beogradi Archives - Albeu.com

Beogradi reagon pas njohjes së Kosovës nga Sudani, ja si e cilëson Ministria e Jashtme e Serbisë vendimin
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka shprehur “shqetësim serioz” lidhur me, siç u tha, “vendimin e shprehur verbalisht” të shefit të diplomacisë së Sudanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të shtunën se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ajo u informua për këtë vendim nga ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.

Në një njoftim në X, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për të lidhur marrëdhënie diplomatike.

Në një komunikatë të lëshuar më 13 prill, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e pushtetit aktual në Sudan.

“Situata aktuale politike në Sudan, e karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të pushtetit aktual, vë në dyshim vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Ministria ka vlerësuar se është “i diskutueshëm kapaciteti i Qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Ajo e ka cilësuar këtë vendim si “shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, dhe ka bërë thirrje që Qeveria e Sudanit ta rishqyrtojë vendimin e saj.

Me njohjen nga Sudani, numri i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës tani arrin në 119. Kjo është njohja e dytë brenda disa javëve, pas asaj nga Kenia në fund të marsit.

Më shumë rreth Sudanit

Sudani është duke u përballur me krizën më të madhe humanitare në botë, si pasojë e një luftë pothuajse dyvjeçare.

Ai është bërë vendi i vetëm afrikan që po përjeton uri ekstreme, sipas Kombeve të Bashkuara. Pothuajse 25 milionë njerëz – gjysma e popullsisë së Sudanit – përballen me uri ekstreme, ndërsa njerëzit po vdesin në zonat e goditura nga uria në Darfurin Perëndimor, sipas OKB-së.

Konflikti në Sudan nisi më 15 prill 2023, kur tensionet e kamotshme midis udhëheqësve ushtarakë dhe atyre paraushtarakë shpërthyen në kryeqytetin Kartum dhe u përhapën në rajone të tjera, përfshirë zonën e gjerë të Darfurit Perëndimor.

Prej atëherë, thuhet se të paktën 20.000 njerëz janë vrarë, megjithëse numri ka mundësi të jetë shumë më i lartë.

Në fund të muajit të kaluar, ushtria sudaneze e rimori kontrollin mbi Kartum, një fitore e rëndësishme simbolike në luftë. Por, grupi paraushtarak rival, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), vazhdon ta kontrollojë pjesën më të madhe të Darfurit dhe disa zona të tjera./REL

The post Beogradi reagon pas njohjes së Kosovës nga Sudani, ja si e cilëson Ministria e Jashtme e Serbisë vendimin appeared first on Albeu.com.

“Beogradi mik i Tiranës dhe armik i Prishtinës, ka pasoja – Mediu: Kemi detyrën të mbrojmë luftën dhe historinë e Kosovës
Gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, theksoi se është e nevojshme që të mbrohet lufta dhe historia e Kosovës, duke nënvizuar se duhet përkrahur ata që padrejtësisht ndodhen në Hagë.

Ai shprehu mirënjohjen për organizatat dhe liderët që kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës, përfshirë Bashkimin Europian, NATO-n, dhe liderët e rëndësishëm si Presidentët Bill Clinton dhe George Bush.

Ai theksoi se situata e tanishme është e vështirë dhe që asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë, duke theksuar se e vetmja rrugë për të përballuar sfidat është të punojmë së bashku, jo për pushtet, por për shtetin.

“Rruga e vetme për të përballuar sfidat është të punojmë së bashku, jo për pushtet, por për shtet”, tha Mediu, duke shtuar se ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin në Evropë dhe Ballkan po ndikojnë edhe në rajon, dhe se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Kosova të dalin jashtë klisheve dhe të adoptojnë një qëndrim të koordinuar në aleancën euroatlantike.

Kreu i Partisë Republikane gjithashtu akuzoi Serbinë për zgjedhjen e saj për t’u afruar me Kinën dhe Rusinë, duke theksuar se ky është një pakt në kundërshtim me interesat e shqiptarëve.

“Deklaron hapur se Serbia nuk do ta njoh Kosovës. Një pakt për paqen për luftën e në Ukrainë e sheh si shpresë se do ketë ndikimin për interesat proserbe në Ballkan dhe Kosovë. Beogradi mik i Tiranës dhe armik i Prishtinës është me pasoja të nderuar kolegë, për interesat tona kombëtare”, tha ai.

