Bergamo Archives - Albeu.com

Tentativa e rrëmbimit të 1-vjeçares në Bergamo, prindërit: Çfarë frike për vajzën tonë
Në Bergamo, një burrë 47-vjeçar tentoi të rrëmbente një vajzë njëvjeçare brenda një supermarketi, duke e kapur nga këmba dhe duke i thyer femurin.

Prindërit, të tronditur, reaguan menjëherë dhe me ndihmën e stafit të sigurisë arritën ta ndalonin agresorin deri në mbërritjen e policisë. Ata shprehin tronditjen dhe falenderimin për këdo që u ofroi ndihmë.

Dyert e supermarketit që hapen, nëna që ecën dorë për dore me vajzën një vjeçe e gjysmë drejt daljes dhe babai pranë, me karrocën e blerjeve. Asgjë nuk linte të parashikohej se, pas pak çastesh, një i panjohur do të hidhej përpara në përpjekje për t’u rrëmbyer vajzën.

“Ishin çaste të tensionuara, jemi shumë të tronditur”, u kanë thënë prindërit forcave të rendit, pas arrestimit të agresorit.

Në burg, siç ka urdhëruar prokurorja Giulia Angeleri, në pritje të marrjes në pyetje për vërtetimin e arrestit, ndodhet një burrë 47-vjeçar, rumun, jo rezident. “Nuk e kuptuam menjëherë seriozitetin e situatës. Më shumë se për një rrëmbim, menduam se donte t’i bënte keq”, shkruan Corriere della Sera.

Pse 47-vjeçari e mori në shënjestër dhe e tërhoqi nga këmba vogëlushen, duke i thyer femurin, është ndër pyetjet për të cilat po kërkon përgjigje policia. Nuk rezulton që familja ta njihte.

“E kuptova se instinkti i njeriut është ai i mbijetesës. Të shohësh vajzën tënde në rrezik ishte e tmerrshme dhe reagimi ishte i menjëhershëm. Nuk mendon, vepron”, ka shtuar babai i së miturës, Matteo.

Gjithçka ndodhi të shtunën në orën e drekës, në rreth tridhjetë sekonda; çaste të tmerrshme, të filmuara nga kamerat e Esselunga-s.

“Supermarketi ishte plot, nuk e pret një gjë të tillë”, vazhdon babai i vajzës, i cili fillimisht kishte menduar se 47-vjeçari ishte ulur për të lidhur këpucët.

Burri, sapo hyri, u kryqëzua me familjen; e kapi vajzën nga këmba dhe e ngriti lart, ndërsa nëna përpiqej ta mbante.

Babai u hodh drejt 47-vjeçarit, i akuzuar për tentativë rrëmbimi të personit, e rënduar nga mosha e viktimës, si dhe për plagosje, edhe kjo e rënduar.

E vendosur në allçi, vajza është lëshuar nga spitali: “Mund të them se shkoi mirë në fatkeqësi”, thotë prindi, duke falënderuar ata që ndërhynë . “Vajza sot është e buzëqeshur, me allçi, dhe po luan”.

Duke e goditur 47-vjeçarin në shpinë, babai arriti ta hidhte në tokë, i ndihmuar nga sigurimi i supermarketit dhe klientë të tjerë, dhe ta dorëzonte te policia.

“Dëgjova britma therëse, nëna bërtiste ‘vajza ime’”, tregon një dëshmitare, që preferon të mbetet anonime . “E mbante vajzën fort pas vetes, u tërhoq edhe ajo zvarrë në tokë. Burri nuk e lëshonte”.

Kur u ndalua nga policia, 47-vjeçari, që flet italisht me vështirësi, nuk tha asgjë. Në xhep kishte një pasaportë dhe 5 euro.

I padënuar më parë, nuk rezulton të ketë patologji psikiatrike. Për të ka vetëm disa regjistrime kontrollesh në kufi, për shkak të endjeve të tij.

Në Bergamo duket se kishte mbërritur prej pak kohësh. Dy ditë më parë ishte kontrolluar nga policia në hyrje të urgjencës së një spitali; kërkonte strehim, pa qenë agresiv. Në atë rast thuhet se kishte kërkuar të kthehej në Rumani me ambulancë.

Tentativa e rrëmbimit është një “fakt me rëndësi ekstreme”, thekson kryetarja e bashkisë Elena Carnevali. Por ajo futet edhe në “një kontekst më të gjerë ku po regjistrojmë një rritje të situatave të brishtësisë dhe shqetësimit social, që megjithatë nuk mund të përkthehen në krime”.

Për rastin ka reaguar edhe ministri dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini: “Tani asnjë tolerancë. Asnjë ulje”, ka shkruar në Facebook.

