ben blushi Archives - Albeu.com

Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori
Mbrëmjen e djeshme, në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani, kishte të ftuar shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri.

Gjatë intervistës, biseda kaloi përtej letërsisë, duke u ndalur te prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë punuar më parë.

Arbana e vuri Blushin përballë një pyetjeje që ngjalli kureshtje te publiku: kë do zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality.

Përgjigja e Blushit ishte e drejtpërdrejtë dhe zbuloi një detaj të panjohur më parë nga historia e Big Brother VIP.

“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.

Deklarata e tij u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe ndezi diskutime mbi vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.

Pak minuta pas kësaj deklarate, teksa intervista ende transmetohej ‘live’, Liço reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në Instagram.

Ai publikoi një thënie të famshme të Jim Carrey: “Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.

Postimi i Ledionit, u interpretua nga ndjekësit si një reagim filozofik dhe disi ‘thumbues’ ndaj deklaratës së Blushit.

The post Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori appeared first on Albeu.com.

“Gjest imoral dhe i paligjshëm”, Ben Blushi i përgjigjet vajzës së Ismail Kadaresë: Ndërhyrje e shëmtuar. I mora leje për publikimin e bisedës…
Publicisti Ben Blushi i është përgjigjur vajzës së shkrimtarit Ismail Kadare pasi ajo reagoi ashpër ndaj një shkrmi të publikuar nga Blushi.

Tre ditë më parë, në 87-vjetorin e lindjes së Kadaresë, Ben Blushi publikoi një shkrim mes poetit, dhe Alda Bardhylit ku ndër të tjera flitej dhe për jetën private të Kadaresë.

Vajza e tij, Besiana Kadare e ka quajtur gjestin e Blushit imoral dhe të paligjshëm.

Në reagimin e tij, publicisti shkruan se e ka publikuar bisedën në formë shkrimi me Kadarenë, pasi i kishte marrë leje shkrimtarit dhe madje ai e ka falenderuar. Publicisti e quan vajzën e Kadares të paedukatë, fyese dhe ofenduese.

Postimi i Ben Blushit:

NJË PËRGJIGJE PËR VAJZËN E ISMAIL KADARESË

Vajza e Ismail Kadaresë ka bërë një reagim shumë të padenjë në adresën time, të cilit nuk do i përgjigjem siç e meriton, meqë është vajza e Ismail Kadaresë.

Shkak i këtij reagimi, është një bisedë e imja me Ismailin, e cila është botuar në librin tim të fundit 41 Sekrete.

Me Ismail Kadarenë nuk isha takuar asnjëherë deri në tetor të vitit të kaluar.

Shumë njerëz, në disa raste miq të përbashkët, më sillnin herë pas here gjykime të Ismailit mbi librat e mi, por kjo nuk ishte një nxitje për ta takuar. Unë kisha mendimin tim për letërsine e tij dhe kjo më mjaftonte.

Ndoshta nuk do ishim takuar ndonjëherë, nëse vitin e kaluar Alda Bardhyli, një mikeshë e afërt e familjes Kadare, nuk do më kishte dërguar një mesazh ku thoshte: Beni a do të pish një kafe me Kadarenë? I thashë se atë ditë ishte e pamundur sepse po nisesha për varrimin e një njeriu të dashur, në Korçë. Një muaj më vonë, Alda më ftoi sërish për një kafe me Ismailin dhe i thashë se atë ditë duhet të shkoja në Shëngjin, për të fotografuar një basketbolliste afgane.

Me këmbënguljen e Aldës dhe sigurisht për kënaqësinë time, u takuam të tre, tetorin e vitit të kaluar. Në atë kohë, unë merresha shumë me fotografi, duke rendur nga veriu në jug, nëpër plazhe të boshatisura e nëpër provinca, për të kapur fytyra njerëzish të cilët në fakt më mësuan të fotografoj. Kur u mundësua ky takim, mendova se ja vlente ta kisha edhe Ismailin në katalogun tim të portreteve të cilat sot janë më shumë se 50 mijë.

Megjithëse nuk njiheshim, biseda jonë ishte aq e thjeshtë dhe spontane saqë, mendova ta shkruaj dhe ta botoj në librin tim 41 Sekrete, ku përveç Ismailit janë dhe 40 personazhe të tjerë disa të njohur, disa të panjohur dhe disa shumë të njohur sic ishte dhe rasti i Kadaresë. Këtë plan, të cilin nuk e kisha, në fakt ma imponoi vetë Ismaili. Ai foli aq qetë, saqë mua më lindi dëshira për ta shkruar atë tekst në mënyrë artistike. Në këtë mënyrë, Ismail Kadare u bë pjesë e librit që u botua në nëntor.