Mediu: Përulem ndaj atyre që padrejtësish ndodhen në Hagë dhe të gjithë në duhet të mbrojmë historinë dhe luftën e Kosovës. Mirënjohje të përjetshme HBA-së, NATO-s, Presidentin Clinton që udhëhoqi Nato-n kundër gjenocidit serb, Presidenti bush në 2007 shpalli mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe antikrimin e Shqipërisë në NATO. Një reflektim dhe për vetën tonë, ne jemi zgjedhur që t’i shërbejë shqiptarëve dhe interesit  Kombëtar duke i parë ata përballë.

10 vite më parë Shqipëria ishte vend anëtar i NATO-s, lëviztë pa viza në BE, Kosova ishte e pavaruar. Këto nuk ishin dhuratë, por mund, punë dhe bashkëpunim. Që të ndërtojmë historinë duhet të vlerësojmë atë që është bërë më parë. Po ashtu shpresoj dhe uroj të kujtojmë që largimi i rinë, profesionistëve është plaga më e madhe që duhet kuruar sa më shpejt. Të nderuar kolegë, situata  ndodhemi sot nuk është e lehtë dhe asgjë nuk duhet marrë e mirëqene. Rruga e vetme për të përballuar sfidat është të punojmë së bashku, jo për pushtet, por për shtet. Ndryshimet gjeopolitike po influencojnë Evropën, Ballkanin edhe ne, ndaj është e rëndësishme të dalim jashtë klisheve dhe adoptohemi në qëndrimin tonë të aleancës euroatlantike.

Ndërtimi i strukturuare të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, inteligjencës, sot është jetike më shumë se kurrë. Teknologjia, ekonomia, infrastruktura e të tjera, dhe jo vetëm ushtria, janë sot siguri. Bashkëpunimi ndërshqiptar ndërmjet parlamenteve në Shqipëri, Preshevë, Mal të Zi, Kosovë, është një domosdoshmëri. Serbia e ka bërë zgjedhjen e saj, të jetë në një bosht politik dhe ushtarak me kinë ë dhe Rusinë.

Pa dyshim ky është një pakt i provuar qartë kundër interesave të shqiptarëve. Synimi i saj është të krijojë Serbinë e madhe përmes destabilizimit të rajonit dhe Kosovës në veçanti. Referuar qëndrimeve të tij, Vuçiç tregon se nuk heq dorë nga prometët e zgjerimit të influencës. Mohoi gjenocidin ne Serbenicë dhe Kosovë, deklaron se nuk është pjesë e Serbisë republika Sërbska, por nuk mohon shkëputjen që kërkohet nga Bosnja Hercegovina.

Deklaron hapur se Serbia nuk do ta njoh Kosovës. Një pakt për paqen për luftën e në Ukrainë e sheh si shpresë se do ketë ndikimin për interesat proserbe në Ballkan dhe Kosovë. Beogradi mik i Tiranës dhe armik i Prishtinës është me pasoja të nderuar kolegë, për interesat tona kombëtare.

Më shumë akses ekonomik dhe politik të Beogradit në Ballkan do të thotë më shumë akses të Rusisë dhe Kinës. Kosova duhet të udhëheq të ardhmen e  saj dhe Shqipëria duhet ta mbështes pa tendencë. Ta mbështes në çdo hap diplomacinë e Kosovës, që është nevojë ekzistenciale për zgjidhjen e problemeve. Dialogu duhet të thekojë njohjen e pavarësisë.

The post “Beogradi mik i Tiranës dhe armik i Prishtinës, ka pasoja – Mediu: Kemi detyrën të mbrojmë luftën dhe historinë e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Gjashtë vjet nga vrasja e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviç. Beogradi dhe Prishtina me hetime të ndara.
Në familjen e Oliver Ivanoviçit, i cili u vra gjashtë vjet më parë, nuk pajtohen me thënien se koha i shëron të gjitha.

Vëllai i tij, Mirosllav Ivanoviç, thotë se ai dhe familjarët e tjerë “mund t’ia lënë kohës që t’i shërojë plagët” vetëm atëherë kur vrasësit dhe organizatorët e vrasjes së Oliverit të gjenden dhe të ndëshkohen.

