berberi Archives - Albeu.com

Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi…
Dosja hetimore mbi një procedurë prokurimi në KESH, ka zbuluar se dy muaj përpara tenderit me vlerë rreth 700 mijë euro, disa zyrtarë të lartë të energjisë nisën bisedimet për paracaktimin e tij.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Ora News, pjesë e grupit të komunikimit kanë qenë Benet Beci, atëherë Administrator i KESH, Ervis Berberi, drejtori i Agjencisë së Energjisë dhe Eficencës, si dhe Adela Ruko dhe Dritan Dakoli.

Sipas dosjes hetimore, biseda e parë bëhet me datën 29.10.2019, ora 18:47:59; shtetasi Evis Berberi i ka dërguar shtetasit Benet Beci, me detyrë Administrator i KESH, SMS me tekstin: “Përshëndetje Visi, jam nesër kur mund të takohemi”.

Ndërsa rezulton se shtetasi Benet Beci, e ka telefonuar shtetasin Evis Berberi në aplikacionin “WhatsApp” ditën e nesërme.

Pasi Beci ka komunikuar me Berberin, ky i fundit ka biseduar me Dritan Dakolin, e ndërsa me anë të një mesazhi Dakoli i thotë Benet Becit: “U nisa për 10 min besoj se jam aty”.

Sipas burimeve, ka dyshime se mes Becit, Dakolit dhe Berberit, të jetë zhvilluar një takim ku tema e diskutimit ka qenë pikërisht tenderi në fjalë.

Kjo përforcohet edhe më shumë pasi më 31 tetor Dritan Dakoli, i ka dërguar Evis Berberi materialin në formatin “Word” me emërtimin “Kërkesat për kualifikim CMA – masterplan KESH”.

Ky material është i njëjtë me materialin që një ditë më pas, në datën 01.11.2019, Evis Berberi ia ka përcjellë shtetasit Benet Beci.

Në këtë dokument gjendet drafti i kritereve të përgjithshme të kualifikimit dhe kritereve të veçanta të kualifikimit, kritere të cilat janë përdorur më pas në procedurën e prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.

Menjëherë sapo i ka përcjellë shtetasit Benet Beci dy materialet e mësipërme, i ka dërguar mesazhet shtetasit Benet Beci me tekst: “Kërkesat janë paraprake. Se pret ca detaje nga Harvard”.

Benet Beci, i është përgjigjur me dy SMS, ku njëri rezulton i fshirë dhe nuk evidentohet përmbajtja, ndërsa tjetri ka tekstin: “Ok flm Visi”.

Në datën 07.11.2019, Dritan Dakoli, i dërgon shtetasit Evis Berberi materialin me emërtimin “Electricity Workstream Deliverables 2019-2020” me tekstin: “Harvardi për KESH. Më thanë, hidhi një sy. I thashë, këtë e kanë bërë profesorët, çfarë mund të themi ne të shkretët me dy klas shkollë”?

Evis Berberi i përgjigjet me SMS me tekstin: “Hahaha, kush ta çoi”.

Dritan Dakoli i shkruan shtetasit Evis Berberi tekstin: “Ai cuni Harvardit. Me atë që flasim”.

Këtij mesazhi, shtetasi Evis Berberi i përgjigjet me tekstin: “Ok super, po ja nis”.

Në datën 18.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon Evis Berberi mesazhin me tekstin: “Sqiten gjo cunat e KESH”, ndërsa shtetasi Evis Berberi i kthen përgjigjen: “Të them unë, po e bëjnë gati”. /OraNews

The post Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi… appeared first on Albeu.com.

Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës
Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke implikuar rëndë dhe këtë të fundit.

Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender. Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv.kryeministres.

KOMUNIKIMET:

Në vijim të hetimit, nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Ëhatsapp”, ku në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Jam në shpi peshk me pak fjalë, me një virozë”.

Në orën 13:52, Evis Berberi: “Obobo”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”.

Në orën 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 ml euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.

SPAK sqaron se në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 15.09.2021 ka bërë njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”. Në Buletinin nr. 167, datë 22.11.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se për këtë procedurë prokurimi është publikuar njoftimi mbi vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, ku ka rezultuar se është kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqëria “Geci” sh.p.k.