Sidoqoftë, për të qenë i kujdesshëm deri në fund, para botimit të librit 41 Sekrete e kam marrë Ismail Kadarenë në telefon dhe i kam thënë se kam ndërmend të botoj bisedën që zhvilluam bashkë. Natyrisht i thashë, kam treguar gjërat e thjeshta për të cilat folëm, çfarë ha, sa fle,kur zgjohesh, a shef televizor, a lexon, a pi cigare, a i jep makinës, a ke ftohtë, si do doje ta kishte emrin, a je i vetmuar,a ke frikë të vdesësh etj. Ismaili u gëzua dhe më falendëroi.

Kur libri 41 Sekrete u botua, i dërgova një kopje edhe Ismail Kadaresë. Pasi lexoi pjesën e vet të titulluar, Ismail Kadare, pasdite, ai më mori në telefon dhë më falënderoi, duke më thënë se i kishte pëlqyer ai tekst.

Që nga dita që jemi njohur, flas me Ismailin në telefon dhe siç më merr edhe e marr sa herë mendoj se ky komunikim shumë i thjeshtë, nuk përbën asnjë angazhim për asnjërin, por është një mirësjellje reciproke. Herën e fundit Ismaili më mori dhe më uroi Krishtlindjen, siç e urova unë përpara disa ditësh për ditëlindjen.

Kjo është historia ime me Ismail Kadarenë, për të cilin dikur kam menduar se është një shkrimtar i shkëlqyer, tani mendoj se është një shkrimtar shumë i mirë. Së fundi, kur e njoha, e simpatizova shumë edhe si njeri.

Meqë vajza e Ismail Kadaresë pretendon se unë nuk kam marrë pëlqimin e tij, duhet t’i them se kjo është e pavërtetë çka vlen edhe për tekstin, i cili respekton në çdo gërmë gjishka që kemi biseduar unë, ai dhe Alda Bardhyli. Në këtë pikë, unë e mirëkuptoj vajzën, sepse natyrisht Ismaili nuk ka pse t’i tregojë asaj çfarë flet me mua, siç edhe nuk i tregoj vajzës sime çfarë flas me Ismailin.

Megjithatë nuk është kaq.

Ismail Kadare është jo rrallë, një temë bisede në rrethet që unë frekuentoj dhe prandaj kohët e fundit, nga njerëz që e takojnë, kisha dëgjuar se ai refuzon të bisedojë, se mbyllet dhe nuk flet për ditë të tëra me njeri, se bën sikur nuk njeh ata që takon, ose edhe nuk i njeh vërtet dhe se për shkak të perëndimit të moshës mund të mos jetë shumë i kthjellët.

Për hir të së vërtetës, kur e takova, nuk gjeta asnjë gjurmë përhumbjeje apo seniliteti gjatë gjithë kohës që qëndrova me të, por edhe më pas kur kemi komunikuar. Ismaili ishte plotësisht i qartë, lucid dhe i përqëndruar dhe nëse bënte sikur harronte apo nuk kuptonte gjë, kjo ishte një lojë e tij. Sipas meje një kapriçio. Kjo është pikërisht ajo që kam shkruar dhe ky tekst ka vetëm këtë qëllim : të fotografojë një shkrimtar në pasditen e jetës së tij.

Nisur nga ky qëllim, nuk do kisha menduar kurrë se vajza e Ismail Kadaresë dhe rrethi i tij, do ishin përgjigjur kaq pa takt dhe në mënyrë agresive, fyese dhe ofenduese për mua siç natyrisht nuk kisha pritur të më falënderonin. Por tani që lexoj çfarë kanë shkruar, që nga vajza e tij e para, kuptoj se unë dhe ata kemi një dallim të madh: ata mendojnë se Ismaili është i përhumbur, nuk është i kthjellët, nuk është fare luçid dhe për këtë shkak mendojnë se duhet mbrojtur dhe izoluar në mënyrë që bota mos njohë Ismailin që është, por atë që ka qenë. Me shumë pakujdesi, duke menduar më shumë se si të më fyente mua dhe jo si të mbronte babain e saj, këtë gjë kishte pohuar vajza e Ismailit në ndërhyrjen e shëmtuar ndaj meje.

Ndërsa unë mendoj të kundërtën.