Deri atëherë, ai thotë se nuk do të mund të gjejë paqe shpirtërore.

“Dikush, me gjashtë të shtëna pas shpine, vendosi t’ia merrte jetën Oliverit për motive dhe interesa politike. Si familje, kemi gjashtë vjet që jetojmë me këtë. Është e vështirë ta përjetosh, ka shumë gjëra që na rikthejnë në momentet e atij krimi. Koha shëron gjithçka, por në këtë rast është shumë e vështirë”, thotë Mirosllav Ivanoviç për Radion Evropa e Lirë.

Në ditën e vrasjes së politikanit të opozitës serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviç, më 16 janar të vitit 2018, Prishtina dhe Beogradi nisën hetime të ndara.

Në Prishtinë një proces gjyqësor drejt fundit dhe një aktakuzë e re

Gjashtë vjet më vonë, në Kosovë po i afrohet fundi gjykimit të bazuar në aktakuzën e tretë të plotësuar, që u ngrit në vitin 2020, megjithëse jo kundër autorit apo organizatorit, por kundër personave që dyshohet se vinin nga “grupi kriminal që mori pjesë në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit”.

Të akuzuarit janë: Nedelko Spasojeviç (zyrtar policor), Marko Roshiq (qytetar i Mitrovicës së Veriut), Sillvana Arsoviç (sekretare e Oliver Ivanoviçit), Dragisha Markoviç (zyrtar policor), Zharko Jovanoviç (zyrtar policor) dhe Radeta Basara (zyrtar policor). Të gjithë ata mbrohen nga liria.

Me vrasjen janë të lidhur edhe Zhelko Bojiç (ish-shef i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut), Millan Radoiçiç (ish-nënkryetar i Listës Serbe) dhe Zvonko Vesellinoviç (biznesmen nga veriu i Kosovës). Ndaj tyre nuk u ngrit ndonjë akuzë, pasi janë në arrati.

Në fund të dhjetorit të vitit 2023, opinioni në Kosovë u njoftua se kundër një personi me iniciale M.M., ishte ngritur një aktakuzë tjetër, për shkak të dyshimeve se ai ishte pjesëtar i një “grupi të organizuar kriminal”, i lidhur me vrasjen e Ivanoviçit, por edhe për “pengim të procesit gjyqësor”, “kanosje” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Disa media në Kosovë raportuan së bëhet fjalë për Millan Mihajlloviçin nga Leposaviçi, me pseudonimin “Pop”, i cili pas disa muajsh në paraburgim po mbrohet nga liria.

Mirosllav Ivanoviç, njëherësh gjyqtar në pension, thotë se nuk e njeh atë emër apo inicialet e tij dhe se për të “është një fytyrë e re në gjithë këtë rrëfim”.

Çfarë u vërtetua në gjykatë?

Të pandehurit akuzohen se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të kryesuar nga Zhelko Bojiq, Zvonko Vesellinoviq dhe Millan Radoiçiq nga viti 2014 deri në vitin 2018 dhe se vazhdimisht kanë tentuar ta vënë nën kontroll të tyre Mitrovicën e Veriut.

Në aktakuzë, po ashtu, thuhet se të pandehurit me vetëdije dhe me dashje e kanë ndihmuar atë grup kriminal për ta kryer veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Nedelko Spasojeviç akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes së rëndë, duke i bartur autorët e atentatit me veturën zyrtare të Policisë së Kosovës në një veturë Opel Astra, nga e cila u qëllua në drejtim të Oliver Ivanoviçit.

Zharko Jovanoviç akuzohet për fshehje të provave në vendin ku është kryer vrasja, ndërsa Dragisha Markoviç akuzohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare “duke i dhënë informacion një polici nga Serbia”.

Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon Marko Roshiçin se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë duke ndjekur çdo lëvizje të Oliver Ivanovivit me automjetin e tij.

Gjithashtu, Sillvana Arsoviç akuzohet se ka qenë anëtare e grupit kriminal që ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes së rëndë, duke i fikur kamerat e vëzhgimit në momentin e vrasjes. Faruk Korenica, njëri nga avokatët mbrojtës, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë dëshmitarët janë marrë në pyetje dhe se do të paraqiten disa prova materiale, ashtu si dhe mbrojtja e të pandehurve.

