Bërnabiç Archives - Albeu.com

“Jam e gatshme …”, çfarë po paralajmëron Bërnabiç
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, tha se është e gatshme të japë dorëheqjen. “Jam e gatshme dhe llogarisni se mund ta keni dorëheqjen time”, tha ajo gjatë një fjalimi publik së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ajo tha se mendon se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare deri në fund të vitit është zgjidhje për krizën dhe shtoi se opozita nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për takim.

Në muajt e fundit, në Serbi janë mbajtur disa protesta të thirrura nga një pjesë e opozitës që është e pakënaqur me përgjigjen e Qeverisë ndaj dy të shtënave masive në muajin maj, që lanë të vrarë 18 persona.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se është e sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.

Vuçiç tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore.

Presidenti i Serbisë ftoi edhe një herë opozitën për të biseduar.

“Besoj se do të gjejmë bashkëbisedues. Nëse kjo nuk ndodh, do të shkojmë në zgjedhje, por Qeveria nuk do të zgjidhet në rrugë dhe nuk do të ketë qeveri tranzitore”, tha Vuçiç.

Ndryshe, Bërnabiç ka marrë mandatin për të udhëhequr Qeverinë e re serbe në mesin e vitit 2022.

Atëbotë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kur njoftoi për mandatimin e saj në krye të ekzekutivit, tha se Bërnabiç nuk do të qëndronte në këtë post në mandat të plotë, por gjatë vitit 2024 do të kishte ndryshime.

The post “Jam e gatshme …”, çfarë po paralajmëron Bërnabiç appeared first on Albeu.com.

Presidenti kroat- kryeministres serbe: Boll më, ndryshoni themelet e politikës se s’ju ndihmojmë të futeni në BE
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka thënë se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç është vetëm zëdhënëse e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa i bëri thirrje Beogradit që të mos flasë më për gjenocid.

“Bërnabiç është zëdhënësja, korrierja e zotit Vuçiç. Sigurisht që nuk e nënvlerësoj këtë, por duhet ta dimë se kush çfarë roli luan”, tha Milanoviç dhe i bëri thirrje Serbisë që të ndalojë “të llomotisë për spastrim etnik në Kroaci”. “Epo, boll më” shtoi ai, raportojnë mediat kroate.

Ai tha se Serbia duhet t’i japë fund marrëdhënieve të mira me Rusinë.

“Serbia duhet të thotë se ku është, ka kaluar një vit”, tha Milanoviç.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç së shpejti do ta vizitojë Suboticën dhe Milanoviç nuk pret asgjë nga kjo vizitë.

“Në mënyrë që diçka të ndryshojë rrënjësisht në Beograd, është e nevojshme të ndryshohen themelet e politikës atje. Nuk mund të ecësh me historinë se Kroacia moderne lindi nga spastrimi etnik”, tha presidenti kroat.

“A doni të hyni në BE, as atje nuk ju ndihmojmë, duhet t’i jepni fund këtij lloji të marrëdhënieve me Rusinë në këtë moment”, tha Milanoviq, duke kërkuar nga Beogradi listat e të vrarëve./express

The post Presidenti kroat- kryeministres serbe: Boll më, ndryshoni themelet e politikës se s’ju ndihmojmë të futeni në BE appeared first on Albeu.com.

Bërnabiç: Asociacioni është kusht për të vazhduar dialogu
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës është kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. Ajo tha se Asociacioni nuk duhet të jetë “siç e mendojnë disa” si organizatë joqeveritare.

Duke përmendur barrikadat në veri të vendit, për të cilat dyshohet se u ngritën nga njerëz me të kaluar kriminale dhe të armatosur, Bërnabiq tha se ishte periudha më e vështirë që u kalua “falë presidentit serb Aleksandër Vuçiq”.

“Do të thosha që dhjetori i vitit të kaluar ishte një nga momentet më të vështira për ne, muaji më të vështirë që nga viti 2008 dhe një falënderim i madh nga unë si kryetare e Qeverisë dhe e gjithë qeverisë së Republikës së Serbisë, për presidentin Aleksandër Vuçiq”, tha Bërnabiq.

Pasi iu rikthye Asociacionit të komunave më shumicë serbe, Bërnabiq u shpreh se formimi i këtij mekanizmi është shumë i rëndësishëm për të vijuar bisedimet.