The post Tentativa e rrëmbimit të 1-vjeçares në Bergamo, prindërit: Çfarë frike për vajzën tonë appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Bergamo, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Një aksident i rëndë i mori jetën një ditë më parë 23-vjeçarit nga Shqipëria, Andon Kumria, në Bergamo të Italisë.

23-vjeçari shqiptar Kumria, është aksidentuar në orën 05:30 të mëngjesit të së enjtes.

Edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin Papa Giovanni në Bergamo, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

I riu kishte disa vite që punonte si kuzhinier në një restorant në Bergamo.

Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur pa masë familjarët e tij dhe punonjësit në restorantin ku ai punonte. Lamtumira e fundit do t’i jepet të shtunën e 23 Dhjetorit në Bergamo.

Për vdekjen e tij ka folur edhe pronari i restorantit ‘da Giò’ në via Nazionale në Seriate, Itali, ku i riu punonte.

“Ai ishte krahu im i djathtë, kuzhinieri më i mirë që kam pasur ndonjëherë në njëzet vjet biznes. Andon ishte një djalë shumë i mirë, plot jetë, i përkushtuar ndaj punës. Në këto dy vite nuk e kam dëgjuar kurrë të thotë “jo”. Ai ishte shumë i apasionuar pas gatimit, aq sa e kishte studiuar dhe madje kishte shkruar një libër. Ai ishte aq i mirë sa i shita një pjesë të aksioneve në një nga kompanitë e mia. Ai kishte një ëndërr, të shkonte në Amerikë. Ne donim të bënim një udhëtim dhe të shkonim së bashku. Edhe sikur të na ndante fati, ti do të mbetesh përgjithmonë i gdhendur në zemrën time. Shijoje udhëtimin tënd, miku im”, është shprehur Giovanni.

Përsa i përket aksidentit ai u shpreh se informacioni i vetëm që kishte ishte se i riu kishte humbur jetën nga humbja e kontrollit të makinës.

“Nuk e di dinamikën e aksidentit, e di që kishte mjegull dhe Andoni humbi kontrollin e makinës”, tha Giovanni.

The post Aksident tragjik në Bergamo, humb jetën 23-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

“Mushka, çokollata dhe pako”, përgjimet nxorën zbuluar bandën italo-shqiptare, kodet që përdorte grupi i trafikut të drogës
Autoritetet italiane çmontuan një bandë italo-shqiptare të trafikut të drogës dy ditë më parë në Bergamo.

Si rezultat i operacionit u arrestuarn 43 persona, ndërsa banda drejtohej nga tre shqiptarë.

U sekuestruan mbi 4 milionë euro që dyhsohet se urojnë nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

Në dosjen hetimore tregohet edhe mënyra se si funksiononte grupi dhe kodet që përdornin anëtarët e organizatës për të mos u kapur nga autoritetet.

Veprimet dhe pagesat e  grupit

Nga analizimi i fletoreve dhe llogarive të kryera si dhe nga veprimet e tjera hetimore është bërë e mundur që të përcaktohet se periudha 07/ 03.2016 deri në 24.01 2017 (dita e sekuestrimit të sasisë prej 2 kg) shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi iu është dorëzuar nga Alfred Luliu dhe Gjergj Luli në total prej 12 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, që I korrespondon një vlere monetare prej mbi 200 mijë euro.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë e mundur që të provohet  se Alfred Luli dhe Gjergji Luli  kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 28 kilogramë kokainë, 153 kg kanabis sativa dhe 40 kilogramë hashash kundrejt një vlere prej 960 mijë euro, sipas shumave, shifrave dhe llojeve të drogës të marra nga fletoret me shkrim dore të sekuestruara në banesën e Alfred Lulit. Këto fakte kanë ndodhur në provincën e Bergamos, në periudhën korrik 2015-maj 2016.

Një pjesë e sasisë së lëndës narkotike është shitur për llogari të vëllezërve Luli nga shtetasi Lorenc Arapi në provincën e Bergamos, i cili dyshohet se ka shitur rreth 100 kg canabis sativa (të paguara me dy këste prej 80 000 euro më datë 01.10.2015 dhe 23.10.2015), si dhe 12 kilogramë canabis sativa të tjera, të sekuestruara në datën 15/01.2018 shoferit Milan Ristic.

Po kështu, Gjergji Luli në bashkëpunim me Saimir Prenga, kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 67 kg Kannabis sativa, në tre episode:

1) 40 kilogramë para datës 08.12.2017 me vlerë 70 500 euro

2) 12 kg  me datë 16.12.2017

3) 15 kg me datë 01.07.2018

Veprimet hetimore

Nga përgjimet telefonike të kryera për Alfred Lulin dhe vëzhgimet e bëra, është bërë e mundur që të provohet se Alfred Luli në datat 8  dhe 12 mars kishte bërë takime për shitjen e lëndëve narkotike në favor të Saimir Prenga dhe Rexhep Dallupi.