Megjithatë, ai nuk mund të thotë se kur priten deklaratat përfundimtare dhe aktgjykimi.

Sipas vlerësimit të tij, prokuroria nuk i ka vërtetuar pretendimet e saj gjatë procesit gjyqësor. Ai pret që të akuzuarit përfundimisht të lirohen.

“Ka filluar nga zeroja dhe do të përfundojë me zero. Ajo lëndë është përdorur për qëllime politike dhe nuk është mirë që dikush të kapet për shkak të saj”, thotë ai.

Avokatja Jovana Fillipoviq nuk beson se deri në fund të procesit gjyqësor do të zbulohet emri i vrasësit apo organizatorit, pasi, siç thotë ajo, “nuk kemi mësuar asgjë të re”.

The post Gjashtë vjet nga vrasja e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviç. Beogradi dhe Prishtina me hetime të ndara. appeared first on Albeu.com.

“Kërcënimet e Beogradit të papranueshme”, Rama: Të mos harrojnë se jemi në NATO
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq e kërcënoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut se do të goditen si Ukraina, meqë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Rama i cilësoi “të rrezikshme dhe të papranueshme” kërcënimet e Beogradit, raporton Gazeta Express.

“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, shkroi Rama në rrjetin social “X”.

Ai kujtoi se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë në NATO dhe se janë të përkushtuara ndaj njëra-tjetrës në çështjet e sigurisë.

“Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit”, shkroi Rama.

Vuçeviq foli për një mbështetje ndërkombëtare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duke theksuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj. Por Rama tha se e ardhmja është “Europa e Madhe”.

“Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do ta lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Europa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, shkroi kryeministri i Shqipërisë.

The post “Kërcënimet e Beogradit të papranueshme”, Rama: Të mos harrojnë se jemi në NATO appeared first on Albeu.com.

Menendez: Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë
Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, i është bashkangjitur thirrjes së dhjetëra politikanëve që i kanë dërguar një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Washingtonit, duke kërkuar që të ndryshohet qasja në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Në një shkrim në Twitter, Menedez tha se është krenar për këtë nismë, për të të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre në raport me Kosovën.

Ai theksoi se një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë.

“Jam krenar që bashkohem me Kryetarët transatlantik të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve, duke përfshirë @aliciakearns, @MiRo_SPD & @ChairOlek, për të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë”, tha Menendez.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, publikoi letrën që i është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly.

Ajo tha se kjo letër është nënshkruar nga dhjetë kryetarë të Komiteteve për Punë të Jashtme dhe 56 deputetë.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaiviqit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe organizuan protesta, të cilat kulmuan me dhunë më 29 maj në Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetëra protestues dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Policia ka qenë e pranishme në objektet komunale që nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë kanë hyrë në zyra, me gjithë kundërshtimet e popullatës lokale serbe.

Kurti ka thënë më 12 korrik se 25 për qind e policëve nuk po tërhiqen nga veriu, por vetëm nga dhe rreth ndërtesave komunale dhe se ata do të vendosen në lokacione të tjera.

Hapa të ardhshëm për shtensionimin e situatës duhet të jenë takimi në kuadër të dialogut dhe organizimi i zgjedhjeve të reja.

The post Menendez: Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i tre policëve të Kosovës, reagon Beogradi: Këta banditë të armatosur ishin futur në terriorin e Serbisë
Beograzi zyrtar ka reaguar pas arrestimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës. Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç ka deklaruar se njësiti antiterror i xhandarmërisë serbe ka arrestuar tre pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës, pasi ishin futur thellë në territorin e Serbisë qendrore.

“Kjo bandë terroriste është arrestuar sot në orën 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në zonën e fshatit Gnjilicë në komunën e Rashkës”, tha Petkoviç në një konferencë për media.

Ai tha se janë arrestuar efektivët R.Z., B.S. dhe M. Š. ndërkohë që ka shtuar se nga ana tjetër policia serbe nuk ka shkelur në territorin e Kosovës dhe se nuk ka kaluar asnjë milimetër të vijës administrative.