“Atje nuk ka asnjë interes apo dëshirë që të formohet Asociacioni i komunave serbe, por për mua kjo tregon se nuk ka dëshirë të zbatohen marrëveshjet që janë nënshkruar, marrëveshjet që janë nënshkruar para 10 vitesh, pra ky është kushti i të gjitha kushteve për bisedime të mëtutjeshme, një Asociacion i komunave serbe dhe jo siç e imagjinoj si ndonjë organizatë joqeveritare, qoftë nga Serbia nga territori i Kosovës apo nga edhe jashtë, dhe jo si e imagjinon ndonjë politikan, por një Asociacion i komunave serbe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, ekipet menaxhuese, përgjegjësitë që janë të përcaktuara qartë dhe saktë, kështu që Asociacioni i komunave serbe është dhe duhet të jetë kusht i të gjitha kushteve për të gjitha diskutimet e mëtutjeshme dhe për çdo dialog të mëtejshëm, sepse në prill do të bëhen 10 vjet që kur është nënshkruar marrëveshja e Brukselit si marrëveshja e parë e normalizimit”, deklaroi Bërnabiq.

Gjatë ditës së premte, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Asociacioni i komunave serbë është fillimi i “Republikës serbe” në Kosovë. Ai u shpreh se “si zajednicë komunash pat nisur edhe Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë prandaj jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e don Serbia”./KP/

The post Bërnabiç: Asociacioni është kusht për të vazhduar dialogu appeared first on Albeu.com.

Bërnabiç para takimit me zyrtarin amerikan: Pjesë e diskutimeve edhe premtitmi i SHBA për fillimin e Asociacionit në janar
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha para vizitës së zyrtarit amerikan, Derek Chollet, se premtimi i SHBA-së se formimi i Asociacionit e komunave me shumicë serbe do të nisë në janar, pritet të jetë “në tavolinën” e bisedimeve.

“Kjo do të ishte shumë mirë, do të ishte zbatim i Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo për televizion serb, Pink.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel. Më pas, më 2015, është arritur marrëveshja mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Formimin e Asociacionit e kanë kërkuar edhe SHBA-ja dhe BE-ja. Pavarësisht këtyre kërkesave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik.

Bërnabiq, megjithatë, deklaroi se nuk ka pritshmëri nga vizita e Cholletit në Beograd.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka nisur më 11 janar vizitën e tij në Kosovë. Paraprakisht ai ishte në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nesër pritet të shkojë në Serbi.

Siç njoftoi DASH-i, Chollet, do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, të bazuar në njohje reciproke.

Kryeministrja e Serbisë tha po ashtu se presidenti i INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, me të cilin foli gjatë vizitës së saj të fundit në Dubai, i tha se gjatë mandatit të tij “nuk do të ketë politizim të organizatës ndërkombëtare policore”.

“Kjo do të thotë se nuk do të ketë antarësim të Kosovës në INTERPOL”, ka përfunduar Bërnabiq.

Në vitin 2019, Kosova tërhoqi kërkesën e saj për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL). Deri tani vendi nuk ka aplikuar më për anëtarësim në këtë institucion. /REL

The post Bërnabiç para takimit me zyrtarin amerikan: Pjesë e diskutimeve edhe premtitmi i SHBA për fillimin e Asociacionit në janar appeared first on Albeu.com.

Bërnabiç e pakënaqur nga BE: Po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shprehu pakënaqësi që Bashkimi Evropian, siç tha ajo, toleron veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe nuk e detyron atë që të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, që janë arritur vite më parë.

Pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt më 3 nëntor, Bërnabiq u tha gazetarëve se ka pasur një bisedë të ndarë me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Me dy zyrtarët e BE-së, Bërnabiq tha se ka biseduar për çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

“Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura sa i përket targave, ato të vitit 2011 dhe 2016, por edhe atë të shtatorit të vitit 2021, dhe njëanshëm ka hequr nga përdorimi targat me status neutral [KS]. Ata thonë se pajtohen që targat KS duhet të ekzistojnë, por shtojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për këtë temë, dhe kjo për mua është shkatërruese”, tha Bërnabiq.

