berisha pd Archives - Albeu.com

Berisha: Dogana falsifikoi kodet, pas aferës së mbetjeve toksike qëndron Rama
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalimi të mbajtur në tubimin e sotëm është ndalur sërish tek skandali i transportit të 816 ton mbetjeve toksike të dala nga porti i Durrësit dhe të evidentuara në Tailandë, e cila i ka kthyer sërish mbrapsht drejt vendit ton.

Berisha hodhi akuza drejt institucionit të Doganës, e cila sipas tij, ka ndryshuar kodet, duke i vendosur kodet e lëndëve jo toksike në ngarkesat e lëndëve toksike.

Sipas kryetarit të PD-së, pas kësaj afere qëndron Qeveria shqiptare dhe Edi Rama. Berisha hodhi akuza edhe ndaj Gent Gazhelit, kreut të Doganës, që sipas kreut të opozitës, ai pyet vetëm Edi Ramën.

Berisha deklaroi më tej se edhe pse në këtë aferë janë përgjegjës direkt Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit, me ligj Ministria e Infrastrukturës, ministri aktual i Mbrojtjes Pirro Vengu, SPAK hesht në mënyrë më kriminale dhe më të paturpshme.

Sali Berisha: “Në këtë regjim pothuajse çdo ditë, qytetarët e këtij vendi përballen me një krim të ri, të cilin për fat të keq e etiketojmë skandal, por që në realitet është krim i madh, rrezik i madh, kërcënim i madh. Dhe kjo, e bën qytetarët e Shqipërisë, qytetarët më të pambrojtur të rajonit dhe Europës, për fatin e tyre, për punën e tyre, për biznesin e tyre, për shëndetin e tyre, për shkollimin e fëmijëve të tyre, vendos një regjim i zhytur këmbë e kokë në krim, në vjedhje dhe drogë. Nuk ka sot qytetar më të pasigurtë dhe të kërcënuar se shqiptarët. Krimi i fundit është një krim që mund të ndodhë vetëm në narkoshtete, apo në shoqëri parashtetërore. Nuk ndodh kurrë në një shtet me respekt minimal ndaj ligjit, çfarë do që të jetë ai. Trafiku i mbetjeve toksike është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, dhe qeverisë së tij.

Ajo që ka ndodhur me këto mbetje dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale për çdo qytetar shqiptar në këtë vend. Dëshmon kërcënimin e madh, të jetës dhe shëndetit të çdo qytetari nga kreu i narkoshtetit Edi Rama, dhe suita e tij. Pas dy javës zhurme kombëtare dhe botërore, për mijëra ton mbetje toksike që u nisën nga Durrësi për në Tajlandë, rezulton se Edi Rama me heshtjen e tij ka faktuar të gjitha akuzat që janë bërë këtu, në media shqiptare dhe ndërkombëtare, se prapa aferës qëndron qeveria shqiptare, qëndron Edi Rama. A ka akt falsifikimi më të madh, a ka akt kërcënimi më të madh për qytetarët shqiptarë, rrezikimin më të madh të jetës dhe shtetit të tyre, se sa institucionet zyrtare të ndryshojnë kode dhe të vendosin kodet e lëndëve jo toksike në ngarkesat e lëndëve toksike. Kjo do të thotë të vendosësh etiketën e sheqerit, të orizit, aty ku është helmi, ku janë toksinat dhe krim më makabër se ky nuk mund të bëhet. Kjo praktikë e padëgjuar ndonjëherë, kjo praktikë u zbatua në rastin e kontenierëve të cilëve ju ndryshua kodi. Nga lëndë toksike që përmbanin, në lëndë jo toksike dhe këtë e bëri institucioni shtetëror doganë.

Me këtë praktikë, me këtë falsifikim të tmerrshëm në Shqipëri, për të mbushur xhepat Edi Rama dhe suita e tij, mund të futet çdo lloj helmi, çdo lloj plehu, çdo lloj toksine. Ndryshimin e kodeve e ka bërë dogana, por kush është kreu i doganave. Kreu i doganave është ish-bashkëvjedhësi i Edi Ramës, financieri i partisë së krimit, Gazheli. Do ta akuzoja me forcën më të madhe ish-ministrin që e shkarkuan, por nuk e bëj se Gazheli atë e kishte vartës, nuk e pyeste se është i gjallë. Gazheli pyet vetëm një njeri në Shqipëri, ai pyet Edi Ramën. Aktin nuk mund ta bënte kurrë me porosi të njeriu tjetër, përveç Edi Ramës. Sot në media kanë qarkulluar emrat e disa biznesgrave. Ato janë Gugallet, Zotot, Mërtirët e helmeve. Ato janë prestanomet e Edi Ramës, lubi Ballukut, etj., ministra.