Ismail Kadare po luan me ata dhe ndoshta edhe me veten. Kështu që çdo përpjekje për ta mbrojtur nga unë është e kotë. Siç është pa kuptim mbrojtja e Kadaresë nga Ismaili, edhe kur kjo vjen nga një vajzë e paedukuar siç është rasti i të bijës./Albeu.com/

The post “Gjest imoral dhe i paligjshëm”, Ben Blushi i përgjigjet vajzës së Ismail Kadaresë: Ndërhyrje e shëmtuar. I mora leje për publikimin e bisedës… appeared first on Albeu.com.

“Me këmbë të shkurtra dhe kokë të madhe”, Ben Blushi rrëfen takimin me Franin e verbër: Si një Kuazimodo te Katedralja e Parisit
Nga Ben Blushi

KUAZIMODO, OSE FRANI I VERBËR

Rrugës nga Mamurrasi në Laç, pashë një burrë. Ecte duke u lëkundur. Me këmbë të shkurtra dhe kokë të madhe. Dukej si një personazh i Viktor Hygoit. Si një Kuazimodo.

Si je, i thashë

Mirë jam, tha

Si quhesh?

Fran

A të bëj një fotografi?

Jo nuk dua

Vetëm një foto

Nuk dua të thashë

Do të ta bëj një, thashë unë

Po ma bëre do të çoj në gjyq, tha Frani

Nuk ta bëra, por do ta bëj, thashë unë

Ti më bën foto vetëm nëse më jep 10 mijë lekë

Nuk paguaj për foto, thashë unë

Si të duash atëherë mos ma bëj

Prit Fran se unë kam miq në këtë zonë

Kë ke mik?

Famullitarin, Dom Altinin

Ti ke mik Dom Altinjën?

E kam, thashë unë

Hajde nga shtëpia, tha Frani

Nuk vi po s’më le të bëj foto

Do të le të bësh çfarë të duash vetëm hajde nga shtëpia, tha Frani

Me kë jeton Fran?

Me nënën dhe një vëlla të sëmurë

Po shkoj të marr Dom Altinin dhe po vi

Po ju pres, tha Frani

Mora Dom Altinin

Dom Altini a shkojmë te Frani, i thashë

Çfarë do nga Frani, pyeti Dom Altini

I ngjante Kuazimodos te Katedralja e Parisit, thashë unë, dua ta fotografoj patjetër

A të kërkoi diçka Frani, pyeti Dom Altini

Ta them më vonë, thashë unë

Është i verbër dhe i sëmurë, tha Dom Altini

Po ai ecte vetë si e gjen rrugën, pyeta unë

Ja ashtu, tha Dom Altini, duke çaluar e pe vetë

Shkojmë te shtëpia, thashë unë

Dom Altinja, si je njeriu i mirë, tha Frani

Ky miku im po bën një libër do të të fotografojë, tha Dom Altini

Sa herë të dojë, tha Frani

Fran po ti je i sëmurë, e pyeta

Nuk shof nga sytë, tha Frani

Sa vjeç je?

54

Sa vjet ke që nuk shef?

Që 6 muajsh

Po si e gjen rrugën?

Si bufi

Hapi sytë të të fotografoj

I hapa, tha Frani

A më shef mua?

Shumë turbullt, tha Frani

Po kur të takova ku po shkoje?

Bleva sodë për stomakun

Po si e gjen dyqanin dhe pastaj shtëpinë?

Jam mësuar numëroj hapat, tha Frani

Po nga këmbët çfarë ke Fran?

I kam të shkatërruara këtu mbi gju e kam bosh

Çfarë sëmundje ke?

Sëmundjen e tokës, ne e quajmë sëmundja e sharrës

Të bije shpesh?

Disa herë në javë

Si kurohesh Fran?

Me duhan

Si me duhan?

Kur më vjen sëmundja pi cigare dhe ajo ikën

Pra ti pi cigare nga halli, thashë unë

Pi cigare të jetoj, tha Frani

E kam lënë cigaren se do të falja një paketë, thashë unë

Nuk ka gjë, tha Frani, po kam një kërkesë

Ma thuaj, thashë unë

Mos i thuaj Dom Altinjës që të kërkova lekë për fotografinë

Nuk i them, thashë unë

A do të paguaj unë ty vetëm mos ia thuaj se turpërohem, tha Frani

Nuk ka nevojë, thashë unë, nuk ia them

Nuk të besoj, tha Frani

Atëherë po ia them, thashë unë

Po ia the të vraftë Zoti, tha Frani

Mos fol ashtu Fran, Zoti nuk vret, tha Dom Altini

Më fal Dom Altinja, e faltë Zoti mikun tënd

Kot ia thua, tha Dom Altini, ky nuk beson në Zot

Ki nuk beson në Zot?