Bërnabiq tha se gjatë një dreke pune, “kërkova nga përfaqësuesit e BE-së që të kuptojnë” se besueshmëria e bllokut evropian po vihet në pikëpyetje, për shkak se BE-ja, sipas saj, nuk po mund të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit të arritura që nga viti 2013.

“BE-ja toleron Kurtin kur ai thotë se nuk do të zbatojë marrëveshjet e Brukselit. Në anën tjetër, ata na bëjnë presion ne që të nënshkruajmë marrëveshje të tjera, marrëveshjen finale. U thash atyre se BE-ja është garantuese e marrëveshjeve të Brukselit dhe ata duhet t’i zbatojnë ato, dhe më pas mund të vazhdojmë bisedimet. I pyeta se si mund të flasim për marrëveshje të tjera kur ata nuk mund të garantojnë zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizim të raporteve të vitit 2013”, shtoi ajo.

Bërnabiq tha se gjatë qëndrimit në Berlin bisedoi edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, “për shumë gjëra”, por jo për propozimin franko-gjerman.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një konference për media, më 3 nëntor konfirmoi se ka një propozim të Berlinit dhe Parisit, për Kosovën dhe Serbinë, që mediat kanë raportuar se synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

“Sa u përket Kosovës dhe Serbisë, atje duhet të gjendet një mirëkuptim. Ne dhe Qeveria franceze jemi duke u munduar që ta bëjmë të arritshme, të realizueshme dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi një proces ku të dy qeveritë do të ecin përpara dhe do të arrijnë një marrëveshje”, tha Scholz.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të japë detaje mbi planin franko-gjerman, duke insistuar se “është respekt ndaj ndërmjetësit të ruhet konfidencialiteti i bisedimeve konkrete”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 8 tetor, tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se propozimi nuk parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë bërë këtë – Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Faktori ndërkombëtar po inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të intensifikojnë bisedimet nën ndërmjetësimin e BE-së, që kanë për synim normalizimin e plotë të raporteve.

Përderisa Kosova synon që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshinte edhe njohjen reciproke, Serbia kërkon një “zgjidhje kompromisi”, pa saktësuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. REL

The post Bërnabiç e pakënaqur nga BE: Po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet appeared first on Albeu.com.

Gazeta kroate: Serbia e njohu “de facto” Kosovën, Vuçiç do ta detyrojë Brnabiç ta nënshkruajë marrëveshjen
Gazeta kroate, Slobodna Dalmacija thotë se Serbia de facto e ka njohur Kosovën së fundmi. Vizitën e kryeministres serbe Ana Brnabiç, gazeta dalmate e quan “pelegrinazh poshtërues”, duke shkruar se ajo u detyrua ta mbulonte stemën e Serbisë në targat e veturës së saj.

“Nëse nuk e dinit, Serbia de facto e njohu Kosovën dhe Vuçiç e dërgoi Brnabiç në një pelegrinazh poshtërues atje, madje ajo duhej ta mbulonte stemën serbe në veturën e saj. Ky është fillimi i fundit të saj…”. Ky është titulli i gazetës kroate.

Pas gati pesë vitesh si kryeministre e Serbisë, Ana Brnabiq më në fund e pa Kosovën dhe serbët që jetonin atje, shkruajnë analistët e pavarur të Beogradit. Për ta përgatitur sërish për rolin e saj si kryeministre, Aleksandar Vuçiq e dërgoi atë në një turne ritualisht poshtërues në “tokën e shenjtë serbe”, dhe se pikërisht pasi Kosova u njoh de facto me marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit për njohjen reciproke të dokumenteve personale.

Debati për kalimin e papenguar të serbëve nëpër Kosovë dhe kosovarëve përmes Serbisë në bazë të dokumenteve zyrtare të dy vendeve nuk ka marrë jetë ende në mënyrë operative, kështu që përfaqësuesja Bërnabiq në kufirin me Kosovën është dashur t’i mbulojë shenjat shtetërore serbe me ngjitëse në veturën zyrtare. Kjo nënvizoi hendekun midis realitetit dhe kushtetutës serbe, sipas së cilës Kosova është pjesë integrale e Serbisë, dhe deklaratës së vetë Brnabiqit për gazetarët kosovarë se ajo ndihet si në shtëpinë e saj atje, shkruan gazeta kroate.