Petkoviç tha se Serbia është e gatshme për një hetim ndërkombëtar dhe se përfaqësuesit perëndimorë po japin imazhet e tyre satelitore.

Sipas tij, efektivët ishin të armatosur deri në dhëmbë, por ka siguruar se ata as nuk do të torturohen dhe as do të rrihen.

The post Arrestimi i tre policëve të Kosovës, reagon Beogradi: Këta banditë të armatosur ishin futur në terriorin e Serbisë appeared first on Albeu.com.

Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive, Berisha: E bëri me urdhër nga Beogradi, Kosova të bashkërendojë përpjekjet me BE dhe SHBA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për anulimin e mbledhjes së qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, gjatë një konference për mediat ditën e sotme.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama e anuloi mbledhjen me urdhër nga Beogradi, teksa përgëzoi qeverinë  e Kosovës për qëndrimin e mbajtur.

Ndër të tjera, Berisha tha se PD iu bën thirrje autoriteteve të Kosovës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre me BE dhe SHBA për shtensionimin e situatës dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama anuloi me urdhër nga Beogradi, pjesëmarrjen në mbledhjen me qeverinë e Kosovës në Gjakovë, në kuadër të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Si shkak për anulimin e këtij takimi të lajmëruar prej kohësh, Rama paraqiti refuzimin e Kosovës për të diskutuar veçmas në një format të prezantuar prej tij, për draftin e Ramës për Asociacionin, të marrë nga sirtarët e Beogradit.

Autoritetet e Kosovës refuzuan ndërhyrjen brutale të Edi Rramës në punet ë brendshme, për një probleme me të cilin po merren vendet më të fuqishme të globit. Lidhur me këto zhvillime, PD dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe aktin e tij hakmarrës dhe sherrndjellës mes dy vendeve fqinjë të një kombi, në një klimë të acaruar.

Së dyti, PD përgëzon refuzimin nga autoritetet e Kosovës për të diskutuar me Edi Ramën projektin e Vuçiçit, njësoj siç bëri me hartat e ndarjes së Kosovës. PD përgëzon refuzimin e diskutimit të projektit dhe rolin ndërmjetës të shpallur nga Edi Rama. Rama është dëshmuar haptas një argat i zellshëm i Aleksandër Vuçiç. Ai ka promovuar si të vetat të gjitha projektet e Vuçiçit, duke filluar me projektin e ndarjes së Kosovës, duke vazhduar me projektin e Ballkanit të Hapur dhe duke vazhduar së fundmi me projektin e Asociacionit, me të cilin Vuçiç dhe Rama kërkojnë shpërbërjen dhe ndarjen e Kosovës. PD shton gjithashtu se Rama, që nga fillimi i agresionit barbar rus ndaj Ukrainës, në kundërshtim flagrant me interesin e kombit shqiptar dhe mbarë komunitetit euroatlantik, ka mbrojtur haptas qëndrimin e Vuçiçit kundër sanksioneve të NATO dhe BE ndaj Rusisë. Ai madje në dhjetëra raste ka kritikuar haptas kërkesën e NATO dhe BE ndaj Beogradit për respektimin e sanksioneve. Me angazhimin e ethshëm të fundit me projekt konkret dhe sherrndjellës për Asociacionin, me sulmet ndaj homologut në Kosovë, ka diçka të tmerrshme personale të Edi Rarmës.

Kryeministri i Shqipërisë është nën hetim penal të hapur në Uashington për superskandalin e tij me Charles McGonigal. ai është në hetim të hapur, pasi i ka korruptuar aleatit kryesor, ish-shefin e shërbimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, ndërkohë që ai ishte në detyrë dhe e ka angazhuar atë në hetime private për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Kohët e fundit, prokurori amerikan ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare të McGonigal me dosjen e lidhjeve ruse. Duket se aferat janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Për të lehtësuar sadopak pozicionin e tij të pashpresë, Edi Rama vazhdon të paraqesë projekte të pakërkuara për problemin më delikat të rajonit.

PD e Shqipërisë iu bën thirrje autoriteteve të Kosovës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre me BE dhe SHBA për shtensionimin e situatës dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

Kjo është rruga më e mirë për dështimin e projektit Vuçiç-Rama për ndarjen e Kosovës.

