kthehen me ide, aftësi dhe kapital të fituar jashtë vendit, kushte që u mundësojnë të jenë sa më produktivë.

Duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera, disa masa praktike për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar mund të përfshijnë, për shembull, regjistrim të përshpejtuar të biznesit për emigrantët e kthyer, lehtësime tatimore dhe skema bashkë-investimi, ku shteti ose institucionet mbështetëse përputhin kapitalin e tyre me kontribute shtesë.

Po aq të rëndësishme, në mos edhe më shumë, janë masat që synojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe përmirësimin e klimës së biznesit në përgjithësi.

Si po ikin personat e arsimuar

Përllogaritjet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e tranzicionit tregojnë se rreth 23% e të arsimuarve nga vendi ynë tashmë kanë emigruar.

Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH.

Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Autoriteti Palestinez dhe në një nivel të ngjashëm është Taxhikistani.

Të dhënat në grafikun e mëposhtëm tregojnë se vendet e tjera në tranzicion kanë përqindje më të ulëta të emigrimit të trurit dhe kthime të larta.

Të dhënat tregojnë se mbi 23% e të arsimuarve shqiptarë kishin emigruar në 2023-2024, vetëm 2-3% e tyre rikthehen.

Studimi tregon se vendi po humbet më shumë profesionistë sesa arrin të tërheqë. Në krahasim me ekonomitë e tjera, Shqipëria pozicionohet në grupin e vendeve me emigracion të lartë të të arsimuarve, në nivele shumë më të larta se ekonomitë e Europës në Zhvillim, përveç Bosnjës, e cila ndër të tjera vuan nga konfliktet ndër-etnike dhe mungesa e stabilitetit politik.

Sakaq, niveli i kthimit të profesionistëve mbetet minimal, shumë më i ulët se edhe vendet e tjera të vogla të Europës Juglindore.

Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk po arrin të jetë një destinacion tërheqës për talentet ndërkombëtare, ndërkohë që humb vazhdimisht profesionistë drejt vendeve më të zhvilluara.

Shqipëria ka diferencë shumë të madhe midis “daljes” dhe “hyrjes” së talenteve, një nga disproporcionet më të larta mes ekonomive të EBRD-së.

Studime të tjera vendase kanë treguar se profesionistët shqiptarë largohen kryesisht për mundësi më të mira pune dhe paga shumë më të larta në vendet e BE-së, një treg më të qëndrueshëm të karrierës dhe kushte më të avancuara të kërkimit, inovacionit dhe specializimit.

Ndërkohë, Shqipëria mbetet pak tërheqëse për profesionistët e huaj për shkak të tregut të vogël, pagave konkurruese të ulëta, mundësive të kufizuara në sektorët e teknologjisë dhe kërkimit, si dhe klimës institucionale e ekonomike që ende vlerësohet si e brishtë.

Zhvillimet demografike me ikjen e trurit po i krijojnë vendit rreth vicioz që shtyn më tej emigracionin. Sa më shumë profesionistë largohen, aq më e vështirë bëhet modernizimi i ekonomisë dhe rritja e produktivitetit.

Nga ana tjetër, mungesa e një ekonomie të avancuar e bën edhe më të pakët ardhjen e talenteve nga jashtë dhe nxit ikjen e atyre që mbeten ose formohen në vend./ Monitor

The post Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit
Shqipëria dhe Kosova, janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990, sipas raportit të Tranzicionit 2025–26 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”.

Grafiku i raportit tregon qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive tëBERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, ç`ka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.

Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik, po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë.

Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.

Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.

Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH.

Edhe në horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, ç`ka tregon se plakja e popullsisë dhe pakësimi i forcës së punës do të vijojnë të shoqërojnë ekonominë edhe në dekadat e ardhshme.

Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

BERZH paralajmëron se pa rritje të produktivitetit, investime teknologjike dhe politika që frenojnë humbjen e kapitalit njerëzor, vendet që përjetojnë emigrim masiv, ku Shqipëria dhe Kosova renditen të parat, do të shohin një rënie në potencialin e tyre afatgjatë të rritjes.

Raporti shton se ky model tashmë ka pasoja të dukshme edhe në tregun e punës, investimet, produktivitetin dhe stabilitetin fiskal.

Sipas BERZH, Shqipëria dhe Kosova janë ndër ekonomitë më të ekspozuara në të gjithë rajonin. Edhe nëse rritja ekonomike mbetet pozitive, ritmi i saj potencial do të jetë dukshëm më i ulët sesa në vendet me popullsi në rritje, si Turqia, Egjipti apo vendet e Azisë Qendrore.

Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada./ Monitor

The post Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit appeared first on Albeu.com.

Shkupi nënshkruan marrëveshje me BERZH-in për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor me Serbinë
Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një grant investimesh prej 2.4 milionë eurosh, që do të përdoren për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor në pikën kufitare të Tabanovcës, që lidh vendin me Serbinë.

Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën, më 5 mars, nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, dhe shefi i zyrës së BERZH-it në Shkup, Fatih Turkmenoglu.

Projekti është pjesë e një pakete investimesh prej 7.6 milionë eurosh për krijimin e një pikëkalimi të përbashkët kufitar, që synon “përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve mes dy vendeve”.

Në kuadër të këtij projekti, BERZH-i paraprakisht miratoi një kredi prej 5 milionë eurosh dhe një grant prej 250.000 eurosh.

“Në këtë mënyrë do të përmirësojmë komunikimin midis dy shteteve sepse do të kemi ‘one stop shop’ [kontroll i përbashkët kufitar] edhe në pjesën hekurudhore, kur udhëtohet me tren. Shpresoj se kjo do të jetë një hyrje për rivendosjen e linjës së rregullt hekurudhore të udhëtarëve midis Shkupit dhe Beogradit, për të cilën padyshim janë të nevojshme përpjekje nga të dyja palët. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë totale prej 7.4 milionë euro në pjesën ndërtimore dhe 250.000 euro në pjesën e shërbimeve konsultative dhe mbikëqyrjes”, tha ministri Nikoloski.

Projekti parashikon ndërtimin e një ndërtese të re të përbashkët për shërbimet kufitare, doganore dhe inspektuese të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe rinovimin e objekteve ekzistuese në Tabanovcë. Gjithashtu, do të ndërtohet infrastrukturë e re rrugore dhe komunale.

Ndërtimi pritet të nisë këtë vit, pas përzgjedhjes së kontraktorit, dhe të përfundojë brenda dy vjetësh. Linja hekurudhore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është pjesë e Korridorit 10, që lidhet me zgjerimin e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, tha se me këto investime, BE-ja po mbështet drejtpërdrejt përpjekjet për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Korridorit 10 dhe për të përmirësuar lidhjet rajonale.

Shefi i BERZH-it, Fatih Turkmenoglu, tha se ky projekt është dëshmi “e mbështetjes së vazhdueshme të Bankës Evropiane për përmirësimin e infrastrukturës së vendit”, duke e cilësuar atë si “një investim kyç për nxitjen e rritjes rajonale dhe forcimin e lidhjeve hekurudhore në Ballkanin Perëndimor”./REL

The post Shkupi nënshkruan marrëveshje me BERZH-in për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor me Serbinë appeared first on Albeu.com.

3.7% më 2025/ BERZH lë të pandryshuar parashikimin për rritjen e PBB-së së Shqipërisë
Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.7% këtë vit referoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila la të pandryshuar pritshmëritë në krahasim me shtatorin 2024.

“Parashikimi i rritjes prej 3.7% për vitet 2025 dhe 2026 është negativ për shkak të importeve më të larta, dhe deficitit të llogarisë korrente që u zgjerua krahasuar me nëntëmujorin e parë të vitit 2023”, thuhet në raport.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar parashikimin e saj ekonomik rajonal për vitin 2025 në rënie me 0.3 pikë përqindjeje në krahasim me perspektivën e saj të shtatorit 2024.

