Benefite Archives - Albeu.com

13 benefitet e kafesë për shëndetin që me siguri nuk i dinit
Kafeja është një pije mjaft e njohur në të gjithë globin për një numër të madh përfitimesh shëndetësore.

Falë niveleve të larta të antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese të dobishme, gjithashtu duket se është mjaft e shëndetshme. Studimet tregojnë se personat që konsumojnë kafe rrezikohen shumë më pak nga disa sëmundje të rënda.

Këtu janë 13 përfitimet kryesore të kafesë në shëndet, sipas Healthline:

1. Mund të përmirësojë nivelet e energjisë dhe t’ju bëjë më të zgjuar

Kafeina bllokon një neurotransmetues frenues në trurin tuaj, çka shkakton një efekt stimulues. Kjo përmirëson nivelet e energjisë, gjendjen shpirtërore dhe aspekte të ndryshme të funksionit të trurit.

2. Mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin

Disa studime tregojnë se kafeina mund të rrisë djegien e dhjamit dhe gjithashtu ritmin e metabolizmit.

3. Mund të përmirësojë në mënyrë drastike performancën fizike

Kafeina mund të rrisë nivelet e adrenalinës dhe të çlirojë acide yndyrore nga indet tuaja yndyrore. Kjo gjithashtu çon në përmirësime të dukshme në performancën fizike.

4. Përmban lëndë ushqyese thelbësore

Kafeja përmban disa lëndë ushqyese të rëndësishme, përfshirë riboflavin, acid pantotenik, mangan, kalium, magnez dhe niacinë.

5. Mund të ulë rrezikun për diabetin tip 2

Disa studime vëzhguese tregojnë se personat që konsumojnë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët të diabetit tip 2, një gjendje e rëndë që prek miliona njerëz në të gjithë botën.

6. Mund t’ju mbrojë nga sëmundja e Alzheimerit dhe demenca

Personat që pijnë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët për t’u prekur nga Alzheimer, që është një shkak kryesor i demencës në të gjithë botën.

7. Mund të ulë rrezikun e Parkinsonit

Personat që konsumojnë kafe kanë deri në 60% më pak rrezik për t’u prekur nga sëmundja e Parkinsonit, çrregullimi i dytë më i zakonshëm neurodegjenerator.

8. Mund të mbrojë mëlçinë tuaj

Personat që pijnë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët të cerozës, e cila mund të shkaktohet nga disa sëmundje që prekin mëlçinë.

9. Ul rrezikun e depresionit dhe ju bën të ndiheni më të lumtur

Kafeja duket se ul rrezikun e shfaqjes së depresionit dhe mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike rrezikun e vetëvrasjes.

10. Mund të ulë rrezikun e disa llojeve të kancerit

Kanceri i mëlçisë dhe kolorektal janë shkaqet e treta dhe të katërta kryesore të vdekjes nga kanceri në të gjithë botën. Pirësit e kafesë kanë një rrezik më të ulët të prekjes nga këto sëmundje.

11. Nuk shkakton sëmundje të zemrës dhe mund të ulë rrezikun e goditjes në tru

Kafeja mund të shkaktojë rritje të butë të presionit të gjakut, e cila zakonisht zvogëlohet me kalimin e kohës. Pirësit e kafesë nuk kanë një rrezik në rritje të sëmundjes së zemrës dhe kanë një rrezik pak më të ulët të goditjes në tru.

12. Mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Disa studime tregojnë se pirësit e kafesë jetojnë më gjatë dhe kanë një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme.

13. Burimi më i madh i antioksidantëve në dietën perëndimore

Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe shumë njerëz marrin më shumë antioksidantë nga kafeja sesa nga frutat dhe perimet.

The post 13 benefitet e kafesë për shëndetin që me siguri nuk i dinit appeared first on Albeu.com.

Gjithçka që duhet të dini para se të merrni vaksinën Pfizer, efektet e mundshme anësore dhe benefitet
Mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit pritet të arrijnë në Kosovë deri në fund të qershorit.

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për synim shpërndarjen e vaksinave në vendet në zhvillim, tha të hënën se 100,620 dozat në fjalë do të arrijnë gjatë rundit të tretë të shpërndarjes, që përfshin periudhën prill-qershor 2021, njofton REL.

Në fund të marsit, Kosova siguroi nga COVAX 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Të tilla pritet të sigurojë edhe 76,800, deri në fund të majit.

Fushata e vaksinimit në Kosovë filloi më 29 mars. Prioritet në imunizim aktualisht kanë punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit.

Si funksionin vaksina Pfizer/BioNTech?

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer dhe asaj gjermane BioNTech përdoret për parandalimin e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Rregullatorët shëndetësorë në SHBA dhe Evropë e kanë miratuar për përdorim te personat 16 vjeç e lart.

Siguria dhe efektiviteti i saj te njerëzit nën 16 vjeç janë në studim e sipër.

Vaksina Pfizer/BioNTech ka për bazë përbërësin medicinal ARNm, apo acidin ribonukleik mesazher.

Vaksinat me këtë përbërës i mësojnë qelizat e trupit të njeriut se si të prodhojnë një proteinë, që do të nxiste përgjigjen imunitare, pa përdorur virusin e gjallë që shkakton sëmundjen COVID-19.

Pasi të nxitet, trupi i njeriut prodhon antitrupa. Këta antitrupa, pastaj, ndihmojnë të luftojnë infeksionin, nëse virusi hyn në trup.

Si jepet vaksina Pfizer/BioNTech?

Vaksina bëhet me anë të një injeksioni (0.3 ml) në muskulin e krahut. Që ajo të funksionojë më mirë, duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej 21 ditësh.

Imuniteti zhvillohet me kalimin e kohës. Por, duhen rreth dy javë për të krijuar mbrojtje të konsiderueshme kundër sëmundjes COVID-19.

Bazuar në studimin e rreth 44,000 personave që kanë marrë pjesë në prova, vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19, duke filluar një javë pas dozës së dytë.

Për krahasim, vaksina kundër gripit stinor është 40-60 për qind efektive, në rastin më të mirë, sepse virusi i gripit vazhdon të evoluojë në forma të reja vit pas viti.

Dy doza të vaksinës së fruthit, ndërkaq, janë 97 për qind efektive.

Efektet e mundshme anësore

Në përgjithësi, efektet anësore që janë vërejtur gjatë provave klinike, janë të ngjashme me ato që mund shkaktojnë vaksinat tjera.

Efektet anësore që kanë pasuar administrimin e vaksinës në provat klinike, kanë qenë të lehta ose të moderuara.

Ato kanë përfshirë: dhimbje në vendin e injektimit, dridhje të trupit, ndjenjë të lodhjes dhe ethe.

Ashtu si me të gjitha vaksinat, ka shanse që të ketë efekte serioze anësore, por ato janë të rralla.

Një efekt serioz anësor mund të jetë reaksioni alergjik.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, reaksioni alergjik konsiderohet i rëndë kur një person ka nevojë të mjekohet me epinefrinë ose duhet të shkojë në spital.

Reaksioni i menjëhershëm alergjik nënkupton reagimin brenda 4 orësh nga vaksinimi, me simptoma që përfshijnë ënjtje ose skuqje në lëkurë.

The post Gjithçka që duhet të dini para se të merrni vaksinën Pfizer, efektet e mundshme anësore dhe benefitet appeared first on Albeu.com.