Por çfarë kodesh përdorte grupi i strukturuar i trafikut të drogës ?

Në dosje, simboli “S” tregon lëndën narkotike të llojit marijuanë me origjinë nga Spanja.

Simboli “A”  tregon lëndën narkotike të lloji marijuanë nga Shqipëria

Simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë

Fjala “Pako” përdoret për të treguar 1 kilogram,

Fjala “tym” dhe “çokollate” tregon substancën narkotike  të llojit hashash

Fjala “lekë”  monedhë shqiptare, përdoret për të treguar monedhën në euro.

Fjala “Mushka” përdorej për të treguar e ”Korrierin” i ngarkuar me transportin e drogës dhe e parave./Albeu.com/

The post “Mushka, çokollata dhe pako”, përgjimet nxorën zbuluar bandën italo-shqiptare, kodet që përdorte grupi i trafikut të drogës appeared first on Albeu.com.

Bergomi: Donnarumma bëri gabim që u largua nga Milani, do të ishte bërë si Dida
Në një intervistë të shkurtër për “Corriere dello Sport”, Beppe Bergomi u shpreh i habitur për faktin e disa lojtarëve të mëdhenj  që largohen nga top 3 klubet e Serie A.

“Jeta përbëhet nga zgjedhje, por nuk do ta kuptoj kurrë se përse largohen nga Interi, Milan apo Juventus, për të shkuar në një ekip tjetër jashtë Italisë. Këto tre klube janë më të mirat në Itali dhe jo vetëm. Nuk do të mund të gjesh më mirë në një klub tjetër. Mund të fitosh disa trofe më shumë, por nuk është karriera e futbollit vetëm për trofe.

Duhet të ndjehesh mirë, duhet ta dashurosh fanellën dhe ngjyrat që mban në trup.

Donnarumma bëri gabim të madh që u largua nga Milani, atje ai do të ishte bërë një legjend, sikur Dida”, u shpreh Bergomi./ h.ll/albeu.com

The post Bergomi: Donnarumma bëri gabim që u largua nga Milani, do të ishte bërë si Dida appeared first on Albeu.com.

2 gola për tre minuta, Gjimshiti “çmend” Bergamon (VIDEO)
Berat Gjimshiti ka shënuar dy golat e parë sezonalë me Atalantën. Skuadra italiane po luan në Bergamo përballë Olympiacos, sfida e parë e raundit të 1/16-ve në Europa League.

Ekipi nga Pireu mbyllën pjesën e parë në avantazh, por zikaltrit e Gasperinit kanë përmbysur rezultatin me dy gola të njëpasnjëshëm të mbrojtësit të kombëtares shqiptare.

Gjimshiti gjeti golin e parë falë një realizimi të bukur me kokë në minutën e 61-të, ndërsa dy minuta më parë ndëshkoi përsëri grekët me një diagonaleje të saktë me të djathtën.

The post 2 gola për tre minuta, Gjimshiti “çmend” Bergamon (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tërmeti “shkund” veriun e Italisë, sa ishte magnituda
Një tërmet i fuqishëm ka goditur veriun e Italisë mëngjesin e kësaj të shtune.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter dhe goditi fillimisht rajonin e Bergamos.

Tërmeti kishte një thellësi prej 26 kilometrash dhe epiqendra e tij ndodhet në zonën Bonate Soto të rajonit të Bergamos.

Lëkundjet janë ndjerë në Milano dhe në të gjithë rajonin e Lombardisë, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka marrë dhjetëra telefonata nga qytetarët.

Deri më tani nuk ka të dhëna për të lënduar dhe mediet italiane raportojnë se ka ndodhur vetëm një aksident automobilistik nga tërmeti, por pritet të shihet në orët në vijim se si do të jetë situata, nëse do të ketë ose jo viktima.

Për arsye paraprake janë evakuuar shkollat, në të cilat po bëhej mësim sot në zonë dhe po kryhen inspektime për gjendjen e ndërtesave./albeu.com/

The post Tërmeti “shkund” veriun e Italisë, sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Roma shokon sërish Atalantën në Bergamo (VIDEO)
Roma ka shënuar golin e dytë në transfertën e Bergamos përballë Përballë Atalantës.

Ishte Zaniolo ai që dërgoi topin lehtësisht brenda zonës. /albeu.com/

The post Roma shokon sërish Atalantën në Bergamo (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Misteri në Bergamo: Villarreali nuk donte të luante, presion ndaj arbitrit, dalin provat (VIDEO)
Ndeshja e ditës së fundit të Grupit F të Ligës së Kampionëve ndërmjet Atalantës dhe Villarrealit u shty për shkak të borës së madhe që goditi Bergamon të mërkurën. Ndeshjen që pritet për t’u kualifikuar në raundin e 16-të, lojtarët e Bergamos duhet ta fitojnë për të kaluar në raund.

