berisha rama Archives - Albeu.com

Berisha: S’ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën
Ish kryeministri, Sali Berisha është ndalur gjatë protestës së sotme poshtë banesës së tij, në projektin për hidrocentralin e Skavicës.

Ndërtimin e Skavicës, Berisha e quajti një projekt të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik për të varrosur Dibrën.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju këtu luftëtarëve të shpresës, të guximit, qëndrestarëve të pamposhtur që mbajtët të ndezur dritën e shpresës, dritën e fitores.

Sonte në emrin tuaj dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata mijëra e mijëra qytetarë që mbushën dje sheshin para parlamentit.

Erdhën në të 4 anët e vendit dhe i dhanë mesazhin Edi Ramës se parlamentin kurrë nuk e dorëzojmë.

Një përshëndetje të veçantë përfaqësuesve të komunitetit dibran, në Dibër dhe Tiranë, për kauzën e drejtë që ata mbrojnë.

Në rast se ndalesh tek zhvillimet në këtë vend, ato janë të zeza, janë dramatike, por të gjitha mund të mblidhen me dy fjalë; një regjim që injoron tërësisht interesat, aspiratat jetike të qytetarëve të këtij vendi, një regjim që injoron vullnetin e tyre, një regjim që injoron, shkelmon të drejtat e tyre, një regjim që krijon kushte negative për largimin e tyre nga vendi i tyre.

Pra një regjim që rrënon qytetarin, rrënon shoqërinë, shkreton Shqipërinë.

Përfaqësuesit e Dibrës, drejtues të PD-së, përfaqësues të komunitetit dibran në Tiranë me artistin e madh, të shquarin Bujar Kapexhiun, sollën sot në këtë platformë të njerëzve të lirë, problemin e madh, problemin ekzistencial të Dibrës së poshtme, të Dibrës në tërësi.

Zhdukjen e saj nga korrupsioni qeveritar me ndërtimin e një dige të projektuar 60 vite më parë nga diktatori Hoxha dhe sot do ta jetësojë një bastard i denjë i tyre, Edi Rama.

Në vitin 2005 kur erdhëm në pushtet, jeni dëshmitar se vendi anë e kënd, të paktën 7-10 orë nuk kishte drita.

Gumëzhinin gjeneratorët, dhe sundonte errësira.

Qeveria e mëparshme kishte firmosur, e vërteta është, me dy kompani shumë serioze, njëra ishte ndërtuesi kryesor i HEC-eve në Itali, tjetra ishte një grup i madh financiar, kontratën për Skavicën.

I prita në zyrë dhe u them, unë këtë kontratë nuk e pranoj. Pse më thanë? Për dy arsye kryesore.

E para mbyt Dibrën dhe unë nuk jam kurrë, ai që pranojë të varrosë nën ujë qoftë edhe një fshat të vetëm të këtij vendi.

Varrosja e fshatrave ka ndodhur gjatë diktaturës, por në demokraci kjo nuk ndodh sepse qeveria është e detyruar të marrë miratimin e banorëve dhe nuk ka fshat që të firmosë për varrosjen e tij.

Së dyti ju jeni kompani shumë serioze, se unë kam lexuar për ju, por problemi është se e keni marrë pa garë dhe unë absolutisht nuk pranoj kurrë.

Këta sipërmarrës ishin burra fisnik. Më thanë për të parën edhe ne e kemi menduar dhe ke shumë të drejtë, nuk mundet që të ndërtohet kjo digë dhe të përmbysë rreth 40 fshatra. Ne të japim të drejtë.

U them se nëse më jepni të drejtë për të parën, urdhëroni, gjeni mënyra të ndërtoni Skavicën pa përmbytje dhe gjetën, një tunel nga Skavica në Bicaj.

Ky ishte të dashur miq, HEC-i pa digë i Skavicës, pa përmbytje asnjë fshat.

Natyrisht i ulej kapaciteti, por nuk përmbyste asnjë zonë të banuar.

Merrej ujë në Skavicë me tunel, rrifeshin turbinat në Bicaj. Si përfundim, qeveria përfundoi me idenë se Skavica nuk duhej ndërtuar kurrë, në asnjë lloj forme, sepse evuloi me shpejtësi prodhimi i energjisë nga era dhe dielli.

Vetëm me një shpat të pabanuar të asaj zone, ma penele diellore mund të nxjerrësh po atë energji që mund të nxjerrësh duke përmbysur 40 fshatra.

Pra nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën.

The post Berisha: S’ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën appeared first on Albeu.com.

Berisha reagon ndaj Ramës: “Po ç’kusur ka gazetari të dëgjojë për gjyshen tënde”
Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në parlament ditën e sotme ka kriktikuar përgjigjien që kryeministri Edi Rama i dha gazetarit ditën e djeshme.

Gazetari pyeti Ramën  lidhur me mos- ndërmarrjen e hetimeve ndaj ministrit Ulsi Manja pasi u shfaq në përgjimet e Bild.

“Budallëqet e femijërisë tënde atë që të ka thënë gjyshja kur ja ke sjellë në majë të hundës mos ua thuaj gazetarëve. Po ç’kusur të ka gazetari të dëgjojë çfarë të ka thënë gjyshja ty?”-tha Berisha në Kuvend.

Përgjigjia e Berishës ishte për debatin e djeshëm mes Ramës dhe gazetarit:

Gazetari: Sa e moralshme është që ti bëni kërkesa drejtësisë kur në krahun tuaj të majtë ndodhet Ulsi Manja i akuzuar si i implikuar në dosjen 184 ku në përgjimet e Bild del me zë të pastër se deklaron dhe i premton favore Robert Agës ish drejtorit të komisariatit të Dibrës asokohe, kujtoj shprehjet këtu të zotit Manja “na duhesh për punë më të mëdhaja or burrë” dhe “na themi për më nalt o burrë”, dy premtime pasi ky i fundit ishte angazhuar në fushatë në 2016. Sot Manja është ngritur në detyrë, është ministry i drejtësisë, nuk është para asnjë institiuconi drejtësie.

Rama: Pse qesh kur e thua këtë apo ke paraysh se…

Gazetari ndërhyn nga vendi

Rama: Nuk ka nevojë se e dëgjova. Bëre një lloj diskursi që është jashtë etikës profesionale por ska problem. Pse qesh kur reciton këtu këtë.

Gazetari: Të lutem etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju. Nëse në pikturë mësohet etika profesionale më shumë se në gazetari ku kam studiuar edhe mund të vazhdoni.

Rama: Gjyshja ime thoshte “Ne le labbra degli stolti abbonda Il riso” (E qeshura është me bollëk në buzët e budallenjve). Përktheje kjo është përgjigjja ime.

The post Berisha reagon ndaj Ramës: “Po ç’kusur ka gazetari të dëgjojë për gjyshen tënde” appeared first on Albeu.com.