Referuar të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues të shoqërisë “Geci” sh.p.k., në këtë procedurë prokurimi, është lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqërisë “Geci” sh.p.k., me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Nga hetimi rezulton se shoqëria “Geci” sh.p.k. ka si ortak të vetëm dhe administrator shtetasin, Ram Geci.

The post Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës appeared first on Albeu.com.

Dosja me përgjime të reja/ Si i caktoi Belinda Balluku fituesit e Unazës së Madhe: Shtufin mos ta shoh në vend tjetër, punët i ke me ‘Gim’ thuaji…
Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar përgjimet e reja në dosjen e Belinda Ballukut dhe Evis Berberit në paracaktimin e fituesve të garës së Unazës së Madhe në Tiranë.

Në mesazhe, Balluku urdhëron Evis Berberin të takojë biznesmenin Ilir Shtufi, i cili 4 ditë më pas fiton dhe garën bashkë me dy operatorë të tjerë, emrat e të cilëve i cakton ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes.

Bardhi shkruan se: “Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni. Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”.

PËRGJIMET E SPAK PËR BALLUKUN

Në mesazhe, Balluku urdhëron Evis Berberin të takojë biznesmenin Ilir Shtufi, i cili 4 ditë më pas fiton dhe garën bashkë me dy operatorë të tjerë, emrat e të cilëve i cakton ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes.

Bardhi shkruan se: “Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni.  Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”.

PËRGJIMET E SPAK PËR BALLUKUN

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku. Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë:

Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis

Berberi mesazhin: “Hajde tek unë ne 11”.

Në orën 10:46, Evis Berberi: “Erdha”.

Në orën 13:00-13:01. Belinda Balluku: “Çdo gje ok. Lenci me Pellumb. Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe beja te qarte qe shkon me EUT. Dhe mos ta shoh ne vend tjetër. Punët i ke me Gim thuaj, jo me mua”.

Në orën 13:01. Evis Berberi: “Ok”.

Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Persh si te kam.. Ilir Shtufi Nova jam. Te tak pak m’kan then kur mundesh”.

Në orën 14:07, Evis Berberi: “Hajde kalo”.

Në orën 14:07. Ilir Shtufi: “ok 10 min”.

Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: “E takova ok” (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetases Belinda Balluku me tekst “Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut”).

Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: “Ke nje Miranda tek prokurimet. Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U”.

Në orën 21:47. Evis Berberi: “Miranda ka qene tere kohes te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat”.

Në orën 21:49. Belinda Balluku: “Po mire, gjeje kush”.

Në orën 22:13-22:14. Evis Berberi: “Asnje se ka listën, s’ka si ta kene. Pamfleti e ka nxjerre listen apo eshte info. Vetem po te kene qelluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetem une e di. Per çdo lot kane marre kritere ne leter te shtypur pa emer”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.

The post Dosja me përgjime të reja/ Si i caktoi Belinda Balluku fituesit e Unazës së Madhe: Shtufin mos ta shoh në vend tjetër, punët i ke me ‘Gim’ thuaji… appeared first on Albeu.com.

“Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS”- Mesazhi që Balluku shkëmben me Berberin! Jep urdhra kur të bëjë publik fituesin e tenderit për Llogaranë
Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun janë bërë publike udhëzimet që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë jep udhëzime se kur duhet të publikohet fituesi i tenderit për tunelin e Llogarasë.

Balluku dhe Berberi komunikojnë përmes aplikacionit “Signal Private Messenger” lidhur me vlerësimin e ofertave për projektin e tunelit të Llogarasë.

Në një moment, kreu i ARRSH në atë kohë Ervis Berberi njofton Ballukun se do te beje publik tenderin e Llogarasë, por ministrja i thote te presë pasi do të njoftojë një person, që siç thote ajo “e kërcënon”.

“Ok Per pak nxjerr tunelin”, i shkruan Berberi, Belinda Ballukut. Kjo e fundit i kthen pergjigje, duke i thene: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”.

Me pas Belinda Balluku i kërkon kreut të ARRSH, që te beje publike tenderin dhe me pas ai i pergjigjet, “ok per pak”.

Pjese e dosjes

Në datën 28.08.2021, në orën 09:07 – 09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”.

Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes, “.

Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek unë ne perballe me zyren tende”. Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.

Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer. Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”. Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.

Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”. Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.

Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”. Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh 23 Hajde lart me mire Shkalla H’.Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”. Më pas, në orën 22:07, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasen Arta Gurabardhi.

Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete ?”. Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqit”. Në orën 12:17, Belinda Balluku: “Ok”

Në datën 07.09.2021, në orën 12:04, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, ku vihen re emrat e operatorëve ekonomikë që kanë ofertuar në procedurën e prokurimit.

Në orën 12:20, Belinda Balluku: “Po oferta”.

Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kinezi 185 754 927 ml euro mbi 200 miliard lek, Limak 18 690 597 185, Albania Glob affaire 18 000 000 000 lek, inter 17 036 526 000 lek dhe Albbuilding 15 848 808 298”.

Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Oenkemi shkelqyer me pak fſale”.

Në orën 12:28-12:29, Evis Berberi: “I pari me te dytin 10 milion euro diference super fare Po I shohim me detaje dhe te bej nje permbledhje”.

Në orën 12:34, Belinda Balluku: “Sigurisht ka hyre skandal poshte, por nuk ploteson kushtet sigurishf’.

Në orën 12:37, Evis Berberi: “Eshte afersisht me te njejten oferte”.

Në orën 13:57, Belinda Balluku: “Si jane ndare ne %Asl me intercar”.

Në orën 13:58, Evis Berberi: “70 me 30”. Në orën 13:59, Belinda Balluku: “Kur mbyllet vleresimi”.

Në orën 14:00, Evis Berberi: “Po them ta leme mbi 10 dite se heren e pare e mbajtem mbi 15 dite dhe 5 kompani kishim te duket qe po vleresojme Nese duhet shpejt e bejme”.

Në orën 14:02, Belinda Balluku: “Ok lere 15 dite po me jep dt e sakte”. Në orën 14:03, Evis Berberi: “Dt 22 behen 15 dite”.

Në orën 14:03, Belinda Balluku: 24 “Ca te ndodh me afatet? Po ta mbyllim ne dt 16?”.

Në orën 14:04, Evis Berberi: “Asgje E kemi me afer kontraten Jemi ok me 16. 9 dite vleresim mjaftueshem”

Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, Berberi i shkruan Ballukut: “Ok Per pak nxjerr tunelin”.

Në orën 10:53, Balluku i përgjigjet: “Prit dhe pak”, duke ndjekur më pas një bisedë të shkurtër për procedurat.

Në orën 10:54, Balluku i shkruan Berberit: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”, me përgjigjen e Berberit: “Ok”.

Në orën 13:37, Balluku i kërkon: “Nxirre tunelin”, dhe Berberi përgjigjet në 13:43: “Ok Per pak”.

Më pas, në orën 16:06, Berberi konfirmon: “Tuneli u nxorr Sapo”.

The post “Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS”- Mesazhi që Balluku shkëmben me Berberin! Jep urdhra kur të bëjë publik fituesin e tenderit për Llogaranë appeared first on Albeu.com.

Përgjimet/ Si e “bleu” Belinda Balluku deputetin e Lulzim Bashës, porosia për Evis Berberin: Do të marrë Arbi, e kemi patriot, do të pyes për dy toka në Vlorë
Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun, e cila është nën hetim për tunelin e Llogarasë, del edhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, Arbi Agalliu.

Agalli kishte denoncuar nga selia e PD, Belinda Ballukun dhe projektin e ndertimit te Tunelit te Llogarasë, nderkohe qe disa dite me vone, Balluku me gjasa i ka gjetur ‘fijet’.

Në 27 janar 2022 Belinda Balluku, i dërgon një mesazh kreut të ARRSH, Evis Berberi, ku thotë se do të ketë një takim me deputetin demokrat.

Takimi mes Agalliut dhe Berberit, sipas asaj që sqaron Balluku do të jetë për dy toka në Vlorë. Ministrja i kërkon Berberit që ndaj tij të mbajë një qëndrim të dashur pasi siç e cilëson ajo “ është djalë qytetar”.

“Do të marrë për një takim Arbër Agalliu, deputeti i PD qe ka nja dy pyetje për dy toka qe ka ne Vlore një tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës. Qëndrimi shume I dashur, shume I mire se është djalë qytetar”, i shkruan Balluku, Evis Berberit.

