Behar Sofia Archives - Albeu.com

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, GJKKO dënon me 35 vite burg Jemin Sherën
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka shpallur dënimin për Jemin Ali Sherën, duke e dënuar me 35 vite burg, për vrasjen e Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021.

Ky dënim është dhënë në mungesë të të pandehurit, pasi Shera ndodhet në kërkim.

Në përfundim të gjykimit, trup gjykues i përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda, e ka dënuar Jemin Sherën bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, duke bashkuar dënimet e mëparshme.

Autoritetet vazhdojnë përpjekjet për kapjen e tij.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Jemin Shera, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendimin”, e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda, me vendimin Nr. 24, datë 12.03.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës B.S, parashikuar nga nenet 78, pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jemin Ali Shera, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jemin Ali Shera dënohet me një dënim të vetëm prej 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Jemin Ali Shera do të vuhet në një burg të sigurisë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”,– thuhet në njoftim.

The post Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, GJKKO dënon me 35 vite burg Jemin Sherën appeared first on Albeu.com.

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, dëshmon bashkëshortja: E vëzhguan për 6 muaj
Në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës, i njohur me pseudonimin “bajlozi” i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias, kanë dëshmuar pjesëtarët e stafit ku pinte kafen biznesmeni ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021.

Tre dëshmitarët kanë treguar se viktimën e njihnin, pasi frekuentonte shpesh lokalin, i cili ishte lokalizuar pranë banesës së tij.

Lokali ndodhet në ngjitur me një qendër tregtare, mbrapa piramidës.

Raportohet se pronarja e lokalit Engjellushe Banaj, ka theksuar se e ka në pronësi bar-kafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj.

Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshminë e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje.

Sipas deklarimeve paraprake, ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës.

Sipas SPAK, ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj.

Thëniet e dëshmitarëve mbështeten edhe nga pamjet filmike të lokalit.

Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmojë Marsel Pirra, i cili nuk është gjetur ende dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ernejt Shyti.

Të pandehurit e tjerë në këtë çështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.

The post Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, dëshmon bashkëshortja: E vëzhguan për 6 muaj appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 127 vite burg pesë të akuzuarit
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka dënuar me 127 vite burg 5 të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë.

Ernejt Shyti i penduari i drejtësisë, është dënuar me 7 vite burg.

Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi dhe Leonard Xhixha nga 30 vite.

Ekzekutori, Ernejt Shyti u arrestua në Mal të Zi 2 javë pas atentatit ku u vra Behar Sofia. Në dëshminë e dhënë në GJKKO, ai ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë duke rrëfyer se do të paguhej me 5 milionë lekë.

Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë.

Ndërsa personi që dyshohet se dha urdhrin për ekzekutimin e Behar Sofisë, Jemin Shera, është ende në kërkim.

Gjykata e Posaçme ka filluar gjykimin në mungesë për Jemin Sherën i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë.

Pavarësisht kërkimeve që janë bërë nga policia Shera nuk është gjetur, ndërsa në banesën e tij në Zall-Herr nuk ka pasur asnjë person. Vëllai i të pandehurit ka theksuar para hetuesve nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij.

Në këto kushte Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua nga gjykata.

Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë të parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofisë.

SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar dhe me pas ka krijuar grupin kriminal. Ata e kanë vëzhguar Behar Sofinë për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ndoq nga ekzekutori Ernejt Shyti dhe disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në kryeqytet. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin, autori është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës.

Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.  /albeu.com

The post Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 127 vite burg pesë të akuzuarit appeared first on Albeu.com.

“E kam vëzhguar 3 ditë”, Ernejt Shyti tregon detaje të reja nga vrasja e Behar Sofisë: Do kryheshin edhe 2 ekzekutime të tjera
Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Behar Sofisë dy vite më parë në kryeqytet.

Ernejt Shyti, i akuzuari për krimin, ka dhënë këtë të premte dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Shyti, ekzekutori i biznesmenit, njëherësh bashkëpunëtor i drejtësisë, identifikoi si “Dajo” shtetasin Skënder Vathi, ndërsa “Djali i ri” bëri me dije se thirrej Lonard Xhixha.

