Bekim Memeti Archives - Albeu.com

Arratisja e shqiptarit nga qelia, lihet në burg komandanti dhe dy policët
Komandanti i Burgut të Idrizovës dhe dy policë të tjerë të burgut përfundojnë në Shuktë. Vendimi vjen pas arratisjes spektakolare të të dënuarit me 20 vjet burg për vrasje një ditë më parë. Ndërsa për policin e plagosur të burgut është caktuar masë e sigurisë. Prokuroria në njoftim thekson se komandanti i dyshuar i sigurisë së jashtme dhe tre policë të tjerë të burgut në Idrizovë, kanë kryer veprën penale “lirim kundër ligjit të një personi të dënuar”.

“Të dyshuarit, pas udhëzimeve të paraprake të të dyshuarit të parë – komandant, si persona zyrtarë, me paramendim, duke ndërmarrë dhe duke mos i ndërmarrë veprimet që kanë qenë të detyruar ti ndërmarrin, kanë ndihmuar dhe i kanë mundësuar të dënuarit Bekim Memeti të arratiset. Duke vepruar kështu, kanë shkelur të gjitha procedurat për shoqërimin në një institucion shëndetësor të të dënuarit me burg për krim të rëndë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Prokuroria në njoftimin shpjegon se pasi i dënuari është vetëlënduar duke prerë pëllëmbën e majtë dhe është fashuar në ambulancën e burgut, autoritetet nuk kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore nga ambulanca, për të përcaktuar nëse lëndimet mund të kurohen në vend, por me rekomandim të të dënuarit, të punësuar në autoambulancë, kanë ndërmarrë veprime për dërgimin e të plagosurit në Qendrën Emergjente me iniciativë të tyre, edhe pse procedurat kërkojnë që nëse një i dënuar duhet të trajtohet në një institucion shëndetësor, shërbimi i burgjeve duhet të kërkojë ndihmë nga Ministria e Brendshme. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se vepra është kryer në mënyrë që të dyshuarit me vetëdije kanë mundësuar arratisjen e personit të dënuar.

“Me vetëdije dhe me qëllim për t’i mundësuar arratisje, personin e dënuar të cilin po e bartnin e kanë ulur në rreshtin e mesëm të automjetit zyrtar dhe jo sipas procedurave standarde operative për shoqërimin e personave të dënuar në pjesën e veçantë të mjetit të destinuar për këtë. Më pas, një nga oficerët e burgut aspak nuk ka mbajtur armë shërbimi, edhe pse duhej patjetër të mbante. Dhe megjithëse i dënuari e ka pasur të kufizuar lëvizjen e duarve me mjete për lidhje, atij përsëri i është mundësuar qasje deri tek pistoleta e njërit prej policëve të burgut, me të cilin ka shtënë një plumb”, deklaroi Toni Angellovski, MPB.

Angellovski shpjegon që edhe pse plumbi është shtënë në drejtim të kulmit të automjetit për ta arsyetuar lirimin e të dënuarit nga policët e burgut, ai është kthyer me rikoshet dhe ka goditur në pjesën e poshtme të barkut policët e burgut I.H. Nga MPB thonë se veprimet e tilla të kundërligjshme janë kryer pasi mjeti zyrtar i burgut është përgjuar dhe lëvizja e tij është penguar nga automjeti tjetër i markës “Audi” ndërsa punonjësit e policisë së burgut nuk kanë ndërmarrë asnjë masë në lidhje me ndalimin e tyre me forcë. Kështu i dënuari pas ngjarjes ka hyrë në mjetin tip “Audi” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe pse disa nga policët e burgut ishin të armatosur, nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar arratisjen. /Alsat.mk

The post Arratisja e shqiptarit nga qelia, lihet në burg komandanti dhe dy policët appeared first on Albeu.com.

Arratisja spektakolare nga burgu, kush është shqiptari i dënuar me 40 vite për vrasje
Nga Burgu i Idrizovës, një i dënuar me 40 vjet heqje lirie, është arratisur gjatë dërgimit të tij për në spital. I dënuari për vrasje, 6 vjet më parë, siç mëson ALSAT është nga Tetova, i identifikuar si Bekim Memeti.

Sipas të dhënave, i dënuari i arratisur ka kërkuar të dërgohet në spital, dhe drejtuesit e burgut ia kanë mundësuar një gjë të tillë, por gjatë rrugës, ai ka rrëmbyer pistoletën dhe ka plagosur njërin prej shoqëruesve, konkretisht shoferin e ambulancës, duke i mundësuar vetes arratisjen.

Ende mbetet e paqartë dinamika dhe rrjeti që e ka ndihmuar Memetin në arratisje, ndihmesa e mundshme që i është dhënë nga persona të tjerë nga jashtë, ndërkohë që hetimet do të shtrihen tashmë edhe në dy pista. Për profile të tilla si Mehmedi, burgu i Idrizovës ka kërkuar gjithnjë ndihmë dhe shoqërim nga njësitë speciale, kjo bëhet thuajse për cilindo të dënuar me mbi 10 vjet burg, por për Memedin burgu nuk ka kërkuar ndihmë.

Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme. Sipas informacioneve të Alsat, burgu nuk ka pasur dërguar kërkesë pranë MPB-së për ndihmë shoqërimi të të dënuarit, duke ngritur edhe dyshimet për inskenim dhe prapavijë të rastit./Albeu.com.

The post Arratisja spektakolare nga burgu, kush është shqiptari i dënuar me 40 vite për vrasje appeared first on Albeu.com.