Ju duhet ta dini se ligji për eksportin e mbetjeve, cila do qofshin ato, ka kërkesa shumë të rrepta. Së pari autorizimi jepet me firmë të ministri. Së dyti nuk ndërmerret asnjë akt nëse nuk sillet vërtetimi nga vendi pritës, se ai pranon mallin e eksportuar. Por për Shqipërinë, narkoshtetin e Edi Ramës, vendin ku të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu, asnjë rregull, asnjë ligj nuk ka vlerë, nuk ka rëndësi. Kjo aferë kriminale, e pashembullt, dëshmon se në Shqipëri mund të futen qindra e mijëra tonelata nga armë dhe substanca kimike në zbërthim të diktatorëve në paraskadim, gjer tek helme të industrive petrokimike për tu likujduar. Ndërrimi i kodeve është krimi më i shëmtuar, kërcënimi më i madh. Loja me kodet është lojë me jetën e shqiptarëve, lojë me shëndetin e shqiptarëve. Kjo është lojë e Edi Ramës dhe askujt tjetër.

Ndonëse transporti i paautorizuar i helmeve dhe lëndëve të rrezikshme përbën kërcënim madhor për njerëzit dhe mjedisin. Ndonëse në këtë aferë janë përgjegjës direkt Ministria e Financave, e Mjedisit, me ligj Ministria e Infrastrukturës, lubi Balluku, ministri aktual i Mbrojtjes, dezertori i shërbimi ushtarak, Pirro Vengu. Megjithatë Skrapi i partisë hesht në mënyrë më kriminale, më të paturpshme. Hesht për tu dëshmuar shqiptarëve se nuk është gjë tjetër veç se një vegël e verbër në duart e kësaj bande kriminale. Hesht para një afere e cila nuk mund të kurrë të realizohet pa një grup të strukturuar, apo organizatë të strukturuar kriminale të jo më pak se katër apo pesë institucioneve. Nuk mundet kurrë të realizohet pa shkelje të rënda të ligjeve, e me gjithë këtë për Altin mercenarin ky është një krim intelektual, dhe ai nuk merret me krime intelektuale. E ka fjalën për intelektualin e Edi Ramës. Ky qëndrim i papërgjegjshëm ky qëndrim në mbështetje të këtij krimi të madh, i skapit të partisë, bën gjithnjë e më jetike betejën e tonë për qeveri teknike, për zgjedhje të lira.”

The post Berisha: Dogana falsifikoi kodet, pas aferës së mbetjeve toksike qëndron Rama appeared first on Albeu.com.

“Jeni heronjtë e shqiptarëve!”, Berisha-protestuesve: Më dhatë shpresë dhe sot më shumë se kurrë ju jeni heronjtë e mi
Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin, ka përshëndetur të gjithë qytetarët protestues, që e kanë ndjekur gjithmonë.

‘Më dhatë shpresë dhe sot më shumë se kurrë ju jeni heronjtë e mi, jeni heronjtë e shqiptarëve’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.

Berisha: Ne kaluam vështirësi të mëdha, nuk i mohoj. Ne kemi përballë një diktaturë e cila kontrollon parlamentin, që kontrollon drejtësinë, që ka shkatërruar pluralizmin dhe ka shkatërruar procesin zgjedhor duke grabitur votën e lirë. Ne kemi përballë një agresion të hapur ndaj opozitës. Kryetarit nuk i lejohet emri në fletën e votimit dhe arrestohet në procesin më politik të dokumentuar në historinë e Europës. Ne jemitë sulmuar nga gjykatat e partisë që na mbajnë peng vulën e partisë. Ne jemi të sulmuar nga disa prej medieve më të mëdha të vendit që për mëkatet e qeverisë, thonë fajin e ka opozita.

Por janë këto vështirësi, të cilat kanë aktivizuar ADN-në tonë shqiptare dhe si shqiptarë ne japim forcë të përballemi të pamposhtur me çdo gjë. Janë këto sulme që zgjojnë luanin brenda nesh dhe na japin guxim të përballemi me hienat dhe këtë e kemi provuar. Kemi fituar dy herë, në fakt tre herë, në kushtet më të pamundura dhe ne do fitojmë përsëri. Do fitojmë për të ardhmen e rinisë shqiptare, për demokracinë, për Shqipërinë. Të dashur demokratë, përulem para jush me mirënjohjen më të thellë. Në moshën time, në një moshë që unë mendoja se kisha parë gjithçka nga jeta, më dhatë shansin për të përjetuar emocionet më të fuqishme. Më frymëzuat duke qëndruar përpara çdo sulmi që iu bë PD-së si viganë të vërtetë të interesit kombëtar.