Jo, tha Dom Altini, s’po e bind dot

Ik, tha Frani i verbër, nuk dua të të shof më me sy

Ika, thashë unë

Zoti ju faltë të dyve, tha Dom Altini

The post “Me këmbë të shkurtra dhe kokë të madhe”, Ben Blushi rrëfen takimin me Franin e verbër: Si një Kuazimodo te Katedralja e Parisit appeared first on Albeu.com.

Rama shofer, Blushi dhe Baton Haxhiu pasagjerë! Berisha ndan pamjet e habitshme (FOTO LAJM)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një fotografi të çuditshme në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar një furgon me logon e ish-partisë së Ben Blushit, LIBRA, në të cilin kryeministri Rama është shofer.

Ndërsa Ben Blushi dhe analisti Baton Haxhiu janë pasagjer.

KJo fotografi vjen në një moment qe Rama ndodhet në Ukrainë në vizitën e tij zyrtare në Kiev, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç./albeu.com/

The post Rama shofer, Blushi dhe Baton Haxhiu pasagjerë! Berisha ndan pamjet e habitshme (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

“Zbërthehet” Ben Blushi: Po ju rrëfej bisedën me rojen e tregut me dhëmb floriri të futur kontrabandë
Publicisti Ben Blushi ka rrëfyer një bisedë me rojen e treggut që kishte dhëmbë floriri të futur kontrabandë.

Postimi i plotë i Blushit:

NAIM DRIM KRIM

Isha te tregu i bulevardit të ri

Roja kishte lidhur traun me një gomë makine dhe herë e ulte, herë e ngrinte

Si quhesh, e pyeta

Naim Bashkurti, tha

Ça bën këtu Naim

Jam roje, tha

Si quhet ky treg?

Ky ka qenë kinema e hapur. Quhej Kinema Drima

Dream Cinema, thashë unë

Këtu jepeshin filma me sex dhe krim. Njerëzit i shifnin filmat nga makinat, pa zbritur fare

Dmth paska qene Dream Cream, thashë unë

Po, tha Naimi, shthurrje e madhe Drim Krim

Je nga Tropoja apo jo?

Po, tha, nga fshati Tplan

Çdmth Tplan?

Dmth një fshat që ka plan

Ou, i thashë, po ti ça plani ke?

Unë e kam realizuar planin, tha Naimi, i kam bërë dy fëmijë

Ça pune ke berë?

Kam qenë ushtarak. Në kohën e Enverit

A ke vrarë njeri?

Jo, tha pse duhet të vrisja njeri

Po ça ushtrije ishit ju, dyzet vjet u stërvitët nuk vratë asnjë armik

Armiqtë nuk erdhën, tha Naimi, ne gati ishim

Kush e fiton luftën në Ukrainë, Naim?

Ukraina, tha Naimi, Ukraina do fitojë, po ky Zelensky smë pëlqen

Pse stë pëlqen Zelensky, i thashë

Ai nuk pranoi ta njohë Kosovën, tha Naimi

Ou, i thashë nuk e dija, duhet të ketë hallin e Krimesë, po u njoh Kosova njihet dhe Krimeja

Zelensky është kundër shqiptarëve edhe në Maqedoni ka çuar armë, tha Naimi

Po atëhërë pse mendon që duhet të fitojë, thashë unë

Unë dua të fitojë populli ukrainas, tha Naimi, ata po copëtohen

Po si do fitojnë Ukraina kur Rusia ka më shumë armë dhe është më e madhe?

Do fitojnë siç fituam ne në Kosovë, popujt e vegjël luftojnë dhëmb për dhëmb

Ke një dhëmb floriri, i thashë

E kemi zakon, e mbajmë një flori në gojë

Po ku e gjete floririn në kohë të Enverit?

Ma gjeti dentisti, është flori kontrabandë

Sa pagove ?

17 mijë lekë, tha Naimi

Atëhërë ishin shumë 17 mijë lekë, sa e kishe ti rrogën?

5600 leke

Dmth me tre rroga ke blerë një dhëmb

Po, tha Naimi, aq më mori dentisiti i Fierzës, ai gjente florinj

Ke dalë ndonjëhrë jashtë shtetit?

Asnjëherë

Si nuk ke shkuar as në Greqi as në Itali

Jo, tha Naimi, asgjëkundi

Nuk ke hipur në avion?

Kam hipur, tha Naimi

Ku ke shkuar, e pyeta

Kur erdhi avioni në Tropojë i hipa, tha Naimi

Ku vjen avioni në Tropojë, ska aeroport, thashë unë

Ishte Pelikan, tha Naimi, i Operacionit Pelikan

Paska qenë helikopter

Po, tha Naimi, helikopter ishte

Edhe ku shkove me helikopter ti Naim?