Duket se Belinda Balluku, ka kontaktuar direkt me deputetin e Partisë Demokratike, pasi Agalliu i thotë Berberit, se kontaktin ia ka dhënë ministrja.

Pjese nga dosja hetimore:

Nga këqyrja në burime të hapura e linkut të mësipërm, rezulton se në datën 15.10.2021, në orën 15:46, në portalin “Balkanëeb”, është publikuar lajmi i titulluar ““Tenderi për Llogaranë i paracaktuar”, deputeti i PD denoncon me foto е paralajmëron padi në SPAK: Rama e Balluku takuan më herët CEO-n e firmës turke. Ministrja: S’mbajmë përgjegjësi për …”.

Përmbajtja e këtij lajmi është si më poshtë: “Denoncimi i opozitës për tenderin e tunelit të Llogarasë është zhvendosur në sallën e Parlamentit ditën e enjte.

Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, e pyeti Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku se përse është takuar me CEO-n e kompanisë turke, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, katër muaj përpara shpalljes së tij.

Agalliu ka publikuar dhe disa fotot të Ramës dhe Ballukut me pronarin e kompanisë turke, e cila fitoi tenderin që sipas demokratëve është oferta më e shtrenjtë e përzgjedhur për këtë punë publike.

“Shoh nëLinkedIn të CEO-s të kompanisë foto me kryeministrin dhe Ministren, 4 muaj përpara se të shpallet fituesi i tenderit. Besoj dhe shpresoj të jeni takuar për cështje pune në funksion të shqiptareve. Pyetja është a keni takuar ndonjë drejtues tjetër të kompanive që kanë aplikuar për tender dhe të keni bërë foto? Megjithëse në të drejtën e tij nuk duket etike që një sipërmarrës i suksesshëm të mbaj foto profili, LinkedIn për më tepër, presidentin e vendit të vet. A mos vallë është kjo kthim qoke, së bashku me dronat, për spitalin “dhuratë”?- pyeti deputeti i PD.

Nga ana e saj, ministrja Balluku iu përgjigj akuzave dhe pyetjes duke u shprehur se: “Verifikojeni mirë foton se nuk është foto në zyrat e ndonjë kompanie, është vizitë zyrtare në Ankara dhe me të thënë të drejtën unë nuk mbaj asnjëherë shënime apo listën me kë takojmë apo bëjmë fotot. Prandaj verifikojeni mirë”.

Edhe deputeti PD-së, Bujar Leskaj, hodhi akuza se përse ishte zgjedhur oferta më e lartë për këtë tender, ndërsa theksoi se opozita do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, duke mbështetur dërgimin në SPAK.

“Ministria e Infrastrukturës për tunelin e Llogorasë zgjodhi ofertën më të lartë 170 milionë euro dhe me të drejtë deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati, e denoncoi këtë fakt duke paralajmëruar për kallëzimin penal për 12 milionë euro.

Më vjen mirë që këtu është dhe ministrja, dua t’ju kujtoj deputetë që në mars të vitit 2021 ky prokurim, ministria, autoriteti përgjegjës ka refuzuar një ofertë me vlerë 110 milionë euro të një kompanie turke nëse do bëjmë këtë llogari. PD-ja dhe të gjithë ne deputetët e Vlorës do i shkojmë deri në fund”, shtoi Leskaj.

Por, akuzave të opozitës, për tunelin e Llogorasë dhe paralajmërimit nga PD-ja se këtë çështje do ta dërgojë në SPAK, ministrja Balluku u është përgjigjur duke thënë se janë të lirë ta çojnë në SPAK, pasi dosjet sipas saj janë transparente.

Ministrja nënvizoi se ofertën e parë e refuzuan sepse nuk plotësonte dokumentat.

“Nëse PD-ja ka në plan ta çojë në SPAK, le ta çojë. Si qytetar duhet të jeni të lumtur që do të ndërtohet tuneli i zonës tuaj ku dhe keni konkurruar. Duhet të jeni më i saktë kur akuzoni, pasi 31 thatë që në tenderin e parë nuk plotësonte dokumentet. Dhe në detyrën që keni qenë, së pari kontrollonit dokumentet. Kur nuk ka asnjë lloj letre, duhet ta japim thoni ju? Unë mendoj që jo. Vlerësimi është me pikë dhe vlerësohet pjesa e parë që ka të bëjë me eksperiencat e mëparshme. Dosjet janë transparente dhe mund t’i dërgoni në SPAK”, ka thënë Balluku”.