Ne kemi mbështetur dhe mbështesim krijimin e Asociacionit në kuadrin e Kushtetutës së këtij vendi si një e drejtë e pamohueshme.

PD është kundër forme Asociacioni superkushtetues pasi e konsideron atë rrezik madhor në Ballkan.

Së fundmi, PD i konsideron sanksionet ndaj Kosovës, një demokraci e re dhe e suksesshme, popullit të të cilit nuk i janë mbyllur plagët akoma, si një akt të pajustifikuar me ligjin ndërkombëtar dhe moralin e vendeve të lira.

Kosova është një bastion i euroatlantizmit në rajon. Ato sanksione do ishin një shpërblim i pamerituar për autokratët Rama-Vuçiç, që janë të lidhur kokë e këmbë.

Askush nuk duhet të harrojë se në 100 vitet e fundit, kombi shqiptar ka përjetuar ndëshkimet më të mëdha në Europë. Shqiptarët nuk meritojnë ndëshkime të tjera. Nuk janë ata shkaku i krizës, por është nacionalizmi i verbër serb që lufton për hegjemoninë serbe në Ballkan.

The post Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive, Berisha: E bëri me urdhër nga Beogradi, Kosova të bashkërendojë përpjekjet me BE dhe SHBA appeared first on Albeu.com.

PS feston 32 vjetorin, Berisha: U themelua nga dy serbë në 1941, sot Rama e ka shndërruar Tiranën në vasale të Beogradit
Partia Socialiste ka festuar mbrëmjen e sotme 32 vjetorin e krijimit, por për ish-kryeministrin Sali Berisha kjo forcë politike është themeluar shumë vite më përpara.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se PS u themelua më 8 nëntor 1941 nga dy serbë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha në vitin 1941 si Partia Komuniste.

Sipas Berishës kjo forcë politike është shndërruar në partinë e krimit dhe drogës.

Ai ka shtuar se e vetmja gjë që mund të urojë në këtë ditë, është që socialistët e ndershëm të ndahen nga sekti i Rilindjes, të cilën e quajti sekt të kreut të qeverisë, Rama.

Postimi i Berishës:

“Rilindja” e Edi Ramës, partia e krimit dhe drogës, kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit!

Të dashur miq, sot PSSH de fakto “Rilindja” e Edi Ramës, feston ditën e ndërrimit për herë të tretë të emrit të saj.

Ajo u themelua si forcë plotike antishqiptare me 8 nëntor të vitit 1941 nga serbët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha me emrin Partia Komuniste e Shqiperisë, në të vërtetë “Kali i Trojës” së Beogradit në zemër të kombit shqiptar.

Kjo forcë politike terroriste për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që kreu gjatë luftës që mori karakter vllavrasës, pas lufte ndërroi emrin nga PKSH në Partia e Punës së Shqipërisë.

Me këtë emër, kjo parti e udhëhequr nga Enver Hoxha i cili në deklaratën e paridtit të Bashkimit Demokrat Europian të vitit 1991, do shpallej Hitleri shqiptar i pas luftës, vendosi në Shqipëri diktaturën staliniste më të egër në Europë.

Ajo përsëri për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, që kreu ndaj popullit shqiptar gjatë dekadave të saj në pushtet, u detyrua që me datën 12 qershor të vitit 1992 të ndryshojë emrin në Partia Socialiste e Shqiperisë.

Pas disa përpjekjeve të bëra nga Fatos Nano dhe një grup të rinjsh për reformimin e saj, kjo parti nën udhëheqjen e Edi Ramës është shndërruar përseri në Parti-shtet të lidhur ngushtë e gjerë në kreun e saj me drogën, krimin dhe vjdhjet e mëdha të fondeve dhe pasurive publike.

Kjo parti sot nën drejtimin e Edi Ramës kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit si parti antikombëtare që shndërroi Tiranën në vasal të Beogradit, si parti e genocidit të ri ndaj shqiptarëve që duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilloviçit përzuri në 8 vite 937 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Kjo parti me në krye Edi Ramën ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ajo si parti shtet ka instaluar duke grabitur votën e shqiptarëve, monizmin e plotë në Shqipëri. Këto 10 vite në pushtet PS mbylli dyert e BE për Shqiperinë.