Unë e pashë nga brenda para se të ikte, nuk fluturova

A do dalësh ndonjëherë jashtë shtetit?

Kurrë, tha Naimi, nuk e tradhëtoj atdheun

Mirë tani fute kokën brenda asaj gomës të të bëj një fotografi

E fus pse mos e fus, tha Naimi

Fute, thashë unë

E futa, tha Naimi

Tani nxirre se e mbarova foton, thashë unë

Jo mo pse kur do ti do ta nxjerr unë kokën, tha Naimi

Epo mos e nxirr, thashë unë

Nuk do ta nxjerr, tha Naimi

The post “Zbërthehet” Ben Blushi: Po ju rrëfej bisedën me rojen e tregut me dhëmb floriri të futur kontrabandë appeared first on Albeu.com.

“Takim me Johnny Depp”, Ben Blushi rrëfen bisedën me vajzën nga shkolla e Medresesë
Ben Blushi ka rrëfyer një bisedë me një vajzë që studionte në shkollën e Medresesë.

Në shkrimin e tij, shohim se bëhet fjalë për “një bisedë me Johnny Depp”.

Shkrimi i Blushit:

Po kaloja në qendër të Tiranës. Dy nxënëse mu afruan me disa letra. Me ngjyra.

Shprehje që mund të të lehtësojnë jetën, thanë nxënëset

Duhet të zgjedh njërën prej tyre?

Po zoti Blushi duhet të zgjedhësh, tha profesori i vajzave

Po zgjedh këtë blunë, thashë unë

Don’t stress, do your best, forget the rest

Ne jemi Medreseja e Tiranës, thanë vajzat

Çfarë po bëni këtu, i pyeta

Është Panairi Shkencor, nxënësit paraqesin punimet e tyre

Gjithshka nga ushqimet, përzjerjet kurative, vizatimet, punimet artistike maskat dhe çdo gjë bëhet nga vetë nxënësit

Shiko Katedralen e Korçës me bukë peshku, duam të demonstrojmë harmoninë fetare, tha profesori

E kanë bërë shumë të bukur, se në të vërtetë ajo Katedrale është shumë e shëmtuar, thashë unë

Nxënësit kanë shije, tha profesori

Më trego një nxënës me maskë ta fotografoj, thashë unë

Ja Mbretëresha Elisabetë, tha profesori

Ja dhe këngëtarja Adele,tha profesori

I ngjan Adelës, por është shumë më elegante se ajo, thashë unë

Unë jam Jonny Depp, tha një vajzë

Melisa është nxënëse shumë e mirë, tha profesori

Jo të gjithë nxënëset e Medresesë mbulohen, është thjesht një paragjykim, tha profesori

Po e ndjek gjyqin që Johnny ka me ish gruan?

Po edhe Ambër është e mirë, tha Melisa.

Po ti beson se Johnny ka abuzuar me Ambër?

Jo, tha Melisa, nuk ka abuzuar Johnny.

Atëherë do e fitoni gjyqin, thashë unë.

Do e fitojmë patjetër, tha Melisa.

The post “Takim me Johnny Depp”, Ben Blushi rrëfen bisedën me vajzën nga shkolla e Medresesë appeared first on Albeu.com.

Blushi rrëfen takimin me amerikanin që donte të vdiste në Shkodër: Pse kam hequr dorë nga ushqimi dhe “marrëdhëniet”
Këtë burrë e takova në Shkodër përpara disa muajsh. Diku përballë muzeut Marubi. Në qendër

A mund të bëj një fotografi, i thashë

Nuk di shqip, tha ai

Anglisht, thashë unë

Sigurisht, tha ai

Nga je, e pyeta

Jam amerikan

Çfarë bën në Shkodër?

Kam ardhur për të vdekur

Po pse do të vdesësh në Shkodër, e pyeta

Është pak e komplikuar, tha

Ma thuaj, e pyeta

Unë jam xhainist

Çfarë është xhainizimi, e pyeta

Xhainizmi është një fe indiane dhe unë jam ndjekës i saj

Po pse po vdes, e pyeta

Unë po bëhem gati për të vdekur, tha amerikani

Dhe si bëhesh gati për të vdekur, e pyeta

Sipas besimit tonë unë jam në një fazë tërheqje nga jeta duke hequr dorë nga shumë gjëra të zakonshme përfshi ushqimin dhe seksin.

Pra nuk ha?

Vetëm barishte dhe ujë të zier

A ke qenë i martuar?

Sigurisht kam dhe dy fëmijë

Ke miq në Shkodër?

