Benjamin Netanjahu Archives - Albeu.com

Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë shumë muaj
Izraeli njoftoi të hënën se po tërheq disa ushtarë nga Rripi i Gazës, të cilët do të çlodhen dhe përgatiten për atë që zyrtarët kanë thënë se do të jetë një luftë e gjatë ndaj Hamasit që do të vazhdojë për muaj të tërë.

Izraeli është gjendur nën trysninë e aleatit kryesor, Shteteve të Bashkuara, për të kaluar në operacione të intensitetit të ulët në Gazë, me qëllim mbrojtjen e civilëve. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 156 persona.

Në filmimet nga kamerat e mbajtura në trup nga ushtarët izraelitë tregohen luftimet me militantët palestinezë në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës.

Ndërsa thirrjet ndërkombëtare vazhdojnë për një armëpushim dhe ndihma të mëtejshme për territoret palestineze, Presidenti amerikan Joe Biden i ka rezistuar ushtrimit të trysnisë ndaj Izraelit për t’i ndalur luftimet.

Në një konferencë për shtypin gjatë fundjavës, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta po vazhdon me intensitet të plotë dhe paralajmëroi se ajo do të vazhdojë për shumë muaj të tjerë. Ai gjithashtu foli për rrezikun që paraqet Irani.

Irani mbështet grupin huthi në Jemen, që dikur Shtetet e Bashkuara e konsideronte organizatë terroriste. Aleatët perëndimorë thonë se anëtarët e grupit huthi po sulmojnë dhe ndërpresin transportin detar në Detin e Kuq. Shtëpia e Bardhë tha se po shqyrton mundësinë e riklasifikimit organizatë terroriste për këtë grupim.

Ligjvënësit republikanë thonë se Shtëpia e Bardhë duhet t’i kundërvihet më shumë grupeve që mbështet Teherani.

“Kjo administratë ka qenë shumë e druajtur në reagimin ndaj përshkallëzimit nga Irani. Që të merren me këtë çështje, duhet ta kthejnë vëmendjen tek operacionet në Jemen, ku gjenden këto kapacitete. Aty ku Irani vazhdon t’i rifurnizojë, ndërsa sulmojnë zonat e tregtisë detare dhe ku vendosin në rrezik ushtrinë amerikane”, tha Ligjvënësi republikan Mike Turner.

Komanda Qendrore Amerikane njoftoi se Marina shkatërroi varkat e huthive që u përpoqën të ngjiten në bordin e një anije transporti në Detin e Kuq. Dhe ushtria izraelite njoftoi këtë javë se interceptoi një “objekt armiqësor ajror”.

Ndërsa tymi ngrihej të dielën mbi Gazën veriore dhe Izraeli vazhdon fushatën ushtarake në këtë territor, viti 2024 duket se do të sjellë gjakderdhje të mëtejshme në territoret palestineze, ndërsa Izraeli po i përmbahet objektivit të deklaruar për eliminimin e Hamasit dhe ndërsa po shtohen palët që po përfshihen në skenën e luftës. /rtk

The post Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë shumë muaj appeared first on Albeu.com.

Macron tha se Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e fëmijëve dhe grave në Gaza, Netanyahu: Ai bëri një gabim të rëndë
Në një konferencë për shtyp me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallad, Benjamin Netanyahu  iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me fjalët e presidentit francez Emmanuel Macron. Ky i fundit tha se Izraeli “duhet të ndalojë vrasjen e grave dhe fëmijëve në Rripin e Gazës “.

Netanyahu tha se Macron “bëri një gabim të rëndë, në aspektin e saktësisë dhe moralit”.

“Ai që pengon evakuimin e qytetarëve nuk është Izraeli, është Hamasi. Ai që qëlloi në zonat e tranzitit në korridorin e sigurt nuk është Izraeli, është Hamasi… prandaj përgjegjësia për evakuimin nuk është e Izraelit, është e Hamasit”, shtoi kryeministri izraelit.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad komentoi edhe deklaratat e liderëve të huaj: “Dua t’u them të gjithë liderëve evropianë që na kritikojnë, se nuk do të heshtim dhe nuk do të pushojmë derisa të kryejmë misionin tonë në mënyrë që Hamasi të jetë mposhtur”.

