berish a Archives - Albeu.com

Berisha denoncon: Klodian Zoto ka paguar me paratë e sipërmarrjes qeveritare hotelet luksoze të Ahmetajt
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u ndal te çështja e inceneratorëve.

Ai tha se ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj është personi, që përmes firmës së tij ka lejuar vjedhjet përmes djegësve.

Deklarata e Berishës:

Punonjësit e kompanisë Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj, kanë financuar vizitat turistike, netët e luksit në hotelet me pesë yje të Arben Ahmetajt, asokohe ministër i Ekonomisë, sigurisht jo me para të veta, por të sipërmarrjes qeveritare të vjedhur nga taksapaguesit shqiptarë.

Klodian Zoto, ka paguar me kartën e vet të kreditit, të paktën në pesë raste të raportuara qëndrimin në hotele me 5 yje të Arben Ahmetajt.

Kjo vërteton plotësisht deklaratën e PD-së dhe opozitës, e cila ka denoncuar me kohë skemën e mega-vjedhjes së 430 milionë eurove.

Arben Ahmetajt dhe shefi i tij, Edi Rama, kanë rolet më kryesore në këtë aferë.

I pari Edi Rama, përmes firmave që ka hedhur, dhe përdorimit të shefit të tij, Engjëll Agaçit, ka qenë njeriu më kryesor i të gjithë procesit korruptiv.

Pra, kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, me Edi Ramën në krye, që kanë përfituar nga kjo mega-aferë korruptive.

Edi Rama, në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim me opinionin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka firmosur kontratën me negociatat të mbyllura, në mënyrë antiligjore.

I dyti, Arben Ahmetaj, përmes njohjeve me të kërkuarit e drejtësisë, gjë që e ka mohuar vazhdimisht, ka luajtur rolin e ndërmjetësit sipas një skeme të qartë piramidale.

The post Berisha denoncon: Klodian Zoto ka paguar me paratë e sipërmarrjes qeveritare hotelet luksoze të Ahmetajt appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet vendore, Berisha për marrëveshjen me Metën: Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i dy partive
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në emisionin “Open” se asnjë kandidat për zgjedhjet vendore nuk mund të garojë si përfaqësues i këtyre dy partive pa kaluar primaret. Berisha ka folur për marrëveshjen me Partinë e Lirisë.

“PL ka pranuar si metodën më demokratike ka pranuar të kontribuojë primare. Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i këtyre dy partive pa kaluar primaret. Ky është në fakt bashkim në dy parime themelore. Në parimin e primareve, pra të delegimit përfundimtar të vendimmarrjes tek anëtarësia dhe simpatizantët, në përmbysjen e përfaqësimit të deritanishëm. Parimi i dytë themelor është referendumi, në të cilin dy forcat tona zotohen të bëjnë gjithçka për të drejtën e referendumit. Besojmë se demokracia shqiptare ka nevojë jetike për shprehjen e vullnetit të shqiptarëve.

Partia e Lirisë ka pranuar primaret si praktika demokratike e përzgjedhjes së kandidatëve. Kandidatët në këto zgjedhje mund të jenë nga shoqëria civile, mund të jenë pa parti”, tha Berisha

The post Zgjedhjet vendore, Berisha për marrëveshjen me Metën: Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i dy partive appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 32-vjeçarit në Tiranë, reagon Prokuroria e Tiranës dhe AMP: Efektivët nuk e dhunuan, gëlltiti kokainë
Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kanë dalë me një njoftim të përbashkët në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, ngjarje e ndodhur gjatë orëve të voa të natës së kaluar. Fillimisht shpjegohet se i riu Kurti është parë në rrugën “Riza Çuka” dhe efektivët e komisariati nr.3 e kanë ndaluar për kontroll. I riu ka vrapuar dhe dhe pas 200 metrave është kapur dhe është çuar në komisariatin nr.3 të Policisë së Tiranës, ku sipas njoftimit ka shfaqur probleme shëndetësore. Më pas, efektivët e kanë dërguar në spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës. Në njoftim, Prokuroria dhe AMP sigurojnë që efektivët nuk kanë ushtruar dhunë mbi të riun dhe se në stomak i është gjetur një qese e çarë, e cila dyshohet se ka pasur kokainë.

Njoftim i përbashkët për media i Prokurorisë Tiranë dhe AMP:

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer veprimet hetimore proceduriale në lidhje me ngjarjen ku shtetasi L.K., 32 vjeç ndërroi jetë pasi u shoqërua nga punonjës policie të Komisariatit Nr.3 Tiranë gjatë një kontrolli rutinë, nga të cilat rezulton se:

Në datë 19.10.2022, ora 23:07, punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës kanë konstatuar një person duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasi është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

Në vijim, pasi është qetësuar, shtetasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ku ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës.

Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar i gjithë itenerari dhe veprimet e punonjësve të Policisë nga momenti kur shtetasit i kërkohet të identifikohet deri në shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të policisë Nr 3.

Ky itenerar pasqyrohet në pamjet filmike të admnistruara nga 5 kamera të vendeve të ndryshme, deklarimet e personave të pranishëm, mes tyre dhe dy shtetas shokë të viktimës, si dhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë.

Nga veprimet hetimore në vazhdim janë dhe këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nga e cila nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.

Gjithashtu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit të shtetasit L.K., 32 vjeç.

Për sa më sipër, AMP nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet për të sqaruar dhe zbardhur shkakun e vdekjes dhe rrethana të tjera të ngjarjes./albeu.com

The post Vdekja e 32-vjeçarit në Tiranë, reagon Prokuroria e Tiranës dhe AMP: Efektivët nuk e dhunuan, gëlltiti kokainë appeared first on Albeu.com.