Shumë pak unë nuk dal shumë nga shtëpia

Po çfarë bën gjithë ditën?

Shumicën e kohës meditoj

Për çfarë mediton?

Kjo është nja praktikë e xhainizmit, ne meditojmë dhe pastrohemi për tu bërë gati për vdekjen

Po pse do vdesësh në Shkodër?

Unë mund të vdes dhe në vende të tjera, por tani jam në Shkodër dhe mendoj se jam gati për të vdekur.

Mirë, i thashë

Mirupafshim, tha

U ndamë.

Fillova të lexoj për Xhainizmin ose Jainism.

Jainism është një nga katër besimet kryesore indiane bashkë me hinduismin, budismin dhe sikhizmin.

Jainismi vjen nga shekulli i 6 para Krishtit dhe synon çlirimin e shpirtit përmes diturisë, besimit të drejtë dhe sjelljes së mirë.

Jainismi është ndoshta besimi më i vjetër i botës.

Jainismi nuk ka një themelues siç ka krishtërimi Krishtin ose budaizmi Budën.

Jainistët nuk besojnë tek Zoti ose Zotat në mënyrën që ne njohim por ata besojnë në hyjnoren, ose në perfekten, pra në qënie të cilat janë të afta për tu adhuruar

Jainismi ka pesë parime kryesore të cilat i ndjekin pasuesit e tij.

E para është jo dhunë ose ahimsa që nënkupton se njeriu nuk duhet ti shkaktojë asnjë formë dhune njerëzve të tjerë dhe sidomos kafshëve.

E dyta asnjë formë pronësie ose aprarigraha. Njeriu nuk duhet të lidhet me asnjë lloj pronësie materiale ose shpirtërore, duke shmangur në këtë mënyrë grykësinë, zilinë e xhelozinë.

E treta e vërteta ose satya, nënkupton se njeriu duhet të thotë gjithnjë të vërtetën dhe të mos gënjejë asnjëherë.

E katërta, mos vidh ose asteya. Një xhainist duhet të marrë leje për gjithshka që merr, ndryshe ajo quhet vjedhje.

E pesta, vetëpërmbajtje seksuale që quhet brahmacharya. Kjo nënkupton besnikëri absolute ndaj partnerit ose në rastin e murgjve dhe asketëve xhain, celibashi e plotë, ose heqje dorë në mënyrë vullnetare nga seksi.

U ktheva sërish në Shkodër për ta takuar xhainistin.

Doja ti bëja disa pyetje të tjera. Më vinte çudi se si një njeri që e dinte se do vdiste më kishte thënë mirupafshim, dmth mund të shihemi sërish. See you again.

Pyeta kudo duke u treguar fotografinë. Askush nuk dinte gjë.

Pyeta në polici. Për herë të fundit e kishin parë disa ditë para se të shkoja por jo më.

Pyeta në varreza. Nuk ishte.

Ndoshta ka shkuar diku tjerër për të vdekur.

Unë doja ta pyesja si e kishte emrin. Para se të vdiste.

The post Blushi rrëfen takimin me amerikanin që donte të vdiste në Shkodër: Pse kam hequr dorë nga ushqimi dhe “marrëdhëniet” appeared first on Albeu.com.

Nga dënimi për 4 dritare te ndarja me Semi Jaupajn, Ben Blushi “zbërthen” Bojken Lakon (FOTO LAJM)
Ben Blushi ka rrëfyer detaje nga jeta e artistit Bojken Lako.

Blushi ka ndarë në profilin e tij personal një bisedë me artistin, Bojken Lako, i cili u dënua pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente studion e tij muzikore.

Në këtë bisedë, ai zbulon gjithçka rreth muzikantin, nga dënimi, marrëdhënia me lëndën narkotike, të cilën Lako thotë që e ka lënë nga viti 2004, arsyeja e ndarjes me këngëtaren Semi Jaupaj, jetesa me të ëmën dhe mendimet për ish-bashkëshorten e tij, Olesia Duka që ndodhet në burg se akuzohet për mashtrim.

Postimi i plotë:

DRITARET E BOJKEN LAKOS

Dëgjova që Bojken Lako mund të shkojë në burg.

I çova një sms. Mu përgjigj pas dy ditësh. A mund te takohemi pas orës 11 paradite, më tha. Deri në atë orë punoj.

U takuam te Rruga e Ambasadave.

Ça bën, i thashë

Punoj në një televizion, tha. Zgjohem çdo ditë në ora 5 të mëngjesit.

Ça thua, i thashë, kur unë drejtoja një televizion askush nuk zgjohej në 5 të mëngjesit.

Epo varet ça televizioni ke punuar, tha Bojken.