Fjala vjen, asaj i ishte ndaluar zyrtarisht për vite me radhë hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave në të cilat ajo i quajti shqiptarët “njerëz nga mali”, shkruan Slobodna Dalmacija. Pse Vuçiq vendosi ta dërgojë Brnabiqin në një pelegrinazh në Kosovë pikërisht tani? Nga njëra anë, për shkak të përmirësimit të imazhit të saj para ri-inaugurimit të saj si kryeministre. Nga ana tjetër, sepse presidenti i Serbisë e dërgoi Ana Bërnabiq, pasi me sa duket po përgatitet për gëlltitjen e ‘bretkosave të mëdha’ për Kosovën.

“Vuçiqologët” e Beogradit janë të bindur se shefi i Serbisë do të sakrifikojë Bërnabiqin në procesin e normalizimit të pashmangshëm të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Nënshkrimi në dokumentet kyçe të asaj marrëveshjeje do të nënshkruhet patjetër nga kryeministrja, në mënyrë që “Aleksandri i pagabueshëm” ta shmangë përgjegjësinë historike dhe stigmën e tradhtarit.

Në këtë kontekst, nuk është i papërfshillshëm fakti që Vuçiqi ia ka garantuar Ana Bërnabiqit paraprakisht vetëm gjysmën e një mandati tjetër kryeministror, ​​deri në vitin 2024, kur pozicioni i saj do të rishikohet, shton gazeta kroate, duke shtuar se atë më pas do ta hedhë sikur mbeturinë.

Vuçiqi e ka plotësisht të qartë se pa normalizim me Kosovën nuk ka jetë për të, sepse dyert e Europës do t’i mbeten të mbyllura përgjithmonë, dhe të jesh i lidhur me Putinin, i cili po e tërheq edhe vendin e tij në rrënim të sigurt, nuk është shumë gjë e mençur. Dhe deri më tani, në fund të fundit, ai ka bërë shkelje të tilla patriotike ndaj Kosovës, sa që të tjerët, si Boris Tadiqi, do të ishin kryqëzuar shumë kohë më parë në vend të tij.

“Vuçiq shfuqizoi institucionet paralele të Serbisë në veri të Kosovës, detyroi serbët e Kosovës të mbajnë zgjedhje të organizuara nga Prishtina, njohu dokumentet e identitetit të Kosovës dhe shenjat e komunikacionit”, shkruan Slobodna Dalmacija.

Atij i mbeti vetëm akti përfundimtar i kapitullimit dhe heqjes dorë nga “toka e shenjtë serbe”, për të cilën padyshim që nuk i intereson atij, por i intereson shumë që publiku serb disi të mos e vëjë re./express

The post Gazeta kroate: Serbia e njohu “de facto” Kosovën, Vuçiç do ta detyrojë Brnabiç ta nënshkruajë marrëveshjen appeared first on Albeu.com.

Prishtina lejon vizitën e kryeministres serbe, Bërnabiç për herë të parë në Kosovë!
Prishtina zyrtare nuk i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit të tensioneve me Serbinë, por ka vendosur të lejojë vizitën e kryeministres serbe Ana Bërnabiç atje në 5 shtator.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se “i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës” për këtë vizitë. “Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Msaj.

Sipas njoftimit që e ka bërë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Bërnabic do të ndalet për një ditë në veri të Kosovës, në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposavicit. Ajo do të shoqërohet në këtë rrugëtim edhe nga drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic. “Kryeministrja do vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës… Pas kësaj do të ndalojë edhe në Manastirin e Banjskës në Komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se vizita e Bërnabicit ishte njoftuar të enjten, 72 orë përpara ashtu siç e parashikon “marrëveshja për vizita zyrtare”. Ne 202o-n, iu ndalua hyrja në Kosovës presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili do të shoqërohej nga Petkoviç dhe ministri i Brendshëm serb Aleksander Vulin, pasi Ministria e Jashtme e Kosovës e cilësoi asokohe atë këtë vizitë si provokim.

The post Prishtina lejon vizitën e kryeministres serbe, Bërnabiç për herë të parë në Kosovë! appeared first on Albeu.com.