Bentjan bejtja Archives - Albeu.com

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit
Gjykata ka lënë në burg dy të arrestuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.

Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikoivi më 15 mars, në banesën e tij në Larushkt të Fushë Krujës.

Ditën e djeshme, policia zbardhi ngjarjen e rëndë kriminale dhe arrestoi Beqarajn dhe Haxhiun. Gjithashtu është sekuestruar një makinë, e cila dyshohet se është përdorur për largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.

Për ngjarjen janë shoqëruar Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari.

Dinamika e ngjarjes

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Gjetja e automjetit

Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambientet e policisë.

Në vazhdim të veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet e policisë edhe të shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj, dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.

Të gjitha provat e administruara i janë nënshtruar ekzaminimeve kriminalistike dhe janë siguaruar elemente provash me prespektivë për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes./albeu.com

The post Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit appeared first on Albeu.com.