Me ça shkon në punë kaq herët, i thashë

Lëre, tha, paguaj 200 mijë lekë taksi çdo muaj

Po pse nuk ke makinë?

E demolova, tha, e shkatërrova me qëllim

Si e demolove?

Piva shumë, tha, dhe doja të bëja një dëm. Për fat nuk vrava asnjeri

As veten, i thashë

Jo, tha, shpëtova me një dhëmb të thyer. Isha me 100 km në orë te rruga Myslym Shyri

Vetëm një herë jam dëmtuar në makinë dhe kjo ka ndodhur kur makina ishte e parkuar, thashë unë

Unë e kam për herë të dytë, tha Bojken. Herën e parë rashë në Lanë

Kishe marrë ndonjë gjë, e pyeta

Jo, tha. Askush nuk e beson që nuk marr asgjë që nga viti 2004

Po me makinën çu bë?

Atë e hodha. Kam një makinë të babait, Bujos, (Bujar Lakos), është një Suzuki e 1994. Me nja dy milion bëhet e re. Është komplet mekanike. E mbaj në garazh.

Pse do të fusnin në burg?

Kishin të drejtë, tha, po u sollën mirë

Si u sollën mirë duke të çuar në burg?

Kam marrë një magazinë me qira. Për koncerte. Aty bëheshin bukët për ushtrinë. Dritaret ishin mbyllur me tullë. Vendosëm ti hapnim për ajër. I ramë me vare. I prishëm.

Shumë mirë bëre, ça ndodhi pastaj

Na spiunuan komshinjtë. Ata do ndërtonin pas nesh dhe muri duhej të ishte kallkan. Pa dritare. Sipas kodit penal dënimi ishte nga 3 në 6 vjet burg. Ishte shtuar një nen i ri.

Paske shpëtuar mirë,

Po, tha, me shërbim prove, duhet të paraqitem.

U morën të gjithë me ty, a thua se kishe bërë ndonjë pallat pa leje,

Çe pyet, tha Bojken, më thirrën dhe në Ministri

Ça donin, i thashë

Duan të bëj koncerte në burg për të ndryshuar imazhin e burgjeve

Do të paguajnë, e pyeta

Se besoj, tha. Ku kanë lekë burgjet

Do shkosh?

Do shkoj, më vjen keq për ata aty brenda. Kam jetuar me një grua që tani është në burg

Po tani me kë jeton?

Që kur u ndava me Semin, jetoj me mamin

Pse u ndave, e pyeta, ajo ishte vajzë e mirë

E mirë ishte, po kishim diferencë. Ajo 26 unë 47

Si është të jetosh me mamin?

Shumë mirë, tha Bojken. Tani më shkruajnë shumë vajza në instagram

I takon?

Kur kam kohë,

Po flokët i lyen, e pyeta

I lyej, duhet të dukem pak më i ri. Pse ti nuk i lyen?

Skam kaq guxim sa ty,

Të shkojnë të thinjur, tha Bojken, mos i lyej

Dua të të bëj një fotografi, i thashë

Po, tha, patjetër. Edhe Bujo nga fundi bënte fotografi. Ça nuk sajonte. Me celular. Ti paske aparat. Sa fotografi ke?

Për katër muaj rreth 40 mijë.

Shumë, tha. Bashkë me mua dyzet mijë e një.

Mbase bëjmë më shumë se një shkrepje, i thashë.

Dolëm jashtë

Ja këtu, i thashë, po s’kemi shumë dritë

Unë nuk di të pozoj, tha

Ska lidhje, i thashë, kur një fotografi del keq fajin s’e ka ai që fotografohet, por ai që fotografon

Ja tregova.

Boo, tha, jam i fryrë. Nga alkooli

Në bardhë e zi nuk do dukesh, i thashë

Duhet te iki, tha Bojken. Do shkoj te magazina. Argonaut Art Factory. Është Berlin style.

A të vi dhe unë, e pyeta

Jo jo, një herë tjetër, sot do vijnë ca tipa që ke parasysh pinë pak. Janë kengëtarë të rinj

Ska gje, i thashë, më pëlqejnë këta tipa, mund ti fotografoj

Jo jo, tha Bojken do të them një herë tjetër

Shiko, i thashë do i shkruaj këto që biseduam

Shkruaj çfarë të duash, tha

Jo, i thashë ato që më the për atë gruan në burg nuk i shkruaj

Si të duash, tha.