Edi Rama në krye të PS me qeverinë e tij vodhi dhe shpërdoroi në fondet dhe pasuritë publike miliarda euro. Ai me lidhjet e tij të krimit shndërroi Shqiperinë në epiqendër operative të organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës sës Veriut e Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme.

Ndaj dhe sot të dashur miq, le të urojmë nga zemra që të gjithë socialistët e ndershëm, idealist dhe patriot të ndahen me Edi Ramën dhe sektin e tij të rilindjes, si armiq të egër të lirisë së shqiptarëve. #sb

The post PS feston 32 vjetorin, Berisha: U themelua nga dy serbë në 1941, sot Rama e ka shndërruar Tiranën në vasale të Beogradit appeared first on Albeu.com.

Takimi i Ohrit, Von der Leyen: Prishtina dhe Beogradi duhet të “kapin momentin”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe se shpreson që të dyja palët “të kapin momentin” në dialog dhe të jenë konstruktiv në bisedimet e ardhshme.

Këtë ajo e tha gjatë një interviste të organizuar nga Agjencia Evropiane e Lajmeve, së bashku me 16 agjenci të tjera nga BE-ja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina.

Ajo ka diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me presidentin amerikan Joseph Biden dhe  në pyetjen se sa është e rëndësishme për procesin e zgjerimit dhe stabilitetin e Evropës që Beogradi dhe Prishtina të normalizojnë marrëdhëniet, si dhe cilat janë pasojat nëse negociatat e 18 marsit në Ohër nuk sjellin rezultat, von der Leyen tha se kjo është një mundësi për të dyja palët dhe shprehu shpresën se (bisedimet) do të jenë konstruktive.

“Lufta në Ukrainë nënvizoi rëndësinë gjeostrategjike të procesit të zgjerimit. Ne dëshirojmë që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të jenë sa më afër nesh dhe sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Von der Leyen.

Ajo tha se kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ekziston një plan evropian dhe ai plan është në tavolinë.

“Mendoj se tani është një mundësi reale për të dyja palët që të përfitojnë nga momenti. Normalizimi është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit. Unë me të vërtetë shpresoj thellësisht që të dyja palët të jenë shumë konstruktive në bisedimet në vijim”, tha Von der Leyen.

E pyetur se cilat mund të jenë pasojat për të dyja palët nëse dialogu nuk sjell rezultate, ajo tha se duhet të presin negociatat dhe pastaj të shohin rezultatet. /Reporteri

The post Takimi i Ohrit, Von der Leyen: Prishtina dhe Beogradi duhet të “kapin momentin” appeared first on Albeu.com.

Serbia dërgoi armë në Ukrainë? Tensione mes aleatëve Moskë-Beograd: Pyetje serioze për marrëdhëniet tona
Moska ka shprehur shqetësimin e saj më të thellë pas raportimeve që aleatja e saj, Serbia, i ka dorëzuar Ukrainës mijëra raketa.

Sipas raporteve, një fabrikë shtetërore serbe e armëve dërgoi së fundmi 3,500 raketa në Ukrainë nëpërmjet Turqisë dhe Sllovakisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska po ndjek këtë histori dhe se mundësia që Serbia të armatosë Ukrainën paraqet një pyetje serioze për marrëdhëniet serbo-ruse.

Ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviç mohoi që vendi i tij të kishte eksportuar raketat në Ukrainë, megjithëse ai sugjeroi se ato mund të kishin arritur atje nëpërmjet një pale të tretë.

“Nëse kompanitë private blejnë armë në tregjet e shteteve të treta dhe pastaj ua shesin ato kompanive të tjera në vende të tjera, kjo nuk është çështje për Serbinë, kjo është tregtia ndërkombëtare”, tha ai.

Serbia ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të Moskës në Evropë.

Rusia ka mbështetur pretendimin e Serbisë mbi Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit.

Serbia nga ana e saj ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës për pushtimin. /albeu.com

The post Serbia dërgoi armë në Ukrainë? Tensione mes aleatëve Moskë-Beograd: Pyetje serioze për marrëdhëniet tona appeared first on Albeu.com.