Të premten, 10 nëntor, në një intervistë për BBC, presidenti francez theksoi se Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza.

Ai tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për bombardimet./albeu.com/

The post Macron tha se Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e fëmijëve dhe grave në Gaza, Netanyahu: Ai bëri një gabim të rëndë appeared first on Albeu.com.

“Do të hakmerremi për këtë ditë të zezë”, Netanyahu: Lufta do të zgjasë dhe ne do të fitojmë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri deklaratën e tij të parë publike pas lëshimit të raketave nga Hamasi, menjëherë pas mesazhit të presidentit amerikan Joe Biden, në të cilin ai shprehte mbështetjen e tij të palëkundur për Izraelin.

Netanyahu u zotua të mposht Hamasin, por theksoi se lufta do të marrë kohë.

“Janë vrarë gra, fëmijë dhe pleq, ndërsa janë kapur edhe njerëz”, tha ai.

“Izraeli do t’i përgjigjet kujtdo që përpiqet ta dëmtojë atë,” sqaroi Netanyahu.

“Ajo që ndodhi sot nuk ka ndodhur më parë në Izrael. Do të hakmerremi për këtë ditë të zezë”, theksoi ai.

The post “Do të hakmerremi për këtë ditë të zezë”, Netanyahu: Lufta do të zgjasë dhe ne do të fitojmë appeared first on Albeu.com.

Netanyahu mbron reformat, lideri ushtarak paralajmëron për rreziqe sigurie
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se demokracia e vendit nuk do të dëmtohet nga vendimi i parlamentit për t’i kufizuar kompetencat e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimet e qeverisë.

Planet për reformë në gjyqësor, që po ndiqen nga Netanyahu dhe qeveria e tij e krahut të djathtë, kanë nxitur protesta të paprecedenta që disa muaj dhe kanë shkaktuar një ndarje të thellë në shoqërinë izraelite, duke vënë në mëdyshje besnikërinë e disa rezervistëve të ushtrisë.

Kriza që nisi para shtatë muajsh u përshkallëzua më 24 korrik, kur parlamenti miratoi ndryshimin e parë, duke kufizuar kompetencat e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar veprimet e qeverisë dhe duke rritur frikën se mund të rrezikohet pavarësia e gjykatës.

Pas këtij përshkallëzimi, Netanyahu dha disa intervista për mediat amerikane në orët e vona të 27 korrikut.

Duke folur për ABC News, Netanyahu tha se ndryshimi i një prej ligjeve bazë të Izraelit ishte “një korrigjim i vogël” për një gjykatë “aktiviste”.

“Përshkruhet si fundi i demokracisë izraelite… Mendoj se është marrëzi dhe kur pluhuri të ulet, të gjithë do ta shohin”, tha ai.

Ndërsa Netanyahu minimizoi pasojat e planeve të tij, shefi i forcave ajrore, Tomer Bar, paralajmëroi se kriza mund të shfrytëzohej nga armiqtë e Izraelit.

“Është e mundur që në një kohë si kjo ata do të përpiqen të testojnë kufijtë tanë, kohezionin tonë dhe vigjilencën tonë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe të përgatitur, siç jam i sigurt se do të jemi”, tha Bar, sipas një deklarate të lëshuar të premten.

Në CNN, Netanyahu refuzoi të thoshte nëse ai do t’i bindej një vendimi të mundshëm të Gjykatës së Lartë që anulon amendamentin e 24 korrikut./rel

The post Netanyahu mbron reformat, lideri ushtarak paralajmëron për rreziqe sigurie appeared first on Albeu.com.

Kërcënon Netanyahu: Armiqtë do të paguajnë për agresionin
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sonte se qeveria e tij do t’i përgjigjet fuqishëm një sërë sulmesh me raketa ndaj Izraelit që u nisën më herët gjatë ditës së sotme.