Ai tha se me Vathin është takuar para ngjarjes tek terminali ndërqytetas i autobusëve pranë “Qytetit Studenti”, ndërsa ditën e ngjarjes nuk i kishte dalë në takim pranë liqenit artificial.

Shyti tregoi gjithashtu për dy vrasje të tjera që kishte përgatitur grupi, atë të një 34-vjeçari në Kamëz dhe të një tjetër shtetasi në Gjermani.

“Për asnjërin nuk kisha as emër as fotografi. Xhuljano Vishaj më kishte porositur por pa më dhënë detaje. Për vrasjen në Kamëz më kishte thënë që do e kryente vetë, ndërsa atë në Gjermani do e kryeja unë përkundrejt 500 mijë eurove”, ka thënë ai.

23 ditë ka zgjatur vëzhgimi i Behar Sofisë nga Ernejt Shytaj, madje tregon edhe një episod konkret.

“Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova, por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin ndaj Behar Sofisë e bëra për 50 milion lekë, paratë nuk i mora asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do ti merrja 3 ditë pas ngjarjes. Bujar Lezën e kam takuar për biçikletën, me Xhuljano Vishën, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur. Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di. Ditën e krimit, nuk mu shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi. Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë. Për komunikim me anëtarët e gruoit, kisha një telefon të markës “Iphone” që ma dha Xhuljano Visha të cilit ia ktheva dhe një “Nokia” që ma dha Leonard Xhixha. Ky i fundit, kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shenjestrën, kur kaloi te trotuari, më ka thënë se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali”, ka treguar ai.

The post “E kam vëzhguar 3 ditë”, Ernejt Shyti  tregon detaje të reja nga vrasja e Behar Sofisë: Do kryheshin edhe 2 ekzekutime të tjera appeared first on Albeu.com.

Dëshmia në GJKKO e vrasësit të Behar Sofisë: 50 mijë euro për një tjetër ekzekutim në Kamzë, shënjestra ishte 34 vjeç
Ernejt Shyti, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Behar Sofisë, ka rrëfyer se  kishte marrë porosi të vriste një 34 vjeçar, që jetonte në Kamzë, pranë komisariatit të policisë.

Dëshminë ai e dha në seancën më të fundit, ku nxori detaje për porositë që i jepte Bujar Leza, pasi ekzekutoi Sofinë në anë të Lanës në Tiranë, dhe për të cilën do të paguhej 50 mijë Euro.

“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamzë, shenjestra ishte një person, 34 vjeç që e kishte shtëpinë në Kamzë, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë”, tha Shyti.

Ernejt Shyti, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, përmend shumën e parave që ishin vënë në dispozicion për eliminimin e të riut. Shyti nuk e jep emrin e shenjestrës dhe se cila ishte arsyeja që Bujar Leza e donte të vdekur por tregon se kishte angazhuar për ta kryer ekzekutimin Xhulian Vishën, sipas Report Tv.

Në vitin 2014, Leza në bashkëpunim me Leonar Xhixhën, dhe një person tjetër, tentuan që të vrisnin Fatjon Alimanin.

Porositësi i vrasjes, Mirdash Osmani kishte kërkuar eliminimin e 20-vjeçarit, pasi disa muaj para atentatit të dështuar ishte përplasur me të, ngjarje që  përfundoi në plagosje më armë zjarri.

Por fatmirësisht plani u pikas në kohë nga Policia në atë kohë. Mesa duket Leza nuk kishte hequr dorë nga “profesioni”, duke ndërhyrë në vrasjen e Sofisë.

Nga ana tjetër Xhulian Visha, u arrestua si pjesë e grupit të atentatit të 2021 në Tiranë, pasi u përfshi në vëzhgimin dhe koordinimin e planit të vrasjes.

