Belinda Ballukut Archives - Albeu.com

Çoja fëmijët e saj aty! Prona e fshehur e Belinda Ballukut në “White Rocks”, zbardhet dëshmia e shoferit: Vila ishte e “shefes”, kam dërguar edhe…
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, SPAK ka marrë dëshminë e njerëzve më të besuar të ish-zv.kryeministes.

Një prej tyre është Albert Ushe, i cili për 8 vite ka shërbyer si shofer, fillimisht i Ballukut, e në vijim i fëmijëve të ish-ministres së Infrastrukturës.

Në rrëfimin e bërë para prokurorëve të posaçëm, Ushe ka shpjeguar se herë pas here fëmijët e Ballukut, që i drejtohet si “shefja” i ka dërguar me kërkesën e saj në një nga vilat e kompleksit “White Rocks”.

Ai shpjegon më tej se në vilën F6 në Dhërmi, ka dërguar edhe shtetasen me inicialet L.S që është pastruesja e shtëpisë ku jeton Belinda Balluku në Tiranë, afër “Nobis”.

Ai deklaron se fëmijët e shefes i ka dërguar në këtë vilë që përpara rreth 4 vite e gjysmë, gjatë kohës që në vilë nuk ishte bërë pishina.

I pyetur se kush është pronari i vilës, Albert Ushe, ka deklaruar se nuk e di një të tillë, thjesht ka patur raste që i ishte referuar si “vila e shefes”, për shkak se Belinda Balluku, i ka thënë që të dërgojë fëmijët e saj aty.

Për të provuar se vila është frekuentuar nga Belinda Balluku dhe familjarët e saj, SPAK ka kërkuar informacion nga kompanitë celulare dhe ka rezultuar se numri i ish-zv.kryeministres është lokalizuar nga antenat që mbulojnë pozicionin gjeografik të kompleksit “White Rocks”, përgjatë viteve 2024, 2025 dhe 2026.

Vila F6 në Dhërmi, është vënë nën sekuestro, pasi SPAK ka dyshime se Balluku e mori si ryshfet nga kompania Eurocol, të cilës i dha tender, kur ishte në krye të Albcontrol.

Vila është në emër të Igli Tares, ish-futbollistit të Kombëtares, i cili po ashtu edhe nën hetim lidhur me këtë çështje. Tare e ka ankimuar vendimin e sekuestrimit, pasi pretendon se vila është pronë e tij dhe për shkak të lidhjes miqësore e ka përdorur dhe Balluku.

The post Çoja fëmijët e saj aty! Prona e fshehur e Belinda Ballukut në “White Rocks”, zbardhet dëshmia e shoferit: Vila ishte e “shefes”, kam dërguar edhe… appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi/ SPAK ngre akuza të reja: Korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale
Prokuroria e Posaçme, ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur se është sekuestura vila e Ballukut në Dhërmi.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Ndërsa në vijim të hetimeve të zhvilluara pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimit, ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurorimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës. [Referuar kontratës së porosisë me nr.1059 rep, nr.650 kol, datë 05.12.2018]

Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave të tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, shkronja “b” e Kodit Penal, në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Nga aktet e administruara kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88,651,633 (tetëdhjetë e tetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) lekë, si dhe “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14,161,814 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Në lidhje me procedurën e sipërcituar, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Albcontrol” sh.a, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyrën e Shefit të Sektorit të Prokurimeve, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kanë kryer veprime të kundërligjshme në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” (i ndryshuar).

Këto veprime lidhen me fazën e përgatitjes së projektit dhe zhvillimit të procedurës, në përcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve të tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të procedurës së prokurimit, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k.

Favorizimi i shoqërisë fituese ka vazhduar edhe në momentin e lidhjes së kontratës, duke i ofruar parapagim të menjëhershëm në vlerën 50% të kontratës, si dhe gjatë zbatimit të kontratës dhe shtesës së saj.

Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse penale.

The post Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi/ SPAK ngre akuza të reja: Korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale appeared first on Albeu.com.

Kuvendi miraton shkarkimin e Belinda Ballukut, asnjë votë kundër
Këtë të enjte 5 mars 2026, me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti ka miratuar shkarkimin e Belinda Balliukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, shkarkimi i Elisa Spiropalit, u votua me 83 vota pro dhe dy kundër, një prej deputetëve që votoi kundër ishte deputetja e PD, Jozefina Topalli dhe Sali Berisha.

Shkarkimi  Pirro Vengut nga ministër i Mbrotjes, mori 81 vota pro, ndërsa shkarkimi i Albana Koçiut mori 83 vota pro.

Po kaq vota mori edhe shkarkimi i Besfort Lamallarit nga posti i Ministrit të Drejtësisë.

Ndërsa shkarkimi i Toni Gogut nga ministër për Parlamentin, mori 82 vota pro.

Ndërkohë Parlamenti votoi edhe dekretet e presidentit për ministrat e rinj:

Emërimi i Albana Koçiut, zv.kryeministre – 83 pro dhe 3 kundër

Emërimi i Ferit Hoxhës, ministër i Punëve të Jashtme-  83 pro dhe 4  kundër

Emërimi i Besfort Lamallarit, ministër i Punëve të Brendshme – 83 pro dhe 4 kundër

Emërimi i Ermal Nufit, ministër i Mbrojtjes-  83 pro dhe 6 kundër

Emërimi i Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë-  83 pro 5 kundër

Emërimi i Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 pro dhe 6 kundër

Emërimi i Erjona Ismaili, Ministre e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin- 82 pro dhe 4 kundër

The post Kuvendi miraton shkarkimin e Belinda Ballukut, asnjë votë kundër appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet
Këtë të mërkurë 4 mars 2026, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi një sërë ndryshimesh në përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke miratuar shkarkime dhe emërime të reja në disa prej dikastereve kryesore të qeverisë.