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu si më poshtë:

Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep I PD qe ka nja dy pyetje per dy toka qe ka ne vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës Qendrimi shume I dashur, shume I mire se eshte djale qytetar”.

Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”.

Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca I bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.

Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”.

Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm”.

Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirembrema, neser ne mgjs”.

Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.

Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges”.

Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në datën 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Se percolla Agalliun”.

The post Përgjimet/ Si e “bleu” Belinda Balluku deputetin e Lulzim Bashës, porosia për Evis Berberin: Do të marrë Arbi, e kemi patriot, do të pyes për dy toka në Vlorë appeared first on Albeu.com.

“S’kisha dijeni që do mbikëqyrja punimet në Tunelin e Llogarasë”/ Zbardhet dëshmia e punonjësve të ortakut të Berberit: Më kanë falsifikuar firmën! Valter Begaj më kërkoi licensën
Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, u publikuan dhe dëshmi nga dosja hetimore e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi ku zbulohen shkeljet e hapura ligjore gjatë procedurave të prokurimit, sic janë personat që janë përfshirë në dokumentacion për të kryer shërbime, por që në fakt nuk kanë kryer asgjë.

Vetëm Ervin Doçaj është angazhuar për të ofruar shërbimin e tij, ndërsa shtetasit e tjerë janë kontaktuar nga përfaqësuesit e shoqërive ‘Net Group’ dhe ‘Hill International N.V’ vetëm gjatë fazës së konkurimit, por nuk janë njoftuar më pas për të ofruar shërbimin.

Kjo dëshmi që përforcon bindjen se kemi të bëjmë me një tender thellësisht korruptiv, plotësohet edhe me të tjera të ngjashme.

Që nuk tregojnë asgjë tjetër, vetëm se Ministria e Ballukut i bënte tenderat jo thjesht shkel e shko, por as nuk kujdesej të mbronte vetveten. Tendera të cilat bëhen ashiqare në shkelje të hapur të ligjit dhe në konflikt të pastër interesi.

Ku klientelizmi ishte kthyer në modalitet pune dhe dirigjimin e kishin marrë vetë në duar drejtuesit madhorë të kësaj ministrie.

Një nga këto dëshmi është edhe ajo e Luljeta Kuçit.

Pjesë e stafit të bashkimit të kompanive ‘Hill International H. V’ dhe ‘Net Group’, shpk e cila edhe pse ajo pohon që do merrej me dokumentacionin që do të dorëzohej në procesin e tenderimit, mohon ndërkohë që të kishte dhënë ndonjë shërbim që lidhej me përpilimin e këtij dokumentacioni që do të dorëzohej më pas nga kjo kompani, në garën për tenderin e supervizimit të Tunelit të Llogarasë.

“Si pjesë e stafit të bashkimit të operatorëve ekonomik gjatë fazës së konkurrimit nuk kam ofruar ndonjë shërbim dhe as nuk kam realizuar ndonjë detyrë për këtë kontratë. Po kështu nuk kam dijeni të kontratave që ka lidhur shoqëria ‘Net Group’ shpk”, thotë punonjësja.

Nga ajo që shikohet në vazhdim, gjithçka duket të jetë fiktive.

Pasi prestigjiatorët e tenderave kishin orkestruar gjithçka më parë. Dhe madje nuk kishin nevojë as për ekspertët që do t’u plotësonin kriteret ekonomike.

Kjo pasi mesa duket koha nuk u priste. Dhe fituesi i tenderit që duket i paracaktuar duhej shpallur sa më shpejt të ishte i mundur.

Aq e paktë ishte nevoja e dy kompanive fituese për stafin që kishin thirrur për formuluar dokumentet, sa atyre u duhej vetëm licensa e tyre.

Këtë për ta përdorur gjatë dorëzimit të dokumentacionit të ofertës. Gjë që e pranon në vazhdim edhe vetë Luljeta Kuçi e cila ndërsa ishte thirrur për të vënë në shërbim eksperiencën e saj, kompania e Valter Begaj ishte e interesuar vetëm për licencën që ajo dispononte.

