Beogradit Archives - Albeu.com

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale në shërbim të fushatës së Beogradit kundër Kosovës
<html><head></head><body>

Aktgjykimi që Dhomat e Specializuara dhanë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë është bërë pjesë e një operacioni politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës. Beogradi nuk po e trajton vendimin thjesht si një ngjarje gjyqësore; përkundrazi, po e vendos në qendër të diskursit të tij diplomatik, me synimin për ta paraqitur si provë për narracionin që prej vitesh ndërton kundër UÇK-së dhe shtetit kosovar. Njëkohësisht, njohës të çështjeve politike vlerësojnë se Serbia mund ta shfrytëzojë këtë moment për të intensifikuar lobimin kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për të vënë në dyshim më tej subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

Tashmë, Beogradi e ka inkorporuar këtë vendim në gjuhën e vet politike, duke e portretizuar si mbështetje për pretendimet që Serbia i ka drejtuar vazhdimisht ndaj UÇK-së dhe Kosovës.

Ministri serb Ivica Daçiq e ka quajtur aktgjykimin “provë ligjore”, teksa presidenti Aleksandër Vuçiq e ka lidhur atë me akuzat e Serbisë për krime ndaj serbëve në Kosovë.

Në këtë kuadër, pedagogë universitarë dhe analistë politikë paralajmërojnë se pasojat e vendimit mund të kapërcejnë sferën gjyqësore dhe të përdoren nga Beogradi edhe në nivel ndërkombëtar.

Analisti Dritëro Arifi vlerëson se ky vendim mund të kthehet në një mjet për Serbinë dhe Rusinë në forumet ndërkombëtare, për të ndërtuar një narrativë politike kundër Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk po e kupton efektin afatgjatë që mund të ketë ky vendim. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për një vendim juridik, por për një vendim thelbësisht politik, pasi Rusia dhe Serbia, në çdo takim dypalësh apo shumëpalësh dhe në çdo organizatë ndërkombëtare, do të argumentojnë se NATO-ja bombardoi një shtet të pavarur duke u mbështetur në idenë e ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’. Rrjedhimisht, lind pyetja nëse kemi të bëjmë me një shtet të krijuar pikërisht nga ajo ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’.

Profesori universitar Emrush Thaçi, nga ana e tij, pohon se Beogradi tashmë ka nisur një fazë të re të fushatës për çnjohjen e Kosovës, ndërsa dinamika e brendshme politike në Serbi mund t’i japë kësaj çështjeje edhe një dimension zgjedhor. Ai shpjegoi se Serbia po fillon një fushatë për të tërhequr njohjet nga disa shtete ku pretendojnë se kanë ndikim dhe shpresa, megjithëse personalisht nuk beson shumë në suksesin e saj. Megjithatë, Thaçi nënvizoi se diplomacia, qeveria dhe partitë politike të Kosovës duhet të mobilizohen të gjitha bashkë. Sipas tij, ky është momenti për të bashkuar forcat, jo për ta parë njëra-tjetrën si armike; ata mund të jenë kundërshtarë politikë, por jo armiq, sepse të gjithë kanë një qëllim të përbashkët: mbi të gjitha është shteti i Kosovës.

Sipas profesorëve universitarë, për Kosovën, sfida që buron nga ky aktgjykim nuk është thjesht juridike. Vendimi tashmë po përdoret në deklaratat politike të Beogradit dhe mund të shndërrohet në një tjetër instrument të diplomacisë serbe kundër Kosovës.

</body></html>

The post Aktgjykimi i Gjykatës Speciale në shërbim të fushatës së Beogradit kundër Kosovës appeared first on Albeu.com.