Më herët Shyti ka folur për një vrasje që do të bënte në Gjermani. Pasi vrau Behar Sofinë i njohur si “padron droge”, afër Piramidës në anë të Lanës, Ernejt Shyti, aktualisht në burg, do të ekzekutonte dhe një tjetër person në Gjermani. Pohimin 24 vjeçari e bëri në gjyq, ku tregoi për vrasjen e Sofisë, për të cilën iu premtuan 500 mijë euro.

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë.

Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës.

Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

The post Dëshmia në GJKKO e vrasësit të Behar Sofisë: 50 mijë euro për një tjetër ekzekutim në Kamzë, shënjestra ishte 34 vjeç appeared first on Albeu.com.

“Duro vëlla s’ka dalë akoma”, vrasja e Behar Sofisë, zbardhen detajet e reja të vrasësit
Ernejt Shyti ishte një djalë i ri, i papunë, që kohën më së shumti e shtynte kafeneve.

Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Mali i Zi, aty ku thuhej se kishte qëndruar në dy vitet e fundit, ku nuk dihej se cilat ishin punët që kishte bërë. Pas ndarjes së prindërve, ai jetonte në Tiranë në një apartament modest me nënën e tij, e cila ushqimin e përditshëm për të dhe djalin e saj e nxirrte duke u çuar herët mëngjeseve, për të punuar si banakiere në një nga lokalet e kryeqytetit.

Mëngjes, që humbi rutinën e vet njëherë e përgjithmonë me arrestimin e djalit të saj të cilin siç do të deklaronte edhe vetë, e kishte lënë në gjumë, por që tani po përballej me lajmin tronditës se i biri kishte kryer një vrasje dhe jo një vrasje çfarëdo, por të një njeriu që konsiderohej i fuqishëm në botën e narkotikëve.

Një vrasje me pagesë, të cilin i biri do ta pranonte edhe përpara hetuesve, të cilët e kishin gozhduar me prova të pakundërshtueshme.

Ekzekutimin e Behar Sofias, të ndodhur më 25 shkurt 2021 në zemër të Tiranës, një eksponenti të rëndësishëm në botën e nëndheshme të krimit.

Klotilda Lakollari, nëna e Ernejt Shytit

“Unë punoj si banakiere në një bar-kafe dhe jetoj e vetme. Kam qenë e martuar me Sokol Shytin, ku nga kjo martesë kam dy djem binjakë, Ergit Shytin dhe Ernejt Shytin. Ernejti jeton prej dy vitesh në Mal të Zi.

Herën e fundit që kam parë Ernejtin ka qenë në gjumë në krevat, pasi më është dashur të iki herët në punë. Gjatë kësaj kohe Ernejti ka lëvizur me një patinë me bateri të cilën e ka blerë djali tjetër Ergiti. Një ditë kam parë që Ernejti ka ardhur në shtëpi me një biçikletë me ngjyrë të errët si e zezë apo kafe. Më ka thënë se e kishte ndërruar patinën me biçikletën e një shokut e tij vetëm për një ditë. Ernejti nuk ka shokë në Tiranë. Mesa di unë as shoqe apo të dashur. Kur vjen në Shqipëri ai shoqërohet me shokët që ka pasur në fshatin Kërrabë”.

Ernejti kishte zgjedhur të mos i tregonte të vërtetën nënës së tij e cila nuk kishte se si ta dinte që biçikleta që i biri kishte ndërruar me shokun e tij kishte shërbyer si mjet që ky i fundit të largohej nga vendi i krimit, por që një dëshmitar okular do të krijonte shpejt për grupin hetues identikitin dhe dinamikën se si autori i krimit që qëlloi mbi Behar Sofinë kish mundur të largohej nga vendngjarja, me anë të një biçiklete.