Por jo për dituritë e saj. Gjë që ajo vetë e pohoi edhe përpara SPAK.

“Kur Valter Begaj themeloi shoqërinë, ai më tha të merrte licensën time dhe të deklaronte si punonjëse të shoqërisë së tij. Në këmbim, unë do të merrja një pagesë minimale. Në fillim kujtoj se Valter Begaj më tha se nuk do të angazhohesha fare për ofrimin e shërbimit, por vetëm do i jepja licencën”, thotë një tjetër punonjës në dëshminë e tij.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe një tjetër pjesëtar i stafit të kompanive fituese për supervizimin e Tunelit të Llogarasë.

Konkretisht ‘Hill International H.V’ dhe ‘Net Group’ shpk i cili edhe ky pranoi që nuk kishte ofruar asnjë shërbim për ‘Net Group’ shpk dhe se nuk ka hedhur asnjë firmë në dokumentet që janë paraqitur në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, në lidhje me supervizimin e Tunelit të Llogarasë.

Ndërkohë që firma e tij rezultonte të ishte në dokumentet që kjo kompani kishte dorëzuar në Ministri. Një tjetër shkelje e rëndë e kryer gjatë procesit të këtij tenderimi.

Gjergj Kotorri ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë detyrë për shoqërinë ‘Net Group’ shpk lidhur me kontratën që kjo shoqëri kishte me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me objekt punimesh në objektin ‘Ndërtimi i tunelit të Llogarasë.

Ai tha se nuk ka firmosur ndonjë dokument që është i disponueshëm për konsulentin ‘Net Group’ për këtë procedurë.

I pyetur në vazhdim Gjergj Kotorri tha më tej që ai as nuk kishte dijeni të ishte pjesë e stafit që do të merrej me përpilimin e kritereve të ofertës që ‘Net Group’ shpk do të paraqiste në Ministri.

Duke ngritur supet ai shprehu habinë e tij mbi dokumentet që iu vendosën përpara në tavolinë, që mbanin firmën e tij.

“Kjo është hera e parë që unë e shikoj këtë document. Shkrimi dhe nënshkrimi në këtë dokument nuk janë të mitë.

Madje unë nuk ka asnjë dijeni që emri im është dhënë si pjesë e stafit për mbikqyrjen e punimeve në Tunelin e Llogarasë, pasi nuk jam njoftuar për këtë gjë”, thuhet në dëshminë e Kotorrit.

Por edhe Gjergj Kotorri, ashtu si edhe Luljeta Kuçi, pranoi se në kompaninë ‘Net Group’ shpk kishte vetëm një kontratë pune.

Por jo për Tunelin e Llogarasë.

Dhe se ashtu sikurse kishte ndodhur në rastet e mëparshme të ngjashme, kishte qenë vetë Valter Begaj, pronari i kësaj kompanie, që i kishte kërkuar licensën.

Por siç thotë Kotorri, pa u vënë në dijeni se licenca e tij do të përdorej për firmë në dokumentacionin që do të dorëzohej në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, për Tunelin e Llogarasë.

Një praktikë që dukej se ishte kthyer e rëndomtë në të tilla tendera, ku gjithçka ishte fiktive dhe e paracaktuar.

“Unë kam lidhur një kontratë pune me ‘Net Group’ shpk, pasi më kontaktoi vetë Valter Begaj, i cili për shkak të pikëve që kisha në licensë më kërkoi që të punësohesha në kompaninë e tij. Valter Begaj më ka thënë se do të bënte disa projekte, dhe se i duhej licenca ime, por në të vërtetë nuk jam angazhuar në ndonjë punë të shoqërisë ‘Net Group’”, thuhet në dëshminë e tij.

Do të jetë pikërisht ky tender, për të cilin ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku është marrë në hetim nga SPAK.

Tender ku të pandehur deri më tani janë edhe Evis Berberi ish-drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pasuei i tij në këtë dikaster Gentjan Gjyli.

The post “S’kisha dijeni që do mbikëqyrja punimet në Tunelin e Llogarasë”/ Zbardhet dëshmia e punonjësve të ortakut të Berberit: Më kanë falsifikuar firmën! Valter Begaj më kërkoi licensën appeared first on Albeu.com.