Rritja në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e qëndrueshme në 3.6% si në vitin 2025 ashtu edhe në vitin 2026. Rishikimi në rënie për këtë vit reflekton rënien e kërkesës nga jashtë dhe ndikime të brendshme nga ecuria e dobët e projekteve të investimeve publike dhe kushtet e shtrënguara të tregjeve të punës.

Rritja në të gjithë ekonomitë ku Banka investon aktualisht pritet të jetë mesatarisht 3.2% këtë vit.

Ky rishikim në rënie vjen kryesisht nga kërkesa më e dobët në Europën Qendrore, shtetet baltike dhe vendet juglindore të BE-së. Parashikimet për rritjen reflektojnë gjithashtu ndikimin e vazhdueshëm të konflikteve dhe ritmin e ngadaltë të reformave në rajonin e Mesdheut jugor dhe lindor (SEMED).

Ukraina hyri në vitin 2025 duke u përballur me performancë më të dobët ekonomike dhe rritje të inflacionit. Banka ka rishikuar PBB-në e Ukrainës me rënie këtë vit, pasi sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike po vazhdojnë të pengojnë prodhimin.

Rritja e PBB-së së Ukrainës pritet të arrijë në 3.5% në vitin 2025 dhe 5.0% në vitin 2026, me supozimin se një armëpushim do të realizohet deri në fund të 2025.

Një skenar në të cilin Shtetet e Bashkuara rrisin tarifat për të gjitha importet me 10 pikë përqindje shtesë, mund të ulë PBB-në në rajonet e BERZH-it me 0,1-0,2% në afat të shkurtër.

Ndërsa Jordania, Republika Sllovake, Hungaria dhe Lituania janë disa nga ekonomitë e BERZH-it që janë më të prekura ndaj këtyre masave për shkak të ekspozimit të tyre ndaj tregut amerikan, tregon raporti.

BERZH thekson se inflacioni ka rënë, duke lehtësuar disi konsumin. Inflacioni ka rënë nga një kulm prej 17.5% në tetor 2022 në 5.9% në dhjetor 2024, megjithatë mbi 1 pikë përqindjeje mbi mesataren e tij para pandemisë.

Rritja në Europën Qendrore dhe në shtetet baltike parashikohet të arrijë në 2.7% në 2025 dhe 2.8% në 2026.

Në vendet juglindore të BE-së, rritja u ngadalësua në 1.5% në vitin 2024, me performancë më të dobët se sa pritej./Monitor

The post 3.7% më 2025/ BERZH lë të pandryshuar parashikimin për rritjen e PBB-së së Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

BERZH: Plakja dhe emigracioni, rrezik i lartë për perspektivën ekonomike të vendit
Tranzicioni demografik i Shqipërisë, me nivel të lartë emigracioni në moshat e reja dhe me plakje të shpejtë të popullsisë, është një faktor me rrezik të lartë për qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë, vlerëson BERZH në draft-strategjinë e bashkëpunimit 2025-2030.

Nga katër rreziqe që cenojnë sigurinë ekonomike të vendit tonë të tilla si: kapacitetet e pamjaftueshme institucionale, zhvillimet demografike, ndikimi i klimës dhe zhvillimet e jashtme, dy u nga këto, “Faktori demografik” dhe “Pasiguria në tregjet e huaja” u vlerësuan rreziqe me ndikim shumë të lartë.

Rezultatet e fundit të Censit 2023 treguan se popullsia e vendit u tkurr me rreth 14.8% ndërmjet 2011 dhe 2023, teksa mosha mesatare gjatë kësaj periudhe u rrit me 7.5 vite.