Ndeshja do të luhet sot, e enjte 9 dhjetor në orën 19. Vendimi për të mos luajtur ka krijuar polemika të ndryshme, si për shembull orari i ri i fillimit. Disa detaje të momenteve që i paraprinë vendimit për shtyrjen e ndeshjes lanë të kuptohet se Villarreali që në momentet e para të reshjeve të borës nuk kishte ndërmend të luante nën dëborë me fushë të kushtëzuar shumë. Spanjollët në një mënyrë pak a shumë të drejtpërdrejtë i bënë presion arbitrit kryesore, anglezit Taylor.

Atalanta-Villarreal ishte dhe është një nga ndeshjet kryesore sepse skuadrat e Gasperinit dhe Emery-t garojnë për vendin e fundit në 1/16.

Ky takim ende nuk është zhvilluar. Sepse bora e bënte fushën të paluajtshme.

Por për të marrë vendimin për ta shtyrë u desh pak kohë, koha e nevojshme për të kuptuar se me të vërtetë nuk kishte asnjë shans për të dalë në fushë, edhe nëse për shumë do të ishte e mundur të luanin në Bergamo të mërkurën në mbrëmje. Në stadiumin Gewiss, pëlhurat e gomuara penguan zbardhjen e lëndinës së gjelbër në orët e para të pasdites, por në orën 17:30 ato u hoqën ngadalë, pikërisht kur bora ishte shtuar.

Problemi i parashikuar nuk dukej i pakapërcyeshëm pasi një duzinë tifozësh dolën në fushë dhe filluan të kapnin lopatat, para gjysmë ore nga fillimi dhjetëra stjuardë vazhduan punën ndërsa bora vazhdonte të binte.

Arbitri Taylor kishte vendosur të merrte pak kohë, duke paralajmëruar një vonesë prej 20 minutash. Kështu, lojtarët e Atalantës fillojnë ngrohjen e tyre në orën 20:15, dalin në fushë dhe relaksojnë muskujt e tyre. Nga ana tjetër ata të Villarrealit janë në arrati dhe shfaqen pas orës 20:30, por nuk vijnë të plotë dhe të gatshëm për t’u përgatitur për një ndeshje kaq të rëndësishme. Tre prej tyre hyjnë me pantofla. Një qëndrim që sugjeronte se vendimi i klubit spanjoll ishte marrë tashmë.

Ishin dy palë të përfshira, por ishte një që kishte më pak dëshirë të dilte në fushë. Spanjollët dukeshin më pak të prirur për të luajtur. Mbrojtësi i fortë ekuadorian Estupinan në TV tha: “Unë kurrë nuk kam qenë në një terren të tillë. Ne jemi duke u përgatitur”.

Fjalë rrethanore, të ndryshme nga ato që tha presidenti i Villarrealit, Roig pas vendimit për shtyrjen e ndeshjes: “Dëbora pritej deri në tre të mëngjesit. Ishte e rrezikshme të luash dhe të mashtroje për të luajtur po te merkuren”

Qëndrimi i spanjollëve ishte mjaft i qartë si për shkak se lojtarët u shfaqën me pantofla në fushë. Villarreal u përpoq të ndikojë në Taylor, i cili në fund, si të gjithë gjyqtarët anglezë, zgjodhi rrugën e maturisë dhe nuk ka problem nëse rreth orës 22:00 nuk binte më bora.

Këtë betejë e fituan spanjollët, me lojtarët që pas shtyrjes zyrtare shkuan, gjithmonë nën borë, te 87 tifozët që i ndiqnin. Ndërsa Atalanta duhej të duelonte me Uefa-n, dhe me Villarrealin, për fillimin e ndeshjes.

UEFA zgjodhi orën 16.30 për të mos u konfliktuar me Europa League dhe Conference League, por Atalanta e kundërshtoi duke thënë se kjo është një kohë pune dhe shumë tifozë që kishin blerë bileta nuk do të kishin mundësi ta ndiqnin ndeshjen.

Kompromisi doli i suksesshëm, nuk do të luhet pasdite por as në orën 20.30. Fillimi në orën 19. Villarreali, për aq sa ishte e mundur, u përpoq të ndikojë në vendimin e arbitrit Taylor dhe me qëndrimin e tij brenda dhe jashtë fushës arriti të fitojë mundjen e krahut. /telesport/

Villarreal's players thank their away fans for their support after their Champions League match against Atalanta was called off due to heavy snow ?#UCL pic.twitter.com/4iCgtGbiG9

— Football on BT Sport (@btsportfootball) December 8, 2021

The post Misteri në Bergamo: Villarreali nuk donte të luante, presion ndaj arbitrit, dalin provat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.