Basha te berberi mesazh për Manjën: Dëgjoje se ishe i shqetësuar për leshtë e mi
Pas debatit në Kuvend me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, me akuza të ndërsjella midis tyre, Lulzim Basha i ka dhënë sot një tjetër mesazh ministrit.

Teksa ka qenë duke prerë flokët, Basha ka publikuar mesazhin e berberit, i cili i kërkon Manjës që mos të vjedhë zanatin, pasi qytetarët tashmë i ka vjedhur.

Basha: Elsi, berberi im, ka një mesazh për Ulsi Manjën që është i shqetësuar për leshtë e mi

‘Jam berber Elsi, Mirë që po na vidhni nga fondet nga politika por doni me na vjedh edhe zanotin!’- u shpreh Elsi. (Qesh me të madhe Basha)

Basha: Ça boni kshu mer! Ulsi nigjoje se desha me të thonë atë ditë ke prirje për berber por as për bereber nuk bën!

The post Basha te berberi mesazh për Manjën: Dëgjoje se ishe i shqetësuar për leshtë e mi appeared first on Albeu.com.

“Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! Detaje të reja nga dosja “Kurrë mos harro”
Firdeus Berberi, 22 vjeçari nga Pogradeci i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Kurrë mos harro” ku u arrestuan anëtarë të bandës së Laert Haxhiut akuzohet edhe për kanosjen e dy policëve ngjarje e ndodhur në 6 prill të këtij viti.

Dy punonjësit e policisë që janë përballur me Firdeus Berberin, janë E.H dhe K.I.

Në dosjen e siguruar nga Ora News tregohet dhe momenti i kanosjes së dy punonjësve të Policisë së Shtetit, nga Firdeus Berberi, ngjarje e cila ka ndodhur në Tiranë.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Firdeus Berberi, ishte në kërkim për goditjen me armë dhe thikë të Johan Muçllarit në Pogradec, pasi prokuroria e Korçës e akuzon për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Në prill 2023 dy policët nuk kanë arritur të njohin Firdeus Berberin dhe s’mundën ta arrestojnë pasi ai ka mundur të ikë me vrap.

Sipas materialit hetimor Berberi, ka kanosur me fjalë të rënda duke ju shprehur policëve se do i vriste, nëse ata hynin në banesën e tij, që ndodhej tek “Vila L” në “Astir”

Ngjarja është regjistruar në 6 prill 2023, kohë kur Firdeusi ishte ende në Shqipëri, kërkohej nga policia dhe nuk ishte larguar në Greqi, me Laert Haxhiun.

Por në këtë periudhë, policia kriminale kishte marë informacion se në zonën e “Vilës L”, qëndronte Artan alias Marjus Tafani, personi kryesor i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e anëtarit të bandës së Aldo Bares, Elton Mermali alias “Kinezi”.

Marjus Tafani, që sot është kthyer në bashkëpunëtorin e prokurorisë ishte zbuluar nga policia e Lushnjës se ishte personi i fundit që kishte takuar dhe marrë në makinë, Elton Mermalin.

Zbulimi i tij ishte kryer përmes pamjeve filmike dhe targës së automjetit të makinës. I njëjti automjet me të njëjtën targë, ku kishte hipur Elton Mermali ishte filmuar në një karburant në afërsi të Peqinit, teksa mjeti furnizohej me naftë.

Dyshimet e policisë, mbi rolin e Artan Tafanit në këtë krim ishin shtuar, ndaj policia e Lushnjës dhe strukturat e kërkimit në Policinë e Shtetit, ishin impenjuar për gjetjen e Tafanit dhe marjen e tij në pyetje.

Baza e qëndrimit të tij u zbulua në muajin Prill 2023 në zonën e “Vila L” në “Astir”, por sërish policia ska mundur të bjerë në gjurmët e tij. Tafani është larguar me shpejtësi pa u vënë re nga policia. E bashkë me Tafanin, ka ikur dhe Firdeus Berberin i cili në ikje e sipër ka kanosur me jetë dy punonjësit e policisë.

Të dy policët pas ngjarjes kanë depozituar kallëzim penal ndaj personit që i kanosi me jetë dhe “prishi qetësinë publike”, material që është regjistruar në prokurorinë e Tiranës dhe tashmë pas dëshmisë së Artan Tafanit, dosja është tërhequr në prokurorinë e Elbasanit.