Dëshmitari

“Unë pashë një person të vjetër, të veshur me të zeza dhe kapele. Ky person erdhi nga krahu i Piramidës dhe befas ndaloi aty poshtë urës pak më larg nga ku po qëndroja unë. Më pas mori një biçikletë që ndodhej aty. Ky person ishte me hap të shpejtë dhe me nxitim. Ishte veshur me një xhup të zi dhe mbante një kapele në kokë. Pasi mori biçikletën u ngjit sipër pjesës së bordurës anësore me bar të Lanës për të dalë sipër në trotuar me drejtim andej poshtë, pra në drejtim të urës së madhe të bulevardit. Më tej nuk e pash më ku shkoi”.

Por ky person i vjetër në dukje sipas dëshmitarit, siç duket edhe në pamjet e ekzekutimit, rezultoi më pas se nuk ishte vetëm se një kamuflim që vrasësi kishte përdorur për të çorientuar hetuesit.

Për të ndihmuar hetuesit shqiptarë në ndihmë erdhën edhe ekspertë britanikë, të cilët shquan se ceni në të ecur ishte vetëm një truk i vrasësit. Shpejt, kamerat e sigurisë, do të fiksonin kudo, lëvizjet e autorit nëpër Tiranë.

Lëvizje të cilat fillonin nga banesa e tij dhe përfundonin me momentin pas vrasjes, ku ai shfaqet për herë të fundit pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Dosja hetimore

“Grupi hetimor ka administruar kamerat e sigurisë së objekteve që kanë kapur dhe fiksuar lëvizjet e viktimës nga banesa tek ETC deri në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja. Lëvizje këto të cilat viktima i ka bërë në këmbë. Gjatë kësaj kohe është fiksuar autori i cili qëndron në pritje të viktimës dhe pasi e shikon e ndjek atë, duke bërë një ecje në dukje si një person me probleme në të ecur, ku i afrohet nga pas. Menjëherë pas kryerjes së goditjes autori lëviz në këmbë deri tek ura e Lanës që është ne bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku poshtë saj merr një biçikletë të lënë po nga vetë ai para ngjarjes. Më pas ai lëviz me biçikletë në trotuarin anës Lanës përballë ambasadës së Rusisë deri tek ura e Lanës tek Taivani.  Më tej autori i dyshuar me biçikletë lëviz në drejtim të rrugës ‘Ibrahim Rugova’, ku është fiksuar nga kamerat e sigurisë të objekteve në këtë rrugë deri në rrugën ‘Lek Dukagjini’ pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ku më pas është futur në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial të Tiranës. Mjeti që përdor është në dukje, një biçikletë e zezë tip 26”.

Por siç ndodh në të tilla raste, një gabim është ai që tradhton një vrasës. Dhe duket se Ernejt Shyti kreu gabimin fatal, që nuk duhet ta bëjë asnjë vrasës. Atë të hedhjes së sendeve që kishte përdorur gjatë krimit, të cilat i fshehu në një shkurre në afërsi të Liqenit Artificial.

Sende, midis të cilave edhe një telefon me mesazh komprometues, që do të çonte hetuesit për herë të parë, drejt dorës që shtiu ndaj Behar Sofias që do të rezultonte të ishte Ernejt Shyti, por edhe të emrave të tjerë të cilët e kishin shtyrë kundrejt pagesës për të kryer këtë vrasje.

Dosja hetimore

“Nga kamerat e sigurisë është konstatuar veshja e autorit të ngjarjes, ku ai mbante xhup të errët me kapuç të hedhur në kokë me pellush, kapele të kuqe me mbishkrim të bardhë, maskë kirurgjikale jeshile, doreza të leshta, kominoshe të errëta me vija të bardha te gjunjët dhe atlete.

Nga mostra e ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga aparati celular ‘Nokia’ u përftua profili gjenetik i vlefshëm për krahasim dhe identifikim. Po kështu nga aparati celular dhe ekspertimi që i është bërë, janë përfituar kartat SIM të përdoruara, numri IMEI, si dhe përdoruesit e këtij aparati dhe numrat e kontaktuar nga autori dhe ndihmësit e tij. Nga akti i ekspertimit rezulton se në rubrikën ‘Message Inbox’ lexohet: ‘duro vëlla s’ka dalë akoma’, ‘doli’, ‘nga bregu i Lanës’ si dhe është fiksuar numri i dërguesit”.