Ndryshe nga vendet e tjera të Europës tranzicioni demografik në Shqipëri po zhvillohet për më shumë se tre dekada ku largimet nga vendi janë me shumë se ardhjet. Emigrimi i moshave të reja ka krijuar një hendek në forcën punëtore të vendit dhe po bëhet pengesë për zhvillimin e disa sektorëve të tilla si bujqësia dhe turizmi.

Megjithëse ekonomia e vendit pas Pandemisë Covid-19 është rritur më shumë se mesatarja e dekadës se kaluar sërish një pjesë e madhe e popullsisë edhe me të ardhura mbi mesataren dëshirojnë të largohen.

Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua gjatë shtatorit 2024 përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me kampionim rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore evidentoi një trend të ri të emigrimit të personave të arsimuar dhe në gjendje të mirë ekonomike.

Mbi 94% e pjesëmarrësve ishin me arsim të lartë dhe gati gjysma ishin me gradë PHD. Nga të anketuarit që jetonin në Shqipëri, 40% kishin bërë gati planet dhe infrastrukturën për t’u larguar gjatë dy viteve në vijim. 33% e atyre që pohuan se kanë menduar të largohen i takojnë grup-moshës 40-49 vjeç,

Ndryshe nga popullata e përgjithshme që shikon si arsye kryesore të emigrimit, statusin ekonomik dhe punësimin, në shtresën e mesme dhe te profesionistët, arsyeja kryesore pse kanë vendosur të largohen nga Shqipëria është mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore. Ja të gjitha arsyet që po largojnë shtresën e mesme.

Emigracioni në Shqipëri ka marrë përmasat e një gangrene, e cila ka mbetur pa një diagnozë, e për rrjedhojë edhe pa një kurë se si mund të fashitet para se efektet të jenë të pandreqshme. Institucionet financiare ndërkombëtare dhe së fundmi BERZH e vlerësoi faktorin demografik me rrezik të lartë për perspektiven ekonomike të vendit./ Monitor

The post BERZH: Plakja dhe emigracioni, rrezik i lartë për perspektivën ekonomike të vendit appeared first on Albeu.com.

BERZH: Shqipëria do rritet 3.3%!! “Ekonomia më stabël në rajon. Faktor turizmi. Rrezik nga ndryshimet klimatike”
Në raportin e saj të përvitshëm të tranzicionit BERZH cilësoi se ekonomia shqiptare është ndër më rezistentet në rajon dhe se do të vijojë rritjen ekonomike edhe vitin e ardhshëm në nivelin 3.3%.

Faktor kryesor për këtë është turizmi. Ndërkohë u vlerësua dhe puna që qeveria ka bërë në kuadrin rregullator për burimet e rinovueshme ku BERZH është një kontribuues kryesor

“Pyetja më e rëndësishme që ne shtrojmë në këtë raport është si rritja ekonomike mund të përafrojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me ato të BE. Ne kemi bërë disa llogaritje të reja dhe ajo çfarë shohim është se në skenarin optimist ekonomia e Shqipërisë mund t’i afrohet atyre të Europës në dy dekada, nëse rritja mesatare është 3-4%. Kjo është relativisht një kohë e gjatë, prandaj duhet që rritja ekonomike të jetë më e lartë, në nivelet 5-6%. Për këtë ne mendojmë se tre janë mënyrat: qeverisje më e mirë, ekonomi më e integruar dhe e hapur, si dhe tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër”, tha Peter Tabak, ekonomist i lartë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, BERZH.

Ndërkohë guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se institucioni që drejton do të ketë fokus kryesor tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër

“Së shpejti do të publikojmë një udhëzues për bankat e nivelit të dytë që të marrin si faktor risku edhe dëmin ndaj mjedisit, por edhe përputhshmërinë e projekteve me synimet e tranzicionit të gjelbër”, tha Sejko.

Në raportin e saj BERZH ka vlerësuar se qeveria duhet të ketë në fokus të punës uljes e treguesit të varfërisë, i cili në mënyrë kokëfortë është ndër më të lartit në rajon, pavarësisht rritjes ekonomike të vendit.

