Berisha publikon spotin zyrtar të “foltores”, ka një thirrje të fortë për demokratët (VIDEO)

Është publikuar spoti i ish-kryeministrit Sali Berisha për Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor.

Protagonistë në video-mesazhin drejtuar demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë janë drejtorja e Komunikimit e “Foltores”, Floriana Garo, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha si dhe disa delegatë të Kuvendit Kombëtar.

“11 dhjetori është dita historike e rithemelimit të Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, shprehet Floriana Garo.

“Më 11 dhjetor me votën ju firmosni për të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj dhe dhe të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë!”, është mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njëherazi lider historik i Partisë Demokratike.

Mesazhet e disa prej delegatëve:

Luan Buzhiqi: Dita që do të rikthejë PD-në në shtëpinë e lirisë

Enida Lera: Dita që do të rikthejë vlerat tradicionale konservatore, patriotizmin, liritë e individit dhe dinjitetin njerëzor, familjen, pronën dhe qëndresën ndaj komunizimit totalitar në shtylla të programit të saj.

Klodian Lala: Dita që do të garantojë mendimin ndryshe përmes fraksioneve.

Megi Balliu: Dita që do të sigurojë vendimmarrjen e anëtarësisë përmes votës së lirë.

Erzen Laçi: Zgjedhjen përmes primareve të drejtuesve dhe përfaqësuesve tanë vendorë dhe kombëtarë. /albeu.com/

 


Shtuar 7.12.2021 21:20