Por ajo që do ta fundoste 24-vjeçarin Ernejt Shyti dhe të pranonte se ishte ai autori i krimit, do të ishin kamerat e sigurisë pranë pallatit ku ai banonte, ku mëngjesin e krimit ai do të dilte me të njëjtën biçikletë me të cilën largohet edhe pas ekzekutimit të Behar Sofias.

Dosja hetimore

“Nga këqyrja e kamerave të një supermarketi në rrugën ‘Vexhi Buharaja’, që ka fushëpamje të sheshit të hyrjes së pallatit, me pamje të kësaj rruge me drejtim nga bulevardi ‘Zhan d’Ark’ në drejtim të rrugës ‘Vllazën Huta’, vërehet se autori i dyshuar del me biçikletë nga ky pallat.

Nga këqyrja e po kësaj kamere edhe në datën 20 shkurt 2021 vërehet se në orën 07:55, del një person me biçikletë në dukje i njëjtë në karakteristika dhe me mjetin biçikletë, me autorin e vrasjes së shtetasi Behar Sofia”.

Për të qenë të sigurt në lidhje me autorin tashmë të dyshuar të vrasjes së Behar Sofias, grupi hetues, kreu edhe një verifikim të fundit.

Duke kryer analizën e qelizave të telefonit të përdorur nga Ernejt Shyti, që përkonin edhe me banesën ku ai jetonte me nënën e tij, një pallat, jo shumë larg vendit ku më 20 shkurt 2021, ai do të ekzekutonte Behar Sofian.

Dosja hetimore

“Nga informacionet në rrugë operative, u siguruan të dhëna se në këtë pallat, në katin e tretë, në hyrjen me numër 6 në derë, jeton një grua e paidentifikuar nga ana e policisë gjyqësore. Me këtë grua ka të dhëna se ka qëndruar edhe një person me të njëjta karakteristika dhe me biçikletë, si autori i vrasjes së shtetasit Behar Sofia.

Qelizat celulare të numrit të përdorur nga autori, tregojnë qëndrimin e tij në këtë zonë”.

Pas një kontrolli në këtë banesë, rezulton se kjo hyrje përdorej me qira nga shtetasja Klotilda Lakollari, nëna e Ernejt Shytit. Policia nuk e gjeti në banesë Ernejt Shytin.

Ikja e tij në mënyrë të beftë habiti edhe nënën e tij. Ajo tha për hetuesit se kur u kthye nga puna në banesë, konstatoi se i biri ishte larguar. Por këtë herë, pa e lajmëruar se do të ikte.

Klotilda Lakollari

“Ditën që ai ka ikur ka marrë me vete të gjitha rrobat e tij. Gjatë kohës që ka qenë në Shqipëri Ernejti ka qëndruar dhe në fshatin Kërrabë, ku banojnë prindërit e mi”.

Por Ernejt Shyti, tashmë në cilësinë e personit të dyshuar të vrasjes së Behar Sofias, nuk gjendej as në Kërrabë, fshat ku familja kishte jetuar me herët. Menjëherë pas krimit, ai nxitoi të largohej nga Tirana, por një taksist, do të zbulonte itinerarin e fundit para se i dyshuari të largohej nga Tirana.

Taksisti

“Më 25 shkurt 2021, isha i ndaluar me taksinë time me stacionin e autobusëve poshtë Ministrisë së Jashtme në bulevardin Zhan d’Ark. Rreth orës 11:00-12:00 të kësaj date u paraqit një djalë i moshës 25-30 vjeç i cili më kërkoi ta çoja te terminali i Ekonomikut. Ky person hapi bagazhin e automjetit dhe vendosi aty dy çantat të cilat i mbante në duar. Më pas hipi në makinë në sediljen e pasme. Rrugës kishte shumë trafik dhe ai shpesh më thoshte: ‘Të lutem gjej rrugën më të shkurtër pasi jam vonë. Gjithashtu më thoshte: ‘kalo sa herë që krijohet një hapësirë në korsinë ngjitur’. Kur arritëm tek terminali zbriti dhe më bëri përshtypje se nuk e mbylli bagazhin me dorë, por me bërrylin e njërës dorë. Ai kishte veshur një xhup treçerekësh ngjyrë të errët dhe me kapuç mbrapa, një pale xhinse si dhe një palë atlete sportive”.