The post BERZH: Shqipëria do rritet 3.3%!! “Ekonomia më stabël në rajon. Faktor turizmi. Rrezik nga ndryshimet klimatike” appeared first on Albeu.com.

BERZH: Në Shqipëri nuk është rritur kënaqësia për të jetuar, më e ulët se në vitin 2006
Në të gjitha vendet e Europës Juglindore e Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetuar është rritur dukshëm në krahasim me vitin 2016, duke reflektuar përmirësimin e të ardhurave.

Por, kjo gjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Ndonëse vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon, kënaqësia për të jetuar nuk ka ndryshuar. Madje kënaqësia për të jetuar është më e ulët se në 2006-n. E dhëna është bërë e ditur nga raporti i fundit të tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Rezultatet e kënaqësisë janë rritur me kalimin e kohës në shumicën e ekonomive Një rajon që ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga viti 2016 është Europa Juglindore (e cila përfshin të dy (i) vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe (ii) Ballkani Perëndimor), me pothuajse të gjitha vendet që shënojnë rritje të ndjeshme të kënaqësisë (përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshuar). Ndërkohë, përqindja e njerëzve të kënaqur në Greqi është dyfishuar që nga viti 2016, duke reflektuar përmirësime dramatike në situatën ekonomike të vendit gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit”, thuhet në raport.

Sipas grafikut që shoqëron raportin, niveli i kënaqësisë së jetesës së shqiptarëve është njëlloj si në vitin 2016, ndërkohë që është dhe më e ulët se në vitin 2006, kur ka filluar matja e këtij indeksi.

Madje në 2006-n, Shqipëria ishte një nga vendet që kishte kënaqësinë më të lartë të të jetuarit në rajonin e BERZH. Ndërsa në 2022, vendi renditet ndër të fundit në rajonin e BERZH, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Hungarinë, Turqinë, Lituaninë. Gjithsesi në Maqedoninë e Veriut, psh, kënaqësia e të jetuarit është më e larta historike në 2022, kur në 2006-n ishte ndër më të ulëtat në rajon.

Kosova është një nga shtetet më optimiste në rajonin e BERZH, e treta pas Sllovenisë dhe Estonisë nga shtetet e Europës, me një rritje të ndjeshme në krahasim me raportet e mëparshme. Pas shtetasve të Kosovës, renditet Serbia, e më pas Bosnjë Hercegovina.

Sipas Raportit të BERZH, rritja mesatare e kënaqësisë së jetesës në rajon “ndoshta reflekton rritjen e të ardhurave, zhvillime të favorshme në tregjet e punës (duke përfshirë një zhvendosje drejt punëve më të kënaqshme dhe me aftësi më të larta) dhe përmirësime në shëndet.

Veçanërisht, vlerësimet e njerëzve për shëndetin e tyre janë përmirësuar ndjeshëm me kalimin e kohës, me vlerësime të tilla që përfshijnë jo vetëm aspektet fizike, por edhe shëndetin mendor. Rezultatet e sondazhit tregojnë se shqetësimi mendor shoqërohet me kënaqësi më të ulët dhe priret të jetë më i përhapur në vendet më të varfra dhe në mesin e individëve që janë financiarisht të pasigurt”.

Me sa duket të gjithë këto elementë që ndikuan në përmirësimin e kënaqësisë së të jetuarit në rajon, në Shqipëri nuk janë përmirësuar (shënim i Monitor).

Rritja e lumturisë me kalimin e kohës ka qenë e gjerë dhe jo e përqendruar në grupe të caktuara. Në të gjitha grupmoshat, nivelet e kënaqësisë nga jeta janë, mesatarisht, dukshëm më të larta se sa në vitin 2006, si dhe janë më të larta se në 2010 dhe 2016.