Netanyahu premtoi një përgjigje ushtarake, disa orë pasi 34 raketa u hodhën nga Libani, të cilat Izraeli ia atribuoi militantëve palestinezë.

“Ne do të lëndojmë armiqtë tanë dhe ata do të paguajnë çmimin për të gjitha veprimet agresive,” tha Netanyahu në fillim të mbledhjes së këshillit të sigurisë me anëtarë të vegjël në Jerusalem, në një video të shkurtër të publikuar nga zyra e tij./albeu.com

The post Kërcënon Netanyahu: Armiqtë do të paguajnë për agresionin appeared first on Albeu.com.

Protestat në Izrael vazhdojnë deri në anulimin e reformës
Pas disa javë protestash, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu bëri të ditur ndalimin për momentin të reformës në sistemin e drejtësisë. “Kam vendosur që konsultimet e dyta dhe të treta në këtë periudhë seancash parlamentare të pezullohen”, tha Netanjahu në Jeruzalem. Kjo nënkupton që projektligji të paraqitet në parlament për miratim më së herëti në fillim të prillit.

“Ne ndodhemi në mesin e një krize, që rrezikon unitetin tonë themelor”, është shprehur Netanjahu. Ai paralajmëroi nga një luftë qytetare, e cila nuk duhet të ndodhë. “Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi”, theksoi Netanjahu, prandaj zgjas dorën për dialog. Ministri për Sigurinë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir kishte bërë të ditur më parë, se ai kishte rënë në ujdi për shtyrjen e reformës me Netanjahun. Për këtë do të krijohet një “Gardë Kombëtare” nën drejtimin e politikanit të ekstremit të djathtë. Nuk është e qartë, se çfarë nënkupton kjo konkretisht. Sipas mediave izraelite, Ben-Gvir e ka kërcënuar me dorëheqjen, nëse Netanjahu heq dorë nga planet e reformës në drejtësi.

Protestat vazhdojnë: reforma rrezikon drejtësinë dhe demokracinë

Organizatorët e protestave në Izrael do të vazhdojnë protestat. Në një njoftim të tyre theksohet, se nuk mjafton një ngrirje e përkohshme e planeve, dhe se protestat mbarëkombëtare do të vazhdojnë e forcohen deri në një anulim të reformës nga parlamenti, Knesset. Më parë dhjetëra mijëra vetë në Izrael protestuan kundër planeve të kontestuara të qeverisë për reformën në drejtësi. Si pasojë e një greve të përgjithshme në Izrael u pezulluan shumë fluturime. Të prekur ishin dhjetëra mijëra udhëtarë. Shoqata e Përgjithshme e Sindikatave në Izrael kishte bërë thirrje për grevën “për të ndalur këtë çmenduri të qeverisë”. Jo vetëm aeroportet, por edhe qendrat tregtare dhe universitetet qëndruan të mbyllura. Edhe kompanitë teknologjike “Start-up”, lokomotiva e ekonomisë izraelite, iu bashkuan grevës si edhe ambasadat izraelite në botë. Spitalet punuan me pak personel.

Tensionet u rritën pasi në fundjavë, Netanjahu kishte shkarkuar nga detyra, ministrin e Mbrojtjes, Joav Galant për shkak të kritikës ndaj reformës. Koalicioni partiak me kryeministër Netanjahun e akuzon Gjykatën më të lartë për përzierje të ekzagjeruar në vendimet politike. Parlamenti në të ardhmen me reformën e Netanjahut do të mund të shfuqizojë me një shumicë të thjeshtë vendimet e Gjykatës së Lartë. Përveç kësaj do të ndryshohet edhe përbërja e komisionit për emërimin e gjykatësve. Kritikët shikojnë tek kjo reformën rrezikimin e drejtësisë dhe demokracisë në Izrael.