Po kështu, taksisti dha edhe detaje të tjera mbi personin me sjelljen e çuditshme, që atë ditë kishte transportuar me makinën e tij. Ai tha për hetuesit se klienti i tij ishte gjithë kohën i shqetësuar.

Taksisti

“Djali në makinë ishte me ngjyrë lëkure ezmer i theksuar. Kishte flokë të zeza të ngritura lart, flokët anësore i kishte të shkurtra, ndërsa mbi kokë i kishte më të gjata. Më tha që donte të shkonte në qytetin e Elbasanit. E kam pyetur përse i futi çantat në bagazh dhe më tha lëri të rrinë aty, pasi jam më rehat vet këtu dhe mos kujto se i kam me hashash sepse për mua këto janë punë ordinere. Gjatë rrugës shikonte nga dritarja dhe dukej që ishte i shqetësuar.

Kur zbriti nga makina m’u duk më i qetë dhe i lehtësuar, teksa u largua me shpejtësi duke hyrë në terminal”.

Dëshmia e taksistit mbi lëvizjet e fundit të Ernejt Shytit, u përforcuan edhe nga ajo e fatorinos së linjës Krrabë-Tiranë, por edhe nga pamjet filmike të siguruara në terminalin e autobusëve.

Faturino

“Punoj si fatorino në linjën Krrabë-Tiranë nga ora 6 e mëngjesit deri pasdite. I njoh të dy vëllezërit Ergit dhe Ernejt Shyti, pasi i kam shok fëmijërie. Me Ernejtin për herë të fundit jam takuar më datë 25 shkurt pasi erdhi në Terminal dhe kishte me vete dy çanta që i futi në bagazh të autobusit. Ernejti më tha që do të ikte në Mal të Zi, pasi në Shqipëri nuk rrinte dot. Më tha ‘do iki, nuk më shtyhet, këtu nuk ke çfarë të bësh’. Ditën që e kam takuar Ernejtin kishte veshur një xhup me kapuç, bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza dhe këpucë ngjyrë të bardha dhe të zeza”. /Në Shënjestër/

The post “Duro vëlla s’ka dalë akoma”, vrasja e Behar Sofisë, zbardhen detajet e reja të vrasësit appeared first on Albeu.com.

U arrestua për vrasjen e Behar Sofisë, 45-vjeçari “shpërthen” në lot para trupës gjykuese
45-vjeçari Bujar Leza ka mohuar çdo akuzë si i përfshirë në vrasjen e Behar Sofisë në 25 shkurt 2021.

Albeu.com raporton se Leza ka dalë sot në seancën për komunikimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme, ku edhe ka mohuar të gjitha akuzat për bashkëpunim në vrasjen e 66-vjeçarit Sofia.

Ndërkohë që Gjykata i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ai u shfaq i përlotur para trupës gjykuese.

Bujar Leza akuzohet për katër vepra penale: “vrasja me paramendim”; “mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas dyshimeve të ngritura, Leza kishte njohje me të arrestuarin tjetër si bashkëpunëtor, Leonard Xhixha dhe së bashku kanë ruajtur lëvizjet e objektivit të sulmit Behar Sofia./albeu.com/

The post U arrestua për vrasjen e Behar Sofisë, 45-vjeçari “shpërthen” në lot para trupës gjykuese appeared first on Albeu.com.

Policia e kërkonte jashtë, ai ndodhej në burg! Ku u gjet bashkëautori i vrasjes mafioze të Behar Sofisë
Policia bëri me dije ditën e sotme se është bërë identifikimi i bashkëautorit të vrasjes së Behar Sofisë në në datën 25 shkurt 2021 pranë piramidës në Tiranë.