Për të dyja gjinitë, lumturia bie në mënyrë të qëndrueshme me rritjen e moshës, por përmirësohet sërish në vitet e mëvonshme. Kështu, të dhënat përputhen me modelin në formë U-je, që gjendet në shumicën e literaturës mbi lumturinë, megjithëse pika e kthesës vjen pak më vonë se zakonisht në rajonet e BERZH-it. Nivelet e kënaqësisë nga jeta janë rritur gjithashtu në mënyrë të qëndrueshme si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale./monitor

The post BERZH: Në Shqipëri nuk është rritur kënaqësia për të jetuar, më e ulët se në vitin 2006 appeared first on Albeu.com.

“Jemi parajsë e turizmit”, Rama nga samiti i BERZH: Do përpiqemi të bëhemi të pavarur për furnizimin me energji
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në samitin e BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor me një mesazh solidariteti me popullin e Ukrainës. Rama u shpreh se Shqipëria është një parajsë për investime në fushën e turizmit duke theksuar se ka pasur numrat më të lartë edhe gjatë periudhës së vështirë të pandemisë së COVID.

Deklarata

Më lejoni t’i bashkohem duke shprehur edhe në këtë vend solidaritet me popullin e Ukrainës. Më lini ta nis duke thënë se besoj fort që investimi në Shqipëri apo në vendet e tjera është më shumë se të investosh në një vend, është të investosh në një rajon me potencial ende të pashfrytëzuar. Ballkani Perëndimor është objektivi i investimeve. Falë faktit që të gjitha vendet e rajonit po përmirësohen dhe po bëjnë përpjekjet për të bërë më shumë. Besoj se jemi në një fazë të re. Shqipëria është një parajsë e turizmit dhe për investimin e turizmit.

Nuk do ju bezdis me shifrat sepse në Ballkan ne kemi këtë që ne kemi numrat më të lartë. Ne edhe gjatë momenteve më të këqija të pandemisë kemi parë rritje të dukshme të industrisë tonë të turizmit. Po shohim të ndodhin më të shumë gjëra në sektorin strategjik. Jemi duke përgatitur investime masive në energji. Kemi parë një sërë shtigjesh të reja për infrastrukturën tonë dhe rrjetin hekurudhor. Shpresoj se do jemi në gjendje të bëjmë më shumë. Do jemi në gjendje të vazhdojmë Nga një anë nga Kosova me hekurudhën Durrës Prishtinë dhe nga ana tjetër për korridorin e tetë me Maqedoninë e Veriut, Janë dy drejtime për nxitje të ekonomisë të dy vendeve. Nuk jap të dhëna dhe shifra sepse ne jemi të gjithë të jashtëzakonshëm.

Energjia është shndërruar në një pikë qendrore për të gjithë dhe ne po punojmë për të që prej ditës së parë që kam ardhur në qeveri. Tani po ecim drejt realizimit të objektivit për të pasur një vend të pavarur nga pikëpamja energjetike për investime që janë tani në proces. Kemi problemin e të qenit të varur nga energjia hidrike. Kjo shoqërohet me dobësinë e varësisë nga një burim. Kemi investime në energji diellore dhe po bëjmë përpjekje për energjinë e erës.

I dytë është turizmi i lidhur me infrastrukturën. Këtu po flas për korridorin blu që është pjesë e rrjetit europian dhe procesit të Berlinit.Kemi nisur investime në porte. Në porte turistike dhe në portin e ri tregtar në Durrës që do të transformojë tablonë e vendit si vend turistik. Edhe aeroportet e reja. Kemi përfunduar aeroportin e ri në verilidnje. Kemi nisur tjetrën në jug. Po bëjmë përpjekje të nisim aeroportin e katërt në kufi me Korfuzin. Përparësia e katërt është digjitalizimi i plotë.

The post “Jemi parajsë e turizmit”, Rama nga samiti i BERZH: Do përpiqemi të bëhemi të pavarur për furnizimin me energji appeared first on Albeu.com.