Këto dekretime, vijnë vetëm pak ditë pas ndryshimeve të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të:

Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;

Znj. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;

Z. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;

Z. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:

Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

The post Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet appeared first on Albeu.com.

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, heqjen e imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK javë më parë.

Njoftimi:

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

The post SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

GJKKO konfirmon pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës
Këtë të shtunë 22 nëntor 2025, GJKKO ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga ambientet e GJKKO-së, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe 2 vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Balluku ka dalë e para nga ambientet e gjykatës, ku nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe më pas dolën dhe 2 vartësit e saj, të cilët ishin në seancë për t`u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala, u shpreh se GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ZV “arrest shtëpie” për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.

Gjithashtu, Lala theksoi se masa e sigurisë për Ballukun të mos ndryshojnë, ç`ka do të thotë se pezullimi i saj nga funksionet do të mbetet në fuqi dhe po ashtu për dy vartësit e saj, të cilët do të vijojnë të jenë “në arrest shtëpie”.

The post GJKKO konfirmon pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës appeared first on Albeu.com.

Dosjet tronditëse të Belinda Ballukut/ Mesazhe, ndërhyrje dhe prova flagrante, testi më i madh për besueshmërinë e SPAK
Zëvendëskryeministrja e vendit Belinda Balluku, pasi doli nga SPAK, ku u njoh me akuzat dhe me faktin që tashmë është e pandehur e drejtësisë, shkoi sërish në zyrën e saj në qeveri.

Ka kaluar një javë që Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, megjithatë vijon të jetë e lirë dhe në detyrë, si të mos kishte ndodhur asgjë, edhe pse akuzat ndaj saj janë të rënda dhe provat flasin shumë.

Dosjet në ngarkim të Belinda Ballukut dhe të vartësve, të siguruara orët e fundit nga gazetarët janë tronditëse.

Mesazhe dhe urdhra të shkruara prej vetë Ballukut, tregojnë qartë ndërhyrje në proceset tenderuese, ndikime dhe shkelje flagrante të ligjit.

Këto nuk janë më dyshime apo interpretime, por prova të forta dhe të pakundërshtueshme, me protagoniste vetë zëvendëskryeministren.

Ndryshe nga Ilir Meta dhe Erion Veliaj, dy figura të tjera të rëndësishme të politikës, tashmë në burg, për të cilët s’kemi parë fakte të tilla në një vend ku asgjë s’mbetet sekret, për Ballukun gjithçka është e zeza mbi të bardhë.

Ndërsa Meta dhe Veliaj, u arrestuan pa u bërë ende të pandehur, me arsyetimin se rrezikonin të manipulojnë provat, nuk kuptohet pse SPAK nuk sheh te Balluku një rrezik të tillë, ndërkohë që ajo vazhdon të punojë në zemër të qeverisë.

Qëndrimi i SPAK ndaj Ballukut, ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si po vepron drejtësia e re. A po tregohet SPAK selektiv? Pse kaq shumë kujdes për Ballukun, ndërsa të tjerët janë pas hekurave në pritje të gjykimit? Apo mos ndoshta disa dosje hapen për t’u mbyllur me kujdes politik?

Nëse drejtësia nis të peshojë ndryshe figurat e pushtetit, ajo humbet kuptimin e ekzistencës.

Rasti “Balluku” është testi më serioz për besueshmërinë e SPAK, dhe mënyra si do të trajtohet kjo dosje do të tregojë nëse drejtësia shqiptare është vërtet e barabartë për të gjithë, apo e kapur prej të fortëve të pushtetit./BW

The post Dosjet tronditëse të Belinda Ballukut/ Mesazhe, ndërhyrje dhe prova flagrante, testi më i madh për besueshmërinë e SPAK appeared first on Albeu.com.

SPAK e pret t’i komunikojë akuzat, Belinda Balluku dërgon motrën avokate në Prokurorinë e Posaçme
Këtë të premte, ka mbërritur në ambientet e SPAK, Pamela Qirko, e cila është motra, por edhe avokatja e Belinda Ballukut, e cila është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t`u njohur me akuzat.

Pamela Qirko, ish-kryetare Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, duket se do të jetë edhe avokatja mbrojtëse e Ballukut.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të hënën në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. Ajo u justifikua me një vizitë zyrtare në Bukuresht.

Por prokurori Dritan Prençi, dërgoi një fletëthirrje të re në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ditën e premte, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës.

Prokurori i kujton se, në rast se ajo nuk paraqitet vullnetarisht, do të merren masa për shoqërimin e saj të detyruar pranë SPAKut.

Belinda Balluku, është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”.

Ky zhvillim, vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar se Kryeministri Rama i ka bërë prokurorit të SPAKut, Dritan Premçi, që heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

The post SPAK e pret t’i komunikojë akuzat, Belinda Balluku dërgon motrën avokate në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Albeu.com.