Nuk u shitët, nuk u intimiduat, nuk u trembët, nuk u mashtruat. Më dhatë shpresë dhe sot më shumë se kurrë ju jeni heronjtë e mi, jeni heronjtë e shqiptarëve.Po, ju jeni heronjtë e mi se kur Shqipëria ishte zhytur në apati nën moton ç’më duhet mua, kur regjimi mendoi se i dha opozitës goditje fatale, ju provuat se fati i Shqipërisë është në duar të sigurta. Kemi 10 vite në opozitë, të dashur miq. Opozita është e vështirë, por është akoma më e vështirë kur zgjat 10 vite. Shumë dhimbje, padrejtësi, sakrifica keni kaluar ju. Opozita bëhet e padurueshme kur ato institucione që supozohen të jenë me ligjin, korruptohen dhe përdoren si pushkë kundër opozitës. Përdoren si Dumani në krye të organizatës kriminale të Skapit të partisë për amnistimin e Edi Ramës dhe kriminelëve të tij elektoralë për dosjet 339 dhe 184. Përdoren për amnistinë e Edi Ramën dhe Erion Veliajt për vjedhjen e shekullit, djegësat, sterilizimin, portin e Durrësit, Butrintit, aferat shumëmiliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij. Përdoret për amnistimin e skandalit të shekullit Rama-McGonigal për të cilin dita e gjykimit po afron. Dita e gjykimit për Edi Ramën është e afërt dhe Edi Rama, me 20 shkurt, do të marrë atë që meriton!

The post “Jeni heronjtë e shqiptarëve!”, Berisha-protestuesve: Më dhatë shpresë dhe sot më shumë se kurrë ju jeni heronjtë e mi appeared first on Albeu.com.

Veproi qëllimisht apo harroi? Detaji që shpëtoi nga Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar
Ish-kryeministri Sali Berisha sot u rikthye në politikën shqiptare duke ardhur në Kuvendin Kombëtar në “Air Albania” me 4934 delegatë mbështetës.

Me këtë shifër e cila kalon atë të publikuar para Kuvendit ku u dorëzuan 4200 firma, Berisha dhe Kuvendi miratoi në parim statutin I cili çon PD në zgjedhje të reja. Por pavarësisht se mblodhi me sukses Kuvendin, Berisha ka habitur me vendimin e tij për të mos votuar asnjë nga vendimet e statutit të ri në Partinë Demokratike.

Rikujtojmë se në Kuvend, u kaluan për miratim statuti i ri i partisë, shkarkimi i 4 nënkryetarëve si edhe u kalua për votim të fshehtë shkarkimi i kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas statutit të miratuar në parim, Partia Demokrati shkon në zgjedhje të reja në 22 mars ndërkohë më 18 dhjetor nis referendumi për shkarkimin e Bashës në të gjithë Shqipërinë. /albeu.com/

The post Veproi qëllimisht apo harroi? Detaji që shpëtoi nga Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar appeared first on Albeu.com.

Nuk ndalet Sali Berisha: Deklaroj kandidaturën për kreun e PD!
Ish-kryeministri Sali Berisha duket më i vendosur se kurrë për të rimarrë drejtimin e partisë Demokratike

Këtë e deklaroi nga Korça në 77-vjetorin e lindjes së tij por shtoi se është anëtarësia që do të vendosë me votën e saj se cili do të jetë roli i tij në Partinë Demokratike.

Berisha: Mbledhja e Kuvendit është jetike për të shpëtuar PD. Përpjekja ime nuk është personale, qëllimi madhor është të rikthejmë vlerat te PD, votën e lirë. Besoj vetëm, në një PD sovrane që respekton dinjitetin njerëzor. Ti vetë ku e sheh veten?

Me datën  20 maj pyeta veten pse e bënë këtë punë, pse më sanksionuan? Çfarë kam bërë këto 8 vite se para 8 vitesh i kam të gjithë deklaratat me lavdërimet më të mëdha, me çmime ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit nga OKB. Unë kisha kundërshtuar ndryshimin e kufijve, dhe shumë mirë kam bërë, kisha denoncuar korrupsionin, krimin dhe drogën.

Një thirrje e brendshme ishte për mua që ti do të rikthehesh.U deklarova gazetarëve se tani do të rikthehem i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi.

Duke thënë  këtë do të respektoj çdo garë dhe çdo verdikt, do mirëpres çdo rival me vlerësimin më maksimal. Ne kurrë rivalët përpara nuk i kemi larguar pse kanë rivalizuar për kryetarë apo funksione të tjera. Se cili do të jetë pozicioni i Sali Berishës do ta përcaktojë anëtarësia e PD.

The post Nuk ndalet Sali Berisha: Deklaroj kandidaturën për kreun e PD! appeared first on Albeu.com.