Ndaj Firdeus Berberit, rëndon akuza “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

The post “Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! Detaje të reja nga dosja “Kurrë mos harro” appeared first on Albeu.com.

Shok me Laert Haxhiun, kush është djali “i të forti të Pogradecit” që u arrestua sot, në 2022 plagosi Joan Muçollarin në shenjë hakmarrjeje
Shok me Laert Haxhiun, kush është djali “i të forti të Pogradecit” që u arrestua sot, në 2022 plagosi Joan Muçollarin në shenjë hakmarrjeje

Është arrestuar ditën e sotme në Janinë, 22-vjeçari Firdeus Berberi, i cili ishte shpallur në kërkim një vitë më parë nga policia, pas plagosjes së Joan Muçllarit.

Berberi është arresttuar në të njëjtën kohë me të shumëkërkuarin Laert haxhiu. Pas arrestimit ai ëhstë dërgaur në komisariatin e Janinës, dhe mbas verifikimeve të bëra mes policië greke dhe asaj shqiptare ka rezultuar se ky shtetas është i shpallur në kërkim.

Në prill të viti të kaluar Firdeus Berberi sëbashku me Greis Maxharin, qëlluan me thikë dhe pistoletë Joan Muçllarin, duke e lënë të plagosur rëndë.

menjëherë aps ngjarjes beberi u arratis, dhe prej një viti nuk kishte informacion s eku ndodhej, ndërsa ishte dhënë vendimi “Arrest me burg”.

Sherri me stë rinjve vinte pas një konflikti të hershëm mes dy familjeve në Pogradec, asaj Berberi dhe Muçllari.

Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit i njohur ndryshe si “Lili Rrushkës”, i cili tre vite më parë qëlloi ndaj hotel “Volorekës” në tentativë për të vrarë babain e të plagosurit të ditës së sotme, Joanit, Jetmir Muçllarin.

Ilir Berberi ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

52-vjeçari ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht 2020 hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

The post Shok me Laert Haxhiun, kush është djali “i të forti të Pogradecit” që u arrestua sot, në 2022 plagosi Joan Muçollarin në shenjë hakmarrjeje appeared first on Albeu.com.

Përdornin berberin për të rekrutuar shoferët, Britania godet grupin kriminal të lidhur me bandat shqiptare
Grupi i kontrabandës me njerëz të burgosur përfshinte berber londinez që rekrutonte shoferë të korruptuar kamionësh

Policia britanike ka vënë në pranga katër anëtarë të një bande e cila merrej me futjen e paligjshme te emigrantëve në territorin britanik.

Nga hetimet e kryera, u zbulua se trafiku kryhej nga Belgjika dhe Franca.

Gul Wali Jabarkhel, 33 vjeç nga Cricklewood, përdorte berberin e tij si një pikëtakim ku bëhej rekrutimi i shoferëve të kamionëve, të cilët më kryenin dërgimin në Britani të emigrantëve të paligjshëm.

Jabarkhel dyshohet se ka lidhje me banda shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore. Ai dyshohet se në vitin 2020 i ofroi një shoferi 2500 paund për çdo person të kontrabanduar nga Franca ose Belgjika, ndërsa pagesa do të kryhej pas përfundimit të operacionit.

Jabarkhel hezitonte të kontrabandonte më shumë se pesë emigrantë në të njëjtën kohë për shkak të rrezikut të zbulimit, por donte të siguronte një marrëveshje të vazhdueshme me shoferët të cilët do të kryenin kalimin e personave deri në tre herë në muaj.

Jabarkhil dhe ortaku i tij Baz Mohammed, e braktisën për një kohë aktivitetin e paligjshëm duke u kthyer në Afganistan, por se u rikthyen në Britani pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve britanike për të parandaluar një gjë të tillë.

Ndalimi për të hyrë në Britani ishte i vështirë, për shkak të dijenisë që këto dy persona kishin mbi rrugët e hyrjes së vend.

The post Përdornin berberin për të rekrutuar shoferët, Britania godet grupin kriminal të lidhur me bandat shqiptare appeared first on Albeu.com.