Dhe iku./albeu.com/

The post Nga dënimi për 4 dritare te ndarja me Semi Jaupajn, Ben Blushi “zbërthen” Bojken Lakon (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Blushi i kishte thumbuar kosovarët për “arritjet” në fushën e mendimit kritik, Qosja kujtohet pas 6 vjetësh dhe i përgjigjet
Një shkrim me titullin “Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria”, i shkruar nga politikani dhe shkrimtari nga Shqipëria, Ben Blushi në vitin 2016, e ka bërë shkrimtarin e akademikun nga Kosova, Rexhep Qosja të reagojë sot në Facebook, shkruan Gazeta Express.

Blushi kishte shkruar para gjashtë vjetësh se si “Kosova ka qenë një koloni artistike e Shqipërisë”, ndërsa shtonte se “sot Shqipëria duket si një koloni artistike e Kosovës”.

Ai thumbonte kosovarët për mendimin kritik gjatë kohës kur jetonin në Jugosllavi. “Kosovarët nuk kishin kaq shumë talente”, atëherë, shkruante Blushi, duke theksuar se si “muzika, letërsia, sportet, piktura dhe futbolli i tyre ishte i prapambetur në krahasim me popujt e tjerë jugosllavë”.

“Nuk kishin fituar asnjë medalje të artë, nuk kishin pothuajse asnjë futbollist të madh, nuk kishin muzikantë, piktorë apo shkrimtarë të shquar. Kuotat më të larta, mendimi i tyre kritik, i arriti duke shkruar esse për poetët dhe artin e Rilindjes Shqiptare”, shkruante ai.

Pa ia përmendur emrin, Qosja tha se Blushi vuan nga “atdhetarizmi i mëhallës” dhe “atdhetarizmi i rrejshëm”.

“Kosova koloni kulturore e Shqipërisë! Për herë të parë në vitin 2008 kishte shkruar dhe një vargu të bashkëbiseduesve u kishte thënë: Kosova është bërë koloni kulturore e Shqipërisë. Duhet, prandaj, të bëjmë çmos ta lirojmë Kosovën prej këtij kolonializmi! Pos disa shokëve të vet, ai nuk ia kishte arritur t’i mbushë mendjen askujt tjetër se Kosova vërtet mund të quhet koloni kulturore e Shqipërisë apo e cilitdo shtet tjetër”, ka shkruar Qosja.

“Fatmirësisht”, shkruan ai, “as sot nuk po mund t’ua mbushë mendjen të tjerëve se Kosova është koloni kulturore e Shqipërisë jo vetëm pse nuk mund të trillojë të dhëna për ta bërë të bindshëm këtë pohim, por edhe pse të tjerët nuk vuajnë si ai prej atdhetarizmit të mëhallës, atdhetarizmit të rrejshëm”.

Qosja shkruan se “lufta e tij me shkrim e me gojë kundër politikës së imagjinuar koloniale kulturore të Shqipërisë ndaj Kosovës” mbetet “jo vetëm mendim i gabuar e veçues”, por, shton ai “edhe veprim kundërkombëtar e gojor: veprim kundër vetvetes”.

“Tani, ndërkaq, disa institucione kulturore dhe shkencore në Shqipëri e disa krijues po shfaqin shqetësim, shqetësim të të kolonizuarit kulturor, mos Kosova, letërsia e Kosovës në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, po e merr meritën që i takon, që e ka, do ta marrë, pra, atë meritë “kolonizuese” si letërsi në të cilën janë krijuar, janë shprehur veçanëritë, të mirat, të arriturat krijuese të modernizmit, që ia ka sjellë letërsisë shqipe të asaj kohe”, ka shkruar Qosja.

The post Blushi i kishte thumbuar kosovarët për “arritjet” në fushën e mendimit kritik, Qosja kujtohet pas 6 vjetësh dhe i përgjigjet appeared first on Albeu.com.

U largua pas katër vitesh nga Top Channel, Ben Blushi merr drejtimin e një televizioni tjetër
Para disa muajsh, ish politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ishte ndër emrat më të komentuar pas skandalit të rrjedhjes së pagave pasi rezultonte si njeriu më i mirëpaguar në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste rezultoi se është paguar rreth 20 milionë lekë në muaj te Top Channel.

Tani Blushi mësohet se do të marrë drejtimin e një tjetër televizioni pas largimit nga TCH. Aventura e tij e re do të jetë Euronews Albania.

Ky filial i televizionit ndërkombëtar me të njëjtin emër, me qendër në Francë, ka dy vjet në treg.

Ben Blushi është njeri me përvojë në botën e medias që në vitin 1991 dhe duket se nuk do të heqë dorë.

The post U largua pas katër vitesh nga Top Channel, Ben Blushi merr drejtimin e një televizioni tjetër appeared first on Albeu.com.