Sidomos partneri i koalicionit të Netanjahut, Ben-Gvri kishte dalë kundër ndalimit të reformës. Qeveria nuk duhet “të kapitullojë para anarkisë, ksihte shkruar ai në tëitter. Në parlamentin izraelit, shumica për koalicionin qeverisës të Netanjahut përbëhet nga partia e djathtë Likud e Netanjahut dhe një aleancë me konservatorët, fundamentalistët fetarë dhe nacionalistët e djathtë./voa

The post Protestat në Izrael vazhdojnë deri në anulimin e reformës appeared first on Albeu.com.

Protesta masive në Izrael kundër reformës në drejtësi
Mijëra izraelitë janë mbledhur sërish në Tel Aviv për të vazhduar protestën e tyre kundër reformës së qeverisë në sistemin e drejtësisë, përpara një jave vendimtare në të cilën priten protesta të reja masive.

Protestat janë zhvilluar çdo javë që kur qeveria e Benjamin Netanyahu, një nga më të djathtat në historinë e Izraelit, prezantoi një projekt-ligj përçarës reformash në janar.

Duke shkaktuar shqetësim brenda dhe jashtë vendit, reforma synon të rrisë kompetencat e zyrtarëve të zgjedhur mbi gjyqtarët.

Sipas kritikëve të saj, ajo rrezikon natyrën demokratike të shtetit të Izraelit.

Aleatët kryesorë të Izraelit, përfshirë Uashingtonin, kundërshtuan planet, të cilat synojnë t’u japin më shumë pushtet politikanëve dhe të zvogëlojnë rolin e Gjykatës së Lartë.

Presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur shqetësimin për këto reforma gjyqësore, tha të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

Në Londër, ku u takua të premten me homologun e tij britanik Rishi Sunak, Netanyahu u prit gjithashtu nga qindra protestues.

Megjithatë, Netanyahu dhe aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë e shohin këtë plan reformash si të nevojshëm për të rivendosur një ekuilibër pushteti midis zyrtarëve të zgjedhur dhe Gjykatës së Lartë, të cilën ata e shohin si të politizuar.

Ligjvënësit izraelitë pritet të votojnë javën e ardhshme për një nga elementët kryesorë të reformës, në të cilën janë fokusuar kritikët, që përfshin ndryshimin e procesit të emërimit të gjyqtarëve./albeu.com

The post Protesta masive në Izrael kundër reformës në drejtësi appeared first on Albeu.com.

Izraeli zhvillon protestën më të madhe në historinë e vendit
Qindra mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në atë që disa e quajnë protestën më të madhe në historinë e vendit.

Protestat kundër planeve të qeverisë për një rregullim rrënjësor të sistemit gjyqësor kanë nisur prej 10 javësh.

Një numër rekord demonstruesish dolën në qytete si Haifa, ndërsa rreth 200,000 besohet se kanë dalë në rrugë në Tel Aviv.

Kritikët thonë se reformat do të minojnë demokracinë.

Por qeveria e Benjamin Netanyahut thotë se ndryshimet e planifikuara janë më të mira për elektoratin.

Organizatorët thanë se rreth 500,000 protestues pro-demokracisë dolën në rrugë në mbarë vendin të shtunën, në atë që gazeta izraelite Haaretz e quajti ” demonstrata më e madhe në historinë e vendit”.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid u tha turmave në qytetin jugor të Be’er Sheva se vendi po përballet me “krizën më të madhe në historinë e tij”.

“Një valë terrorizmi po na godet, ekonomia jonë po shembet, paratë po ikin nga vendi. Irani sapo nënshkroi dje një marrëveshje të re me Arabinë Saudite. Por e vetmja gjë për të cilën interesohet kjo qeveri është të shtypë demokracinë izraelite,” tha ai.

Tamir Guytsabry, një protestues në Tel Aviv, tha për Reuters: “Kjo nuk është një reformë gjyqësore. Është një revolucion që e bën Izraelin të shkojë në diktaturë të plotë dhe unë dua që Izraeli të mbetet një demokraci për fëmijët e mi.”