Autori i ngjarjes ku Sofia mbeti i vrarë me armë zjarri ishte Ernest Shyti. Në atë kohë u arrestuan edhe Skënder Vathi, 54 vjeç, Leonar Xhixha, 30 vjeç, dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç të cilët sipas hetimeve rezltonin të ishin bashkëpunëtorë në krim.

Ndërsa sot zbulohet se në vrasje ka marrë pjesë edhe Bujar Leza, 45 vjeç i cili ndodhej në qelitë e paraburgimit në Fushë-Krujë për veprën penale të dhunës në familje.

Leza besohet të ketë qenë një prej personave të cilët po vëzhgonin biznesmenin 66 vjeçar, Behar Sofinë pak para se të kryhej vrasja në mes të ditës pranë zonës së piramidës. /albeu.com/

The post Policia e kërkonte jashtë, ai ndodhej në burg! Ku u gjet bashkëautori i vrasjes mafioze të Behar Sofisë appeared first on Albeu.com.

Zbuloi vrasësit e Behar Sofisë, asnjë problem gjatë punës, megjithatë KPK vendos shkarkimin e prokurorit Bledar Maksuti
KPK nuk ka gjetur asnjë shkelje gjatë vlerësimit të aftësive profesionale apo kontrollit të figurës, madje as tek pasuria e tij, por në fund ka vendosur për shkarkimin e prokurorit Bledar Maksuti. Vendimi u shpall sot, ndërsa një javë më parë Maksuti ishte në seancë dëgjimore para KPK-së kur ndër të tjera u tha se në fakt, nuk ishte bërë vlerësimi i pasurisë së tij, por të babait të ndjerë, i cili ka punuar si avokat.

KPK theksoi se ka gjetur dy mospërputhje në deklarimin e pasurisë së familjes së prokurorit, pasi i jetonte me babain, gjë që duket se ka mjaftuar për të dhënë një vendim kundër tij.

Maksuti është prokurori që zbuloi në kohë rekord vrasësit e Behar Sofisë një muaj më parë, e cila u krye në mes të kryeqytetit.

Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008.

Në seancën e së premtes, ai u përball me gjetjet për pasaktësi në deklarime si dhe mungesa të burimeve financiare –të cilat lidheshin në të gjitha rastet me të ardhurat, shpenzimet dhe transaksionet e kryera nga babai i tij.

Prokurori Maksuti tha në seancë se ka qenë në një trung familjar me të atin dhe se kanë jetuar gjithmonë bashkë. Ai këmbënguli se apartamenti i vetëm që zotëron familja është krijuar me të ardhurat e ligjshme të babait të tij.

“Mund të ketë pasaktësi, por gjithçka është deklaruar në mënyrë të vërtetë,” tha ai një javë më parë.

Prokurori Bledar Maksuti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Procesi i vetingut u krye nga trupa e drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitaj. /albeu.com/

The post Zbuloi vrasësit e Behar Sofisë, asnjë problem gjatë punës, megjithatë KPK vendos shkarkimin e prokurorit Bledar Maksuti appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Behar Sofisë, gjykata merr vendimin për organizatorin e atentatit mafioz
Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias mëngjesin e 25 Shkurtit. Vathi kërkoi nga Apeli ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në masë më të butë, por Apeli ja rrëzoi kërkesën.

Vathi nuk e pranoi në asnjë moment akuzën e ngritur nga prokuroria. Ndërkohë 3 të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim të masë së sigurisë.

24 vjeçari Shyti ka rrëfyer para grupit të hetimit se si ka ndodhur vrasja. Deri më tani burime nga  prokuroria thonë qe nuk ka persona të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Ndërkohë nuk është vendosur nëse dosja do të kaloj për hetime të mëtejshme në SPAK.

The post Ekzekutimi i Behar Sofisë, gjykata merr vendimin për organizatorin e atentatit mafioz appeared first on Albeu.com.