Reformat synojnë t’i japin qeverisë së zgjedhur ndikim vendimtar mbi zgjedhjen e gjyqtarëve dhe të kufizojnë aftësinë e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër ekzekutivit ose për të rrëzuar legjislacionin.

Çështja ka shkaktuar përçarje të thella në shoqërinë izraelite dhe, në mënyrë të konsiderueshme, ka parë që rezervistët – shtylla kurrizore e ushtrisë izraelite – të kërcënojnë të refuzojnë të shërbejnë si një mënyrë për të treguar kundërshtimin e tyre.

Të hënën, në një lëvizje të paprecedentë, dhjetëra pilotë rezervë luftarakë në një skuadron elitë të Forcave Ajrore izraelite thanë se nuk do të raportonin për stërvitje. Më vonë ata ndryshuan kursin dhe ranë dakord të merrnin pjesë dhe të zhvillonin bisedime me komandantët e tyre.

Të enjten, protestuesit bllokuan rrugët dhe u përpoqën të ndalonin Netanyahun të fluturonte jashtë vendit.

Qeveria ka qëndruar e palëkundur përballë zhurmës, duke pretenduar se protestat po ushqehen nga kundërshtarët politikë.

Kritikët thonë se reformat e planifikuara, të cilat tashmë po bëjnë rrugën e tyre në parlament, do të politizojnë gjyqësorin dhe mund të çojnë në një qeveri autoritare.

Netanyahu thotë se reformat janë krijuar për të ndaluar gjykatat të tejkalojnë kompetencat e tyre dhe se ato u votuan nga publiku izraelit në zgjedhjet e fundit./albeu.com

The post Izraeli zhvillon protestën më të madhe në historinë e vendit appeared first on Albeu.com.

Netanjahu njofton se ka formuar qeverinë e re
Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka arritur të formojë me sukses një koalicion të ri për të qeverisur Izraelin.

Njoftimi i hap rrugë kthimit të tij në pushtet, në cilësinë e kreut të qeverisë më të djathtë në historinë e vendit. Njoftimi pak përpara përfundimit të afatit, që skandonte në mesnatë, vjen pas disa javësh negociata të vështira me aleatët e tij.

Zoti Netanjahu thotë se ai pret të përfundojë marrëveshjen për ndarjen e pushtetit me partnerët e tij, brenda javës së ardhshme. Edhe nëse do të shënojë sukses në këtë drejtim, zoti Netanjahu pritet të përballet me një detyrë të vështirë në vazhdim.

Ai do të kryesojë një koalicion të dominuar nga partnerë të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë, që mund të izolojnë një pjesë të madhe të publikut izraelit, të ndezin konfliktin me palestinezët, si dhe ta fusin Izraelin në një kurs përplasjeje me aleatët e tij më të afërt./VOA

The post Netanjahu njofton se ka formuar qeverinë e re appeared first on Albeu.com.

Izraeli bëhet me kryeministër të ri, ndërkohë që Netanyahu synon rikthimin
Yair Lapid është bërë kryeministri i përkohshëm i Izraelit, duke marrë detyrën nga kryeministri Naftali Bennett pas vetëm një viti.

Lapid, kreu i një partie centriste, do të udhëheqë vendin ndërsa ai shkon drejt zgjedhjeve të 1 nëntorit.

Kjo pason kolapsin javën e kaluar të koalicionit që ai formoi me zotin Bennett. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë të pestat në Izrael në më pak se katër vjet.

Lapid përballet me një sfidë të vështirë nga ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është zotuar të kthehet në pushtet.

Edhe pse kryeministri i ri ka thënë më parë se është i përkushtuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit me palestinezët, ai nuk ka gjasa të fillojë ndonjë nismë të re të guximshme si një udhëheqës i përkohshëm./albeu.com

The post Izraeli bëhet me kryeministër të ri, ndërkohë që Netanyahu synon rikthimin appeared first on Albeu.com.